Pershenetje Veshtrusja!EXODUS, Ky "dallim midis cka eshte 'e gabuar' nga cka eshte 'e drejte'", a varet thjesht nga ato norma qe krijon shoqeria?
Se pari permes komenteve te mia te meparshme nuk kam patur qellim te komentoj ne ate menyre, sipas te ciles shoqeria eshte i vetmi "skulptor" i moralit tone, por une u shpreha "shumica" dhe me "shumice" kisha synim te nenkuptoja familjen, intitucionin juridik dhe po ashtu besimin qe kane njerezit tek Zoti(kushti themelor per ndertimin e nje "modeli" per moralin) te cilat se bashku luajne nje rol vendimtar, ose me fjale te tjera,"nje model sjellje" te miratuar "institucionalisht" apo "ligjerisht" apo permes leksioneve te mesuara permes besimit tek Zoti, per krijimin dhe bindjen e "mases" ndaj nje "modeli baze" persa i perket moralit te njeriut.
Ne te njejten kohe 'shumica' dhe 'masa' nderrojne rolet apo si te thuash veprojne si sinonime te njera tjetres si fjale, por te perdorura ne kontekste te ndryshme ashtu sic i kam perdorur une, luajne rolin "sikur" kunderveprojne apo bashkeveprojne me njera tjetren.
Besoj se i jam perpjekur ti pergjigjem pyetjes se pare...
P.S Kerkoj ndjese per keqkuptimin e krijuar me pare...
Se dyti
Ne lidhje me pyetjen e mesiperme besoj se jam pergjigjur ne menyre indirekte tek komentet e meparshme! Por, do te shtoja dicka qe ka te beje me faktin se nese masa e ka te qarte "modelin e te sjellurit" sipas te cilit duhet te orientoje veprimet e saj, dhe nese ajo vepron ne menyre te ndergjegjshme, e cila eshte ne kundershtim me normat e vendosura te moralit, atehere padyshim qe do te cilesohej automatikisht e pamoralshme pasi masa ka "thyer" apo "zberthyer" rregullat, duke qene koshiente per pasojat e pashmangshme qe do te rezultonin si rrjedhim i shmangjes nga "modeli baze". Mgjth perjashtohen raste pasi pyetja qe keni drejtuar eshte e pergjithshme pasi jeni shprehur "nese masa nuk respekton dicka'' Nese "dickaja" do te ishte shoqeruar me nje shembull konkret atehere do te kisha mundesi te shprehja opininonin tim perkates.Nese masa nuk respekton dicka, a mund te themi automatikisht se nuk mund ta konsiderojm ate gje te moralshme?
Flm per INteREsiMIn qe keni treguar ne lidhje me komentet e mia te meparshme....lol
Leco!Ne shekuj ka ndryshuar edhe kuptimi i fjales moral.
Kane ndryshuar rregullat e moralit si pasoje e evolucionit fisik-kulturor.
Jam dakord me ty kur shkruan mbi mjedisin dhe ndotjen e ambjentit.
Bota po vuan nga shthurja e moralit dhe abuzimi i padrejte.
Kur cenohet liria e te tjereve automatikisht vjen si mungese morali dhe te bazave elementare te jeteses ne shoqeri.
90% prodhimit boteror eshte superfluo..e tepert,shkon shume larg nevojes elementare jetike te shoqerise.
Shpesh evolucioni shkencor-teknollogjik ndeshet me rregullat e moralit dhe kjo frenon vete evolucionin,deshiren per te arritur gjithēka.
Atehere .
Come ti va la vita, o grupo?! (mos e luj hic. se jam i llaftarisur, ore ulerime kur vjen muhabeti per lingua otalianche (lol)
Tek komentet e tua vura re se kemi opinione paksa te ngjashem ne lidhje me cka konsiderohet apo se si justifikohet e moralshmja.
Persa i perket:
Shmangja do te kurorezohej vetem atehere kur individet te cilet me te "vertet" jane besnik ndaj ndjekjes se normave te lejuara te moralit, arrijne te mbajne ne "ekuiliber reciprok" shkallen e evolucionit pa cenuar normat e moralit.Mendoni qe eshte i pashmangshem konflikti evolucion-moral?
Ne shikim te pare duket paksa e veshtire arritja e nje ekuilibri te tille, por kam besim se eshte i realizueshem, dhe do te deshtohej realizimi i tij vetem atehere kur te mos egzistonin institucionet ligjvenese, familja, besimi tek Zoti dhe shoqeria e cila synon perhere ne menyre te pa autorizuar dhe arbitrare natyren e veprimeve tona te cilat mund te jene te moralshme per dike dhe te pamoralshme per dike tjeter.
Per me teper, ne nje bote si kjo ne te cilen "paraja" dhe "synimi per perfitim ne maximum" po minon vlerat e nje shoqerie, dhe ne te njejten kohe abuzimi me "burimet e shtershme natyrore", atehere cdokush do te justifikonte veprimet e pamoralshme duke drejtuar "gishtin faj-ngecesh-ngules-mbetes" ndaj evolucionit fiziko-kulturor sic e quan ti.
Mgjth, evolucioni nuk ka erdhur si rezultat i vetem i kerkesave tona per te patur nje jete sa me komode, aq sa fantazia me shpie ne udhetime te tilla ne te ardhmen kur njeriu do te zevendesohet nga "robote" per kryerjen e nje pune te vecante, ashtu sic tashme ka ndodhur sot ne industrine e rende automobilistike, ku puna e njerezve eshte zevendesuar nga mjete te mekanizuara.
Besoj se evolucioni ka rene ne dore te "rrethit lakmues, gjakpires dhe mos kokcares te lidereve te korporatave te medhaja" te cilet permes veglave te pameshirshme te Marketingut jane duke imponuar nje jete artificiale dhe nje evolucion te imponuar dhe jo te erdhur si rezultat i nevojave tona natyrale te nxitura nga pershtatja me mjedisin.
Ashtu sic u shpreha pak me siper "evolucioni" punon vazhdimisht ne dobi te arritjes se perfitimve kolosale te lidereve te korporatave te medhaja dhe nuk eshte aspak rezultat i nevojave spontane "te mases".sa kuptim ka evolucioni qe i sherben te mires se njeriut,qe kerkon te permiresoje menyren e jeteses kur ne te njejten kohe prish ekuilibrin e brishte te shoqerise dhe ofendon sensibilitetin e individit
Marrim shembullin e nje makine te sapo prodhuar dhe asaj me nje vjetersi 5-6 vjecare se ajo e para. Cili eshte qellimi primar i perdorimit te makines? Transporti apo jo?
Atehere perse duhet qe une te shpenzoj mijera dollare per ate modelin e ri kur ne te njejten kohe modeli i vjeter i sherben mese miri nevojave te trasportit.
Ne te njejten kohe, duke qene i imponuar prej standarteve perhere ne ndryshim te shoqerise (nuk po flas per veten time) dhe ne menyre qe ti mbijetosh perbuzjeve me natyre "egoiste" te shoqerise duhet te ndjekesh standartet e shoqerise perndryshe rrezikon reputacionin e themeluar me pare.
(komentet e mesiperme jane menyra se si un permes vezhgimit qe i kam bere shoqerise se sotme, do te gjykoja shoqerine ne pergjithesi dhe nuk kane aspak lidhje me individualitetin tim apo pjesmarrjen time ne nje shoqerie te nje niveli te tille Imponues)
Ajo cka ndodh ne te vertete eshte fakti se njeriu po shnderrohet vazhdimisht ne nje qenie e cila duhet ti sherbeje qellimeve blerese dhe rrjedhimisht fitimeve maximale, te planifikuara te korporatave te medha.
Ne te njejten kohe shoqeria ka evoluar ne ate menyre sipas te ciles individi i cili nuk ecen barabar me standartet e larta apo lluksoze te ngritura prej shoqerise, rrezikon te perjashtohet nga ai rreth, qe per kete te fundit ajo shoqeri konsiderohet si identifikim me realitetin. (Kam deshire te shprehem aq shume sa qe nuk kam vullnet te shkruaj me ==> SI shpjegohet ky paradoks? Besoj se ka lidhje me botkutimin personal qe kam krijuar duke mbajtur nje qendrim te ashper ndaj aspiratave te nje shoqerie te tille, pa perjashtuar shoqeri te cilat me te vertet jane ne kundershtim me shoqeri si ato te mesipermet.)
Marketingu eshte nje prej mjeteve me te rinj dhe te mirenjohur sot, qellimi i te cilit eshte "terheqja e konsumatorit drejt nje produkti te caktuar" (me dashje, pa dashje nuk ka ketu, te ben ta blesh mallin me zorr plako). A ju kujtohen ata matrapazet ne Shqiperi, qe kur dilje nga pazari te qepeshin nga pas duke u perpjekur te shisnin me cdo kusht mallin e tyre edhe pse ne e kishim ndare mendjen se nuk kishim dale per ate lloj produkti ne pazar. Por menyra e paraqitjes qe i bente ky matrapazi, reklama me te cilen zbukuronte produktin e tij kishte synim te manipulonte arsyen tone duke na detyruar "me lezet" te binim preh e lajkave apo mashtrimeve.
Tingellon paksa qesharak ne shikim te pare por eshte duke vepruar cdo dite dhe sot eshte duke verpruar ne nje menyre te institucionalizuar, te sofistikuar dhe te ligjeruar nga legjislacioni i cdo shteti, i cili (marketingu) ka per synim manipulimin e lirise se te drejtes sone per te marre vendime te padeshiruara natyralisht ne lidhje me menyren e te jetuarit, por te nxitura ne menyre te pabese. (Eh cpo heq dynjaja...)
Besoj se Marketingu ka gisht ne "themelimin" e nje shoqerie ku mbizoteron imponimi i pajustifikueshem ndaj individit dhe njekohesisht ajo cka eshte me e rendesishme; Marketingu eshte "dirrigjenti" i sjelljes se individit dhe rrjedhimidht imponues i normave te reja te moralit me emrin modern dhe perkedheles "sjellje (moral) e orientuar ndaj plotesimit te nevojave njerezore (por kryesisht pre-mbushjes se xhepave me 5 astare te lidereve te korporatave te medha...).
P.S Komentet e mesiperme kane natyre personale dhe nese dikujt nuk i perputhen me mendimet e tij personale, po i them perpara kohe se un nuk mar pjese tek ky forum per tju dhene mend te tjereve sesa per te shprehur mendimet e mia te lira te cilat cdo kush ka te drejte ti shprehe sipas botkutimit te tij dhe te debatoj ne shkalle qe ja vlen debati dhe jo per ti treguar njeri tjetrit se sa aftesi filozofuese posedojme...
Duke bere kete fakt te qarte po largohem duke ju uruar te gjithve nje diskutim te kendshem dhe gjith te mirat ne te njejten kohe...
Miqesisht...
Krijoni Kontakt