Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Sehir nga Fisnik

    Sehir !

    Pėrbri afshit tė dashurisė
    ndezė zjarret e zemrės
    n’aktin e mbytjes makabre

    Ditė e natė bėnė sehir !

    Dy veshtrime tė njė syri
    nė trupin me dy koka
    tė njė zemre me dy trupa

    Ditė e natė bėnė sehir!

    Nga shenja e shpirtit fisnik
    nė paradhomėn e tragjedisė
    therren shpirtėrat e shfrenuar

    Natė e ditė bėnė sehit!

    „Eremit qė duron nė heshtje“
    kur e therrė maja e hlemtė
    nė ndarjen e zorshme

    Natė e ditė bėnė sehir!

    Skifter KRONI
    Genčve, prill 2004


    Gjinja

    Kur tė mė lajnė, nėse mė lajnė
    vdekja do tė duket mė e bukur
    nga mėkatet n’kuptim apsolut

    Nevojat e gjinėve me gjak filistin
    thikat e ndryshkura nga gjaku

    Nė shkretėtirėn e dashurisė
    njerėzorja tezgė e psitė
    s’vlėnė dot asnjė sakrificė

    Iluzionet vdesin nga thimthi
    i gjarpėrinjėve gjykatės



    DEMONĖVE

    Demonėt nė kohėra tė zorshme
    gjithmonė pijtėn tambėl
    nė gjoksin e Ilirisė

    O zot sa shumė kemi vuajtur !

    Me kuaj tė Trojės trok
    sa shpesh gjerė e gjatė
    pėrdhunuan Dardaninė

    O zot sa shumė kemi duruar !

    Vrapin s’e ndalėn
    Derisa morėn nė thue
    Aty ku s’lindin as s’vdesin dot

    O zot sa shumė kemi pritur !




    p.s. per shkak te problemeve teknike, disa mesazhe te dates 26 Prill u fshine nga serveri. Shkrimi me lart eshte njeri prej tyre.

  2. #2
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    FRIKĖ


    Nga Ti nuk kam frikė
    nga Zoti mė kanė mėsuar
    kur t’ia mėsoj emrin
    do t’i rrėfej veē njė gjė
    sa peshė tė rėndė ka jeta

    Nga Ti s’kam frikė
    as nga Djalli jo
    Nana fantazmėn pėr té
    kurrė s’ma mėsoi
    kjo ishte madhėshtia e saj

    Nga Ti s’kam frikė
    as nga vdekja egėrsirė
    linja s’kishte qenė mė e lehtė
    mė treguan tė fisit pahiri
    labora populus e turmave

    Kėshtu jam pra unė
    nuk do tė doja tė ndėrrohesha
    me askend tė pjellės sime
    veē kėshtu fisnikėrisht
    i mundi pasionet e mia


    CH-Genčve, shkurt 2003
    Skifter KRONI

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Urime Fisnik, mė pėlqyen kėto poezi

    Drini.

  4. #4
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Drini nė L.A., dua t’i them dy fjalė a pak fjalė.

    E kam lexuar mirė biografinė tėnde dhe lidhjet qė lufta ēlirimtare e UĒK-sė t’i ka mundėsuar me Kosovėn. Ti je njė person i edukuar pėr sė miri e pėr sė mbari. Unė tė falėnderoj pėr fjalėt e ngrohta. Kėto tri poezitė e para i shkrova drejtpėrdrejtė sa isha i kyēur nė FSH, dhe i postova pa i regjistruar nė PC-nė time. Pas njė kohe u zhdukėn dhe isha pak i deshpruar. Pasi bėrsa „ankesė“ te shigjeta dhe Fiori, Fiori i kishte gjetur dhe i ktheu aty ku i kisha postuar. I kam falėnderuar nė PV.

    Pse i bėra kėto spjegime?

    Me bėhet se Brari kishte shkruar qė disa qė krijojnė, komentojnė pak. Ka shumė tė drejtė. Gjithė duke besuar qė pėr mua nuk ka qenė fjala, megjithatė dua tė them se sa herė qė dikush shkruan njė poezi tė re, me deshirė, do ta komentoja. Por… , letėrsia, sidomos poezia, duke qenė e mbushur me figura stilistike nga mė tė ndryshme, dhe fantazma (sipas kuptimit tė fjalorėve ne gjuhė tė huaja) shpesh i huton pjesėmarrėsit nė diskutime. Besoj qė ashtu siē mė ka ndodhur mua, u ka ndoshur edhe tjerėve, qė nė njė fjalė, fjali apo strofė ta (gjej) gjejnė vetėn. Pastaj rrjedha… Dihet, fillohet me debate tė zjarrta qė shpesh pėrfundon me hidhėrimin (humbjen) e njė miku apo mikeshe. Sado qė ( kėta) janė virtualė, plagė shkaktohen. Dua tė them se nė forumin e letėrsisė shkruajnė dhe komentojnė intelektualė tė formuar, prandaj duhet hecur sikur nėpėr teh tė shpatės dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė. Veē kėsaj, kėta intelektualė dalin, apo kanė dalur, pėrveē atyre nga Tirana dhe Prishtina, nga shkalla tė ndryshme tė shumė kryeqendrave evropiane dhe tė SHBA-v, etj.

    A nuk e deshmon poezia e dikeas (pėr shkak tė fjalės fantazmėku pelin ndezi fitilin (me tė drejtė apo pa te) dhe mė nuk mund t’ia ulte zjarrin. Vetėm aty (kush ka pėrcjellur forumin e letersisė) mund tė vėrej se ē’alenca tė vjetra janė prishur e sa tė tjera janė lidhur.

    Nė vazhdim ja njė poezi e pėrkthyer.

    Ngase unė jam e para dhe e fundit
    Unė jam e nderuara dhe e urryera
    Unė jam prostituta dhe shenjtėria
    Unė jam gruja dhe virgjėresha
    Unė jam nėna dhe e bija
    Une jam krihėt e nėnės sime
    Unė jam sterilja e fėmijėt e mij janė tė panumėrt
    Unė jam nusja dhe beēaresha
    Unė jam ajo qė lind dhe ajo qė s’ka pjellė kurrė
    Unė jam ngushllimi (qetėsimi) i dhimbjeve tė lindjes
    Unė jam gruaja dhe burri dhe njeriu im mė ka krijuar
    Unė jam nėna e babait tim
    Unė jam motra e burrit tim, e ai ėshtė biri im i braktisur
    Megjithatė, respektomni gjithnjė
    Sepse unė jam skandalozja dhe mrekullia

    Hymne nė Isis, shekulli i 3tė apo i 4ėr para Krishtit,
    e zbuluar nė Nag Hamadi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 02-05-2004 mė 10:48

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  5. #5

    Pėrshėndetje

    Citim Postuar mė parė nga fisnik
    A nuk e deshmon poezia e dikeas (pėr shkak tė fjalės fantazmėku pelin ndezi fitilin (me tė drejtė apo pa te) dhe mė nuk mund t’ia ulte zjarrin. Vetėm aty (kush ka pėrcjellur forumin e letersisė) mund tė vėrej se ē’alenca tė vjetra janė prishur e sa tė tjera janė lidhur.
    [/COLOR]

    Pėrshėdetje.

    Desha vetėm ti pėrgjigjem kėsaj fjalie :
    - Vetėm aty (kush ka pėrcjellur forumin e letersisė) mund tė vėrej se ē’alenca tė vjetra janė prishur e sa tė tjera janė lidhur-
    Personalisht , flas pėr mua si person meqė m’u dha dėshira tė diskutoja ca nė temėn e - Fantazmave tė fshehura tė Dikeas –nuk m’u prish asnjė aleancė e vjetėr e nuk rilidha asnjė aleancė tė re nga komentimi i vargjeve tė Dikeas, pėrveēse faktit qė Dikean e kam lexuar dhe e lexoj me njė frymė si dikur sepse ėshtė e mrekullueshme nė tė shkruar dhe vargu i saj ka emocion tė fuqishėm, Lotin e Shpirtit e admiroj njėjtė si dikur kur shkruante – Pėr vehten time apo Pėshtjellim ditėsh etj, etj… ashtu edhe sot qė vazhdon shkrimet me Torkun e Shpresės . Me tė njėjtin shikim tė dikurshėm i lexoj tė tėrė pjesėmarrėsit tek letėrsia dhe kur kam mė shumė kohė nė dispozicion komentoj ashtu si unė e kuptoj tė shkruarin nė tė lexuar. Por kjo s’do tė thotė aspak lidhje-ēlidhje aleancash pėr arsye tė debatit letrar. Larg kėsaj se ndryshe do ishte mjerim i forumit njė mendim i tillė dhe do na mbyllte vetėm brėnda faqeve tona tė forumit me ndjesinė e tė qenit vetėm mes 14 mijė forumistave.
    Kush vallė vritet nga debati??? - Personalisht them se ėshtė pasurim intelekti tė debatosh , sepse vetėm kėshtu fillon dhe i sheh gjėrat edhe ndryshe duke reflektuar edhe sipas mendimit tė debatuesit e pak nga pak recepton ( kapton) atė qė mund tė duket mė e qartė pėr vetveten. Pra ėshtė shkėmbim mendimesh aspak ēvleftėsues por frytdhėnės. Pikėrisht pėr kėtė shkėmbim i admiroj anėtarėt tė cilėt kushtojnė kohė tė komentojė si vargjet e forumistit mė tė vjetėr tė forumit po ashtu edhe tė sapardhurit nė forum, duke shtuar larshmėrinė dhe lezetin e tė lexuarit.
    Kesaj radhe vargjet e Dikeas i kam admiruar edhe 100 herė mė shumė sepse qe e vetmja qė na mblodhi ashtu kokė mė kokė nė forum me dėshirėn e mire pėr tė hyrė thellė nė vargun e saj. Gjithkushi lexoi vargun si ai/ajo e kuptoi. E rėndėsishme ishte qė autorja kishte shpehur atė qė kishte ndier ashtu si ajo e kishte ndier e qė ne u munduam ta kuptojmė aq dhe ashtu si ne kuptojmė. Askush s’ka tė drejtė gjykimi pėr kėtė. I thonė liri mendimi nga tė dy palėt.

    Dhe si pėrfundim mė vjen mirė qė lexoj edhe vargjet e tua, dhe mė vjen keq qė shkruan nga Gjeneva e nuk tė njoh tė pimė miqėsisht si dy shqiptarė tė mirė njė kafe .

    Gjithė tė mirat

    Elna.

  6. #6
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Elna,

    Mė duhet tė pranoj qė pėr herė tė parė tė kam lexuar tė poezia e dikeas. Falemnderit qė ke gjetur kohė tė shkruajsh edhe disa rreshta te tema ime. Keq qė shkrimin tėnd e lexova pasi tashmė e kam mbaruar drekėn (ku e pėrplasa njė pizzė nė Pzzerinė-Hut) aty te "Bulevard des Philosophes" majtas duke zbritur nga Universiteti i Genčve-s. Pra nuk do tė pinim vetem nga nje kafe por edhe do hanim nga njė pizzė.

    Pėrndryshe kohėn e lire shpesh jam nė UPSH, sidomos mbrėmjeve.

    Pėrshėndetje

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  7. #7

    Pėrshėndetje

    Citim Postuar mė parė nga fisnik
    Elna,

    Mė duhet tė pranoj qė pėr herė tė parė tė kam lexuar tė poezia e dikeas. Falemnderit qė ke gjetur kohė tė shkruajsh edhe disa rreshta te tema ime. Keq qė shkrimin tėnd e lexova pasi tashmė e kam mbaruar drekėn (ku e pėrplasa njė pizzė nė Pzzerinė-Hut) aty te "Bulevard des Philosophes" majtas duke zbritur nga Universiteti i Genčve-s. Pra nuk do tė pinim vetem nga nje kafe por edhe do hanim nga njė pizzė.

    Pėrndryshe kohėn e lire shpesh jam nė UPSH, sidomos mbrėmjeve.

    Pėrshėndetje
    Ti, flm pėr ftesėne drekės po ashtu kėshtu gjatė javės unė drekėn e ha nė punė.
    Po mė vjen ēudi kur thua pėr nė U.P.SH se unė atje vete shpesh. Madje ketė tė enjte sikur ka njė aktivitet dhe kėndon Mimoza e kėshtu qė atje 99% jam e kėshtu pėrshėndetemi.

    Gjithė tė mirat
    Elna.

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Citim Postuar mė parė nga fisnik
    Drini nė L.A., dua t’i them dy fjalė a pak fjalė.

    E kam lexuar mirė biografinė tėnde dhe lidhjet qė lufta ēlirimtare e UĒK-sė t’i ka mundėsuar me Kosovėn. Ti je njė person i edukuar pėr sė miri e pėr sė mbari. Unė tė falėnderoj pėr fjalėt e ngrohta...
    Falem Nderit qė e ke lexuar biografin time, dhe gjithashtu, tė Falem Nderit pėr konsidertėn tėnde pėr mua Fisnik. Nėse do kisha diēka pėr t'i thėnė shqiptarėve, sinqerisht tė paktėn kėto dy fjali do mė kėnaqnin tė cilat i pėrmėnda edhe nė prezantimin tim nė kėtė forum:

    "Paragjykimin midis nesh le ta lėmė mėnjanė, sepse s'do na bėj asnjė punė. Le ta shohim shishen gjysėm tė mbushur pėrsa i pėrket ēėshtjes Shqiptare!"

    Ėshtė diēka e mirė qė nėse poezitė qė lexojmė kėtu, dhe na pėlqejnė, t'ua pėrcjellim njė falemnderim autorėve tė tyre. Ēfarė the ti rreth "komentimeve""letrarėt tanė tė madhnishėm" nuk ua japin atyre qė shkruajnė me vėnd, bie mėse dakort me ty dhe me ēfarė tha Brari tek njė temė tjetėr. Por kjo gjė nuk ka pse t'na shqetėsoj, sepse ėshtė xhelozia ēka ua shkakton "poetėve" apo "letrarėve" me "emėr" nė kėtė forum tė veprojnė siē veprojnė (flas pėr disa, jo tė gjithė, por nuk dua tė jap emra) pasi u kanė bėrė vetes njė piedestal prejku nuk zbresin dot, dhe flasin pėr veten e tyre sikur t'u ken ngritur statuja nė emėr tė tyre ngaqė kan "emėr" nė letėrsinė shqiptare. Ēfarė do u thosha kėtyre qė nuk reagojnė ose nuk komentojnė poezitė ose shkrimet e atyre qė shkruajnė me vlerė, por qė nuk njihen si emėr? Ta gėzofshni emrin qė keni nė letėrsinė shqiptare! Nė fund tė fundit, xhelozia e tyre do t'i vrasi nėn vete, dhe, i urti dhe ai qė qėndron veē me tė drejtėn, sadoqė mos tė ket shkruar fare, ėshtė 100 mijėherė mė i/e mirė sesa tė vet-ngriturit mbi piedestale, "shkrimtarė shqiptarė me famė..." por nė fund tė fundit, tė vetė-ngurtėsuar nė zemrėn e tyre tė pagjaktė!...

    Gjithėsesi, Fisnik, kjo ėshtė tema jote qė t'na tregosh poezitė ose shkrimet e tua, dhe tė kėrkoj ndjesė qė po flas pėr tė tjerėt kėtu, pasi as vetė nuk mė pėlqen tė marrė tė tjerė nėpėr goj, por po prek veē pėrgjegjėsinė shoqėrore tė shkrimtarėve qė kemi nė forum dhe tė cilėt disa prej tyre (jo tė gjithė por disa) hunda ua kalon edhe Hėnėn, dhe kur vjen puna pėr tė qėnė konstruktiv dhe pėr tė bėrė debate nė tė mirė tė gjithė shkruesve, aha, harroje kėtė punė...

    Poezia nuk duhet gjykuar, e mirė apo e keqe, letrare po paletrare. Ē'ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė ndjenja qė pėrciell, ėshtė synimi i asaj zemre qė ia lėviz dorėn shkruesit qė tė hedhi disa fjalė mbi letėr. Nuk ėshtė as e harritur dhe as e paharritur, poezia thjeshtė ėshtė siē ėshtė, prandaj, mendoj unė, njė lexues kur lexon poezi duhet thjeshtė tė marri esencėn qė kuptoj dhe ndjeu prej poezisė sė dikujt.

    Mirpo nė kėtė forum ka nga ata/ato qė tė gjykojnė, a thu sikur po konkuron me ta dhe ia morre medaljen e "shkrimtarit shqiptarė me famė."

    Gjithėsesi Fisnik, tashi pėrfundova, lol, po ta lė vėndin ty qė tė lexojmė poezitė e tua, dhe tė kėrkoj ndjesė qė komunikova kėshtu kėtu me ty, mirėpo fola nė tė mirė tė gjithė shkruesve shqiptarė.

    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta,
    sinqerisht,
    Drini.

  9. #9
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    HESHTJE

    Ballė gurėve tė thepisur
    njė tempull buzėqeshė nė heshtje
    sa herė valėt e liqenit ia lajnė shtatin

    Tempull i pafjetur kurrė
    me xhelozi mat historinė e qytetėrimeve
    dhe fatin e njerėzve nė kėngėn e njė zogu

    Karshi tij shtrihet qyteti me drita
    jap kokėn nėse s’ėshtė qytet pagan

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Tema tė Ngjashme

  1. Programi kompjuterik Kur'ani Fisnik
    Nga loyalx nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 11:27
  2. Lajme Nga Bota Islame !
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 367
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 15:12
  3. Cili eshte qendrimi i muslimaneve ndaj apostasise (blasfemis)!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 08:38
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. Kur'ani fisnik sfidė dhe mrekulli
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2004, 20:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •