SPARI E KISHA NJE LUTJE DREJTUAR MODERATORIT - CUNIMARTUM.TE LUTEM PERMBAJU RREGULLAVE TE FORUMIT DHE MOS LEVIZ POSTET E MIA TE CILAT JANE NE PAJTIM ME RREGULLAT E KETIJ FORUMI.
Komentimi (ekzegjeza) shpirteror i Kuranit
Mjaft shpesh ne Perendim pohohet se ne Kuran nuk ka asgje mistike e as filozofike, dhe se filozofet dhe mistiket asgje nuk i kane borxh. Ketu nuk do te diskutojme per ate cka perendimoret gjejne apo nuk gjejne ne Kuran, por te mesojme se cgjeten ne te vertete muslimanet ne te.Filozofia islame na shfaqet, para se gjithash, si veper e mendimtareve te cilet i perkasin bashkesise fetare qe e karakterizon termi kuranor ehl-ul-kitab, populli qe posedon Librin e Shenjte, d.m.th. popull,feja e te cilit bazohet ne Librin e zbritur nga qielli, Librin i cili i eshte shpallur nje profeti, i cili ia ka mesuar atij populli. Popujt e Librit ne te vertete jane hebrenjte, te krishteret, muslimanet, (zoroastrianet,duke iu falenderuar Avestes, pak a shume e kane shfrytezuar kete privilegj; ata te cilet i kemi
quajtur Sabeje nga Harani paten fat me te vogel).Te gjitha keto bashkesi kane nje problem te perbashket, qe ua ka vene fenomeni bazor religjioz i cili eshte i perbashket: fenomeni i Librit te Shenjte, rregullat e jetes ne kete bote dhe udheheqesi jashte
kesaj bote. Detyra e pare dhe e fundit eshte te kuptohet domethenia e vertete e atij Libri. Por menyra e te kuptuarit eshte e kushtezuar me menyren e te qenmes se atij qe kupton; dhe e kunderta, veprimi I brendshem i besimtarit del nga menyra e tij e te kuptuarit. Situata e perjetuar qenesisht eshte situate hermeneutike(shkathtesi e komentimit te nje teksti), kjo d.m.th. situata nga e cila per besimtarin zhvillohet kuptimi i vertete i cili, me vete
kete, e bene ekzistencen e tij te vertete. Kjo vertetesi e kuptimit, korelative te vertetes se te qenmes, te vertetes qe eshte reale, reales qe eshte e vertete, eshte tere ajo qe shprehet me nje prej shprehjeve kyce te fjalorit filozofik: me fjalen hakika.
Shprehja hakika shenon, ndermjet funksioneve tjera te shumta, kuptimin e vertete te Shpalljeve hyjnore,d.m.th. kuptimin i cili, pasi eshte i vertete, eshte esenca e tyre, andaj edhe kuptimi i tyre shpirteror. Se kendejmi mund te thuhet se fenomeni i Librit te Shenjte te shpallur implikon antropologjine vetjake, ne te vertete nje lloj kulture shpirterore krejtesisht te caktuar, dhe per kete arsye po ashtu kerkon, e njekohesisht nxit dhe orienton, llojin e caktuar te filozofise. Ka dic te perbashket ne problemet qe kerkimi i kuptimit te vertete si kuptim shpirteror i ka vene, ne Krishterim dhe ne Islam, para hermeneutikes se Bibles dhe hermeneutikes se Kuranit. Por, po ashtu ekzistojne edhe diferenca te thella. Pajtueshmerite dhe diferencat do te duhej te analizoheshin dhe te shpreheshin ne termet e struktures.Kur si synim do te shenohej arritja e kuptimit shpirteror, do te nenkuptohej se ekziston edhe kuptimi qe nuk eshte shpirteror, dhe se ndermjet ketij te parit dhe atij qe i tille nuk eshte, ekziston gradacion I tere i cili shpie madje deri te dometheniet shpirterore te shumta. Pra, cdo gje varet nga akti i pare I vetedijes e cila projekton botekuptimin mbi gjerat, me ligjet te cilat edhe me tej do te mbeten ligje te
kesaj perspektive. Ky akt me te cilin vetedija vetvetes ia shpall kete perspektive hermeneutike, njekohesisht ia shpall boten te cilen duhet ta organizoje dhe ta hierarkizoje. Nga ky botekuptim, fenomeni I Librit te Shenjte ka produktuar struktura perkatese ne Krishterim dhe ne Islam; si kundervlere, situatat dhe veshtiresite ne te dy anet dallojne aq sa dallojne menyrat e qasjes kuptimit te vertete.
2. Karakteristika e pare qe duhet vecuar eshte qe ne Islam nuk ekziston kisha. Njelloj sikur qe ne Islam nuk ekziston as prifteria e cila eshte poseduese e mjeteve te meshires, as mesimi dogmatik, as autoriteti papnor, e as koncili i cili i percakton dogmat. Me zbrapsjen e levizjes montaniste, ne shekullin II ne Krishterim frymezimi profetik dhe pergjithesisht liria e hermeneutikes shpirterore nderrohen me mesimin dogmatik te kishes. Nga ana tjeter, lulezimi dhe zhvillimi i vetedijes krishtere paralajmerojne zgjimin dhe rritjen e vetedijes historike. Mendimi i krishtere eshte perqendruar ne ngjarjen e cila ndodhi
ne vitin e pare te eres se krishtere; Personifikimi hyjnor shenon hyrjen e Zotit ne histori. Prandaj, ajo qe vetedija fetare do ta tematizoje me kujdesin gjithnje e me te madh eshte kuptimi historik, i identifikuar me kuptimin tekstual, kuptimin e vertete te shkrimeve te shenjta.Do te shohim, vertet, se si zhvillohet teoria e famshme mbi kater kuptimet, e cila ka formulen klasike:
littera (sensus historicus) gesta docet; queid credas, allegoria; moralis, quid agas; quid speras, anagogia.
Mirepo, sot duhet te kesh mjaft guxim qe ne emer te komentimit shpirteror te pergenjeshtrohen konkludimet e nxjerra nga evidentshmerite historike dhe arkeologjike. Pyetja qe ketu mezi eshte theksuar eshte mjaft e nderlikuar. Do te duhej pyetur se ne cilen mase fenomeni i kishes, se paku ne formen e tij
zyrtare, mund te jete i lidhur me supremacionin e kuptimit tekstual dhe historik. Dhe sa me kete supremacioneshte e lidhur prapambetja e cila shpie drejt mosdallimit te simbolit dhe alegorise, sikur kerkimi i kuptimit shpirteror eshte alegorizem, derisa ka te beje me nje ceshtje krejtesisht tjeter. Alegoria eshte e parrezikshme; kuptimi shpirteror mund te jete revolucionar. Andaj ne formacionet shpirterore jashte kishes eshte ruajtur dhe eshte perterire hermeneutika shpirterore. Ekziston dic e perbashket ne te kuptuarit e Zanafilles, Daljes apo Zbulimit nga Bochmeovi apo Swedenborgu dhe ne menyren
ne te cilen shiitet ismailite apo duodecimaliste apo madje teozofet sufiste nga shkolla e Ibn Arabiut e kuptojne Kuranin dhe corpusin e traditave te cilat e shpjegojne. Dic e perbashket eshte perspektiva ne te cilen shkallerisht shtrihen disa rrafshe te universit, shumice boterash qe simbolizojne disa me disa te tjera.
Vetedija fetare islame nuk eshte perqendruar ne nje fakt historik, por ne nje fakt te metahistorise (qe nuk do te thote te post-historise por te trans-historise). Ky fakt zanafillor, qe i ka paraprire kohes se historise sone empirike, eshte pyetje hyjnore e shtruar shpirtrave te njerezve qe kane ekzistuar para botes tokesore: A nuk jam une Krijuesi juaj? (Kurani, VII, 171). Miratimi i shprehur me gezim si pergjigje ne kete pyetje ka lidhur kontraten e amshuar te lojalitetit, dhe ne besnikerine e kesaj kontrate, nga epoka ne epoke, kane ardhur ti perkujtojne njerezit te gjithe te derguarit; ardhja e tyre e njepasnjeshme perben ciklin e profetise. Nga ajo qe e kane shprehur te derguarit del shkronja e religjioneve pozitive:
Ligji hyjnor, sheriati. Atehere shtrohet pyetja vijuese: a do te mbetet dicka ne kete jashtesi tekstuale?
(Atehere me filozofet aty nuk do te kishin cte bejne.) Apo ka te beje me te kuptuarit e kuptimit te vertete, kuptimit shpirteror, hakikatit?
Filozofi i famshem Nasir-i Husrev (V/XI), me disa rreshta me se miri e shpreh ate per te cilen eshte fjala: Religjioni pozitiv (sheriati) eshte aspekt ekzoterik I Idese (hakika), kurse Ideja eshte aspekt ezoterik i religjionit pozitiv... Religjioni pozitiv eshte simbol
(mithal); Ideja eshte e simbolizuar (mamthul). Ekzoterikja gjithnje nderrohet me ciklet dhe epokat e botes; ezoterikja eshte Energjia Hyjnore e cila nuk i nenshtrohet ndodhise.
3. Hakikatin si te tille nuk mundet, sikur dogmen, ta perkufizoje ndonje nepunes fetar kryesor. Por ai kerkon Udheheqes, Udhezues qe shpie deri te ai. Por profetia ka mbaruar; profet me nuk do te kete. Atehere shtrohet pyetja: si do te vazhdohet historia religjioze e njerezimit pas Vules se profeteve?
Pyetja dhe pergjigjja perbejne ne pjesen me thelbesore fenomenin fetar te Islamit shiit, i cili mbeshtetet ne profetologjine qe zhvillohet ne imamologji. Per kete, ne kete studim, ne fillim do te ndalemi ne filozofine profetike te shiizmit. Nder premisat e saj eshte polariteti i sheriatit dhe hakikatit; detyra e saj eshte ekzistimi dhe mbrojtja e kuptimit shpirteror te Shpalljeve hyjnore, qe do te thote kuptimit te fshehte ezoterik. Nga kjo mbrojtje varet ekzistimi i Islamit shpirteror. Ne te kunderten,Islami me variantet e tij vetjake do ti nenshtrohet procesit i cili ne Krishterim i ka laicizuar sistemet teologjike
ne ideologji shoqerore dhe politike, e ka laicizuar mesianizmin teologjik, per shembull, ne mesianizem social.Eshte e sigurt se ne Islam rreziku paraqitet ne kushte te tjera. Deri tash nuk kishte filozofe te cilet do ta analizonin thellesisht. Pothuaj krejtesisht eshte lene pasdore faktori shiit, ndonese fati i filozofise ne Islam, e me kete edhe domethenia e sufizmit, nuk mund te shqyrtohen te pavarura nga domethenia e shiizmit. Sa i perket shiizmit ismailit, gnosa islame me temat e saj te medha dhe me fjalorin e vet ka qene
themeluar qysh para lindjes se filozofit Avicenes (Ibn Sina).Mendimi filozofik ne Islam, meqe nuk u detyrua te ballafaqohet me problemet e dala nga ajo qe e quajme
vetedije historike, leviz me levizje te dyfishte: me levizjen perpara nga Burimi (mebde) dhe me kthimin Burimit (mead), ne dimensionin vertikal. Format jane menduar para ne hapesire se sa ne kohe.
Mendimtaret tane nuk e shohin boten ne evolucion ne drejtimin e vijes se drejte horizontale, por ne ngritje; e kaluara nuk eshte pas nesh, por nen kembet tona. Ne kete bosht organizohen kuptimet e Shpalljeve hyjnore, kuptimet qe u pergjigjen hierarkive shpirterore, rrafsheve te universit qe po happen qysh nga fillimi i metahistorise. Mendimi ketu lirisht leviz dhe nuk duhet te mendoje ne ndalesat e mesimit dogmatik. Ajo me cka duhet konfrontuar eshte sheriati, ne rast se ky e refuzon hakikatin. Refuzimi i ketyre perspektivave ngritese i karakterizon letraristet e religjionit legalitar, njohesit e Ligjit.
Por, nuk jane filozofet ata qe e filluan dramen. Ajo filloi menjehere te nesermen pas vdekjes se Te Derguarit. I gjithe mesimi i imameve nga shtepia e Muhammedit saa., qe deri te ne arriti me nje corpus te vellimshem, na mundeson ti ndjekim gjurmet e tij dhe te kuptojme si dhe pse pikerisht ne mjedisin e ithtareve te tyre, filozofia perjetoi rilindje madheshtore.
Pervec kesaj, idete udheheqese te profetologjise shiite me shekuj gjithnje jane te pranishme. Shume tema dalin nga aty: konfirmimi i identitetit te Engjellit te Njohjes (akl feal, Intelekti Veprues) dhe Engjellit
te Shpalljes (ruh-ul-kuds - Shpirti i Shenjte, engjelli Xhibril); tema e njohjes profetike ne gnoseologjine e Farabiut dhe Ibn Sinase (Avicenes); ideja se urtesia e mentareve greke rrjedh, po ashtu, nga Thellesia e drites se profetise; vete ideja per kete hikme ilahijje, e cila etimologjikisht eshte theosophia,e jo teologjia as filozofia ne kuptimin qe ne ua japim atyre fjaleve. Pikerisht ndarja e teologjise dhe filozofise, e cila ne Perendim fillon qysh ne skolastiken latine, eshte treguesi i pare i ketij laicizimi metafizik qe me vete terheq dysine e besimit dhe te dijes, dhe i cili synon drejt idese mbi te verteten e dyfishte te cilen e ka predikuar nese jo Averroesi(Ibn Rushd), atehere njefare averroizmi; por ky averroizem pikerisht ndahet nga filozofia profetike e Islamit. Per kete arsye ai ne vete shteret dhe per kete shkak gjate kohe e kane konsideruar si fjale te fundit ne filozofine islame, kinse ai, ne te vertete, ka qene vetem rruga qorre e tij, episod per te cilin mendimtaret e Islamit lindor as qe kane ditur.
Vazhdon .
HENDRIX
Krijoni Kontakt