SHQIPERIA....e ardhmja pesimiste!!!
Te shkruash per Shqiperine dhe realitetin shqiptar eshte shume e lehte pasi gjerat jane fare te dukeshme..
Shume kollaj mund te shohesh problemet ne jeten e perditeshme te qytetarit shqiptar, nje jete e cila me realitetin e sotem eshte bere e veshtire....
Nga ana tjeter eshte shume e veshtire te gjesh zgjidhjet e problemeve pasi te besh kritike eshte e lehte por te japesh nje zgjidhje per ate te cilen kritikon eshte e veshtire...
Te gjithe ketu jemi te nje mendjeje qe ne Shqiperi realiteti ne pergjithesi eshte i veshtire, ok deri ketu, por sa nga ne qe analizojme kete realitet jemi ne gjendje qe te japim zgjidhje qe te ndryshoje ky realitet?
Sa nga ne qe jemi jashte ne diaspore me studime(dhe jo vetem) jemi ta gatshem qe pas studimeve te kthehemi ne Shqiperi?
Si do te luftohet mafia shqiptare e cila eshte e lidhur ngushte me politiken dhe qeveritaret shqiptare?
Kush me siguron se pas zgjedhjeve partia tjeter qe do te vije nuk do beje pothuajse te njejtat gjera qe po bejne te tanishmit? Do ti rezistoje presionit te mafias?
Kush me siguron se opozita ka aq njerez dhe nje platforme te afte qe me ardhjen ne pushtet te ndryshoje dukshem gjendjen dhe realitetin e krijuar?
Kush me siguron se njerezit e afte qe jane larguar dhe largohen cdo dite mund te kthehen ne Shqiperi?
Kush me siguron per mentalitetin shqiptar se eshte i gatshem shqiptari te shenderrohet ne nje "europian" ne kushtet e realitetit shqiptar?
Kush me siguron qe kjo klase politike mekataresh do largohet nje dite nga politika "me deshire" po nuk i largoi dikush?
Eshte e njohur thenia per kapitalizmin : "Peshku i madh e ha te voglin", kohet ndyshojne gjithashtu ka ndryshuar dhe kjo thenie per tiu pershtatur realitetit te ri ,"Peshku i shpejte ha te ngadaltin", thuhet tani.
Sa shpejte po ecen Shqiperia? Greqia dhe interesat greke luajne ndonje rol ne rajon dhe me teper ne Shqiperi?
Mendimi im eshte se Shqiperia po ecen ngadale, zhvillimi eshte i paket, problemet jane te shumta dhe stategji kombetare per zhvillim nuk ekziston, per pasoje dhe e ardhmja nuk eshte aspak optimiste.....
Krijoni Kontakt