panorama
------
Berluskoni, e djathta, e majta dhe Shqipėria...
Bashkim Kopliku
Nė ambientet e “militantėve tė PD-sė” dėgjohet rėndom akuza: “Berluskoni ėshtė komunist, sepse ėshtė miku i Nanos” (ėshtė fjala pėr kryeministrin e Italisė, Shkėlqesinė e tij Berlusconi), apo “Berluskoni ėshtė i majtė, — thonė mė tė maturit”. Natyrisht qė, kur e dėgjon pėr herė tė parė kėtė “konstatim” mendon se ai qė e thotė nuk ėshtė normal, por kur kjo thėnie pėrsėritet nė “shumė tavolina”, atėherė fillon tė mendosh se nuk ėshtė njė gjė kaq e thjeshtė, dhe se nuk bėhet fjalė mė pėr njė a dy persona anormalė...
...por pėr mijėra shqiptarė qė vėrtetė u kanė induktuar njė mendim tė tillė. Natyrisht qė, ēdo njeri qė ka kontaktin mė tė vogėl me Italinė do tė reagonte duke thėnė se vetėm kjo nuk mund tė thuhet: “Berluskoni i majtė”! Ata qė janė mė tė rrahur me marifetet e pėrdorura nga lidershipi aktual i PD-sė, tė thonė: “Nuk kanė se si tė justifikojnė para militantėve distancimin e Perėndimit nga lidershipi aktual i PD-sė, dhe edhe priftin e bėjnė me barrė; kėshtu thoshin edhe pėr Klintonin, se ėshtė komunist”!!! Mendoj se, nė shenjė respekti pėr pakicėn e shqiptarėve (e kam fjalėn pėr militantėt aktualė tė PD-sė), ėshtė mirė tė sqarojmė mendimin politik tė Berluskonit, thjesht duke cituar ēka ka thėnė pėr “komunistėt e tė majtėt”, dhe ēka ka thėnė pėr tė “djathtėn”, duke u bazuar nė fjalėn e tij tė para pak kohėve, mbajtur mė 24 janar 2004. Do tė pėrqendrohemi vetėm nė ato thėnie tė Berluskonit, qė do ta ndihmojnė lexuesin shqiptar pėr tė bėrė analogji me situatėn nė Shqipėri, si dhe pėr t’i ikur, pėr t’iu shmangur, aplikimit absurd tė pėrcaktimit tė lashtė marksist pėr tė djathtėn e tė majtėn: “e djathta, parti e klasave tė pasura; e majta, parti e fukarenjve”!
Mbi komunizmin dhe tė majtėn
“Kam parasysh, — thotė Berluskoni pėr komunistėt, - se komunistėt jo vetėm qė kanė konsumuar njė lumė gjaku, pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr tė cilin vetėm tani janė ndezur reflektorėt, por edhe kanė mbjellė urrejtje ideologjike”. [Bėhet fjalė pėr situatėn e parė nga Italia; shėnimi im B.K.]. “Pėr tė kuptuar se sa i ka kushtuar komunizmi direkt Italisė, “mjafton vetėm njė “flash” mbi periudhėn qendrore tė jetės sė gjeneratės tonė, qė shtrihet nga 1969 deri nė vitin 1980: kur u verifikuan nė Itali mbi 12000 atentate dhe ngjarje tė dhunshme politike, qė shkaktuan mbi 300 tė vdekur dhe mbi 4000 tė plagosur. [....] E bile kjo situatė ka vazhduar mjaft pas vitit 1980”, — vazhdon mė tej Berluskoni. Prezenca e njė partie tė fortė komuniste ka bėrė qė tė ketė nė Itali: a) njė prezencė tė tepėrt tė shtetit nė ekonominė dhe nė jetėn shoqėrore, — e mė tej vazhdon Berluskoni, b) infiltrim tė njerėzve tė sė majtės nė tė gjitha institucionet, duke filluar nga gjykatat; c) dhe sė fundi, shtyrjen e Italisė, megjithėse ėshtė aleate e qėndrueshme e SHBA-sė, tė luajė nė tavolina tė ndryshme tė politikės sė jashtme, duke holluar kėshtu vetė pėrkatėsinė atlantike tė saj. [...]
“Rrėzimi nga brenda i sistemeve komuniste, tė cilat kishin prodhuar vetėm mjerim, terror dhe vdekje, nė vend qė tė merrte me vete pėrfundimisht, edhe kėta tanėt [komunistėt italianė, shėnimi im B.K.] qė kishin predikuar kėtė ideologji qė ishte bėrė bashkėfajtore e atyre regjimeve, ndodhi e kundėrta,” — thotė mė tej Berluskoni.
“Nė fillimin e viteve ‘90, tamam kur kudo nė botė ideologjia dhe praktika komuniste po varroseshin nėn peshėn e dhjetėra milionėve tė vdekur dhe tė vuajtjeve ēnjerėzore tė miliarda personave, nė vendin tonė [nė Itali, shėnimi im B.K.], trashėgimtarėt e komunizmit, ish-post/neokomunistėt, u pėrpoqėn tė realizojnė planin e tyre tė gjithmonshėm: eliminimin, nėpėrmjet gjykatave, tė kundėrshtarėve tė tyre politikė: njė zakon i keq qė ėshtė pjesė e ADN-sė sė tyre.”
“Komunizmi ka qenė ideologjia mė ēnjerėzore e kriminale e historisė sė njeriut; para se tė bėhej regjim politik, qe njė formė tė menduari. Ėshtė njė formė konceptimi e shoqėrisė, e individit, e pushtetit, e rolit dhe e strukturės sė partisė. [...]
“Ka njė metodė pėr tė qenė komunistė pa komunizmin. Ėshtė metoda e mohimit tė vetė sė kaluarės komuniste, e tė larit tė duarve, si Pilati, pėrpara fakteve tė dhjetėra miliona viktimave tė komunizmit, por duke i ruajtur metodat e luftės politike tė partisė komuniste, tė mbajtjes sė objektivit tė njė hegjemonie tė partisė — sido qė ta ketė emrin e saj tė ri — tė njė hegjemonie mbi shoqėrinė civile, mbi kulturėn, mbi ekonominė, mbi gjykatat, mbi informacionin, mbi institucionet.
“Nuk ka asgjė tė pėrbashkėt mes vizionit tonė tė demokracisė dhe tė shtetit, dhe tė vizionit tė trashėgimtarėve tė ideologjive totalitare. Pėr ata, shteti ėshtė para qytetarit. Tė gjitha tė drejtat e qytetarėve, janė zero, para pushtetit tė mazhorancave (shumicave) politike [...]
“Nė kodin gjenetik tė sė majtės ėshtė ideja se njėra pjesė e shoqėrisė duhet tė sundojė tjetrėn, edhe pėr kėtė luftojnė. Nuk shkėputen dot nga kjo ide. Kėshtu, mbrojnė ata qė inkuadrohen nė anėn e tyre, qofshin edhe kapitalistė!!!. Nuk kanė ē’t’i bėjnė vetes. Ėshtė historia e tyre, kultura e tyre, tradita e tyre politike,” — vazhdon Berluskoni. Ne, nė kėtė shkrim, po e lėmė me kaq citimin e pjesėve qė kanė tė bėjnė me tė majtėn, duke shpresuar se mjaftojnė pėr tė kuptuar tė vėrtetėn, edhe militantėt aktualė tė PD-sė.
Pėr tė djathtėn:
“Vlera e individit, demokracia, ekonomia e tregut; pėr ne, kėto tre koncepte janė tė lidhura ngushtė. Pėr ne, institucionet shoqėrore, politike dhe ekonomike, ekzistojnė dhe kanė ligjshmėrinė e tyre, pėr tė mbikėqyrur lirinė dhe prosperitetin e personit. Pėr ne, liria ėshtė njė e drejtė e individėve, e cila ėshtė mė e rėndėsishme se sa shoqėria, mė e rėndėsishme se sa shteti. Shteti ekziston pėr tė mbrojtur lirinė e tė gjithve, por nuk ėshtė ai burimi i lirisė sė tė gjithve. Pėr kėtė arsye duam [...] njė shtet me fuqi tė madhe, por tė kufizuar nė mėnyrė tė palėkundur. Brenda sferės sė veprimtarisė tipike tė tij, shteti duhet tė ketė tė gjithė fuqinė e nevojshme. Jashtė kėsaj sfere nuk duhet tė ketė asnjė fuqi. [....]
“Kriteri i njė demokracie tė vėrtetė nuk ėshtė pushteti i shumicės. Ėshtė tamam e kundėrta. Ėshtė pikėrisht respekti i tė drejtave tė pakicės, deri nė ekstremin e minorancės qė pėrfaqėsohet nga ēdo qytetar i vetėm. Pushteti politik ka arsyen tė jetė, vetėm pėr sa kohė mbron tė drejtat individuale. [....]
“Liria duhet zgjeruar vazhdimisht, sepse eksperienca historike na mėson se nė se ajo nuk rritet, nuk zgjerohet, ėshtė e destinuar tė tkurret, tė ecė mbrapsht. [...]
“E djathta [...] punon pėr tė gjithė, nuk bėn reforma pėr korporata tė veēanta, nuk shpenzon paratė e shtetit pėr njėrėn pjesė dhe jo pėr tjetrėn. Bėn reforma pėr tė mirėn e pėrbashkėt, dhe jo pėr interesin e vetėm pakėve. [...] Kemi propozuar njė model tė politikės ekonomike qė bashkon talentet e atyre qė dinė tė prodhojnė pasuri, dhe nevojat e atyre qė duhen ndihmuar pėr t’u bėrė tė aftė qė t’ia dalin nė krye. Nė kėto bazohen reformat fiskale, ato tė tregut tė punės, tė pensioneve, tė “welfare” [asistencės etj.; shėnimi im B.K.].
“Do ta ēojmė deri nė fund zvogėlimin e taksave qė kemi filluar [...]. Nuk jemi pėr atė, qė e ka thėnė dikush, edhe tani shpejt, se pėr tė pasur njė shtet mė social, duhen mė shumė tatime e taksa.. Sepse tatimet e taksat e rritura dobėsojnė ekonominė e njė vendi, pra, si rrezultat, dobėsojnė edhe kapacitetin pėr tė siguruar burimet e nevojshme pėr tė paguar shėrbimet sociale. [...]
“Forca Italia [aleanca e partive tė qendrės dhe tė sė djathtės italiane, shėnimi im B.K.] ėshtė e qėndrueshme mirė, sepse e gjitha ėshtė bazuar nė konceptin e personit dhe lirisė sė tij, nė qendėr tė familjes, tė ekonomisė, dhe tė shoqėrisė, nė radhė tė parė; tė gjitha nė radhė para shtetit”, — thotė Berluskoni.
Besoj se ėshtė e qartė, se ajo qė ka predikuar Marksi, nuk vlen pėr tė gjykuar tė djathtėn dhe tė majtėn e sotme perėndimore, prandaj ka ardhur koha tė ndėrpriten edhe konceptet absurde pėr to, qė vazhdojmė t’i dėgjojmė edhe nga shumė analistė eruditė shqiptarė, si edhe nga militantėt aktualė tė PD-sė.
-------
E ti koplik djali a me urdher te se majtes e te se djathtes e perzune birin e Mbretit Zog kur ishe minister rendi sikur i kan perzan dikur ministrat e Enverit familjen e grues tande.. e tjereve..
Krijoni Kontakt