Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Revista “Time” zbulon letrat e Nënë Terezës

    Shkruar nga Blendina Cara, Aurora Foto

    Friday, 24 August 2007


    Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza shkoi në Oslo. E veshur me veshjen e saj të zakonshme dhe sandale në temperaturat nën zero, Gonxhe Bojaxhiu mori titullin më të lartë, çmimin “Nobel”. Në fjalimin e saj, Tereza, misioni i bamirësisë së të cilës ishte rritur nga një marrëzi e një gruaje të vetme në Kalkuta në vitin 1948, në një fener botëror të kujdesit për të tjerë duke mohuar kujdesin për veten, dha një mesazh që bota ishte mësuar ta dëgjonte prej saj.
    “Nuk mjafton që ne të themi, ‘Unë e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin tim’”. Ajo dënoi abortin dhe u shpreh e pikëlluar për varësinë e të rinjve nga droga në Perëndim. Më në fund, ajo sugjeroi që Krishtlindjet që ishin në prag duhet t’i kujtonin botës që, “reflektimi i gëzimit është real”, sepse Krishti është gjithkund. “Krishti është në zemrat tona, Krishti është në varfërinë që hasim çdo ditë, Krishti është në buzëqeshjet që japim dhe ato që marrim”.
    Por pavarësisht kësaj, tre muaj më parë, në një letër që ia drejtonte një të besuari shpirtëror, atë Michael van der Peet, letër kjo që vetëm tani është bërë publike, ajo shkruante me një familjaritet të lodhur për një Krisht ndryshe, një Krisht që mungonte. “Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë. Dua që të lutesh për mua, që ta lë Atë që të ketë dorë të lirë”, i shkruante ajo atij. Letrat e saj janë shumë joharmonike. Të marra së bashku ato japin figurën e një portreti befasues të kontradiktave me veten, atë të një ikone të madhe të 100 viteve të fundit, veprat e shquara, të së cilës dukeshin në mënyrë të pazgjidhshme të lidhura me afërsinë e saj me Zotin. Një libër i ri i titulluar në mënyrë të joarmiqësore “Nënë Tereza: Ji drita ime”, përbëhet kryesisht nga korrespondenca ndërmjet Terezës dhe rrëfyesve dhe superiorëve të saj në një periudhë rreth 66-vjeçare. Në këtë libër shfaqet sfondi shpirtëror i një jete të njohur më së shumti nëpërmjet veprave. Letrat, shumë prej tyre të ruajtura kundër dëshirës së saj (ajo kishte kërkuar që ato të shkatërroheshin, por kisha e saj nuk e kishte zbatuar këtë dëshirë), dëshmojnë se për pothuajse gjysmëshekulli të jetës së saj ajo nuk e kishte ndier prezencën e Zotit – apo siç shkruan redaktori i librit, atë Brian Kolodiejchuk, “as në zemër dhe as në rite”.
    Ajo mungesë duket se ka filluar në të njëjtën kohë kur ajo filloi të kujdesej për të varfrit dhe të sëmurët për vdekje në Kalkutë, dhe, përveç një pushimi 5-javor në vitin 1959, kurrë nuk u mposht. Edhe pse dukej gjithnjë e qeshur në publik, Tereza e letrave jetoi në një dhimbje të thellë dhe të qëndrueshme shpirtërore. Në më shumë se 40 letra, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë publikuar kurrë, ajo vajton për “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po kalonte. Ajo e përjeton eksperiencën me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë. Ajo është mjaft e ndërgjegjshme për mospërputhjen mes gjendjes së brendshme dhe sjelljes publike. “Buzëqeshja”, shkruan ajo, është “një maskë” apo një mantel që mbulon gjithçka. Në mënyrë të ngjashme, ajo pyet nëse është përfshirë në mashtrime verbale. “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale”, i thotë ajo një këshilluesi. “Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë “çfarë hipokrizie”. Reverend James Martin, një redaktor i revistës jezuite “America” dhe autori i “Jeta ime me shenjtorët”, një libër që merret me raportet e shkurtra në vitin 2003 të dyshimeve të Terezës thotë: “Nuk kam lexuar kurrë jetën e asnjë shenjtori, ku shenjtori të ketë një errësirë kaq të thellë shpirtërore. Askush s’e dinte se ajo po vuante”. Kolodiejchuk, redaktori i “Eja bëhu drita ime”, kujton: “Kam lexuar një letër të Motrave (të misionareve bamirëse të Terezës), dhe gojët e tyre u hapën. Do t’i japin një dimension krejt të ri mënyrës si njerëzit e kuptojnë atë”.
    Libri vështirë se është puna e ndonjë reporteri hetues anti-fetar, i cili grumbulloi korrespondencën e Terezës. Kolodiejchuk, një anëtar i Misionit të Bamirësisë, është përgjegjësi për kërkesën e shenjtërisë së saj dhe mbledhjes së materialeve mbështetëse. (Deri tani ajo është lumturuar; hapi tjetër është kanonizimi). Letrat në libër janë mbledhur si pjesë e këtij procesi.
    Dy katolikë shumë të ndryshim parashikojnë se libri do të jetë një pikë referimi. Reverendi Matthew Lamb, kryetari i Departamentit të Teologjisë në Universitetin konservator “Ave Maria” në Florida, mendon se “Eja bëhu drita ime”, do të renditet me “Rrëfim” të St. Augustine dhe “Mali me katër kate” të Thomas Merton, si një autobiografi me theks shpirtëror. Martini i Amerikës, një institucion më shumë liberal, e quan librin “një shërbesë e re për Nënë Terezën, një shërbesë e shkruar e jetës së saj të brendshme”, dhe thotë: “Mund të kujtohet në mënyrë po kaq të rëndësishme si shërbesa ndaj të varfërve. Do të jetë një shërbesë ndaj njerëzve që kanë përjetuar dyshim, mungesë të Perëndisë në jetën e tyre. Dhe e dini se kush janë këta? Gjithkush. Ateistët, dyshuesit, kërkuesit, besimtarët, kushdo”.
    Jo të gjithë ateistët dhe dyshuesit do të jenë dakord. Edhe Kolodiejchuk edhe Martin supozojnë se paaftësia e Terezës për të perceptuar Krishtin në jetën e saj nuk do të thotë se Ai nuk është atje. Në të vërtetë, ata e shohin mungesën si pjesë të dhuratës hyjnore që e aftësoi atë të bëjë një punë të madhe. Por për kategorinë e kuadrove ateistë amerikanë, ky argument duket absurd. Ata do ta shohin librin e Terezës më shumë si gruaja në këngën tipike “countri”, e cila mban një pishtar për burrin e saj 30 vjet pasi ai është larguar të blejë një pako cigaresh dhe kurrë nuk është kthyer. Christopher Hitchens, autori i “Pozita e misionarit”, një polemikë e ashpër për Terezën, dhe kohët e fundit i manifestës ateiste “Perëndia nuk është i madh”, thotë: “Feja është një prodhim njerëzor dhe se kura e saj për rrëfimin e besimit do ta kishte thelluar pusin që ajo kishte gërmuar për vete”. Ndërkohë, ata që e njihnin energjinë e jashtëzakonshme të buzëqeshjes së Nënës mund ta diagnostikojnë sëmundjen e saj më pak si një dhuratë të Perëndisë se sa si tentativë të nën-ndërgjegjshme për llojin më radikal të përulësisë: “Ajo e dënoi veten me një dështim gjymtues për të ekuilibruar sukseset e mëdha”.
    “Eja bëhu drita ime” është ajo gjëja e rrallë, një autobiografi pas vdekjes që mund të shkaktojë një rikonsiderim në masë të figurës së madhe publike, në një mënyrë apo në tjetrën. Ngre pyetje për Perëndinë dhe besimin, motorin pas arritjes së madhe, dhe qëndrueshmërinë e dashurisë, hyjnore dhe njerëzore. Këtë e bën jo vetëm në një formë të organizuar dhe të qëllimshme, por si një turli me shënime të dëshpëruara që s’duhet ta shihnin dritën e diellit dhe që do t’i lërë lexuesit edhe më të bindur se është autentike, dhe se ata, në një farë mënyre shokuese, po prekin jetën e vërtetë të brendshme të një shenjti modern.


    Letrat e nene terezes

    ¨ Jezusi: Do refuzosh ta bësh një gjë të tillë për mua?... Ti je bërë Gruaja ime për dashurinë time – ti ke ardhur në Indi për Mua. Etja që ke
    për shpirtrat të solli këtu. A ke frikë të bësh një hap më tepër për Bashkëshortin tënd, për mua, për shpirtrat? A është ftohur bujaria jote? A jam dytësor për ty?

    ¨ Tereza: Jezus, Jezusi im, Unë jam vetëm Jotja. Unë jam aq budallaqe. Unë nuk e di çfarë të them, por bëj me mua atë që Ti dëshiron, ashtu si Ti dëshiron, për aq kohë sa dëshiron. Por, pse unë nuk mund të jem si gjithë të tjerët?

    ¨ Jezusi: Unë dua që Murgeshat Indiane, Misionaret e Bamirësisë, të jeni zjarri im i dashurisë ndër të varfrit, të sëmurët, ata që po vdesin dhe fëmijët e vegjël… E di se je personi më i paaftë, i dobët e mëkatar, por pikërisht se je kështu, dua të të përdor për lavdinë Time. A do të refuzosh?
    Në një dialog lutësor rrëfyer
    Kryepeshkopit Ferdinand Perier, Janar 1947

    ¨ Më thuaj Atë, pse ka aq shumë errësirë dhe dhimbje në shpirtin tim?
    Drejtuar atë Lawrence Picachy, Gusht 1959

    ¨ Të lutem shkatërroji të gjitha letrat apo çdo gjë që unë kam shkruar.
    Drejtuar: Picachy, prill 1959

    ............

    Letrat e nene terezes

    ¨ Zot, Perëndia ime, kush jam unë që Ti të më falësh? Fëmija i dashurisë tënde që tani është bërë
    më e urryera, ajo që Ti e ke hedhur mënjanë si të padëshirueshme, të padashur. Unë të thërras, unë
    kapem pas teje dhe nuk ka Asnjë që të më japë përgjigje, Asnjë ku unë të kapen, jo, Asnjë. Vetëm...
    Ku është Besimi im, edhe thellë brenda meje, s’ka asgjë, përveç boshllëkut dhe errësirës. Zoti Im sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur. Unë nuk kam Besim. Unë nuk guxoj t’i pëshpërit këto fjalë dhe mendime që kanë zënë vend në zemrën tim dhe më bëjnë të vuaj në një agoni që s’rrëfehet.
    Aq shumë pyetje pa përgjigje jetojnë brenda meje, sa Unë kam frikë t’i zbuloj ato, për shkak të blasfemisë. Nëse ka Zot, të lutem më fal. Kur përpiqem t’i ngre mendimet e mia drejt Parajsës ka vetëm një boshllëk fajësues që i bën mendimet e mia të kthehen në thika të mprehta e të më plagosin shpirtin.
    Më kanë thënë që Zoti më do dhe prapë errësira, ftohtësia dhe boshllëku janë aq të mëdha, saqë asgjë nuk e prek shpirtin tim. A mos kam bërë gabim që i jam dorëzuar aq verbërisht Thirrjes së Zemrës së Shenjtë?
    Adresuar Jezusit

    ¨ Nuk e shpreh dot me fjalë mirënjohjen që kam për ty, pikërisht prej mirësisë tënde ndaj meje, për herë të parë… ndër vite. Unë kam filluar ta dua errësirën sepse besoj tashmë se ajo është pjesë e çdo pjese të vogël të Jezusit, errësira dhe dhimbja në tokë. Ti më ke mësuar ta pranoj atë si një pjesë shpirtërore të veprës. Sot kam ndier gëzim të thellë, që Jezusi s’mund të kalojë më në agoni, por se Ai do ta kalojë atë nëpërmjet meje.
    Drejtuar Neuner, rreth vitit 1961

    ¨ Nëse kjo të sjell lavdi, nëse shpirtrat vijnë para teje, me gëzim unë pranoj gjithçka deri në fund të jetës sime.

    Jezusit


    Tirana Observer

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Ia bente mire enveri kesaj qe se lejonte te vinte ne shqiperi. Te pakten enveri 3 milione veta mashtroi, po kjo qe mashtroi nje bote te gjithe.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po ama nje gje ka Enveri te ngjashme me ty shoki conman qe nuk e ka te ngjashme me Nene Terezen dhe kjo eshte se qe te dy bieni dakort qe te shani dhe te justifikoni trajtimin si kafshe te shqiptarit, injorimit dhe perfshi ketu dhe xhelozine nese nje shqiptar tjeter arrine dicka te madhe ne jete. Enveri ne saje te ketyre gjerave i vrau te gjithe njerezit me shkolle dhe popullore.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Jezus, Jezusi im, Unë jam vetëm Jotja. Unë jam aq budallaqe. Unë nuk e di çfarë të them, por bëj me mua atë që Ti dëshiron, ashtu si Ti dëshiron, për aq kohë sa dëshiron. Por, pse unë nuk mund të jem si gjithë të tjerët?
    Nuk dua te ofendoj kujtimin e Gonxhe Bojaxhiut, po kesaj i thone te flasesh me hijet (ne menyre figurative). Ne fund te fundit, edhe ajo njeri ka qene - njeriun e kapin kriza pergjate jetes, here pas here...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Nuk dua te ofendoj kujtimin e Gonxhe Bojaxhiut, po kesaj i thone te flasesh me hijet (ne menyre figurative). Ne fund te fundit, edhe ajo njeri ka qene - njeriun e kapin kriza pergjate jetes, here pas here...
    Si ka pas kriza ajo joooo.. Luante rolin e shejtan budallait si i thone. Jo me kot, misioni i nene terezes qe ekziston dhe sot, ka qene nje nga misionet me te fuqishme nga aspekti i ndihmes financiare qe mblidhnin nga publiku,organizata dhe qeveri te ndryshme ne fund te shk te 20.

  6. #6
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Boshlleku i besimit ne shpirtin e Nene Terezes

    Imagjinoni ku ikona e shenjterimit dhe mburrjes se krihsterimit, besimtarja e perkushtuar dhe bamiresia e te vraferve indiane gjendet perballe nje konfuziteti dhe dileme te madhe per besimin e saj.Ate e shqeteson erresira shpirterore pavarsisht se eshte me veper mira nga gjithe kristinet.Ajo dyshon ne Zotin dhe ne egzistencen e tij.Si ka mundesi qe nje ikone kristiane te gjendet ne kete situate.

    Nese do ti citojme fjalet e saj do te shikojme se ajo ka vakumin me te madh ne shpirt.

    “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale”, i thotë ajo një këshilluesi. “Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë “çfarë hipokrizie”.


    ajo vajton për “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po kalonte. Ajo e përjeton eksperiencën me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë.

    ajo nuk e kishte ndier prezencën e Zotit

    ka qenë vazhdimisht e shqetësuar nga dyshime të shumta në lidhje me besimin e saj, madje aq sa shpesh herë ajo ndjehej edhe "hipokrite

    Për çfarë punoj unë? Në rast se Zoti nuk ekziston, atëherë nuk ekziston as shpirti. Në rast se nuk ekziston shpirti, atëherë Jezus, askush nga ne nuk është i vërtetë




    Imagjinoni se njeriu me besimtar dhe bamires ne bote kristian shprehet keshtu.Imagjinoni se cfare gjendje do jete Papa qe rri vetem ne kolltuk ne krahasim me nene terezene qe kujdeset per te varferit.Imagjinoni te gjithe ato qe shkojne vetem njehere ne kishe apo nuk shkojne fare.Imagjinoni cdo kristian ne shpritin e tij duke degjuar dhe lexuar fjalet e nene Terezes.

    "Erresire" "erresire" "erresire" dhe a e dine pse?

    Ne bibel

    10 Dhe kushdo që do të flasë kundër Birit të njeriut do të jetë i falur, por ai që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë(Shpalljes, profeteve Zotit), nuk do të jetë i falur(luka 12/10)

    32 Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme''(Mateu 12/32)


    Ne kuran

    5:72.
    Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai)(Jezusi) tha: "O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës

    39:65.
    Pasha Alahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.

    4:48.
    S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.

    4:116.
    Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).

    .




    Video

    http://www.youtube.com/watch?v=e7Gv68wRC1Y


    Nënë Tereza, "viktimë" e krizave të besimit

    Ana e panjohur e shenjtores shqiptare, në një përmbledhje të letrave të shkruara prej saj


    Nënë Tereza e Kalkutës, e cila ka hyrë në rrugën e përshpejtuar të shenjtërimit, ka qenë vazhdimisht e shqetësuar nga dyshime të shumta në lidhje me besimin e saj, madje aq sa shpesh herë ajo ndjehej edhe "hipokrite". Kjo është zbuluar nga një libër ku janë përmbledhur letrat që ajo u dërgonte miqve të saj dhe personave të besueshëm, te të cilët shpesh rrëfehej. Menjëherë pasi filloi punën në periferitë e varfra të Kalkutës, ajo shkruante: "Ku është besimi im? Edhe thellë në shpirtin tim nuk ka asgjë tjetër veçse boshllëk dhe errësirë. Në rast se Zoti është atje lartë, i lutem të më falë". Në letrat që u përkasin tetë viteve më vonë, ajo sërish shpreh "një dëshirë shumë të thellë për Zotin" dhe shton se ndjehej "e revoltuar, bosh, pa shpresë, pa dashuri, pa entuziazëm". E madje edhe buzëqeshja që i ravijëzohej në fytyrën e saj shumë të afërt, shumë familjare dhe të shënuar nga koha, ishte, siç shprehet vetë ajo, një maskë. "Për çfarë punoj unë? Në rast se Zoti nuk ekziston, atëherë nuk ekziston as shpirti. Në rast se nuk ekziston shpirti, atëherë Jezus, askush nga ne nuk është i vërtetë". Nënë Tereza, me të cilën veçanërisht krenohen shqiptarët, vdiq në vitin 1997 dhe u lumturua në një kohë rekord, vetëm gjashtë vjet më vonë. Pavarësisht pra se ndjehej e braktisur nga Zoti, në fillimet e punës së saj, u bë një figurë globale. E veshur me sandale dhe me veshjen e bardhë me viza blu, ajo ishte një imazh i dashur për të gjithë. E nga çka mësohet prej letrave të saj, ajo mbeti e mbushur plot me dyshime, deri sa vdiq. Kriza e besimit te murgesha është përmendur në fakt katër vite më parë nga Reverendi Brajan Kolodiejchuk, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të shenjtërimit të saj. Por gjithçka tashmë, është e përmbledhur në edicionin e ri të letrave që vetë ajo ka shkruar, të titulluar: "Nënë Tereza: eja, bëhu drita ime". E në këtë përmbledhje, shpaloset e tërë ana e saj e errët, e panjohur. "Më është thënë se Zoti jeton tek unë, por sërish realiteti i errët, ftohtësia dhe zbrazëtia është kaq e madhe, sa që asgjë nuk e prek më shpirtin tim", shkruante ajo në një pikë. "Unë e dua Zotin me të gjithë forcën e shpirtit tim, por sërish mes nesh ka një ndarje të tmerrshme". Ndërsa në një tjetër moment, ajo shkruante: "Kam një ndjesi të tmerrshme të humbjes, ndjej se Zoti nuk më do mua, kam ndjesinë e Zotit që nuk është Zot, ndjesinë se Zoti nuk ekziston me të vërtetë". Reverendi Kolodiejchuk, pretendon se Nënë Tereza, nuk kaloi në të vërtetë në fazën e dyshimeve reale të besimit, por në të kundërt, agonia e saj demonstron besimin tek vërtetësia e Zotit. "Ne nuk mund të dëshirojmë diçka që nuk është ngushtësisht e lidhur me ne...Tani, ne kemi këtë perceptim të ri, një dritare e re na hapet mbi jetën e saj të brendshme dhe për mua, kjo duket se është një heroizëm i vërtetë", thotë ai. Sipas priftit, autoritetet e Kishës, kanë vendosur t‘i mbajnë letrat e saj edhe pse një nga dëshirat e Nënë Terezës, para vdekjes, ishte që ato të shkatërroheshin. Në një letër, shkruar një këshillues shpirtëror, Majkëll va nder Peet, pak para se ajo të merrte çmimin "Nobel" për paqen, në 1979-ën, shkruante: "Jezusi ka një dashuri të veçantë për ju. Sa për mua, heshtja dhe zbrazëtia është kaq e madhe sa që unë shoh përreth e nuk shoh asgjë, dëgjoj por nuk kuptoj asgjë. Gjuha lëviz por nuk flet". Papa i ndjerë, Gjon Pali II, një admirues i madh i Nënë Terezës, filloi procesin e lumturimit menjëherë pas vdekjes së saj. Për fillimin e këtij procesi nevojitej thjeshtë një mrekulli e kryer prej saj dhe në vitin 2002, Vatikani njohu si mrekulli shërimin e një tumori në stomak te një grua indiane, Monika Besra, e cila kishte vendosur mbi stomak një varëse me figurën e Nënë Terezës dhe pasi ishte lutur, tumori ishte zhdukur. Tani, një tjetër mrekulli nevojitet që murgesha me origjinë shqiptare, të ecë drejt shenjtërimit.

    Gazeta Shqip


    Revista “Time” zbulon letrat e Nënë Terezës

    --------------------------------------------------------------------------------

    Shkruar nga Blendina Cara, Aurora Foto

    Friday, 24 August 2007


    Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza shkoi në Oslo. E veshur me veshjen e saj të zakonshme dhe sandale në temperaturat nën zero, Gonxhe Bojaxhiu mori titullin më të lartë, çmimin “Nobel”. Në fjalimin e saj, Tereza, misioni i bamirësisë së të cilës ishte rritur nga një marrëzi e një gruaje të vetme në Kalkuta në vitin 1948, në një fener botëror të kujdesit për të tjerë duke mohuar kujdesin për veten, dha një mesazh që bota ishte mësuar ta dëgjonte prej saj.
    “Nuk mjafton që ne të themi, ‘Unë e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin tim’”. Ajo dënoi abortin dhe u shpreh e pikëlluar për varësinë e të rinjve nga droga në Perëndim. Më në fund, ajo sugjeroi që Krishtlindjet që ishin në prag duhet t’i kujtonin botës që, “reflektimi i gëzimit është real”, sepse Krishti është gjithkund. “Krishti është në zemrat tona, Krishti është në varfërinë që hasim çdo ditë, Krishti është në buzëqeshjet që japim dhe ato që marrim”.
    Por pavarësisht kësaj, tre muaj më parë, në një letër që ia drejtonte një të besuari shpirtëror, atë Michael van der Peet, letër kjo që vetëm tani është bërë publike, ajo shkruante me një familjaritet të lodhur për një Krisht ndryshe, një Krisht që mungonte. “Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë. Dua që të lutesh për mua, që ta lë Atë që të ketë dorë të lirë”, i shkruante ajo atij. Letrat e saj janë shumë joharmonike. Të marra së bashku ato japin figurën e një portreti befasues të kontradiktave me veten, atë të një ikone të madhe të 100 viteve të fundit, veprat e shquara, të së cilës dukeshin në mënyrë të pazgjidhshme të lidhura me afërsinë e saj me Zotin. Një libër i ri i titulluar në mënyrë të joarmiqësore “Nënë Tereza: Ji drita ime”, përbëhet kryesisht nga korrespondenca ndërmjet Terezës dhe rrëfyesve dhe superiorëve të saj në një periudhë rreth 66-vjeçare. Në këtë libër shfaqet sfondi shpirtëror i një jete të njohur më së shumti nëpërmjet veprave. Letrat, shumë prej tyre të ruajtura kundër dëshirës së saj (ajo kishte kërkuar që ato të shkatërroheshin, por kisha e saj nuk e kishte zbatuar këtë dëshirë), dëshmojnë se për pothuajse gjysmëshekulli të jetës së saj ajo nuk e kishte ndier prezencën e Zotit – apo siç shkruan redaktori i librit, atë Brian Kolodiejchuk, “as në zemër dhe as në rite”.
    Ajo mungesë duket se ka filluar në të njëjtën kohë kur ajo filloi të kujdesej për të varfrit dhe të sëmurët për vdekje në Kalkutë, dhe, përveç një pushimi 5-javor në vitin 1959, kurrë nuk u mposht. Edhe pse dukej gjithnjë e qeshur në publik, Tereza e letrave jetoi në një dhimbje të thellë dhe të qëndrueshme shpirtërore. Në më shumë se 40 letra, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë publikuar kurrë, ajo vajton për “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po kalonte. Ajo e përjeton eksperiencën me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë. Ajo është mjaft e ndërgjegjshme për mospërputhjen mes gjendjes së brendshme dhe sjelljes publike. “Buzëqeshja”, shkruan ajo, është “një maskë” apo një mantel që mbulon gjithçka. Në mënyrë të ngjashme, ajo pyet nëse është përfshirë në mashtrime verbale. “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale”, i thotë ajo një këshilluesi. “Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë “çfarë hipokrizie”. Reverend James Martin, një redaktor i revistës jezuite “America” dhe autori i “Jeta ime me shenjtorët”, një libër që merret me raportet e shkurtra në vitin 2003 të dyshimeve të Terezës thotë: “Nuk kam lexuar kurrë jetën e asnjë shenjtori, ku shenjtori të ketë një errësirë kaq të thellë shpirtërore. Askush s’e dinte se ajo po vuante”. Kolodiejchuk, redaktori i “Eja bëhu drita ime”, kujton: “Kam lexuar një letër të Motrave (të misionareve bamirëse të Terezës), dhe gojët e tyre u hapën. Do t’i japin një dimension krejt të ri mënyrës si njerëzit e kuptojnë atë”.
    Libri vështirë se është puna e ndonjë reporteri hetues anti-fetar, i cili grumbulloi korrespondencën e Terezës. Kolodiejchuk, një anëtar i Misionit të Bamirësisë, është përgjegjësi për kërkesën e shenjtërisë së saj dhe mbledhjes së materialeve mbështetëse. (Deri tani ajo është lumturuar; hapi tjetër është kanonizimi). Letrat në libër janë mbledhur si pjesë e këtij procesi.
    Dy katolikë shumë të ndryshim parashikojnë se libri do të jetë një pikë referimi. Reverendi Matthew Lamb, kryetari i Departamentit të Teologjisë në Universitetin konservator “Ave Maria” në Florida, mendon se “Eja bëhu drita ime”, do të renditet me “Rrëfim” të St. Augustine dhe “Mali me katër kate” të Thomas Merton, si një autobiografi me theks shpirtëror. Martini i Amerikës, një institucion më shumë liberal, e quan librin “një shërbesë e re për Nënë Terezën, një shërbesë e shkruar e jetës së saj të brendshme”, dhe thotë: “Mund të kujtohet në mënyrë po kaq të rëndësishme si shërbesa ndaj të varfërve. Do të jetë një shërbesë ndaj njerëzve që kanë përjetuar dyshim, mungesë të Perëndisë në jetën e tyre. Dhe e dini se kush janë këta? Gjithkush. Ateistët, dyshuesit, kërkuesit, besimtarët, kushdo”.
    Jo të gjithë ateistët dhe dyshuesit do të jenë dakord. Edhe Kolodiejchuk edhe Martin supozojnë se paaftësia e Terezës për të perceptuar Krishtin në jetën e saj nuk do të thotë se Ai nuk është atje. Në të vërtetë, ata e shohin mungesën si pjesë të dhuratës hyjnore që e aftësoi atë të bëjë një punë të madhe. Por për kategorinë e kuadrove ateistë amerikanë, ky argument duket absurd. Ata do ta shohin librin e Terezës më shumë si gruaja në këngën tipike “countri”, e cila mban një pishtar për burrin e saj 30 vjet pasi ai është larguar të blejë një pako cigaresh dhe kurrë nuk është kthyer. Christopher Hitchens, autori i “Pozita e misionarit”, një polemikë e ashpër për Terezën, dhe kohët e fundit i manifestës ateiste “Perëndia nuk është i madh”, thotë: “Feja është një prodhim njerëzor dhe se kura e saj për rrëfimin e besimit do ta kishte thelluar pusin që ajo kishte gërmuar për vete”. Ndërkohë, ata që e njihnin energjinë e jashtëzakonshme të buzëqeshjes së Nënës mund ta diagnostikojnë sëmundjen e saj më pak si një dhuratë të Perëndisë se sa si tentativë të nën-ndërgjegjshme për llojin më radikal të përulësisë: “Ajo e dënoi veten me një dështim gjymtues për të ekuilibruar sukseset e mëdha”.
    “Eja bëhu drita ime” është ajo gjëja e rrallë, një autobiografi pas vdekjes që mund të shkaktojë një rikonsiderim në masë të figurës së madhe publike, në një mënyrë apo në tjetrën. Ngre pyetje për Perëndinë dhe besimin, motorin pas arritjes së madhe, dhe qëndrueshmërinë e dashurisë, hyjnore dhe njerëzore. Këtë e bën jo vetëm në një formë të organizuar dhe të qëllimshme, por si një turli me shënime të dëshpëruara që s’duhet ta shihnin dritën e diellit dhe që do t’i lërë lexuesit edhe më të bindur se është autentike, dhe se ata, në një farë mënyre shokuese, po prekin jetën e vërtetë të brendshme të një shenjti modern.


    Letrat e nene terezes

    ¨ Jezusi: Do refuzosh ta bësh një gjë të tillë për mua?... Ti je bërë Gruaja ime për dashurinë time – ti ke ardhur në Indi për Mua. Etja që ke
    për shpirtrat të solli këtu. A ke frikë të bësh një hap më tepër për Bashkëshortin tënd, për mua, për shpirtrat? A është ftohur bujaria jote? A jam dytësor për ty?

    ¨ Tereza: Jezus, Jezusi im, Unë jam vetëm Jotja. Unë jam aq budallaqe. Unë nuk e di çfarë të them, por bëj me mua atë që Ti dëshiron, ashtu si Ti dëshiron, për aq kohë sa dëshiron. Por, pse unë nuk mund të jem si gjithë të tjerët?

    ¨ Jezusi: Unë dua që Murgeshat Indiane, Misionaret e Bamirësisë, të jeni zjarri im i dashurisë ndër të varfrit, të sëmurët, ata që po vdesin dhe fëmijët e vegjël… E di se je personi më i paaftë, i dobët e mëkatar, por pikërisht se je kështu, dua të të përdor për lavdinë Time. A do të refuzosh?
    Në një dialog lutësor rrëfyer
    Kryepeshkopit Ferdinand Perier, Janar 1947

    ¨ Më thuaj Atë, pse ka aq shumë errësirë dhe dhimbje në shpirtin tim?
    Drejtuar atë Lawrence Picachy, Gusht 1959

    ¨ Të lutem shkatërroji të gjitha letrat apo çdo gjë që unë kam shkruar.
    Drejtuar: Picachy, prill 1959

    ............

    Letrat e nene terezes

    ¨ Zot, Perëndia ime, kush jam unë që Ti të më falësh? Fëmija i dashurisë tënde që tani është bërë
    më e urryera, ajo që Ti e ke hedhur mënjanë si të padëshirueshme, të padashur. Unë të thërras, unë
    kapem pas teje dhe nuk ka Asnjë që të më japë përgjigje, Asnjë ku unë të kapen, jo, Asnjë. Vetëm...
    Ku është Besimi im, edhe thellë brenda meje, s’ka asgjë, përveç boshllëkut dhe errësirës. Zoti Im sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur. Unë nuk kam Besim. Unë nuk guxoj t’i pëshpërit këto fjalë dhe mendime që kanë zënë vend në zemrën tim dhe më bëjnë të vuaj në një agoni që s’rrëfehet.
    Aq shumë pyetje pa përgjigje jetojnë brenda meje, sa Unë kam frikë t’i zbuloj ato, për shkak të blasfemisë. Nëse ka Zot, të lutem më fal. Kur përpiqem t’i ngre mendimet e mia drejt Parajsës ka vetëm një boshllëk fajësues që i bën mendimet e mia të kthehen në thika të mprehta e të më plagosin shpirtin.
    Më kanë thënë që Zoti më do dhe prapë errësira, ftohtësia dhe boshllëku janë aq të mëdha, saqë asgjë nuk e prek shpirtin tim. A mos kam bërë gabim që i jam dorëzuar aq verbërisht Thirrjes së Zemrës së Shenjtë?
    Adresuar Jezusit

    ¨ Nuk e shpreh dot me fjalë mirënjohjen që kam për ty, pikërisht prej mirësisë tënde ndaj meje, për herë të parë… ndër vite. Unë kam filluar ta dua errësirën sepse besoj tashmë se ajo është pjesë e çdo pjese të vogël të Jezusit, errësira dhe dhimbja në tokë. Ti më ke mësuar ta pranoj atë si një pjesë shpirtërore të veprës. Sot kam ndier gëzim të thellë, që Jezusi s’mund të kalojë më në agoni, por se Ai do ta kalojë atë nëpërmjet meje.
    Drejtuar Neuner, rreth vitit 1961

    ¨ Nëse kjo të sjell lavdi, nëse shpirtrat vijnë para teje, me gëzim unë pranoj gjithçka deri në fund të jetës sime.

    Jezusit


    Tirana Observer
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #7
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Imagjinoni ku ikona e shenjterimit dhe mburrjes se krihsterimit, besimtarja e perkushtuar dhe bamiresia e te vraferve indiane gjendet perballe nje konfuziteti dhe dileme te madhe per besimin e saj.Ate e shqeteson erresira shpirterore pavarsisht se eshte me veper mira nga gjithe kristinet.Ajo dyshon ne Zotin dhe ne egzistencen e tij.Si ka mundesi qe nje ikone kristiane te gjendet ne kete situate.

    Nese do ti citojme fjalet e saj do te shikojme se ajo ka vakumin me te madh ne shpirt.

    “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale”, i thotë ajo një këshilluesi. “Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë “çfarë hipokrizie”.


    ajo vajton për “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po kalonte. Ajo e përjeton eksperiencën me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë.

    ajo nuk e kishte ndier prezencën e Zotit

    ka qenë vazhdimisht e shqetësuar nga dyshime të shumta në lidhje me besimin e saj, madje aq sa shpesh herë ajo ndjehej edhe "hipokrite

    Për çfarë punoj unë? Në rast se Zoti nuk ekziston, atëherë nuk ekziston as shpirti. Në rast se nuk ekziston shpirti, atëherë Jezus, askush nga ne nuk është i vërtetë




    Imagjinoni se njeriu me besimtar dhe bamires ne bote kristian shprehet keshtu.Imagjinoni se cfare gjendje do jete Papa qe rri vetem ne kolltuk ne krahasim me nene terezene qe kujdeset per te varferit.Imagjinoni te gjithe ato qe shkojne vetem njehere ne kishe apo nuk shkojne fare.Imagjinoni cdo kristian ne shpritin e tij duke degjuar dhe lexuar fjalet e nene Terezes.

    "Erresire" "erresire" "erresire"

    dhe a e dine pse?


    http://www.albislam.com/kurani/Kerki...jala=err%EBsir

    Ne bibel

    10 Dhe kushdo që do të flasë kundër Birit të njeriut do të jetë i falur, por ai që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë(Shpalljes, profeteve Zotit), nuk do të jetë i falur(luka 12/10)

    32 Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme''(Mateu 12/32)



    Ne kuran

    5:72.
    Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai)(Jezusi) tha: "O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës

    39:65.
    Pasha Alahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.

    4:48.
    S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.

    4:116.
    Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).

    .




    Video

    http://www.youtube.com/watch?v=e7Gv68wRC1Y


    Nënë Tereza, "viktimë" e krizave të besimit

    Ana e panjohur e shenjtores shqiptare, në një përmbledhje të letrave të shkruara prej saj


    Nënë Tereza e Kalkutës, e cila ka hyrë në rrugën e përshpejtuar të shenjtërimit, ka qenë vazhdimisht e shqetësuar nga dyshime të shumta në lidhje me besimin e saj, madje aq sa shpesh herë ajo ndjehej edhe "hipokrite". Kjo është zbuluar nga një libër ku janë përmbledhur letrat që ajo u dërgonte miqve të saj dhe personave të besueshëm, te të cilët shpesh rrëfehej. Menjëherë pasi filloi punën në periferitë e varfra të Kalkutës, ajo shkruante: "Ku është besimi im? Edhe thellë në shpirtin tim nuk ka asgjë tjetër veçse boshllëk dhe errësirë. Në rast se Zoti është atje lartë, i lutem të më falë". Në letrat që u përkasin tetë viteve më vonë, ajo sërish shpreh "një dëshirë shumë të thellë për Zotin" dhe shton se ndjehej "e revoltuar, bosh, pa shpresë, pa dashuri, pa entuziazëm". E madje edhe buzëqeshja që i ravijëzohej në fytyrën e saj shumë të afërt, shumë familjare dhe të shënuar nga koha, ishte, siç shprehet vetë ajo, një maskë. "Për çfarë punoj unë? Në rast se Zoti nuk ekziston, atëherë nuk ekziston as shpirti. Në rast se nuk ekziston shpirti, atëherë Jezus, askush nga ne nuk është i vërtetë". Nënë Tereza, me të cilën veçanërisht krenohen shqiptarët, vdiq në vitin 1997 dhe u lumturua në një kohë rekord, vetëm gjashtë vjet më vonë. Pavarësisht pra se ndjehej e braktisur nga Zoti, në fillimet e punës së saj, u bë një figurë globale. E veshur me sandale dhe me veshjen e bardhë me viza blu, ajo ishte një imazh i dashur për të gjithë. E nga çka mësohet prej letrave të saj, ajo mbeti e mbushur plot me dyshime, deri sa vdiq. Kriza e besimit te murgesha është përmendur në fakt katër vite më parë nga Reverendi Brajan Kolodiejchuk, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të shenjtërimit të saj. Por gjithçka tashmë, është e përmbledhur në edicionin e ri të letrave që vetë ajo ka shkruar, të titulluar: "Nënë Tereza: eja, bëhu drita ime". E në këtë përmbledhje, shpaloset e tërë ana e saj e errët, e panjohur. "Më është thënë se Zoti jeton tek unë, por sërish realiteti i errët, ftohtësia dhe zbrazëtia është kaq e madhe, sa që asgjë nuk e prek më shpirtin tim", shkruante ajo në një pikë. "Unë e dua Zotin me të gjithë forcën e shpirtit tim, por sërish mes nesh ka një ndarje të tmerrshme". Ndërsa në një tjetër moment, ajo shkruante: "Kam një ndjesi të tmerrshme të humbjes, ndjej se Zoti nuk më do mua, kam ndjesinë e Zotit që nuk është Zot, ndjesinë se Zoti nuk ekziston me të vërtetë". Reverendi Kolodiejchuk, pretendon se Nënë Tereza, nuk kaloi në të vërtetë në fazën e dyshimeve reale të besimit, por në të kundërt, agonia e saj demonstron besimin tek vërtetësia e Zotit. "Ne nuk mund të dëshirojmë diçka që nuk është ngushtësisht e lidhur me ne...Tani, ne kemi këtë perceptim të ri, një dritare e re na hapet mbi jetën e saj të brendshme dhe për mua, kjo duket se është një heroizëm i vërtetë", thotë ai. Sipas priftit, autoritetet e Kishës, kanë vendosur t‘i mbajnë letrat e saj edhe pse një nga dëshirat e Nënë Terezës, para vdekjes, ishte që ato të shkatërroheshin. Në një letër, shkruar një këshillues shpirtëror, Majkëll va nder Peet, pak para se ajo të merrte çmimin "Nobel" për paqen, në 1979-ën, shkruante: "Jezusi ka një dashuri të veçantë për ju. Sa për mua, heshtja dhe zbrazëtia është kaq e madhe sa që unë shoh përreth e nuk shoh asgjë, dëgjoj por nuk kuptoj asgjë. Gjuha lëviz por nuk flet". Papa i ndjerë, Gjon Pali II, një admirues i madh i Nënë Terezës, filloi procesin e lumturimit menjëherë pas vdekjes së saj. Për fillimin e këtij procesi nevojitej thjeshtë një mrekulli e kryer prej saj dhe në vitin 2002, Vatikani njohu si mrekulli shërimin e një tumori në stomak te një grua indiane, Monika Besra, e cila kishte vendosur mbi stomak një varëse me figurën e Nënë Terezës dhe pasi ishte lutur, tumori ishte zhdukur. Tani, një tjetër mrekulli nevojitet që murgesha me origjinë shqiptare, të ecë drejt shenjtërimit.

    Gazeta Shqip
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Arrnub, ketu nuk je as ne xhamine e muhamedit tuaj, as ne kishen sistine, as tek forumi i islamikeve. Komentet me librin tend 'te shenjte' (te botuar nga El-Riad University) leri jashte ketij forumi, se behesh qesharak.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Borix duke lexuar nenshkrimin tend eshte e drejta ime qe te deduktoj argumentet me citate nga me te ndryshme.Ti nese je i Indiktiv mos na jep leksione per argumentin sepse kete lloj te folure qe flet ti e kritikon ne pese paragrafet e pare te leksionit tend te neshkrimit.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Njerez te sigurte qe kane fituar parajsen, se i dine te gjitha (edhe mendimet e Zotit), qe nuk mund te gabojne kurre (se jane te zgjedhur), qe nuk kane kriza identiteti (sepse jane te sigurte qe jane me te mencurit e me te miret).

    Si valle arritet ne nje identitet te tille kaq te larte? Jeni dhurate e Zotit ne toke, nga ajo qe nuk perdor mendjen nga frika se shume qenie te paperkryear e kane perdorur me pare. Ju qe zevendesoni mungesen e lumturise nga lufta per te arritur te persosmerine, me lumturine qe rrjedh nga urrejtja e me te perkryerit!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Ikona e Nene Terezes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •