Po ta vini re shumica e faqeve serioze shqiptare kane nje qellim te vetem:
T'i shuajne mallin emigranteve apo t'i bashkojne shqiptaret kudo ne bote me njeri tjetrin gjera qe realizohen duke krijuar nje album fotografik, nje forum, nje chat, kenge shqip ne Real Player si dhe lajme te gazetave qe ne i lexojme perdite te nxjerra hera heres dhe pa i marre leje atyre dhe pa respektuar asnje lloj te drejte autori qe ne dis a prej tyre(Gazetave) shprehet qarte ne shenimim per Copyright.
Mua "me kane ardhur ne maje te hundes" keto lloj sherbimesh. Une jam nje shqiptar qe jetoj ne Shqiperi dhe te tilla sherbime eshte normale qe nuk do te me terheqin pasi nuk kam cfare malli te shuaj.
Lindin disa pyetje: Cfare duhet bere qe te terhiqen perdoruesit e internetit ne Shqiperi jo vetem nga chat dhe forumi? Cfare sherbimesh duhet te ofroje nje faqe qe te kaloje cakun e komunikimit ndermjet njerezve? Cfare informacioni?
Problemi nuk eshte aq i thjeshte pasi nje faqe si kjo qe po kerkoj une kerkon nje staf njerezish te pergatitur dhe qe nuk jane njohur ne internet(jo te njohur virtuale), krijimin e nje "kompanie" e keshtu me rradhe. Jam i bindur qe po te ekzistoje deshira e mire asgje nuk eshte e pamundur megjithese shpresa te shuhet kur shikon lloj lloj faqesh qe e quajne veten "Portale Shqiptar" sepse per fat phpnuke dhe phpBB jane falas keshtu qe: "O burra hajt te krijojme faqe se eshte qejf".
Pra une jam i mendimit qe nuk duhet punuar vetem per Shqiptaret jashte Shqiperise. Keta te fundit ne fakt jane perdoruesit me te rregullt shqiptare te internetit. Detyra jone eshte te shtojme perdoruesit e internetit ne Shqiperi si dhe t'i ofrojme atyre sherbimet per te cilat kane nevoje.
Gjithashtu duhet hequr synimi i krijimit te komuniteteve virtuale por krijimi i faqeve informative dhe me sherbime te ndryshme.
A mendoni se ka ardhur dita te ndryshoje dicka ne "internetin shqiptar"?
Krijoni Kontakt