A. Në përfundim të punës së tij, komisioni konstatoi se dëmi ekonomik i shkaktuar në "Albtelecom "për periudhën 1998‑mars 2004, në bazë të qindra dokumenteve zyrtare që mundi të studioje, është si më poshtë:
1. Nga marreveshjet e interkonjeksionit me operatorët celularë, rrjedhjet ilegale të trafikut ndërkombëtar dhe llogaritë e mbajtura padrejtësisht nga AMC pas privatizimit, janë shkaktuar dëmë rreth 5,19 miliarde lekë dhe 21,2 milionë USD.
2. Nga favorizimi për kompaninë "Hermes", i janë shkaktuar dëme 869 milionë lekë dhe 50 mijë USD.
3. Nga kambizmi i pastër dhe këmbimet valutore diskriminuese, janë humbur 593,5 milionë lekë.
4. Nga prokurimet është shkaktuar një dëm prej 2,9 milionë USD.
5. Nga shkeljet financiare në drejtime të ndryshme, janë shkaktuar dëme rreth 1,8 miliardë lekë.
Në tërësi, dëmi i konstatuar kap vlerën 8,45 miliardë lekë dhe 24,5 milionë USD, ose i konvertuar në USD me kursin aktual, është rreth 103 milionë USD.
B. Për këtë gjendje të rëndë, mbajnë përgjegjësi të plotë ish-drejtori i përgjithshëm i tij, z.Dhimitraq Rafti, ministri i Transport‑Telekomunikacioneve, z.Spartak Poçi, ish-drejtues të tjerë të "Albtelecom"-it e të ministrive përkatëse dhe në radhë të parë, kryeministri z.Fatos Nano. E gjithë veprimtaria dhe mosveprimtaria e tyre, ka synuar nxjerrjen e përfitimeve vetjake, duke e çuar "Albtelecom"-in, këtë pasuri të madhe të qytetarëve shqiptarë, drejt rrënimit të plotë.
Marilda Bejleri
Krijoni Kontakt