Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    'Dritero Agollit'

    Dje u takova
    me poetin e shquar!
    ate
    me te madhin,
    me te thinjurin,
    me te vjetrin.
    folem per poetet e harruar,
    e bene shaka e gallate
    me njeri tjetrin.


    dje
    ne nje rrugice te Tiranes,
    e pashe ate te madhin, Poetin
    tek ecte serbes...
    jo si e ema e Zeqos
    qe ra nga maja e thanes,
    po si Muji kur rrinte me duart ne mes.

    E fjala ndoqi fjalen,
    e poeti treti veshtrimin
    tutje andej nga rrugicat,
    dhe u drodh si gjethe ne vjeshte,
    ashtu sic dridhet lypesi mes dimrit
    nga ngricat.

    veshtronte tutje
    perhumbur,
    sikur i kishte humbur
    kopeja e vargjeve,
    sikur senduqev te vjetr ishin futur,
    sikur kishin kaluar mbas pragjeve.


    veshtova dhe une, me kot
    rrugeve tutje
    une i pagdhenduri
    i padituri, fillestari
    ne syte e poetit kish lutje,
    kish dhibmje
    si ajo ne syte e nje te vrari...

    dje
    takova rrugicave te Tiranes
    poetin e shquar,
    ate
    me gjigandin,
    me te zbardhurin,
    me te vjetrin,
    recituam poezite qe akoma s'ishin shkruar,
    e beme shaka
    e gallate me njeri tjetrin...

    Alban Tartari

  2. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow Poezi nga Alban Tartari

    Kthimi...i zogjve

    Zogjte u kthyen,
    pikeluan qiellin,
    stisen pemet,
    mbushen folete
    gjithe merak qendruan
    aty mbi tjegullat e shtepise,
    mbi tjegullat thyer dimrit
    si kjo jete...
    Zogjte ciceruan permallshem,
    ne pullazin tone te shkrete.


    Kulumbrite celen ne kete
    buze lumi,
    Dy-tri manushaqe neper shkurre,
    Ty sic duket, stina rruges te humbi,
    kendej nga ne
    asnje e re,
    fotografite tona jane zverdhur ne mure,
    akoma qiellit krekosen kercenueshem
    rete ngjyre plumbi.


    Me ne fund pranvera
    erdhi me muzgjet erelule,
    zogjte te presin ti mekosh te dera
    me therrime buke,
    si ngahere fryn era,
    Une dridhem e me mundon
    reumatizma gjunjeve.
    Ku je?

    Ata te presin ti ushqesh me doren tende,
    fotografite duhet ti fshije dikush,
    keto re qe perdite persiper me shemben
    keto ngjyreplumbta duhen perzene...
    Po te presim,
    me kriza malli shpirtit
    e reumatizme gjunjeve,
    Ti duhet ta mbash fjalen e dhene...

    Alban Tartari

    dhjetor 2000

  3. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    "Me vete, merr hijen"...

    Kur te ikesh
    merr hijen me vete,
    shoqeri e trishte,
    ne merzitje ditesh,
    te ndjek pa fjale
    e kurre ne udhe s'mbetet.


    Vec shko gjithnje perpara,
    mos u ndal,mos u kthe
    Odise,
    humbet rrugen deteve pastaj,
    te ndjek nga mbas hija-shpirtvrara,
    po u ktheve
    behesh rob i saj.


    Ngrije largesine bashke me te...
    por kurre mos u dashuro mbas hijesh.
    Se naten, kur dielli te mos jete me,
    si i cmendur murit me koke do ti biesh.
    jo miku im,mos u dashuro mbas hijesh.


    Por prape
    merre me vete hijen,
    se fjalosesh udheve me te,
    me besniken memece,
    se vetem behesh xhind ne dite merzie
    dhe i shastisur udheve mbetesh...


    Udha eshte e gjate,
    plot hane vetmie,
    te duhet nje shok,
    ta thashe: "merr hijen"...


    Alban Tartari, prill 2001

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ditė dhjetori

    eja,aherė kur era tė gremisė
    mes baltės dhe gjethet e fundit,
    kur lumenjtė kalteroshė
    ........... (dhe sytė e mi) tė bėhen turbullirė,
    kur pemėt e zhveshura paturpėsisht
    degėt lakuriqe tė tundin,
    kur pellgjet mes kalldrėmit akull tė kenė ngrirė.

    eja,me hėnėn ndriēuar muzgjeve,
    kur veshet tė tė dhembin
    ........... prej zhurmės sė makinave,
    kur kėrrkush mos tė tė njohė mė rrugėve,
    shfaqu si afishe larushe nė xhamat e vitrinave.

    eja aherė kur bota e ndyrė
    ........... nė fytyrė tė tė plasė derėn,
    kur si xhind i xhindosur duart tė tė dridhen,
    s'ka gjė!
    sill me vete dhe shtėrngatat e erėn
    dhe kujtimet hidhėrake qė s'hidhen...

    eja, se nė qilar kam ruajtur pėr ty njė torbė me mollė,
    ........... dhe mbi prush dy misra tė pjekur,
    do tė jap bluzėn time se je veshur hollė,
    e nė mesnatė si lugatė
    ........... rreth oxhakut do hamė bukė tė thekur...

    eja, duku, kur ditėt tė fillojė te numrojė dhjetori,
    kur lumenjtė dhe sytė e mi
    ........... kaltėroshė tė turbullohen,
    eja,tani se malli si dreqi na mori,
    jo aherė kur emrat nė kėtė botė tė na harrohen...

    eja,
    me muzgun e zverdhur nga hėna,
    para se bukėt e thekura tė ftohen...

  5. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    kur une te vdes

    ketu s`do jem do jem larguar,
    .................. nen toke i tretur si te tjeret...

    ....................................Agolli
    kur une te vdes,
    dhe ti te qash me lote ne nxehte
    mbi trupin tim te ftohur,
    shpirti im lart do ngrihet,
    dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...

    por ti s`do me ndiesh,
    dhe do vazhdosh te qash e heshtur
    thua se lotet do te me ngjallnin,
    e kur trupi im varrin te kete prekur,
    do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...

    do zgjohesh aty nga mesnata,
    do qash mbi jastekun tim te zbrazet
    kurse une do te te ledhatoj floket,
    bashke do presim agimin qe zbardhet,
    rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...

    dhe do vish te koka e varrit tim,
    nje shishe uje do derdhesh
    mbi balten qe me mban mbuluar,
    e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
    athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...

    dhe lotet do derdhen,
    mbi faqet e tua
    mbi doren tende te plakur,
    dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
    se ne zemren tende nje plage kam hapur...

    dhe do vij si zog,
    te qendroj ne nje peme aty afer
    apo nje lule ne kopshtin para deres,
    nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
    nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

    e ti do ti lutesh Zotit per mua,
    do hapesh duart e tua
    dhe syte ne dhe do ngulen,
    e pastj nuk do qash me per mua,
    te koka e varrit te me lesh nje lule...

    dhe do ikesh pastaj,
    ashtu e merzitur e plakur
    nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
    endrren tende per mua do mbash hapur,
    dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.

    dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur...

  6. #16
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga marinI
    Jeta ferr-parajsė

    (Vėgime ferrnore)


    Si gjellė gatuar bota: parajsė e ferr!
    O Zot,nga muajt ėshtė janar a gusht?
    Ē'ėshtė
    Ky zjarr qė pak nga pak shpirtin na nxjerr,
    Ky akull qė shpirtrat na mbush...
    Dhe flaka dhe plaga zemrėn merr.

    Pranė e pranė nė botė ferri, parajsa,
    Ditė-nata ngjyrosur prej dritė-hijesh,
    Gjymtyrėt tona si dru tė trasha,
    Koha qė kot dogjėm: zjarrit ja shpie...
    Digjemi! Porsi Rom'e Neronit nė kohėt e lashta.

    Falna Zot!
    Qajmė e lutemi me zė prej fėmije.

    Dhe Dreqi qesh me ne nga pėrjashta...



    Alban Tartari 2001
    Kam pasur rastin te lexoj penen e Alban Tartarit dhe them me bindje se eshte nje nga ato lloj penash qe te kreh shpirtin radhe me radhe... I dergoj pergezimet e mia publikisht kudo qe ai te jete...

    Me respekt

    A.D.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e vlonjati007
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    1
    Post-Mortum

    Si njė bust mermeri
    tashmė zbardhon pranė meje,
    si njė ortek qė mali poshtė e ka
    pėrzėnė,
    nė njė shpirt nuk gjallojnė dot
    dhe gazi dhe vreri,
    kjo dashuri-gropė
    dy tė vdekur nuk i nxėn.
    Pas vitesh gjeneralėt do gėrmojnė
    pėr bustet e mermertė
    unė e ti dezertuam qyshkur.
    Dashuria,
    na ra duarsh si njė kupė e qelqtė.
    Pastaj vdiqėm.
    Veē kjo bardhėsi e dreqtė
    na pėrcolli-na pėshtolli nė qivur.
    Mbi bustet tona qė do zbukurojnė muzetė
    do shkruhet:
    "Dashuria s'kaloi kurrė mbi kėta gurė"...

    Alban Tartari 2001
    botuar ne Gazeta “Tirana Oberver”

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •