Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Patten kryqëzon Nanon për zgjedhjet dhe krimin

    Chris Patten nga Bundestagu gjerman jep alarmin për zgjedhjet në Shqipëri.
    Kryekomisioneri europian sulmon ashpër qeverinë shqiptare për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe mungesën e vullnetit për të luftuar krimin e organizuar.
    Asnjë shans për të mbyllur negociatat për bisedime deri në zgjedhje të lira.

    I ftuar nga komiteti parlamentar i çështjeve europiane të Bundestagut për të folur mbi politikën europiane për vendet e Ballkanit, komisari Patten, ka qenë më i shkoqur se kurrë në lidhje me Shqipërinë. "Unë duhet t'ju them se nuk shoh asnjë perspektivë për mbylljen e negociatave këtë vit, dhe gjatë vitit që vjen, pasi Shqipëria duhet të na provojë ende seriozitetin e saj për politikat europiane", ka deklaruar Chris Patten. Ai i ka siguruar parlamentarët gjermanë, se të gjitha shtetet anëtare të BE-së i kanë dhënë Komisionit Europian mandatin, që të mos mbyllë asnjë pjesë të negociatave, nëse Shqipëria nuk tregon kapacitetin e duhur për zbatimin konkret të pikave të marrëveshjes. Patten ka treguar në mënyrë të hapur para Bundestagut shqetësimin e tij për përmasat e krimit të organizuar në Shqipëri. "Unë duhet të pranoj se, për momentin, krimi i organizuar që buron nga Shqipëria është një problem i lemerishëm, i cili për më shumë eksportohet në shumë vende të Europës të Bashkuar" është shprehur Kris Pateni përpara parlamentarëve gjermanë. "Për momentin, unë nuk mund të pretendoj se në Shqipëri ekziston ndonjë evidencë e vullnetit politik për të shënuar progres në luftën kundër këtij problemi", ka sqaruar ai. Në përfundim të prezantimit të marrëdhënieve BE-Shqipëri, komisari Patten ka drejtuar një mesazh fshikullues për qeverinë shqiptare, duke treguar se zgjedhja është në duart e Tiranës. "Qeveria shqiptare, ose të bashkëpunojë me ne dhe të ecë përpara, ose mund të vazhdojë të injorojë mesazhet tona të qarta, dhe në këtë rast, unë mund të parashikoj vetëm stagnacion, apo amulli në proçesin e saj të integrimit europian", ka thënë Chris Patten. Ai nuk ka harruar të flasë edhe për vuajtjet e popullit shqiptar gjatë 50 viteve të komunizmit, ashtu si dhe për rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, si dhe ndihmën e paharrueshme ndaj të dëbuarve nga Kosova në vitin 1999.

    Mbasi ka folur për perspektivën e sigurt europiane të vendeve të rajonit, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në lidhje me këto vende, komisioneri për marrëdhëniet me jashtë ka bërë një prezantim të shkurtër të marrëdhënieve të BE-së me secilin vend në rajon.


    - Chris Patten në Bundestag.

    Më lini që të parashtroj para jush analizat se si qëndrojnë marrëdhëniet tona me këto vende të rajonit. Fillimisht për Shqipërinë. Populli i këtij vendi vuajti më shumë se të tjerët nga regjimi komunist. Padyshim Enver Hoxha ishte një diktator më i egër edhe se Çaushesku, pasi vendi për disa dekada ishte krejt i shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Liria e të menduarit dhe të shprehurit ishin shkatërruar kaq shumë, saqë ishte tepër e vështirë të ndërtoje një demokraci të qëndrueshme në këtë vend, pas kësaj trashëgimie të dhimbshme. Kështu që ne duhet të jemi realistë në këtë drejtim. Dëshira e tyre për anëtarësim është shumë e qartë, dhe ne si europianë duam që të shohim Shqipërinë duke bërë përparime në këtë proces. Të gjithë ne e mbajmë mend bujarinë e shqiptarëve të thjeshtë përkundrejt kosovarëve gjatë krizës së vitit 1999. Pa bujarinë e këtyre njerëzve të varfër, katastrofa njerëzore do të kishte qenë shumë më e madhe.

    Pasi kam thënë këto të gjitha, dua të theksoj se jam shumë i shqetësuar për Shqipërinë. Është e vërtetë që ajo luan një rol konstruktiv në Kosovë dhe në rajon. Megjithatë krimi i organizuar është problem i tmerrshëm në Shqipëri dhe ky problem është eksportuar në shumë vende anëtare të BE. Në këtë moment nuk mund të pretendoj se ka një shfaqje të qartë të vullnetit politik të nevojshëm për t'u marrë me këtë problem. Në këto momente ne jemi duke negociuar me Shqipërinë për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Shtetet anëtare na kanë dhënë neve mandatin negociues për të kërkuar nga Shqipëria të demostrojë kapacitetet e nevojshme për zbatimin e reformave, për të mbyllur këtë pjesë të negociatave. Më duhet t'ju them juve se nuk shoh asnjë perspektivë që negociatat në mbyllen brenda këtij viti. Kështu viti që vjen do të jetë vendimtar për Shqipërinë që të na tregojë neve që është me të vërtetë serioze në politikat e saj të integrimit. Tirana e ka vetë në dorë që të zgjedhë. Ajo mund të punojë me ne dhe të përparojë, ose mund të injorojë mesazhet tona të qarta, dhe në këtë rast unë mund të parashikoj vetëm stanjacion në procesin e integrimit europian.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Hyrja e Shqipërisë në BE e pasigurt edhe për 2020

    Parashikimet e qendrës së politikave europiane në Bruksel, sipas të cilave Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Serbia- Mali i Zi dhe Kosova pritet të futen në Bashkimin Europian në 2020 duket se janë të sakta, madje Shqipëria mund të ketë vështirësi për të thyer këtë "rekord". Drejtori i kësaj qendre, zotit Fraser Cameron, i cili ka punuar më parë në Komisionin dhe Parlamentin Europian, ka shpjeguar se procesi i amëtarësimit iu ka marrë plot 10 vjet të gjitha vendeve kandidate. Por sipas tij, në rastin e Shqipërisë, e cila nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen e asocimit dhe stabilizimit, ky proces mund të marrë 15 vjet dhe më shumë. Duhet të jetë e qartë, se kjo përllogaritje, që do të bëhet publike, edhe në një raport të të njëjtës qendër javën e ardhshme, bëhet duke u nisur nga momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, Shqipëria nuk ka arritur ende në këtë etapë dhe ajo do të mund ta bëjë këtë, vetëm pas mbylles së negociatave të kësaj marrëveshjeje. Komisari Patten ka deklaruar ditën e djeshme para parlamentit gjerman, se procesi i negociatave nuk do të mbyllet edhe dy vjet të tjera, dy vjet më shumë që u shtohen kështu 15 vjetëve. Por historia nuk mbaron me kaq, pasi midis periudhës 2 vjeçare dhe 15 vjetëve në të cilët Shqipëria do të adoptojë të gjithë arritjen e përbashkët të BE (acquis communautaire) të deritanishme dhe atë të viteve të mëpasshme, ka një periudhë të ndërmjetme, që është ajo e nënshkrimit, ratifikimit të marrëveshjes dhe dorëzimit të aplikimit të anëtarësimit, që llogaritet të jetë 3 vjet. Kjo pasi në bazë të shembullit të Kroacisë, të cilës i janë dashur 2 vjet e gjysëm që nga përfundimi i negociatave deri në dorëzimin e aplikimit për anëtarësim. Por mbase dhe kjo përllogaritje është optimiste, pasi ndryshe nga Shqipëria, Kroacia i ka përfunduar negociatat brenda 6 muajve dhe jo në 4 vjet siç paraqitet rasti i Shqipërisë. Në përfundim, 2+3+15=20. Ne jemi në vitin 2004 dhe duke u nisur nga situata aktuale në Shqipëri, mund të dalim në konkluzion që Shqipëria mund të jetë e gatshme për anëtarësim rreth vitit 2024. "Vetëm një vullnet i vërtetë politik për zbatimin konkret të reformave mund të përshpejtojë datën e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2015, ose mbase edhe në vitin 2012" ka deklaruar drejtori qendrës, Fraser Cameron. Vullneti politik aktualisht në Shqipëri nuk është aspak i pranishëm, ashtu siç e ka treguar edhe komisari për punët e jashtme Chris Patten.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    ...mendoj se politika shqiptare meriton nje ndeshkim nga vete shqiptaret ...
    Ne zgjedhjet e ardhshme te bojkotohen dy "partite" llapa-qene te cilat
    jane fajtoret e kesaj situate katastrofike ne Shqiperi. Mendoj se ka ardhur
    koha qe Shqiptaret te fshine nga spektri politik me voten e tyre partine
    socjal-mafjozo-komuniste dhe partine demokrate qe vetem emri i ka
    ngelur i tille.

    Ne si shqiptare te vendosim duam apo s'duam
    te evropjanizohemi nga mentaliteti se keshtu me llafe jemi te forte
    por sa veme kemben ne Shqiperi behemi pjese e amullise kriminale
    dhe ne perplasjen e pare me fodulleken anadollak ulim krahet dhe
    marrim "arratine" duke perdorur thenien magjike "ky vend s'behet"!!!
    Ne Shqipri behmei skllev te mentalitetit dhe situates dhe kjo eshte
    parajse per Nano-mafjozet; mungesa e guximit qytetar per te dale
    kunder "rrymes" se "te mbysin, te vrasin", "te nxine jeten" etj. etj.

    Te luftosh kunder nje mentaliteti, nje statut-quo-je vete vrasese
    duhet te jesh shumice dhe i organizuar, se perndryshe del si Don Kishoti i Mançes ...

    Ne pritje te 2020 (?!) jam i sigurt qe mafjozet e sorollopit Nano do vazhdojne
    te majmen, ham hamet e tipit Berisha do jene akoma duke bere mitingje
    pa kuptim, rinia e shkolluar duke kerkuar ndonje rruge mergimi dhe ndonje
    pune per te shtyre pjesen e jetes qe u kane ngelur ...

    S'eshte dita e optimizmit sot per ne shqiptaret dhe mendoj qe nje pjese te
    fajit e kemi dhe vete!!

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Godo: Zgjedhjet, përgjegjësi e Berishës
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •