TE PATHENAT E PESE CASTEVE - shkrimi eshte shkruar dhe postuar fillimisht nga eris.
Tomaso tani eshte brenda tynelit te erret. Ndjen ftohte, eshte vetem, me nje pjate bosh ku noton shpresa e tij. Cast pas casti zemra i rreh fort, sikur gjithcka qe ka rrotull kerkon te vdese, bashke me te.
Eshte i lodhur, i merzitur, i verber, me syte e ngulur mbi lugen e argjendte anash pjates.
Psheretin i dobet, mbush nje luge prej pjates bosh dhe e gllaberon me shpejtesi, pastaj terhiqet prapa i tmerruar, sikur te jete perlyer me dicka te konsumuar, qe organizmi nuk ia pranon dot me.
Brenda tynelit ben nxehte. Ai nuk e duron dot, nis e zhvishet ngadale, pastaj i gjunjezohet heshtjes, ngre duart mbi koke e nis shkalafit floket duke i terhequr fort. Gjithnje e me fort. Dhe syte e tij nisin te qajne prej dhimbjes.
Ka per te vazhduar akoma keshtu?
Tamaso mendon se mund te shpetoje. Ka akoma kohe te zgjedhe, megjithate kjo paqe qe rreshket si hije mureve te tynelit e shqeteson. Shume shpejt i mbeshtjell duart rrotull qafes se tij duke kerkuar te mbyse veten. Thonjte e gishterinjve ecin perpara, ne mish, drejt fytit, si gjarperinjte qe duan me ngulm te hyjne brenda per te depozituar vrerin e nje jete zvarranike.
-Nuk e ben dot,-i peshperit vetes, duke talluar ne pauzat e gulceve vetvrasese, hijen e atij tuneli te erret, bosh.
Degjohet nje zhurme sikur nje trup i rende rreshket poshte shkalleve per nje kohe te gjate, te gjate, derisa mberin diku brenda kater mureve e aty perplaset me perdhune pa fryme.
Eshte dhoma e paravdekjes.
Kalon kohe derisa syte e tij nisin te regetijne dobet. Ne dhome gjendet dikush tjeter, qe me te dalluar levizjet e mekura te Tomasos, i afrohet mbi koke.
-Cfare do?-e pyet, i perkedhel me kujdes floket e nis te qeshe me nje ze te holle miu, pa e veshtruar ne sy. –Por je kaq i vogel shpirt!
-E di,- thote me turp Tomaso, e i vjen te mbuloje fytyren me duar.-…por nuk kam c’te bej!
-Ah miku im!
-Une nuk kam miq, une nuk e dua me veten time!-klith Tomaso sikur zeri i atij Tjetri ta kete shpuar tej e tej ne mish. I shtyn larg vetes duart e asaj qenieje, e zvarritet pa kuptim deri sa gjen nje kend tullash ku mbeshtetet e merr fryme me mundim.
Vetem ne ate lloj largesie, i duket sikur ketu ku eshte gjerat jane ndryshe nga jashte. Nje lloj pendimi i lehte i varet persiper, derisa i kerkon falje me nje ze qe dridhet e ka frike.
Tjetri vazhdon te buzeqeshe.
-Ti kerkoje te vrisje veten?-i thote duke notuar ne ajer majtas-djathtas.
-Nga e di ti?-habitet Tomaso, por eshte vone. Ne te njejten kohe tjetri eshte duke i treguar qe ai ka vdekur.
-Kaq e gjitha?-klith i habitur Tomaso,-por ndergjegjia fillon ta sulmoje egersisht.
-Bej shaka,-vazhdon i panjohuri, duke i kthyer shpinen.-Per ty po bej perjashtimin e me te voglit. Mendohu mire. Ke vetem pese sekonda…
&&&
-Une jam nje djale fatkeq,-i thote vetes Tomi me t’u zgjuar ate mengjes. –Prej ketu larg ku jam asnje nuk kerkon te dije me shume rreth meje. Flasin vertet, e gjithe diten prrallisin rreth meje te paverteta qe me trishtojne. Gjithe faji eshte i vetes sime. Nuk ka menyre tjeter pervecse t’ia ngarkoj fatkeqesite kurrizit tim, e nen kamxhikun e kohes te vazhdoj perpara me perdhune, si kafshe.
O zot sa i shqetesuar qe jam. Cdo njeri qe me kalon afer shikon tek une pikerisht ate gje qe s’e marr dot vesh, nuk e lexoj as deri brenda vetes, e me duhet te hiqem tjeter per tjeter deri sa te parakaloj mendimet. C’dite e poshter per t’u zgjuar…
Kalon koken anash kur degjon te trokitura ne dere. Fshihet sikur te jete nje mallkim e trokitura. Eshte Karlo, qe rreshket celsat ne brave e futet brenda duke fishkellyer nje melodi te lehte. Me siguri ka bere cudira mbremjen qe shkoi. Eshte i lumtur. Kur shikon qe s’ka njeri ne apartament, i afrohet pasqyres e fillon te perqeshe.
-Kush eshte me i bukuri?-i klith imazhit te tij e ngerdheshet.-Jam i parezistueshem, e di o zot e te falem nderit. Ky dreq Tomaso ku te kete shkuar. Me siguri do jete duke bere ndonje prapesi,-e fillon te kerceje duke mos i besuar as vetes.
-Domethene kam nevoje te fle. E shikon dhe vete sa i lodhur jam. Me pelqen, i cmendur, i cmendur, i cmendur, ja, une dhe ti, vetja ime qe flasim para pasqyres e nuk na degjon njeri.
Nis te fishkelleje dicka te gezueshme, pastaj i avitet frigoriferit e shume shpejt ha mengjesin e patatinave dhe birrave Peroni sikur mos kete kenaqesi tjeter ne kete bote.
-Dreqin,-klith kur shikon qe tapeti poshte eshte njollosur i gjithi nga shkuma e birres.-Vete e kam fajin. Mendon Tomaso per kete, rri i qete,-i flet vetes duke qeshur i kenaqur, e si me magji mbyll syte i vdekur pa e care koken per gje.
Brenda dollapit ku eshte fshehur Tomi degjon shume pak. Megjithate zhurma qe zhduket ngadale e bind qe tjetri po fle. Atehere del jashte me kujdes, vishet me shpejtesi e ne te ikur e siper pendohet. Kthehet prapa dhe e gjen Karlon qe dremit me shishen e birres mberthyer ne duar.
Pertoke jane shperhapur patatina qe kercasin mbi hapa kepucesh.
I mbledh te gjitha nje nga nje, i vjedh nga dora shishen Carlos, e duke rrakellyer gllenjka birre qe ne mengjes, pertyp patatinat e mbledhura pertoke. Pa dashje, natyrisht.
-I Gjori Karlo,-i flet me guxim kur e shikon qe miku i tij fle rende, e largohet me vrap, sikur ta kishte degjuar dikush. –Pederasti!
Tomi del jashte ne rruge. Mengjesi eshte i fresket. Ai kerkon nje cep ku nuk vjen era, e mbeshtetet me nje deshire te madhe per te jetuar. Ndez cigaren e pare qe e pi deri te gjysma, pastaj hyn ne bar Leonardo ku pi i qete kafen e tij.
Shume shpejt e ndjen qe eshte i padeshiruar. Njerezit i kalojne afer dhe e prekin me shpatull, e shtyjne, i kerkojne ndjese e vazhdojne biseda te lena pergjysem.
-Edhe nje tjeter,-porosit lojen e tij.
E di qe asnje nuk do ta degjoje, banakieri ka te tjera gjera per te menduar, kurse njerezit aty afer mbytin si miza fjalet e tij.
-E dija,-psheretin e me nje deshire te madhe sa nje shperthim, perplaset jashte, ne rruge. Eshte dita qe duhet te takoje familjen. I afrohet shtepise, e perballe kutise postare, fut doren poshte nje guri sa kap me majera celsat. Brenda nuk ka njeri. Te gjithe kane dale e atij i duhet te prese.
Ka nevoje te cmallet, e kjo i ben aq pershtypje sa i vjen besdi e kerkon te fleje. Nje gjume i papritur qe i vesh qepallat e detyron te shtrihet pikerisht ne sallon, mbi nje kolltuk te larget qe rrallekush e perdor.
Kalojne disa minuta derisa ngre koken i peshtirosur. Fillon te numeroje nje e nga nje, deri ne gjashte, deri kur nuk mban me, e tronditet.
Te gjithe ato numra kane te bejne me te, me menyrat e tij, e kjo i vjen keq.
Vetem pak dite me pare prindi i tij i kishte premtuar te pamunduren. E kishte bindur qe familja e tij varej e gjitha mbi vullnetin e Tomit, ata ishin krenare per kete e ai duhej te behej katersh per te cuar ne vend gjerat.
-Sa shume i dua,-perqeshi veten e kujtoi deshiren e tij.
Nga jashte kishte filluar jeta, qe afrohej si nje impuls i padeshirueshem mureve.
Tek e fundit ai kishte ne dore cudine e zgjidhjes. Te ofronte veten ne sherbim te ngjarjeve, e keshtu heret a vone te tjeret do njihnin nuanca dhe mungesa brenda tij.
Tomaso imitoi nje telefon fiks. Ngriti riceptorin. Formoi nje numer e pas tre zileve te njepasnjeshme e mbylli. Priti ne heshtje. Atehere kur humbi shpresen, ndjeu tingullimen e celularit te tij qe e hodhi perjete.
-Me kerkoje, zemer?
E mbylli ne vend, me gjakun qe qarkullonte pa pushim deri ne kycet e kembeve.
Nuk ishte mire qe biseda te tilla te beheshin ne telefon. Ai tashme ndihej i humbur per pak. Te tjeret mund edhe ta quanin disfate kete humbje te tij, megjithate kjo s’do kishte te njejten vlere. Atij s’do t’i bente aq pershtypje sa deshironte te kishte, andaj me mire t’i linte gjerat per me larg, ne takimin sy nder sy.
U ndjene zhurma takash ne korridorin e pallatit. U zgjua ne majrat e gishtave duke iu afruar syrit magjk. Ishin njerez te fisit, me mire te mbeteshin aty jashte, larg, ku nuk i kapte vemendja e tij. Hoqi rolin e te panjohurit, sikur shume gjera te mund te ndryshonin fale mosvemendjes.
Rishtazi u degjua telefoni i tij qe dridhej.
-Kush mund te jete?-mendoi, por emri qe lexoi ne celular i shperhapi nje shije te keqe ne goje.
-Bushtra,-mermeriti neper dhembe, sikur gjithe kohes te kishte hequr pas vetes nje inat te verber per Mikaelen.
-Eshte e lehte per ty nje premtim per dite me te bukura neser, apo jo,-perqeshi me vete,-kurse une sot qe te shtrengoj doren jam pikerisht fryti i nje te ardhmeje se bashku...
O Zot sa e merzitshme. Te ishte vetem keshtu jeta ime nuk do dija nga t’a mbaja. E vjen e thote sekretet intime qe xhelozojne meshkujt si mua. Ne djall…nje epsh qe ajo ua shperndan te tjereve si puna ime me pikatore.
-Bushter,-u pergjigj dhe e mbylli menjehere telefonaten e disate te Mikaeles.
-Tani jam vertet i lodhur. Tomaso, Tomaso, Tomaso! MOS me thuaj qe kaq shpejt po ndjen mbi kraheror pengun e fundjetes. I ke apo s’i ke 20 vjec?
Ne te kunderten mund te kujtohesh per gjyshin te tend te vdekur. Nuk e mban mend? Ai plaku qe nuk degjonte, e nje dite ne mesnate u zgjua duke turfulluar ane e kend shtepise. Vetem tek ty e gjeti te mbahej, e te kercenoi mos luaje me ate melodi ne piano. Ishte marrosur, i gjori, heret a vone do vdiste e nuk mendonte tjeter vec per ate gje.
Ti ishe i vogel e me gishtat qe nuk guxonin te mbeshteteshin mbi piano, i dhe zemer vetes e u largove i kenaqur.
Ai nuk degjoi gje, e si mundej nje shurdh te dallonte nje melodi te paqene?
Ah, atehere ishe me mire, me ndryshe e me endrra te pabera qe te ngazellenin te terin.
Po sot?
Tomasos i erdhi inat per shume historira te tjera. Ai ndodhej perballe nje ndertese qe nuk e linte te futej brenda. E vetmja rruge ishte te qendronte para saj e ta admironte nga larg. Te sodiste i vemendshem arkitekturen e pergjegjesive qe mbanin firmen e tij.
Te tjere kishin germuar gure per ate ndertese. Kurse Tomit i vinte keq, sikur te kishte kohe pa folur me njeri te afert per t’i treguar gjera intime.
Levizi drejt muzikes qe kishte vene ne sfond, e filloi te kendoje tekstin e nje melodie te qete.
-Une do bej shume gjera, mendoi,- ne pritje te vinte dikush e t’i tregonte ato qe s’kishte thene deri tani.
Priti, por per shume kohe ama. E vetem kur u merzit, ne pese sekonda kohe qe kujtoi se i mbeteshin, iu duk aq pak te zbrazte thesin e mundimeve sa u ndie i mundur qe ne castin e pare.
-Jane kot te gjitha,-klithi ne skadimin e afatin, e shume shpejt u gjend duke lene pas shpine me hap te vendosur, dhomen e paravdekjes.
Krijoni Kontakt