Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    Muzika është tingull i strukturuar. Sipas evoluimit të saj tashmë muzikë, si art, janë tingujt e strukturuar në harmoni, me pjesëmarrje kryesore të instrumenteve muzikore. Kjo quhet kompozim. Në lashtësinë greko-romake muzika ishte njëra nga 4 degët e matematikës, ku tre të tjerat: astronomia, gjeometria dhe aritmetika. Si kështu? Pikërisht sepse muzika është struktura zanore që ndjek rregull matematikor (kjo nënkuptohet gjithnjë kur jepet përkufizimi i thjeshtuar: muzikë = tingull i organizuar).

    Çfarë nga sa më lart ndjek repi? Ku kompozon repi strukturë zanore përmes instrumentimi dhe përdorimi themelor të pentagramit?

    Muzikë, në mishërimin e vetëm real, është vetëm e ashtuquajtura "muzikë klasike". Çdo tjetër bie disa (e deri shumë) nivele më poshtë, ku repi është në shkallën e recitimit (që nuk është muzikë, por e folur ritmike). Sigurisht që disa do të përpiqen ta konsiderojnë muzikë duke dhunuar (apo turbulluar) standardin, por kjo është çështje niveli. Standardi muzikor është tepër i lartë për repin (dhe klonet), që të arrijë ky i fundit të quhet muzikë.

    Kur disa përpiqen të sjellin si shembuj "këngëtarë" repi që trupëzojnë tinguj të shkëputur instrumentalë në "këngët" e tyre, këto janë thjesht shembuj falsë, pasi ajo që ndodh në këto raste është përzierje e repit me pjesë të shkëputura muzikore, e nuk bëhet fjalë as për rep të mirëfilltë (e as për muzikë të mirëfilltë, pasi sërish mungon kompozimi).

    Nuk flitet, pra, a i pëlqen kujt repi apo jo, pasi shijet janë subjektive, por objektivisht repi nuk mund të quhet muzikë, sepse nuk është muzikë. Është e qartë se me ripërkufizim të termave historike (si muzika) shumë po përpiqen që t'i zbusin kufijtë e asaj çka quhet muzikë (e shumë termash të tjerë), por siç lehtë kuptohet sa të ketë njerëz të aftë dhe objektivë, këto terma do të ruajnë nivelin e tyre të zhvillimit dhe përcaktimit dhe nuk do të bastardohen sipas dëshirës së çdokujt.

    Përshtypje të le fakti se pse repistët etj. përpiqen ta quajnë recitimin e tyre, muzikë? A nuk i kryejnë dot funksionet e tyre pa dhunuar terma të tjera? Siç e thashë shijet janë subjektive, por përkufizimet ama janë objektivisht të standardizuara, përndryshe sot nuk do të merrej vesh njeri me askënd. Repi nuk është muzikë sepse nuk përmbush kriteret për të qenë muzikë. Kjo nuk ndalon njeri të dëgjojë repin, thjesht saktëson se çfarë është repi. Mos ndoshta fakti që repi s'është muzikë i ul atij "vlerat" që ju thoni se ka?

    Gjithashtu nga ana historike dhe këndvështrimi shoqëror, repi s'ka lidhje me shoqërinë shqiptare për shkak të ideologjisë së pakuptimtë, me fjalë tjetër, të palidhur (e të palidhshme) me realitetin shqiptar, kështu mbetet diçka e huaj për Shqipërinë dhe sërish pa vlerë të qëndrushme historike. Megjithatë shijet janë shije, e ritheksoj, por dhe standardet objektive janë standarde objektive e jo lojra ku gjithsecili jep opinion se si duhet të jenë e se si duhet të përzihen termat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 02-05-2005 më 19:24 Arsyeja: jashte teme

  2. #82
    Citim Postuar më parë nga amaro
    Duhet ta dini qe rap eshte muzika e ne njerzve qe jemi rritur dhe po jetojme ne luften per te mbijetuar midis pislliqeve, forces lekut e plot te kurthe te tjera qe jeta e sotcme i ka bere gati per ne, edhe une po te isha rritur ne mirqenie ose studiuar si shumica ne ket forum tani do isha duke degju Britney spears apo nsync apo moby e te gjithe kenget komerciale qe na tregojne se sa e bukur eshte te jetosh ose sa me lumturi mund ta jetosh duke qene i dashuruar....kot fare!!!!
    Ky është stereotipizim i përdorur si mbrojtje. Këtu nuk flitet për komerçializmin, por për faktin a është repi muzikë apo jo. Të paktën popi, ndonëse stil komerçial dhe me tekste të lustruara, faktikisht quhet muzikë sepse kompozon me vegla muzikore! Çështje tjetër nëse niveli muzikor është thjesht pak mbi zero.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Rap, s'eshte muzik e keqe....pastaj varet se cfare rap....

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Cuni Tirones
    Anëtarësuar
    12-03-2005
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    8
    muzike pa kuptim, muzike jevgish

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •