Dhe deti si mbajti. I nxorri me dallgė.
Mbi gjoksin e tij buzėt kish njė vajzė;
Sazan-o, shkretan ētė panė sytė,
Njė kufomė tė ngrirė, a njė vetė i dytė.
Dhe deti si mbajti. I nxorri me dallgė.
Mbi gjoksin e tij buzėt kish njė vajzė;
Sazan-o, shkretan ētė panė sytė,
Njė kufomė tė ngrirė, a njė vetė i dytė.
wrong verb
Ndihme!Postuar mė parė nga D D
Me duhet anglisht.
wrong verb
Me pelqyen, te dyja...bukur.
Si admirues dhe adhurues i Mitrush Kutelit qe jam, s'besoj se te mbetet qejfi nese marr guximin dhe bej nje krahasim te shkrimeve te tua me te tijat. Ne nje fare menyre me cmalle.
Brarit - (jo dhe aq) i nderuar, megjithese e kam permendur dhe diku tjeter, ai theks qe perdor nuk te tregon me te afte. Menyra se si i moleps gjuhet te hap barkun...duket sikur perpiqesh te mbulosh mangesite me dicka teresisht jo tenden. Dhe me e rendesishmja, me gjithe ato llapacitje, s'thua "gje" qe ka peshe. Te te kerkoja te me mbushje mendjen qe e kam gabim, nuk do merrja mundimin, sepse e di qe e kam drejt.
D D, te me falesh nese te vret fakti qe i "kanosem" ndonje shoku tend
The end is the beginning is the end
Per mallin tend, mbase jo aq e trendafilte sa duhet, nje lule vendi:
jane aty
dhe bregu dhe dallga
dhe korani dhe alga
dhe rema dhe varka
dhe guri dhe kalaja
dhe Driloni dhe Drini
dhe Shėn Naumi dhe Lini
dhe rosaku dhe kallami
dhe pulbardha dhe perėndimi
dhe shiu dhe furtuna
dhe Dielli dhe e Shtuna
dhe lastari dhe rrėnja
dhe Mali i Thatė dhe shqiponja
dhe puthja dhe kthjelltėsia
dhe mėrmėritja dhe vetmia
dhe Struganja dhe freskia
dhe vera dhe rakia
dhe vargėzimi dhe Lasgushi
dhe Iliria dhe Mitrushi
dhe heshtja dhe zgjimi
dhe e djeshmja dhe agimi
dhe ai, ai dhe
wrong verb
Megjithese e nise vetem per mallin e dikujt kete poezi...Meqe vargu i katert nuk eshte sjelle ne rime me te tretin e meqe Dielli dhe e Shtuna nuk me duket se kane ndonje gje qe t'i beje te duken se i perkasin njeri-tjetrit (apo kane dhe ne padituri nuk e njoh), une do te propozoja ta hiqje fare kete strofe.dhe shiu dhe furtuna
dhe Dielli dhe e Shtuna
dhe lastari dhe rrėnja
dhe Mali i Thatė dhe shqiponja
Edhe te duash te shfajesohesh,per kete heshtje varr nuk te le Cupka e Korces,sikur te na kishte lexuar mendimet.Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
DD sa here qe te lexoj e kam te veshtire te gjej fjalet e duhura mes mijerave fjaleve ,te shpreh kenaqsine qe na dhuron.
A mjafton fjala te mrekullueshme?
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Edhe nder me te medhate fjale te shqipes, ajo "Faleminderit!" eshte pak per te treguar respektin tim ndaj jush, ndaj ju paramarr leje dhe po i shtoj asaj dhe disa rreshta mbi "jane aty".
E kam shkruar diku dhjete vjet te shkuara, krejt ndryshe nga sa eshte, me sa mbaj mend nuk e ka pasur strofen e fundit, as gjithe ato dhe, dhe, e as ate rreshtin qe e shtova bukurisht dje.
Atje atehere, nje poete e nje poet (ose shkrimtare), botonin dhe nje gazete letrare, kur une e lexova ate si cdo gje tjeter qe shkruanin vendallinjte (atje dhe ne gjithe Shqiperine) ne ate nje muaj e gjysem vere, kerkova ti takoja.
Isha per pune krejt te kunderta me poetet, por dhe duar bosh s'doja ti takoja. Shkrova vargjet ne mbremje vone me idene se atje eshte gjithcka, pa e lodhur veten e nga roli i nje vezhguesi te thjeshte.
Rastesisht, si mundet tjeter, tek nje strofe kisha percaktorin Guri i Kuq. Poetja ciltersisht me te pare e me te shprehur mospranimin dhe pse-ne. Sic shihet une e kam ndryshuar strofen por me del se duhet ta ndryshoj serish. Mbase e ndryshoj te gjithen, ky eshte stili im.
Dielli dhe e shtuna, dita e diellit dhe e shtuna, gjithe java, gjithe jeta, perseritja pambarim e gjithe atyre qe jane atje. Te shpirtezuara nga Lasgushi dhe te qenesuara nga Mitrushi, ajo bote duket sikur eshte krijuar vertet prej njerit e dhene fryme prej tjetrit, mrekullisht dhe ne perfeksion.
E cmund te beja une pervecse ti nderoja perunjesisht mjeshtrit e fjales, lartuesit e shqipes.
wrong verb
Meqe vendose per rrefimin e origjines se poezise, me lejo dhe kete pyetje....pse "nje muaj e gjysem vere"? Sa vite i jane bere D D ne emigracion (duket sikur ky nje muaj e gjysem i referohet pushimeve ne Shqiperi)?
Me shtimin "dita e Diellit" sqarohem lidhur me pranine e Diellit prane te Shtunes. Rima mbetet per t'u pare per dy vargjet e fundit te strofes (rrenja dhe shqiponja, njera duhet ndryshuar).
Pershendetje!
Me kenaqe, te qofsha fale.
The end is the beginning is the end
DD, mu duk sikur po zbrisja perseri Qafen e Thanes. Vetem qe andej duken kaq bukur...te gjitha!
truly mallengjyer,
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 28-05-2004 mė 20:07
Summertime, and the livin' is easy...
Krijoni Kontakt