Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    BERISHA E MOISIU, DY PERQAFIME BRENDA 30 MINUTASH

    TIRANE-Presidenti i ri i vendit qė mori dje zyrtarisht detyrėn duket se nuk ėshtė treguar shumė i kujdesshėm, nė ruajtjen e balancės pozitė-opozitė pėrsa u pėrket takimeve , shtrėngimeve tė duarve apo pėrqafimeve me palėt respektive. Kėshtu nė pėrfundim tė fjalės sė tij nė Kuvend ai duke u pėrcjellė nga kryetari Pėllumbi, ka takuar deputetėt qė janė tė ulur ne rreshtin e mesit dhe tė opozitės sė sallės sė Parlamentit. Kur ka ardhur tek vendi i kryetarit tė PD-sė , Moisiu e Berisha nuk kanė shtrėnguar vetėm duart, por edhe janė pėrqafuar. Ky episod ndodhi pasi Moisiu duke takuar deputetėt e PSD-sė nė rreshtin e mesit u gjend pėrballė me Nanon, po pak nė largėsi. As ai as Nano nuk lėvizėn drejt njėri-tjerit. Ndėrsa nė Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit pasi parakaloi ushtarakisht para togės dhe po ngjitej nė podiumin ku e priti presidenti Meidani pėrsėri ka takuar tė ftuarit nė radhėn e parė, qeveritarė, deputetė tė partive tė ndryshme, si dhe kryetarin e PS-sė Nano dhe bashkėshorten e tij Xhoana. Por edhe kėtu kur erdhi radha qė tė pėrshėndetej me Berishėn, ai pėrsėri u pėrqafua duke shkaktuar xhelozi nė radhėt e socialistėve.


    Shenim. Shpresojme qe Presidenti Moisiu te jete me aktiv ne jeten politike te vendit sesa Meidani dhe mendimet e sygjerimet e opozites per problemet e ndryshme qe njihen,te merren parasysh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 25-07-2002 mė 14:59

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Shpresojme qe Presidenti Moisiu te jete me aktiv ne jeten politike te vendit sesa Meidani dhe mendimet e sygjerimet e opozites per problemet e ndryshme qe njihen, te merren parasysh.

    Te shohim, por kam frike se Mejdani ka per tu kerkuar ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qe MOISIU ka puthur Saliun ska pse te xhelozoje PS-ja.
    Kryetari PS-se nuk puth Burra. Ka faqepjeshka e gonxhe kumblla ai qe i puth neper ato vendet ekzotike qe As ONANISI nuk i ka gezuar.
    AI as Mejdanin nuk e ka puthur dhe gjate ketyre viteve i ka ndejtur shume ftohte.
    NANO eshte politikan gjakftohte kurse Berisha eshte Emocional..gezohet e hidherohet per vendin dhe i shpreh keto emocione natyrshem..
    Berisha eshte bir fshatari..
    NANO eshte bir i drejtorit te ATSH-se..

    Ne duhet ta perkrahim MOISIUN sepse ai eshte i vetmi Zyrtar i ndershem ne SHTETin e sotshem te gangrenizuar nga Mafia e PS-se.

    Beteja sapo ka filluar..

    Moisiu jone eshte tani si ai Moisiu i hebrejve qe u mundua ti coj njerzit drejt "tokes se premtuar"..

    Toka e premtuar eshte ..zgjedhje te reja te ndershme e demokratike..
    Le te vonojne por kur te behen te behen tamam..


    Berisha te ket kujdes se po i vjen fundi..
    Ai u puth me Imamin por nji dite do puthet dhe me Milon..jo Milo Paskalin se me Paskalin puthet ai se Paskali e Gjinushi bene qef me Berishen..por me nji karton te kuq nga elektorati demokrat qe do te cuditet..
    Nuk lejohen me gomarlleqet.pik.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Avash shokė edhe miq! Buzė e plasur tė mėrzit! Lėrini ata qė drejtojnė SHQIPĖRINE TĖ PUTHEN, tė pėrqafohen, me lot e me qurra, se ashtu e meritojnė ata njerėz qė nuk dijnė se pėr kė votojnė!
    Lėrini ju lutem, tė kalojmė protektorat i grekut! Pėrse mėrzitemi neve!? Mėsojmė greqisht, Ministrat grekė, socialistė grekė, gazeta greke, televizionė privatė grekė, PO KU JENI O SHKĖRDHATA KOMUNISTA!???????? Tė paktėn Enver Krimineli nuk i la grekėt tė livadhisin! Ua futi shoku Enver tė gjithėve atėhere! Tani tė gjithė e kemi ngrėnė!
    Pėrse ju nipėrit e Bllokut, Ju klyshėt e komunistave qė jeni nė forum nuk DISKRETITUAT njė herė GREKĖT!????? Por merreni me kuja, me cinizėm, me ironi, dhe shani shqiptarėt qė janė mish dhe gjak shqiptari, por qė janė tė qendrės apo tė djathtė!?????? Sepse jeni bij bastardė tė etėrve kriminelė!
    Merreni tani Shqipėrinė e shiteni nė tezga! Nxirrni shpatat si ERGYSI - qurraveci i bllokut apo i labėrisė, dhe bjeruni shqiptarėve nacionalistė! Hė ēfarė prisni???????
    Ka ardhur koha e juaj! Demokratėt si dhjeranikė qė janė e patėn pushtetin, por u pėrēanė, u shpėrndanė, vodhėn atė qė mundėn, dhe ikėn tė dhjerė nga pushteti qė populli ua dha! Kjo sepse Berisha ishte I NDERSHĖM por i PAAFTĖ tė ua tregonte vendin HORRAVE E MORRAVE!!!!!!!!! Na tani plasini tė gjithė me nė krye mua! Tani me kė do e marrim pushtetin!?????? Me ata spurdhjakė gazetarė??? Me atė kryesi partije HERMAFRODITE!? Me ata kastraveca politikė qė kanė zbritur nga katundet e atdheut, si stėrnipa tė Skėnderbeut!
    Rri or miku im Brar, se po pėlcasim ēdo ditėprej marazit! Sa do doja tė hidhja ēdo ditė nė plehra njė komunist tė pjekur nė hell!
    Agim Doēi

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AGIM mos u merzit..

    Ja dhe Bushi uron Moisiun.

    KJ
    -------
    Shelton dorezon mesazhin. Bush uron Moisiun
    E ngarkuara me pune e SHBA, ne Tirane Elizabet Shelton i dorezoi dje Presidentit Alfred Moisiu mesazhin e urimit te kreut amerikan te shtetit Bush me rastin e zgjedhjes se tij ne krye te shtetit shqiptar. Presidenti Bush inkurajon presidentin Moisiu te pershpetoje reformat ekonomike dhe politike ne vend per nje integrim te plote ne insitucionet Europiane dhe Euro-Atlantike. Ai e konsideron zjedhjen e Moisiut ne kete post si nje afirmim te shpresave politike te popullit shqiptar dhe te miqve te Shqiperise ne bote te cilet deshirojne qe z.Moisiu te siguroje zbatimin e ligjit brenda vendit dhe te mbeshtese fushaten kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafikut te paligjshem ne rajonin e Ballkanit. Pas ketij mesazhi, presidenti Moisiu e konsideroi pranine amerikane ne rajon nje faktor sigurie, paqeje dhe stabiliteti si dhe nje kusht themelor per thellimin e metejshem te proceseve demokratike e forcimin e institucioneve te shtetit ligjor ne vendet e Ballkanit.

    n.p

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Se c'fare do te nxjerri ne drite A.Moisiu eshte nje ceshtje qe i takon se ardhmes, se ne tani per tani mundemi vetem te bejme supozime.Persa i perket te jatit Spiro Moisiut ju lutem mos filloni tani te shpikni te paqena se do te na beni qe te na merrend mend dhe do te plasin te vjellat.
    Po te ishte aq patriot i madh ai S.Moisiu nuk do te kishte vazhduar te sherbente nen Italine mbas pushtimit te Shqiperise me 1939.
    Ai ishte "as mish e as peshk" ose me mire "nga fryn era ktheje gunen".
    Se si do te dali i biri tani kjo eshte nje ceshtje tjeter.Megjithse premisat jane te ngjashme.
    Kush eshte i zoti te projektoje dhe te ndertoje bunkere, ma merr mendja qe do te mundet edhe ti cmontoje ato, ne qofte se nuk i mungon deshira e mire.
    Une vete nuk kam shume shpresa tek ai mbasi jam edhe i mendimit qe Presidenti, qofte ky edhe Moisiu, nuk eshte problemi i Shqiperise por eshte vetem nje pjese e vogel e tij.

    Por ju lutem te pakten permbajuni te vertetes dhe mos na kompozoni tani ndonje histori te re" kreshnikesh" ne vargje per Spiron.




    Kastriot

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga kastriot

    Po te ishte aq patriot i madh ai S.Moisiu nuk do te kishte vazhduar te sherbente nen Italine mbas pushtimit te Shqiperise me 1939.
    Ai ishte "as mish e as peshk" ose me mire "nga fryn era ktheje gunen".
    Se si do te dali i biri tani kjo eshte nje ceshtje tjeter.Megjithse premisat jane te ngjashme.

    Por ju lutem te pakten permbajuni te vertetes dhe mos na kompozoni tani ndonje histori te re" kreshnikesh" ne vargje per Spiron.
    Kastriot, nuk e di se ku i bazon ato qe shkruan. Te ftoj te lexosh kete artikull te publikuar tek gazeta shqiptare para disa kohesh.

    http://www.albasoul.com/modules.php?...&mode=&order=0

    Spiro Mojsiu ka qene ne komandant i pergjithshem i luftes nacional clirimtare, merita qe me pas i mori E. Hoxha ashtu sic rrembeu edhe Partine Komuniste duke eleminuar me rradhe gjithe nismetaret e saj.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje misionar amerikan me origjine greke por i lindur e rritur ne Amerike shkoi ne Shqiperi me familjen e vet si misionar prane kishes orthodokse shqiptare. Ai jetoi atje plot 5 vjet, mesoi shqip familjarisht, u njoh me shume shqiptare, bile ndihmoi shume edhe me refugjatet shqiptare nga Kosova ne vitin 1999.

    Kur u kthye ne USA, ai mori pjese ne nje kishe orthodokse shqiptare ku solli edhe kujtimet e tij nga Shqiperia. Ja tek ishte nje "grek" qe fliste shqip, kish vizituar Prishtinen e kish ndejtur nje nate ne familjen e nje shqiptari qe kish qene me pare refugjat dhe qe i ishte shume mirenjohes per ndihmen e dhene. Ai kish sjelle me vete shume fotografi, filmime dhe foli me shume emocion per 5 vjetet e tij ne Shqiperi. Dhe nder te tjera, ajo mua me ngelen ne mendje qene fjalet:

    ".... shqiptaret jane popull shume i dashur dhe ishte kenaqesi per mua dhe familjen time qe jetuam ne ate vend per plot 5 vjet. Pavaresisht nga problemet e shumta shoqerore, problemi me i madh qe une vura re tek shqiptaret ishte problemi i BESIMIT jo vetem ne Zot, por edhe tek njeri-tjetri. Shqiptaret dyshonin kedo dhe gjithcka, dhe kjo mesa arrita te kuptoj ishte pasoje e rregjimit komunist."

    Misionari amerikan, me fjalet qe une nenvizova me lart, me beri edhe mua te kuptoj qe njerezit nuk paragjykohen per perkatesine e tyre fetare, krahinore apo kombesine e tyre. Une isha ai qe e paragjykova ate misionar pasi ishte "grek" por fjalet e tij me bene te kuptoj qe njerezve u jepet nje shans te provojne vetveten.

    Njerezit gjykohen nga veprat dhe qendrimet e tyre !

    Presidenti Mojsiu vjen nga nje familje e degjuar, dhe ju me siper po e paragjykoni ate kur ai nuk ka filluar ende punen e tij. Gjykimet fillojne atehere kur ai te dali para shqiptareve dhe te japi mendimet e tij mbi problemet e vendit.

    Une kam besim tek presidenti Mojsiu, eshte president i imi edhe i juaji. Kam besim tek fakti i thjeshte se eshte ushtarak, ne moshe te pjekur dhe si i tille ai nuk lejon kerkend ta terheqi prej hunde apo te behet pjese e pazareve te felliqura.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Njerzit gjykohen nga veprat dhe qėndrimet e tyre

    I nderuar Albo.
    kam lexuar me ėndje ndėrhyrjet e tua dhe e ndjej pėr detyrė tė tė falėnderoj pėr kthjelltėsinė dhe llogjikėn tuaj tė shėndetshme. Ėshtė pikėrisht si thoni ju.
    Duke qenė tepėr i interesuar pėr tė mbrojtur dinjitetin shqiptar, shpesh kam gjykuar me nerv personalitete tė vėndeve fqinj, sidomos autoritetet e shtypit tė huaj. Nėse ju kujtohet, nė njė emision "Porta a Porta" qėndrimi i Anna Oxa-s, qė shpartalloi liderė tė partive tė majta italiane filoserbė nė Rai UNO, njė futbollist serb tė blerė nga klubet italiane dhe ambasadorin e Beogradit nė Romė gospodin Lekiē, tė gjithė qė patin fatin t'a pėrcjellin atė emision admiruan me gjithė shpirt ēka deklaroi OXA. Pata fatin tė punoj pėr 3 vite me radhė pranė zonjės Anna Oxa dhe atė mbrėmje tė atij debati tė ndezur, isha prapa kuintave tė atij emisioni tė famshėm. Anna Oxa meritonte ēmimin "Nderi i Kombit" qė me motivacion tė shkruar nė bashkėpunim me Edi Ramėn - asokohe Ministėr Kulture ia dėrguam propozimin ishpresidentit Mejdani. Edhe sot e kėsaj dite Dekreti nuk ėshtė firmosur.
    Por diku tjetėr desha tė dal!
    Njė gazetar profesionist Santoro quhet dhe drejtonte emisionin "SCIUSCIA", nė Rai DUE, pathollogjikisht i majtė dhe kundėrshtar i ethshėm i Berlusconit, villte vrer kundėr NATO-s, bombardimeve, dhe mbronte pa skrupull serbėt okupatorė nė Kosovė. O Zot, sa kam urryer atė njeri, nuk kam urryer askėnd! U pėrpoqa tė futem nė studiot e tija, vetėm t'i tregoja se kush janė shqiptarėt. Doja tė sqaroja atė gazetar llafollog se kombi ynė ka personalitete me famė botėrore si: Gjergj Kastriotin, Gonxhe Bojaxhiu - Madre Tereza Shenjt, Karlo Gegėn, Ferid Muratin, Ismail Kadarenė, Gjergj Fishtėn, Faik Konitza, dy Papė, dy perandorė, 169 Akademikė tė shquar qė komunizmi i likuidoi ndonse ishin ushtarakė tė shkolluar nė Itali, Gjermani, Austri e gjetkė i lanė metropolet europiane dhe u kthyen nė Shqipėripėr tė luftuar kundėr bishės nazi - fashiste dhe u shpėrblyen nga Bisha Komuniste me pushkatim(!!!)
    Nejse, nuk arrita tė ēaj barrierat e aversionit kundėrshqiptar. kaluan ditė, javė, muaj dhe Kosova u ēlirua. Ky Santoro na u ftua nė njė emision special tė Maurizio Costanzo Show"!!
    Para se tė fillojė biseda nė studio, Santoro kėrkoj leje dhe mė ka befasuar!Santoro duke kėrkuar fjalėn i pari, deklaroi: I kėrkoj falje popullit fisnik shqiptar pėr gjithshka qė ka transmetuar nė emisionet e mija! Kam jetuar pėr njė farė kohe nė Shqipėrinė Qėndrore dhe atje banova pėr ditė tė tėra nė njė familje tė thjeshtė shqiptare! Fisnikėria dhe dinjiteti i tyre, solidariteti me vėllezėrit shqiptarė tė Kosovės dhe mikpritja e tyre ėshtė shembulli mė i kjartė i njė kombi dinjitoz!....I kėrkoj falje ati populli fisnik europian!
    I nderuar Albo,
    Pėr mua ky deklarim mjaftonte tė ndrroja krejtsisht opinion pėr Santoron. Tani jam unė qė duhet t'i kėrkoj falje atij qė e kam urryer pa e njohur mirė!
    Ndėrsa Gjeneral Spiro Moissiu, apo i biri i tij gjeneral Alfred Moisiu, kanė dhėnė deri mė sot prova dhe fakte tė njė familje atdhetarėsh, profesionistėsh dhe me njė dinjitet pėr t'u admiruar kanė krijuar rreth tyre respekt.
    Tė pranosh tė bėhesh PRESIDENT i shqiptarėve nė kėtė kohėtė mbrapshtė kur globi ėshtė i kėrcėnuar nga terroristat, nga komunistat, nga ndryshimet pexhorative tė psiqikės njerzore ėshtė TRIMĖRI ose AVENTURĖ!
    Ju garantoj qė gjeneral Alfred Spiro Moisiu nuk ėshtė aventurier! Pėrkundrazi ėshtė trim, i gjykueshėm, intrasigjent nė detyrė dhe plot seriozitet nė ēdo angazhim. Ai si Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Shqiptare ėshtė nė gjėndje tė kryej detyrėn ndershmėrisht dhe profesionalisht! Si njeri ėshtė posedues i njė ndėrgjegje tė shkallės mė tė lartė. Si PRESIDENT mandati i tij 5 vjeēar do t'a tregojė. E ka tė vėshtirė, se me Nanon po ka vėshtirėsi partia e tij dhe a nuk u bėn pėrshtypje qė njė politikan karizmatik si Pandeli Majko, Nano herė e vė dhe herė e heq nga karrikja e Kryeministrit! Kjo kujt i bėn mirė?????Askujt veē Nanos - ishnėndrejtorit tė Institutit Marksist Leninist tė KQ tė PPSH-sė!
    Agimi

  10. #20
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Se cfare roli do te luaje Moisiu do ta tregoje koha, por te mos harrojme se RSH eshte republike parlementare dhe vendimet kryesore i ka ne dore kryeministri.



    Pastaj ai eshte ne nje pozite shume te veshtire dhe do te duhet te beje shume kompromise.

    Por rolin perfaqesues qe i takon Presidentit mendoj se do ta luaje me sukses.

    Anton

    ps

    une mendoj se shume me i rendesishem eshte roli i prokurorit te pergjithshem sesa i presidentit
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Presidenti Moisiu mbledh homologėt e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •