keshtu me duket ka qene nje kenge per 1 mAjin kur jeshe une ne kopesht..

Ja si erdhi sivjet 1 Maji..


Tema..


-----
Erion Veliaj tha se "dita e sotme pėr Shqipėrinė ėshtė njė ditė turpi dhe jo feste. Qytetarėt duhet tė dilnin e protestonin, pikėrisht sot kur BE u zgjerua me anėtarė tė rinj. Mes tyre, ishin vende qė 13 vjet mė parė ishin njėsoj si ne, por sot ato pranohet dhe ne jo"

Komunistėt protestojnė dhe festojnė tė ndarė nė dy grupe

"Mjaft": 1 maji pėr shqiptarėt, ditė turpi

Konfederata e sindikatave shqiptare shpreh pakėnaqėsinė pėr mungesėn e vendeve tė punės, ujit, dritave, pensioneve tė ulta dhe varfėrisė sė tejskajshme

Alida Beqiri

Nė Shqipėri, festa e 1 majit nuk ishte njė ditė e mirėfilltė proteste siē ėshtė nė tė gjitha vendet e tjera tė botės. Disa festuan duke ndjekur traditėn paksa tė re, shėtitjen nga kodrat e Liqenit. Tė tjerėt protestuan. Sheshi "Nėnė Tereza" ishte ndarė dje nė tre pjesė: nga njėra anė protestonte konfederata e sindikatave shqiptare, nė pankartat e sė cilės shprehej pakėnaqėsia pėr mungesėn e vendeve tė punės, ujit, dritave, pensioneve tė ulta dhe varfėrisė sė tejskajshme; nga ana tjetėr dy partitė komuniste tė ndara, pėrkrahėsit e sė cilės, njė pjesė tė rinj, brohosrisnin emrin e dikatorit pa ditur kush ishte, thėrrisnin "proletariat" pa ditur kuptimin e kėsaj fjale dhe festonin pa pasur tribunėn nga ku tė kthenin kokėn.

Pak mė tej, njė grup inxhinierėsh tė papunė nga Elbasani kishin ardhur tė protestonin nė Tiranė kundėr qeverisė. "Qeveria e rriti energjinė elektrike nga 8.4 nė 10.4 kėshtu qė fabrika e oksigjenit dje u ndal nga kjo ndalesė dolėn tė papunė 600 kryefamiljarė qė punojnė nė firmė Kurum nė Elbasan", tha njė inxhiniere e metalurgjikut tė Elbasanit.

Ndėrsa pėr tė rinjtė, parlamenti rinor dhe lėvizjen "Mjaft", 1 maji ishte njė ditė turpi.

Me simbolin e njė tabele udhėkryqi tė vendosur nė mes tė bulevardit "Dėshmorėt e Kombit", kryetari i lėvizjes "Mjaft" Erion Veliaj tha se "dita e sotme pėr Shqipėrinė ėshtė njė ditė turpi dhe jo feste. Qytetarėt duhet tė dilnin e protestonin, pikėrisht sot kur BE u zgjerua me anėtarė tė rinj. Mes tyre, ishin vende qė 13 vjet mė parė ishin njėsoj si ne, por sot ato pranohet dhe ne jo, prandaj shqiptarėt gjendjen nė udhėkryq".

Nga njėra anė e tabelės, ishte shkuar "festė", nga ana tjetėr "protestė", ndėrsa nė mes ishte njė shirit i kėputur mbi tė cilin shkruhej "Europė".

"Kjo parullė ka shumė rėndėsi pėr ditėn e sotme. Njerėzit mund tė marrin qofte dhe tė shkojnė nga liqeni, ashtu siē po bėjnė shumica, mund tė protestojnė pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre. Kjo do tė ishte gjėja mė e drejtė pėr tė kėrkuar integrimin e shpejtė. Njė pjesė e qytetarėve shkojnė nė festat fallse qė qeveria organizon, ndėrsa nė udhėkryqin tonė, Europa nuk duket gjėkundi", tha Besian Pesha, njė nga organizatorėt e lėvizjes "Mjaft".

Edhe mėnyra e protestės sė Parlamentit Rinor ka qenė pak a shumė e njėjtė. "25 tullumbace me ngjyrė bojėqielli qė po ngrihen nė ajėr janė vendet e Bashkimit Europian, ndėrsa tullumbacja e kuqe ėshtė Shqipėria me reformat e parealizuara tė saj", shpjegon drejtuesja e Parlamentit Rinor, Blerta Gjergji. Fakti qė dje BE-sė i janė shtuar edhe 10 vende tė tjera, ndėrsa Shqipėria ėshtė ende larg integrimit, ka shkaktuar indinjatė tek tė rinjtė nė ditėn e punėtorėve.

Shifra tė larta papunėsie

Gjithė fenomenet negative qė kanė qėnė pjesa thelbėsore e ekonomisė shqiptare kanė rezultuar nė pabarazi sociale tė skajshme ku njė pjesė mjaft e madhe e tė varfėrve zotėrojnė njė pjesė mjaft tė vogėl tė tė ardhurave kombėtare ndėrsa njė pjesė fare e vogėl e tė pasurve zotėrojnė pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave. Prej kėtyre treguesve Shqipėria renditet nė vendet e para e krahasuar me vendet e tjera tė lindjes qė kanė kaluar nė transformimin e ngjashėm ekonomik. "Mbi 20 pėr qind e familjeve tė varfėra nė Shqipėri zotėrojnė vetėm 5 pėr qind tė tė ardhurave kombėtare" , thuhet nė raportin e Punės nė Botė tė Zyrės sė Punės Ndėrkombėtare (ILO). Nė kėtė tregues, Shqipėria mbetet vetėm pas Rusisė qė ka njė shpėrndarje 4,2 pėr qind pėr 20 pėr qind tė tė varfėrve dhe lė prapa tė gjitha vendet qė dikur i pėrkitnin bllokut komunist. Pėr tė shkuar tek Sllovakia dhe Ēekia qė shpėrndajnė dyfishin e mė shumė, tė tė ardhurave kombėtare pėr 20 pėr qind tė tė varfėrve.

Tė dhėna

40% e popullsisė jetojnė nėn nivelin zyrtar tė varfėrisė (1$ nė ditė)

1 milionė njerėz jetojnė me mė pak se 1$ nė ditė

Afro 160 mijė familje jetojnė me ndihmė sociale

Shifrat zyrtare tė papunėsisė - 16%

Shifrat jozyrtare tė papunėsisė - 35%

Papunėsia nė lindje dhe verilindje - 55 - 60%

Vendet mė tė varfra - Kukėsi, Tropoja, Malėsia e Madhe





Pėrkeqėsohet gjendja e grevistėve tė urisė

Sindikata e Transportit Urban proteston nė mbėshtetje tė 9 punonjėsve qė kanė hyrė nė grevė urie. Sot, dita e 5-tė e grevės

Sindikata e Transportit urban ėshtė e para e cila ka deklaruar se 1 Maji nuk do tė pritet mė si vitet e tjera, por nė kujtim tė kėsaj dite tė gjithė punėtorėt duhet tė ngrihen e

protestojnė pėr tė drejtat e tyre. Qė prej 4 ditėsh, punėtorėt e parkut urban tė kryeqytetit gjenden nė kushte tė rėnda shėndetėsore pėr shkak tė grevės sė urisė filluar prej tyre. Sekretari i pėrgjithshėm i Sindikatės sė Punonjėsve tė Transportit Urban Gėzim Karanxha tha dje se nė gjendje mė tė rėndė shėndetėsore ėshtė Muharrem Salaj. "Tė gjithė grevistėt shfaqin shenja qė tregojnė se shėndeti i tyre ėshtė nė rrezik nga dita nė ditė, por nė gjendje mė tė rėndė ėshtė sekretari i Sindikatės sė Punonjėsve tė Parkut Urban, Muharrem Salaj. Pėr trajtimin mjekėsor kujdeset urgjenca. Tani presim tė vijnė serumet. Jemi shumė tė shqetėsuar pėr shėndetin e punonjėsve", thotė Karanxha qė shton se sindikata nuk i ka kushtuar vėmendjen e duhur protestės, si rrjedhojė pjesėmarrja ka qenė e vogėl. Deri tani, asnjė qeveritar nuk ka vizituar grevistėt, tė cilėt deklarojnė se do tė sakrifikohen nėse nuk plotėsohen kėrkesat e tyre: ēlirimi i linjės sė Tiranės sė Re qė menaxhohet nga njė operator privat, krthimi nė punė i 150 punėtorėve tė pushuar gjatė protestave tė marsit, ulje e ēmimit tė aboneve nė 400 lekė, paga jo mė tė ulėta se 20 mijė lekė, si dhe gjetja e pėrgjegjėsve sipas punėtorėve tė vjedhjes sė 3,5 milionė dollarėve tė dhėna Parkut Urban.

Greva e urisė sė punonjėsve tė Parkut Urban ka ardhur pas 13 ditėsh bojkot tė punės sė tyre pėr realizimin e kėtyre kėrkesave. Pjesėtarėt e komisionit tė grevės, Valter Sejdini, Besnik Llubani, Gėzim Alizoto, Kliton Ēekani thonė se pas kėsaj proteste-bojkot, 84 punonjės tė parkut urban janė nxjerrė nė asistencė, ndėrkohė qė dje, nė ditėne punėtorėve janė nxjerrė nė asistencė edhe 50 tė tjerė. "Privatizimi qė iu bė linjės sė Tiranės sė Re ėshtė krejt i paligjshėm, ndėrkohė qė i gjithė parku urban po shkon drejt shkatėrrimit tė plotė", ka thėnė sekretari i Sindikatės sė Punonjėsve tė Parkut Urban, Muharrem Salaj.



Shoqata "Pronėsi me Drejtesi", ėshtė e bindur se pa u zgjidhur paraprakisht sipas Kushtetutes e drejta ligjore e kushtetuese e pronarėve tė ligjshėm, nuk mund tė fillojė procesi i legalizimit, pra pėr tė bėrė pronarė tė paligjshmit

Shoqata kombėtare e tė shpronėsuarve "Pronėsi me drejtėsi" kundėrshton projektligjin "pėr Legalizimin e Zonave Informale"

Projektligji pėr legalizimet, noterizimi i padrejtėsive

Qeveria vepron sipas parimit: "Toka i takon atij qė e zapton"

Alida Beqiri

Shoqata Kombėtare e tė Shpronėsuarve "Pronėsi me Drejtėsi" reagon pas miratimit nga qeveria tė projektligjit pėr legalizimin e ndėrtimeve pa leje nė zonat informale. Shoqata deklaron se nuk ėshtė dakord me kėtė projektligj dhe rendit arsyet qė shpjegojnė tė qenit kundėr nė njė deklaratė ku thuhet se: "Hartimi i kėtij projekt-ligji ėshtė bėrė nė fshehtėsi dhe nė mungesė tė plotė tė transparencės. Pėr hir tė sė vėrtetės, gjatė vitit 2003, ne u thirrem, vetėm njė herė nė njė takim formal, qė kishte si qėllim krijimin e njė tryeze pune pėr hartimin e projektligjit me nje konsensus sa mė tė gjerė. Ne na vjen keq, qė tryeza vazhdoi punėn pa ne, megjithėse Shoqata jonė pėrfaqėson palėn qė preket nga ky problem. Ne nuk u thirrėm asnjėherė dhe pėr pasojė hartuesit e kėtij projekt-ligji nuk kanė marrė parasysh asnjė nga problemet tona, por edhe zgjidhjet qė propozojmė ne pėr kėtė problem nė projekt ligjin tonė, tė paraqitur ne Kuvend me inisiativen ligjvėnėse tė deputeteve Mediu-Cako. Pėr kėtė arsye ne mendojmė qė projekt-ligji mos kalojė pėr miratim nė Parlament, por tė vazhdoje puna pėr pėrmirėsime rrėnjėsore tė tij, nė mbrojtje tė interesave tė pronarėve," thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė Shoqatės.

Shoqata "Pronėsi me Drejtesi", - thuhet mė tej, - ėshtė e bindur se pa u zgjidhur paraprakisht sipas Kushtetutes e drejta ligjore e kushtetuese e pronarėve tė ligjshėm, nuk mund tė fillojė procesi i legalizimit, pra pėr tė bėrė pronarė tė paligjshmit. Tė paligjshmit duhet tė kuptojnė se pa konsensusin e pronarėve tė ligjshėm nuk mund tė bėhen pronarė tė pronave tė tė tjerėve. "Shteti duhet njėkohėsisht tė marrė pėrsipėr gjithė konfliktin qė bart zgjidhja e kėtij problemi, sepse ėshtė politika qė ka lejuar kėtė situatė duke favorizuar parullėn "toka i pėrket atij qė e zapton". Ēdo veprim i kundėrt do te pėrbėnte nje dhune shteterore te re mbi pronat dhe do te hapte nje konflikt me pasoja te paparashikueshme.

Mė tej nė deklaratė thohet se: "Ne jemi te vendosur te mbrojme te drejtat tona kushtetuese dhe nuk pranojme asnje imponim duke qene njekohesisht tė gatshėm te ulemi ne tryeza pune te perbashketa per te gjetur zgjidhjet me te mira e me pak konfliktuale pėr kete "dhuratė" tė politikes dhe tė mungesės sė Shtetit Ligjor", vazhdon mė tej deklarata.

Shoqata e quan tė pakuptimtė ngutjen pėr miratimin e ketij projekt-ligji "kur ka gjashtė vjet qė shkelet Kushtetuta e nuk del ligji pėr kthimin e pronave".



Shkeljet me "Pronė e paluajtshme e shtetit"

Pėrveē faktit se ėshtė hartuar nė fshehtėsi tė plotė ky projektligj ka gabime dhe mangėsi tė shumta qė shoqata Kombėtare e tė Shpronesuarve "Pronėsi me Drejtesi" i evidenton: Pėrsa i perket nenit 10 tė projekt-ligjit, ka kėto pasaktėsi kryesore. Nė pikėn e parė tė tij thuhet "Kur siperfaja e zėnė me ndėrtim ėshtė pronė jo publike e paluajtshme e shtetit, u shitet ndėrtuesve tė objekteve sipas vlerėsimit tė percaktuar ne ligjin 8561 dt.22.12. 1999...". Pėr kėtė paragraf mendojmė: a. "ėshtė pronė jo publike e paluajtshme e shtetit" - ēfarė do tė thotė, po pronat publike tė shtetit apo jo te shtetit dhe qe jane zene me ndertime te paligjshme si do zgjidhet problemi?

Duhen specifikuar qarte ēfare eshte prone shteterore sipas ligjit nr.8561 dt.22.12.1999 "Per pronat e paluajtshme te shtetit". Vendosja e kesaj reference eshte domosdoshmeri sepse ka nje abuzim te jashtezakonshem nga institucionet qendrore apo lokale, te cilat quajne prone shteterore ēdo pasuri te paluajtshme qe nuk eshte e regjistruar si pronė private. Pėr kėtė duhet theksuar se pronat qė nuk i janė kthyer akoma tė zotit, ne asnje rast nuk mund tė konsiderohen prona shteterore. Edhe ne projekt-ligjin e OSBE-sė nė nenin nr.7, pronat e zėna me ndėrtime pa leje, nuk pėrcaktohen si prona qė nuk kthehen. Vendosja e shtetit nė kėto pozita do tė ēojė nė shkelje flagrante te te drejtave te pronareve. Keto veprime jane ne kundershtim te hapur me nenet e Kodit Civil te Republikes se Shqiperise dhe pikerisht: Neni 172 - Sendet pa zot, janė ato qė nuk kanė pronar ose pronari ka hequr dorė nga pronesia. Sendet qė nuk kanė zot i takojnė shtetit. Kalimi i tyre nė pronėsi tė shtetit bėhet me vendim tė gjykatės kompetente. Neni 195 Pasuritė e paluajtshme dhe tė drejtat reale mbi ato qė janė fituar ose njohur sipas dispozitave tė kėtij Kodi, nuk mund tė tjetersohen dhe kur ėshtė rasti, tė ngarkohen me barre, ne rast se nuk eshte bere regjistrimi i tyre ne regjistrat e pasurive te paluajtshme.



Rrėfimi: Prej 7 vjetėsh nė kėrkim tė vrasėsve tė djalit

Demir Nazėrajt nga Fieri, pjesėtar i forcave tė ndėrhyrjes sė fshehtė ėshtė vrarė mė 1997. i ati 70-vjeēar e kėrkon prej vitesh dhe mendon se vrasja e tij ka qenė politke. Dje. Prefektura i ka dhėnė Demirit titullin "Dėshmor i Atdheut"

Demir Nazėrajt nga Fieri, i vrarė mė 1997-ėn i ėshtė dhėnė titulli "Dėshmor i Atdheut" nga prefektja Rajmonda Stefa. Ai ėshtė vrarė nė krye tė detyrės nė marsin e 1997-ės. 6 vjet rresht Demiri ka punuar me forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė, ndėrsa 6 muajt e fundit ka qenė i plotfuqishmi pėr zonėn e Cakranit. I ati i tij, plaku 70-vjecar Jakup Nazėraj, s'e ka fort tė lehtė ti pėrgjigjet pyetjes se ē'di pėr djalin e tij. Megjithatė, ky plak i imėt me duart qė i dridhen, ndez njė cigare dhe nis tė rrėfejė me njė zė tė dhimbshėm...

"Rrethanat e vrasjes janė ende tė paditura se na i fshehin, megjithatė, me sa mė kanė thėnė djali iku pėr nė punė nė mėngjesin e 7 marsit tė 97-ės sepse e thėrriti drejtori i komisariatit tė policisė sė Fierit, Agron Braēe dhe iu caktua shėrbimi bashkė me njė kushėririn e vet polic nga prefektura deri te turizmi e nuk u kthye mė kurrė...

Nga ora 13 e datės 8 mars, sipas atyre qė na kanė thėnė, njė makinė e policisė "Fuoristrada" ka dalė nga Komisariati dhe oficeri i operacionit Pashk Tusha ka kėrkuar qė i plotfuqishmi i Cakranit d.m.th. Demiri tė vinte me ata pėr tė shkuar nė Cakran. Nė makinė, veē oficerit ishte polici nga Greshica Pėrparim Hyseni, shoferi Fuat Shkurti dhe 2 tė tjerė. Pasi ka marrė lejen pėr tė shkuar me ta nga komandanti i tij Pėrparim Pashaj, Demiri bashkė me tė tjerėt kanė shkuar deri nė vendin e quajtur "qafė e Shkozės ", kthesė qė tė ēon pėr nė Cakran. Atje, sipas rrėfimeve tė shoferit u kishin zėnė pritė dhe pas krismave tė para, shoferi ka manovruar me shpejtėsi dhe ėshtė kthyer nė "Qafė tė Koshovicės " , u ishin dislokuar forcat e ardhura nga Tirana. Aty i zbritėn dhe mė tej pėr fatin e djalit nuk di gjė...Njerėzit flasin nė tym pa mė thėnė asnjė gjė tė saktė. Demiri, sipas ekspertizės ėshtė masakruar me bajonetė dhe ėshtė vrarė 1 m e gjysėm larg me plumba tė shumtė nė shpatull nė drejtim tė zemrės, ndėrsa pėrpara nė fytyrė nuk njihej mė nga torturat. Shumė zėra thonė qė djalin ma kanė vrarė njerėzit qė u zunė pritė, tė Komitetit tė Shpėtimit , siē u quajtėn nė atė kohė.

Kaq mundi tė rrėfejė plaku fatkeq mbi ngjarjen, ndėrsa mė pas na tregon odisenė e tij pėr tė gjetur vrasėsit, vendet qė ka shkelur, institucione, prokurori e ministri, ndėrsa dosja e tij bredh sa nė Fier e sa nė Tiranė pėr tė zėnė pluhur nė sirtarėt e drejtorit tė pėrgjithshėm tė hetimeve nė prokurorinė e pėrgjithshme, Agim Tirana. "Kam kėrkuar vrasėsit-thotė ai qysh nga drejtorėt qė ndėrrohen nė komisariat, ministrat e deri te Presidenti. Ka pasur raste qė janė marrė nė burg pėr grabitje dhe aty kanė pėrfolur se ai ishte vrasėsi, por pėrsėri janė liruar, madje dhe hetuesi Ngadhnjim Avdia, edhe pse mė tha se e kishte gjetur vrasėsin, pas njė jave mė mashtroi duke mė thėnė se s'ėshtė e vėrtetė.Vrasja e tim biri ėshtė politike...Prita ka qėnė e organizuar mirė nga njerėz tė armatosur, oficerė, komandant operacioni dhe nuk ka qenė spontane. Kam takuar Petro Koēin, Kastriot Islamin, deputetė tė zonės mė kanė premtuar se do ta gjejnė vrasėsit e tim biri, por duket se tallen me ndjenjat e njė prindi...Kaluan 7 vjet pa mė thėnė asgjė, duke mė gėnjyer e mashtruar tė gjithė, ndėrsa unė s'do tė rresht sė kėrkuari tė vėrtetėn.

Aurora Damini






----------