..e shum po ja kane dollaret qatij Balozit te zi..
thot Rapsodi..
Panorama..
Detar Hysi: Ja shkeljet e Arapit dhe 14 administratorėve
Hetuesit nė kėrkim tė 100 milionė dollarėve
Prokuroria merr nė pyetje ish-kreun e pėrmbarimit tė Tiranės
l.rr.
Detar Hysi, ish-kreu i Pėrmbarimit tė Tiranės, dhe, nė tė njėjtėn kohė, personi qė ka bėrė kallėzim penal mbi kryeadministratorin Farudin Arapi dhe 14 administratorėt e tij, ėshtė marrė nė pyetje pėr rreth dy orė mė radhė nė lidhje me kėtė denoncim. Sipas Hysit, Arapi bashkė me administratorėt e tij i ka sjellė njė dėm jo tė vogėl shtetit, qė kap shifrėn e rreth 100 milionė dollarėve. Ai bėri dėnoncimin, pasi konstatoi qė 1600 dosje tė cilat Arapi i kishte dėrguar te Pėrmbarimi ishin pa urdhėrekzekutimi. Ndėrkohė qė, burime nga prokuroria pohojnė pėr gazetėn “Panorama”, se po bėhen verifikime nė hipotekė dhe nėpėr llogari bankare, pėr tė verifikuar tė gjitha llogaritė e pronave qė janė sekuestruar nga administratorėt pėr t’u kthyer paratė kreditorve tė firmave piramidale. Tė njėjtat burime pohuan se, pasi Arapi ėshtė shpallur person nėn hetim, po hetohet pėr ēėshtjen se ku gjenden paratė qė duhet t’u ktheheshin kreditorėve. Hysi ka shpjeguar gjithashtu dje se pėrse e kishte bėrė atė kallėzim penal, si dhe kur e si i kishte zbuluar ai ato shkelje. Nė tė njėjtėn kohė mėsohet se ai ėshtė shprehur duke thėnė se ėshtė i gatshėm tė dėshmojė edhe nė gjykatė mbi tė vėrtetėn e dosjeve qė kishin mbėrritur nė institucionin qė ai pėrfaqėsonte. Hysi e ka depozituar kėtė kallėzim prej mė shumė se njė muaji, ditėn kur kėrkoi dorėheqje nga detyra e tij, pėr shkak tė kėrcėnimeve tė marra nga Arapi. Mė pas ai ka reaguar edhe nė intervista tė ndryshme duke treguar se ka prova dhe fakte qė dėshmojnė kundėr Arapit dhe administratorve tė tij. Ndėrkohė, pritet tė merret nė pyetje edhe vetė Arapi, pėr tė treguar versionin e tij nė lidhje me kėto dosje, nė tė cilat pretendohet se ka shkelje. E njėjta procedurė do tė ndiqet edhe me 14 administratorėt e tjerė, tė cilėt do tė japin llogari pėr ēdo dokument qė mban firmėn e tyre.
Padia pėr shpifje
Arapi para disa ditėsh ka depozituar njė padi pėr shpifje kundėr Detar Hysit. Nė atė padi Arapi kėrkon qė tė marrė si dėmshpėrblim 100 mijė dollarė. Aktualisht, nuk ka filluar akoma procesi civil. Pritet tė pėrcaktohet gjyqtarja qė do tė gjykojė padinė. Hysi ėshtė paditur pėr disa pohime tė bėra nė njė emision televiziv, ku e ka quajtur Arapin hajdut.
---------
Krijoni Kontakt