Zef Vulevic (Vulaj), emigrant nga Shqiperia dhe pronar i 7 restoranteve ne Manhatan (Nju-Jork) dhe shtetin e Konektikatit, ishte zhdukur prej 5 prillit. Vullnetaret qe pastronin, gjeten mbetjet e trupit te tij ne disa qese plastike ne ane te rruges. Policia bllokon restorantet dhe nis hetimin
Elton METAJ
Pjese trupi te nje biznesmeni shqiptar te vrare, pronar i disa restoranteve ne SHBA, jane gjetur ne disa qese plastike prane qytetit Bedford te shtetit Konektikat. Sipas policies, pjeset e trupit qe i perkasin shqiptarit Zef Vulevic (Vulaj), 42 vjec, u gjeten gjate pastrimeve qe beheshin nga vullnetaret me rastin e Dites se Tokes. Nderkohe lajmi eshte pasqyruar gjeresisht, krahas disa gazetave lokale, edhe nga e perditshmja "New York Times".
Vulevic, qe me teper ne SHBA njihej me emrin Joe Vuli (Xho Vuli), eshte pare per here te fundit mengjesin e 5 prillit, duke u larguar nga nje prej investimeve te tij me te fundit, "Gusto Ristorante", nje restorant i stilit italian ne rrugen kryesore te Danbury-s. Sipas policise, kerkimet per te filluan me 10 prill, kur Vulevic u deklarua i humbur nga familja e tij. Thomas A. Njuman, shefi i policise se Bedfordit, u shpreh se Vulevic u identifikua nepermjet shenjave te gishtrinjeve, te marra nga pjeset e trupit qe u gjeten nga vullnetaret, te cilet pastronin me rastin e Dites se Tokes. Pjeset e trupit ishin hedhur ne krah te rruges, pas nje barriere. Rruga lidh qytetet Bedford dhe Danbury ne pjesen verilindore te SHBA.
Ne pjeset e trupit te Vulevic jane gjetur, sipas policise, te pakten dy plumba. Nderkohe ne hetimet e policise per gjetjen e autoreve te vrasjes, jane perfshire restorantet e Vulevic ne Nju- Jork dhe Konektikat, si dhe nje numer i madh restorantesh te tjera. Gjithashtu, policia qe ka bllokuar per momentin restorantet e shqiptarit te vrare, ka sekuestruar edhe apartamentin e nje punonjesi te restoranteve te Vulevic, por pa bere publik emrin e tij.
Pas mungeses dhe zhdukjes misterioze te Vulevic per me teper se tre jave, shoqatat e biznesmeneve dhe konsumatoreve, deklaruan dje se ishin te shokuar nga vdekja e tij dhe e pershkruan shqiptarin si nje njeri te punes, me aftesi krijuese te larta dhe qe punonte per ore te tera ne restorantin e tij. Ai shpenzonte pak kohe me familjen dhe miqte dhe sipas tyre, "nuk dihej te kishte armiq". "Ai nuk kishte kohe per shume njerez", eshte shprehur per "New York Times", Rami Hoti, manaxheri i restorantit te tipit italian "Fino", ne Manhatan (Nju-Jork). Vulevic dhe vellai i tij, Pol, ishin pronare te ketij restoranti, ne nje nga zonat me te shtrenjta te Nju-Jorkut, prej vitit 1985.
Vulevic dhe vellai i tij ishin te dy emigrante nga Shqiperia. Kuzhiniere shqiptare mberriten ne qytetin e Nju-Jorkut kryesisht gjate viteve te Luftes se Ftohte, si dhe gjate konfliktit ne Ballkan ne fillim te viteve '90-te. Te specializuar ne kuzhinen italiane, te dy vellezerit punuan vazhdimisht dhe deri ne momentin e zhdukjes se Vulevic, ata zoteronin dy restorante ne Manhatan, tre ne Uestcester Kaunti dhe dy ne shtetin e Konektikatit. Sipas shtypit, Vulevic ishte ndare nga bashkeshortja dhe ishte spostuar ne Danbury, ne nje apartament ku banonte bashke me nipin dhe partnerin e tij ne biznes, Marash Goxhaj. I pyetur nga policia dhe media lokale, Goxhaj ishte shprehur se daja i tij, mengjesin e dites kur u zhduk, dukej "emocional", pasi kishte pire ne barin e tij ne restorantin "Gusto".
Korrieri
Krijoni Kontakt