Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Dhuna kundër grave në Sudan po merr përmasa katastrofale

    Viktimat e luftës në Darfur mbeten gratë dhe fëmijët





    Kur në një shoqëri grave ju mungojnë të drejtat e tyre, atëherë kësaj shoqërie i mungon substanca për të gjetur një zgjidhje paqësore në raste konfliktesh. Sudani është një shembull i tillë. Aty gratë vuajnë nga pasojat e tmerrshme të terrorit.

    Gratë po presin në rradhë për ujë pranë një pompe në kampin e refugjatëve Kaseb pranë qytetit Kutum në veri të Darfurit. Furnizimi me ujë është puna ë grave në Darfur. Ashtu sic janë dhe rritja e fëmijëve, prerja e druve, një pjesë e madhe e punës bujqësore, larja e rrobave, gatimi dhe pastrimi. Në moshën 10 vjecare vajzave të Darfurit ju pritet klitorisi. Në moshën 14 deri 17 vjecare ato martohen. Gjatë martesës shumica e tyre mbeten të paktën 12 herë shtatzana dhe lindin mesatarisht 7 fëmijë. Burrin e ndajnë me dy ose tre gra të tjera.

    Gratë në Darfur vuanin që para luftës. Por që prej 1 viti e gjysmë ka filluar lufta në Sudanin Perëndimor. Që prej 17 muajsh jeta e grave është bërë e padurueshme në Darfur.


    "Quhem Fatma Abdallah. Unë kam fëmijë të vegjël dhe jam shtatzanë. Burrin ma vranë. Kam 6 kalamaj si këta këtu. Nuk kam c´të ha kështu që nuk i jap dot gjirin fëmijëve" - tregon një grua.


    "Ata më thyen krahun dhe më vodhën gjithcka që kisha. Mamaja ime nuk ecën dot dhe e mbajta në krahë gjatë gjithë rrugës. Ata vranë 7 njerëz, që nuk mundën ti varrosim dot. Të gjithë kanë ikur, vetëm të sëmurët dhe pleqtë nuk munden. Edhe ne ndejtëm. Nuk kam vëllezër dhe xhaxhallarët u vranë në Irak. Unë nuk kam asgjë, përvec këtij krahu të thyer. Duhet të lyp gjithë ditën" - tregon një gura tjetër.

    Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International publikon informacione mbi milicët arabë, të ashtuquajturit Janjaved, të cilët i përdhunojnë gratë më nëyrë masive dhe sistematike që prej fillimit të konfliktit në shkurt të vitit 2003. Përdhunimi si armë për nënshtrimin e një populli të tërë. Gratë në kampin e refugjatëve në Kasab nuk flasin mbi këtë temë. Për to ky është turp edhe pse ato u detyruan me dhunë.

    Një burrë vendos më në fund të flasë: Ai quhet Musa Muhamed Sulejman. 35 vjeçari ka humbur babanë dhe shumë të afërt gjatë kësaj lufte. Një nga motrat e tij ra në duart e milicëve arabë.

    "Këtu në këtë kamp ndodhen të paktën 350 vajza, që janë shtatzana nga milicët. Kur ato shkojnë të mbledhin bar për kafshët, i sulmojnë të paktën 10 apo 15 burra dhe i përdhunojnë në mënyrë brutale. Situata jonë është katastrofale."

    Sipas informacioneve të Amnesty International, milicët arabë kanë marrë nga vajzat 8 vjecare e deri në plakat 80 vjecare me vete, duke i përdhunuar ato me ditë të tëra. Gratë tregojnë se ata bërtasin dhe këndojnë kur "bëjnë fëmijët arabë".

    Lufta e ashpër për mbijetesë zotëron jetën e refugjatëve dhe grave të përdhunuara. Dhuna kundër grave vazhdon.


    DW
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    KESHILLI I SIGURIMIT MIRATON PROJEKTREZOLUTEN PER SUDANIN
    Këshilli i sigurimit i OKB-së me shumicë votash ka aprovuar një rezolutë që i kërkon Sudanit të çarmatosë dhe gjykojë milicët e akuzuar se kanë kryer masakra në rajonin e Darfurit. Ndërkohë qeveria sudaneze nuk humbi kohë në hedhjen poshtë të rezolutës së OKB-së për Darfurin. Ministri i Informacionit, Al Zahawi Ibrahim Malik tha në një deklaratë se rezoluta nuk ishte e saktë dhe përqëndrohej më shumë në milicinë janjaweed sesa në vuajtjet e njerëzve. Ambasadori sudanez në OKB, Elfatih Erwa tha se megjithatë, qeveria do të zbatojë rezolutën. Diplomatët thanë se nuk i përket Sudanit të pranojë apo hedhë poshtë rezolutën që bën thirrje që milicët janjaweed të çarmatosen dhe ata që janë përgjegjës për vrasjet të gjykohen.
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan tha se shpresonte se rezoluta do të siguronte marrjen e masave për të parandaluar katastrofën humanitare në Darfur.

    Britani e Madhe pergatit trupat per Sudan
    (me falni qe eshte anglisht )

    British soldiers on standby to avert humanitarian disaster in Darfur
    British soldiers are being put on standby this weekend for possible deployment to Sudan as aid agencies warned that hundreds of thousands of lives could be at risk in the western region of Darfur.

    Soldiers of the 12th Mechanised Infantry Brigade, based on Salisbury Plain, are being told that they might have to go to Sudan. Last week the UN Security Council gave the Khartoum government 30 days to take action against Arab militias, known as the Janjaweed, or face possible sanctions. But aid groups say the delay could see tens, possibly hundreds of thousands, of people die from starvation, disease and armed attack.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bunny : 31-07-2004 më 19:14
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Një raport i vëzhguesve afrikanë në rajonin e Darfurit në Sudan thotë se shumë civilë ishin lidhur dhe djegur të gjallë gjatë një sulmi të milicëve në fillim të këtij muaji. Raporti, që u përgatit nga vëzhguesit e Bashkimit Afrikan, thotë se milicët që mendohet se janë luftëtarë arabë të njohur si Xhanxhauidë, sulmuan një fshat në këtë rajon, duke vrarë civilët dhe duke plaçkitur gjithçka. Në një takim të Bashkimit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abebë, u vendos që të përgatiten plane për një mision paqeruajtës në shkallë të gjerë në Sudan, për të çarmatosur milicët dhe për të mbrojtur civilët në rajonin e Darfurit. Eshtë hera e parë që kjo organizatë po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në një vend anëtar të saj. Duke folur në Kajro pas takimit me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, zoti Pauell tha se presioni mbi qeverinë sudaneze duhej ruajtur, por nuk tha se sa kohë Shtetet e Bashkuara do t’i linin Sudanit për të vepruar. Më parë, zoti Pauell kishte deklaruar se konsensusi në Këshillin e Sigurimit për një rezolutë të ashpër ndaj Sudanit po forcohej. “Mendoj se qeveria e Sudanit e ka kuptuar se bashkësia ndërkombëtare po flet gjithnjë e më shumë me një zë të vetëm duke i kërkuar asaj që të veprojë, ndonëse ende ka dallime nëse duhen vendosur sanksione ndaj këtij vendi”, -tha ai. “Në takimet që zhvillova në fundjavë me një numër anëtarësh të Këshillit të Sigurimit, krijova përshtypjen se Këshilli i Sigurimit po shkon drejt në rezolute të tillë, e cila po fiton përkrahje nga ata që e shohin se sa e rëndë është kriza në rajonin e Darfurit”, -tha sekretari amerikan i Shtetit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    OKB-ja e Sudani diskutojnë për Darfurin

    Plane për të dyfishuar numrin e forcave të sigurisë

    Ministri i Jashtëm sudanez, Doktor Mostapha Osman Ismail, tha se në takim ishte rënë dakord për një lloj kalendari të 30 ditëve të ardhshme dhe më tej me synimin për të përmirësuar situatën në Darfur

    Autoritetet në Sudan kanë bërë publike plane për të dyfishuar numrin e forcave të sigurisë në Darfur deri në 12 mijë trupa gjatë katër muajve të ardhshëm. Ky lajm u dha gjatë një takimi në kryeqytetin e vendit Hartum midis zyrtarëve të qeverisë dhe përfaqësuesit të lartë të OKB-së, Jan Pronk. Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm, Jan Pronk, e përshkroi takimin e të hënës si pozitiv. Ai i tha BBC-së se kishte përparim në zbatimin e marrëveshjes së muajit të kaluar midis OKB-së dhe Sudanit për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Darfur. Zoti Pronk tha se misioni i përbashkët i verifikimit, që ishte dërguar në Darfur javën e shkuar, nuk kishte gjetur prova të kthimit me forcë të personave të zhvendosur nga qeveria sudaneze. Ai shtoi se qeveria e Hartumit kishte premtuar që kthimi të bëhej mbi baza vullnetare. Zoti Pronk tha se, ndërsa siguria nëpër kampe ishte përmirësuar, ekzistonte shqetësim i madh lidhur me veprimet armiqësore të grupeve rebele dhe milicisë në rajon. Ambasadori britanik në Hartum, William Patey, i cili mori pjesë në takim, i tha BBC-së se ata kishin diskutuar lidhur me mënyrat me të cilat qeveria mund të përmirësonte mbrojtjen e kampeve dhe sigurinë në Darfur në përgjithësi. Ministri i Jashtëm sudanez, Doktor Mostapha Osman Ismail, tha se në takim ishte rënë dakord për një lloj kalendari të 30 ditëve të ardhshme dhe më tej me synimin për të përmirësuar situatën në Darfur.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Eshte interesante nje gje ketu!
    Antaret e forumit te cilet me goje plot helm flasin per Ameriken dhe perendimin ne rastin e Irakut(kan te drejte) , nuk flasin asnje fjale per 40 000 Sudaneze te vrare, 1 000 000 te debuar nga kasollat e tyre se shtepi nuk kan, gjer ne 10 000 gra te perdhunuara nder keto edhe vajza 8 vjecare etj etj....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Eshte interesante nje gje ketu!
    Antaret e forumit te cilet me goje plot helm flasin per Ameriken dhe perendimin ne rastin e Irakut(kan te drejte) , nuk flasin asnje fjale per 40 000 Sudaneze te vrare, 1 000 000 te debuar nga kasollat e tyre se shtepi nuk kan, gjer ne 10 000 gra te perdhunuara nder keto edhe vajza 8 vjecare etj etj....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


    Amerika edhe nje here e tregoi fytyren e saj te vertete me mosnderhyrjen e saj por Amerika do ta shpaloste agresivitetin e saj nese do te nderhynte ne Sudan . Populli sudanez qe tashme po vret veteveten me bajoneta i ben thirrje Amerikes edhe Europes per te nderhyre qe ti japi fund kesaj tragjedie por nese nje ushtar amerikan do te shkele ne token sudaneze, atehere e tere bota myslymane do ta denoje kete akt agresiv si nje akt qe thellon edhe me shume idene per qellimet neokolonialiste e per neokryqezatat amerikane ne boten arabe, keshtuqe populli sudanez do te rrembeje armet ne nje jihad te ri per ta shporrurr agresorin.
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga LONDER-TIRONC
    Amerika edhe nje here e tregoi fytyren e saj te vertete me mosnderhyrjen e saj por Amerika do ta shpaloste agresivitetin e saj nese do te nderhynte ne Sudan . Populli sudanez qe tashme po vret veteveten me bajoneta i ben thirrje Amerikes edhe Europes per te nderhyre qe ti japi fund kesaj tragjedie por nese nje ushtar amerikan do te shkele ne token sudaneze, atehere e tere bota myslymane do ta denoje kete akt agresiv si nje akt qe thellon edhe me shume idene per qellimet neokolonialiste e per neokryqezatat amerikane ne boten arabe, keshtuqe populli sudanez do te rrembeje armet ne nje jihad te ri per ta shporrurr agresorin.
    ti flet perçart...
    nuk merret vesh se çfare do me thane... o trim duhet te kesh pak tru per te qene sarcastic otherwise you suck... nejse...

    para ca ditesh Powell vizitoi Sudanin dhe kjo ishte vizita e pare qe prej 25 vjetesh e nje zyrtari te larte amerikan. te bejme pyetjen:
    ku ka qene Amerika deri tani???
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Amerika eshte e pranishme cdokund dhe cdohere.
    Kete e dine te gjithe.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Amerika eshte e pranishme cdokund dhe cdohere.
    Kete e dine te gjithe.
    si ta kuptojme kete?
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shume lehte eshte ne fakt.
    Merr shiko zhvillimin e Ballkanit ne keto 10 vitet e fundit qe kur Amerika eshte prezente ne ate vend,merri analizo ndodhite ne Afganistan,Irak e gjetiu neper bote dhe do e kesh parasysh se ne bote ekzistojne dy lloj shtetesh:Pro Amerikane dhe Kunder Amerikane.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •