Amerikanėt tė palėkundur nė Faluxha


Bush premtoi se ushtria do tė bėjė gjithēka ka nė dorė nė Faluxha
Kur kanė mbetur edhe dy muaj pėrpara se SHBA-sė, tė dorėzojnė pushtetin nė duart autoriteteve irakiane, Presidenti Bush dhe Kofi Anan kanė mendime tė ndryshme lidhur me situatėn nė Faluxha.
Presidenti Bush tha se ushtria amerikane do tė bėnte gjithshēka qė kishte nė dorė pėr tė siguruar qytetin qė dominohet nga myslimanėt sunitė, kur rreth dy mijė militantė janė rrethuar qė prej tre javėsh nga marinsat.

Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, tha se forcat amerikane mund ta pėrkeqėsonin situatėn nė Irak.

Ai i bėri thirrje Uashingtonit qė tė shmangte pėrplasjet e armatosura, duke shtuar se rezistenca do tė rritej nėse amerikanėt do tė merrnin masa kundėr civilėve.

Korrespondenti i BBC-sė nė Pentagon, Nick Childs thotė se komandantėt amerikanė me shumė qetėsi kanė treguar se janė tė gatshėm tė ndėrmarrin njė sulm tė njė shkalle tė gjerė, tani qė rrugėt diplomatike dhe politike kanė dėshtuar tė japin rezultate.

Kritikėt thonė se marinsat qė operojnė nė rajon kanė vepruar me shumė ashpėrsi.

Kjo bie ndesh me komentet e disa komandantėve amerikanė, tė cilėt i kanė kritikuar disa njėsite se nuk kanė bėrė sa duhet pėr tė shtypur kryengritėsit irakianė.

Por formacionet qė shėrbenin mė parė nė Faluxha, kanė edhe ato njė pėrgjegjėsi pėr atė qė po ngjet.

Faluxha ka qėnė prej kohėsh problematike dhe ushtria amerikane nuk ka qėnė e mirėorganizuar pėr ta pėrballuar situatėn atje.

Tani prej forcave amerikane pritetet mė shumė.

Faluxha ėshtė kthyer nė simbolin e njė beteje vullnetesh mes koalicionit dhe kryengritėsve irakianė, betejė tė cilėn presidenti Bush, nuk e ka luksin ta humbasė, e pėrfundon kronikėn e tij nga Pentagoni, Nick Childs.


BBC
==============

Fillon terheqja e trupave Amerikane mbas armpushimit dhe me pas premtimit te autoriteteve te vendit se do fillonin te dorezonin armet. Duket se data 30 Qershor po behet gjithmone e me konkrete.