Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Post Truly mbikombėtariste

    .................................................. ...to my mother-in-land

    Pėr ty varkė do tė bėnem
    Oqeanin tė kaloē
    Pėr vela tė tredirekut
    Retė e bardha i gufonj.
    Zemėrėn ta bėnj kabinė
    Me damarė udhėn ta shtronj
    Njė kandile var mbi brinjė
    Shpirtin ējerr dhe tė mbulonj.
    Pastaj vetė marr timonė
    Drejt Tivarit e drejtonj;
    Nė mė kreftė rrufeja sinė,
    Rrypin nxjerr dhe e fashonj.
    Por nuk epem, moj Odetė
    “Ooooooo deeet! Ooo deeeeeeeead!” thrras e sun naloj,
    Kam nė bash gthendur ulkonjėn
    Mi Liburnen time oj!
    I hap krahėt si shqiponja
    Pėrmi dallgėt fluturonj
    Pėr atė Hyll qė nrit mi qiell
    Imja jeee! Imja je moooj!
    Pa ty unė s’kam verinė,
    Pa ty unė kund nuk shkonj,
    Kot pėr mėmė s’pata Teutėn,
    Ulqinakja ime moj!

    I love you!
    yti,
    duke pirė e qarė.
    wrong verb

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E lexoj per te pesten here poezine ne forum dhe ajo perseri me trondit me bukurine. Gjuha e zgjedhur, ritmi, mesazhi (direkt dhe ai qe mund te luftosh te nxjerresh vete mes vargjeve, meqe ke lirine si lexues) qendisin ne kujtesen si lexues nje poezi me vlere dhe te pakrahasueshme me te tjera ne gjuhen shqipe.
    Me trondit akoma titulli dhe heshtja e anetareve te forumit qe lexojne e nuk ndalen te shkruajne qofte dhe nje germe.

    E kam krijuar nje mase krahasuese per poezite e tua Diabolis dhe kjo eshte dicka jo e mire, se te kufizon te vleresosh vecantesine e cdo poezie, por kjo per mua u kthye ne pjese perberese te trupes qe tashme e ne vazhdim do te sherbeje per krahasim.
    Planet ne te cilat e vendosa une ishin ai personal me nje dashuri tenden dhe ai mbi personal ti si nje shqiptar ne dashuri me memedheun. Por duke u nisur nga dedikimi ne krye te poezise, plani i pare zbehet, ndoshta per t'u shuar krejt, duke ia lene vendin vetem te dytit.
    Nuk ben qe ti te sqarohesh per publikun e gjere, ai duhet te mberrije vete, apo ta ndihmojne te mberrije deri afer te vertetes komentet e letrareve....po ku jeni o letrare?


    “Por nuk epem, moj Odetė
    “Ooooooo deeet! Ooo deeeeeeeead!” thrras e sun naloj,”

    Kalimi ne vargun e dyte nder keto qe kam cituar pak me lart per mua eshte i tmerrshem (ne kuptimin pozitiv te kesaj fjale - e une i jap asaj ne rastet me ekstreme kuptimin e me te bukures/te mrekullueshmes).

    Gjithe te mirat D D!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    diaboli shkruan bukur..

    Ti ke drejte oj Dit pse nuk kan komentue tjeret por me disa asht e vshtire sepse shkruajne poezi ose proz e kurr nuk i sheh te komentojne krijimtarine e tjereve..
    Pra jan dollapa te mbyllur..

    E me kto tipa asht si me ja la p....... magarit..

    Kta nuk e dim a duan komente a jo sepse dhe kta vet kurre smarrin mundim me ju pergjigj komenteve te te tjereve ose ti hedhin dy fjal ne krijimtarine e te tjereve..

    Ka disa tipa te tille ne Forum.

    E sa do japesh aq do marresh..

    Krijimtaria Letrare eshte pron e te gjithve.. se per te gjithe behet..
    Disa i vet japin vehtes nje status prej kaposhi e hyjne dalin pa komuniku me tjeret..
    Kjo eshte nje shenj e mendjemadhesise..

    Pra sa ma shume duhet qe me ba komente njeri tjetrit e ather dhe do marrim komente.. ose vleresime..nga tjeret..
    Ndryshe mbetesh si nje Kusi qe vlon e qe sdi bota e pasul a gshtenja jan tuj zi mbrenda..


    Ke pare ca qe dalin ne bulevard xhiro...nuk i flasin asnjerit .. thone korcaret ..ky ose kjo sikur ka gelltitur okllaine de..
    Mirpo po te mendojme pakez ..kupton sa bosh eshte kryelartesia e tyre..sepse.. ai.. ajo .. qe ka dale ne bulevard e qe nuk ja var askujt.. per ke ka dale de... Per njerzit e tjere ka dale se po te ish ndryshe kishte dale ne Mal ..lol..andejza nga Morava ku nuk e sheh kerkush..

    Kjo vrejtje nuk ka qellim ose objekt Diabol Dasaretin ne vecanti por ne pergjithsi te gjithe kaposhat e kaposhet..

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Letėr Brarit.

    E nisi: Diabolis Dassaretis....................................E mer: Brari
    Gjiri i Breshkave, Nev Jork, Americ.......................Sheshi i Hamejve, Durrazo, Albania

    Brari!
    Po ku je a i vrarė!?
    U bė aq kohė e gjatė qė nuk mė kishe shkruar kartė, sa ta kisha hequr fillin. Kushedi nga i rrahin barqet nėpėr Evropi mendoja. E lexova letrėn tėnde tre herė. Njė herė pėr t’u ēmallur, tjetrėn pėr tė kuptuar mė mirė ē’mė thoje, e tė tretėn se mė qenė bėrė sytė ujė pėr atė shqipen e uruar qė mė shkruaje. E mbylla nė sėndyqe ta kem kur ju mėsoj kalamajve gjuhėn e mėmės.
    Po me shėndet si ke qėnė, vetė, fėmijėt, zonjėn, andej nga anėt tona si i kemi? Asgjė s’mė shkruaje pėr kėto. Vetėm pėr dhjamin e pashallarve tė Tiranės dhe tokėn qė po ju shket sejmenėve nė Durrazo mė shkruaje.
    Unė jam mirė me shėndet e me tė tjera. Ti mė thua “shkruaj pėr letėrsinė” por unė e kam lėnė biznesin e letrave me kohė, e kam lėnė pa e nisur fare. Tė shkruash pėr orthodoksėt tė quajnė grek, tė shkruash pėr muslumanėt tė quajnė turk, theshte Beu i Konicės. Po nuk kam as kohė, kam familje pėr tė mbajtur, e robtohem gjithė ditėn e perėndisė. Atė pak qė mė mbetet lexoj. Bota ka mė shumė libra se peshq oqeani.
    Unė kam filluar bisnezin e kuajve, e mė ka vajtur mbarė sa mė ē’tė tė rrėfej. Kam njė fermėn time, stallat plot. Mė ngrohet shpirti kur i shoh, i bėj duart gjak deri sa i zbut po ama e mbush gjoksin kur shaloj ndonjė. Ja nis me trok tė lehtė, pastaj me gallop e mė tu ngrysur kthehem revan.
    Pėr hatėr tė miqėsisė po tė dėrgoj dhuratė me pamporin “Avulltore Scanderbeg” njė hamshor Americe. Ėshtė kuqo, i lartė dy bojė njeriu, kėmbėhollė e me njė pullė tė zezė nė ballė; jelet e bishtin i ka po ashtu. Tė kish qėnė, ‘Smail Beut do t’ja jepja. Tė lutem ta pranosh.
    Ja ngrita grackėn ku fillon preria, nė Burimin e Dembelit qė gjendet rrėzė njė kodre tė butė shtufi qė ngrihet nga lindja e kreshpėrohet nė majė nga perėndimi. E ndoqa gjithė ditėn, sa me shkonte djersa ēurkė e mė thahej nė trup. Kur e zuri etja s’u ndjeva, e lashė tė dėndej. Pinte ujė me buzėt tek burimi, si njeri, pėr kėta sy nė tė gėnjej. Me kėto duar e kam zbutur. Ėshtė kalė pėr mbret, po ti kalėroje vetė, e nė ju afroftė e i ndėnjtė urtė, jepja dhe kujt ke pėr zemėr. Nė mos qoftė ujk nga mendja dhe gjarpėr nga shpirti kalorėsi, kali do rrijė urtė e s’do hedhė vickla, pėrndryshe aha, u ngrit zgupthi, ja theu brinjėt mė tė rrėzuar dhe e shfytyroi me tė hequr zvarrė.
    Kalėroje pėr qejf, e mos e vra. Kėpucėt tė mi kesh me shoje e kunja kleēkash e jo me gozhdė e llastika se e gricin dhe ku i dihet dhe e sėmurin. Nė si pate shko e bėji nė ndonjė mjeshtėr Korēe, ta kenė lėkurėn tė butė, tė regjur nė industritė e vendit, e kafshėn ta kenė rritur ēobenjtė e Selanikut, ka mė shumė diell andej.
    Lėrė tė lirė aliereve tė zgjedhė vetė, mos e lidh mbas uēkave e mos e kullot mėzhdave.
    Mos e fut nė gara. Nuk vihet bast mbi shpirtin e njė kali. E dėgjove atė historinė e Sea Biscuitit? Njė Americė ngriti, po s’fitonte. Xhokeri qė e kalėronte s’shikonte nga njė sy, e nuk i shihte kur i afroheshin kundėrshtarėt. Po kali, kalė me halle, i rallė, ke dėgjuar ti tė flerė kali shtrirė dhe jo mė kėmbė? Ē’them dhe unė, ty tė re vetėm nė kuajt me flatra, nė Pegasi, Dyrdyli. Ikėn ato kohė, kanė dalė maqinat tani, ndonse fuqinė me kuaj ja u matin.
    Tė bėj asha po e shite. Peshon njė qese me flori, po ti s’je mė tė keq. Unė e mbatha dhe pajisa qė kėtej. Kisha frikė ta linja pėr kovaēėt e andejmė, ti vetė mė thua, njėri i bie gozhdės e tjetri i bie patkoit. Dhe pajisjet i ke prej amerike, kaishat prej bizoni, gjithė tė tjerat janė me sėrm. Kokėn e shalės e ke prej fildishi, si tė atij biēakut me laraska qė tė kish lėnė stėrgjysh Delibashi, qė rahmet pastė, ditėn kur linde. Me tė t’i qėrosh mollėn para se t’ja japėsh, si fėmijės, e ti japėsh e ndonjė kube tė bardhė sheqeri ku e ku, po mos e tepro se pėrkėdhelet.
    Laje pėrditė e kashaise pėrnatė, po nė ngricat e dimirit mbuloje me njė batanije. Shtallėn bėja mė vete, mos flejė me gomerė e mushka nė haur se prishet. Ngrija dy herė mė tė lartė se pėrdhesja jote, qė tė ketė ku tė hingėllijė e ngrihet me dy kėmbė kur t’ja dojė qejfi. Mos e mbush si kullė bari e bėje me dritare tė gjėra tė shikojė bukuritė e qiellit tė natės. Lėri e njė vend pėr pelėn qė do zgjedhė dhe mėzat qė do bėjė se kėshtu janė punėt e perėndisė.
    Nė i ke akoma kaloshinėn dhe llandonin grasatoji mirė, e nė e mprefsh ndonjėrėn - me terezi, vetėm nė e dashtė puna pėr ndonjė romancė a ndonjė nuse, ndryshe jo.
    Po ti dėrgoj qė kėtej dhe torbat, njė pėr tagji e tjetrėn pėr nga mbrapa, janė stof Inglitere tė qepura nė Singer. Mė thanė se ja var torbėn e s’ja jep tagjinė me dorėn tėnde, tė bėj hasha dy herė. Pėr atė nga mbrapa s’kemi ē’bėjmė, po dole nėpėr qytet t’ja vėsh. Kėtu mė Broadway dhe Rokfelleri e mban kalin me tė tillė. Se qėllon qė ndonjėra me sy nga hėna ndahet me tė dashurin nė lulishte, shkel e qorolliset pastaj.
    E lashė ta pagėzosh si tė tė dojė e bardha zemėr. Doganierėve ju pagova nėn dorė qė ta nxirrja me ēertifikatė pa emėr. Punė gjenealogjie. Shkruaja tė pjellėt e ndiqi me fletore degėzimet, po sakėn se e pėrdor pėr tė ndėrzyer artificiallisht. S’ngjiz njėlloj. Ta them unė kėtė.
    Tė mė falėsh tani, se mė duhet t’ju qes ujė kuajve.
    Pėrshėndeti tė gjithė prej meje, dhe puthma kalin mu nė ballė.
    Tė paēa,
    Diabolis
    Mė 29 – tė tė Prillit

    Poshtė shėnim. Nė i kem akoma mustaket, zgjate qimen se e ēpon e egėrsohet. Se desh harrova, pėr jelet dhe bishtin merr berberin mė tė mirė, atė qė qeth mjekrėn, po kujdes mos tė marrė vesh gjindja.
    wrong verb

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Kur t'kem nevoj tė hap fjalorin shqip, mėparė do konsultoj kėtė temė, pastanaj fjalorin (qė kėtu s'e kam).

    Tė falemnderit pėr letrėn shqipeplotė qė gabimisht m'ra nė dorė, por tashi po ja nis letrėn n'adresė tė Brarit.



    Drini.

  6. #6
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Verejtja e Ditas eshte me vend...e Brarit ca me shume!

    Ne fakt, kur dicka eshte tejet e bukur, c'do koment me duket i tepert. Me ndodh shpesh te admiroj ne heshtje shkrime te tilla ne forum. Megjithate, jam e vetedijeshme se lexuesi duhet te shkruaje dy rreshta per te vleresuar, ose te pakten falenderuar per kenaqesine qe i jepet.

    Diabolis shkruan shume bukur; Dita gjithashtu. Ka mjaft krijues te talentuar ne FSH, por te rralle jane ata qe shkruajne me nje fryme te tille. Kane dicka thellesisht shqiptare keto shkrime, nje shkelqim qe influenca e huaj nuk ka mundur ta zbehe; dicka qe te kujton kush je, dicka qe te zgjon mall...

    Rrofshi! Me frymezim ju paēim ngahera,
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diabolis,

    e ke qare letren.



    Cupke pe Korce,

    falemnderit per fjalet e mira.



    Pershendetje trendafiloro-gjembore!
    Dita

  8. #8
    D.D

    Poezia e mrekullueshme , tė shkruarit e letrės fantastik.
    Elna.

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Mendjemadhesi apo mencuri?

    Ne fakt, duhet patur frike se kujt i ben replika... qofte per mire a per keq.

    Thumbs up, D D!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn per kalin ..sa po ma pruri pėtė-teja..
    Me ke shpetuar nga urbanet..se nashti me kal do shkonj kudo..

    Vazhdo te shkruaē.. si gjithmone..

    te kam vjedhur nje ē se ki kompjuteri im nuk i ben ē-tė..

    Cdo te mirė..

    ja ēitali vasha poezi i novel ..

    prekrasnaja..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •