Lajmi i fundit - Sot në Prishtinë papritmas vdiq imzot Mark Sopi
Prishtinë, 11 janar - Sot në Prishtinë, diçka pas orës 15.OO, nga një sulm në zemër papritmas vdiq imzot Mark Sopi (1938), ipeshk i Ipeshkvisë së Kosovës. Imzot Sopi vdiq në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë pas dy sulmeve në zemër, me gjithë përpjekjet e mjekëve për t'ia shpëtuar jetën.
Imzot Mark Sopi në krye të Ipeshkvisë së Kosovës erdhi në vitin 1996, duke trashëguar në këtë detyrë imzot Nikë Prela.
------
QIK
Krijoni Kontakt