-
i shplodhur
kronikale
Kronikale
Eshte nje situate e cuditshme. Ndodhem ne nje dhome 6 me 5 qe ka nje dollap rrobash, dy shtreter, dy komodina me nga nje sirtar ne pjesen e siperme, nje tavoline me siperfaqe 1 meter katror (kuptohet pothuajse nje meter katror) dhe dera qe me vullnetin tim te plote po e quaj pjese dhome.Ka dhe sende te tjera te shperndara ne dhome: nje cante, shume rroba, disa libra, kepuce dhe dy pale pandofla.
Nje tavell e kam prane per te shkundur cigarin ne te. Eshte cigari im domethene qe po e pi une.
Jam shtrire permbys mbi berryla, por po me dhembin ngaqe dysheku eshte i forte, gur.
Qe jashte ballkonit (5 me 1.5 pothuajse) degjohen zerat e njerezve qe ecin ne trotuar. Disa ecin dhe ne rruge, makina kalojne ketu shume rralle prandaj ndodh kjo.
1869 eshte numer qe tregon vitin e themelimit te birres Henninger. Mund te tregoj edhe shume gjera te tjera por jo tani. Jashte po vershellejne, por une e kalova vemendjen brenda. Mire bera? Nejse. Me pelqen shume fjala Nejse. Me jep kenaqesi te madhe fakti qe kam vendosur teorine idiote se pas saj nuk ja vlen te shtosh asgje, kur e ben pohon humbje. Ne nje diskutim tymor ne klub, gjithmone ne klub, nejse.
Tani degjoni ci ndodhi komshiut tim furxhi.... nejse.
Nejse.
Nejse.
E mire mire, e leme. Por ja qe situata vazhdon te jete e cuditshme dhe mua me vjen per te qeshur. Nejse.
Duhet te kisha qeshur tani po sikur s'ka lezet, po Shkruaj. Ne fakt mua me pelqen te vizatoj, por ngaqe nuk di, shkruaj. (shkrimi ketu si nje aktivitet pothuajse fizik) Nesje, ku e lame? Po, tek situata ne dhome,kjo dhome vazhdon te jete kaq bosh, sikur nuk e di qe une jam ketu, kjo dhome e cuditshme.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt