Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    hehe! corbat jane ne mode sot or pagan
    Ketu djalloset puna: nje veper artistike qe ndjek "moden" eshte dhe mbetet e shemtuar!

    ps. dostojevsk shqiptar? prit gomar te mbije bar
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #22
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    deri tani, une po lexoj vetem fjalen funeral, nga visari, te thene ne lloj lloj menyrash. e kjo, eshte e bukur. ne se dikush me merr mendte me veglen apo mjetin e tij, gjuhen, atehere per mua gjuha eshte art. deri tani, jam i gozhduar.

    sa per rehabilitimin e visarit pas burgut (nuk e paskam ditur qe ka qene ne burg), jam i sigurt qe nuk mund te ofroj asgje me vlere, pasi zhiti e di me mire se une se cdo te thote heqje lirie. uroj qe shkeputjet per te cilat flet ti pagan, te mos i kesh mesuar nga eksperienca personale.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #23
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    p.s. une pafundesine di t'a kuptoj edhe pa gjini.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #24
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    p.p.s. por jam i sigurt, qe titulli i origjinalit eshte "funerali i pafundëm" dhe jo "funerali i pafundmë". edhe ne qofte e dyta, jam i sigurt qe behet fjale per germen e shtate te alfabetit dhe jo te gjashten. po edhe ne qofte femerore, eshte zgjedhje e autorit, qe une nuk mund t'a kontestoj.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #25
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 26

    VIII

    patjeter qe duhej te kishim nje te vdekur te
    madh atje ne krye, ngaqe nuk po ndalonim ne
    varrezat e zakonshme. O do te shkonim ne
    Panteonin Kombetar, megjithate une nuk e
    dija ne ekzistonte ndo nje i tille, po njeriu s'i
    di te gjitha c'ka vendi i vet; nderkohe ne po
    largoheshim me kembe, pra s'duhej te
    shkonim aq larg, se eshte e pamundur,
    patjeter duhet te ndalnim ne majen e ndonje
    kodrine, ku do te qe bere ndonje beteje a do te
    behej, c'rendesi ka, edhe mund ta shpiknin, o
    do te ndalnim te ndonje shkemb krenar. Ka
    te tille. Mbase te shpellat: jane katakombe
    natyrale. Mund te jete vdekje shenjti.
    S'e di a te con drejt panteoneve dhe
    katakombeve aroma e livadheve, qe po e
    ndieja te perzier me duhme vdekjeje dhe nje
    lloj makthi superb.
    Livadhe s'ka, do te jete afer ndo nje grua.
    Patjeter pak me tej do te qe ndertuar ndonje
    varreze e re heronjsh.

    - Po keto varre te herepashershme,
    here te vetmuara e here ne grumbuj, c'jane?
    Te rrumbullta si kube, mos valle jane murana
    moderne gjakmarrjeje, kupola kishezash

    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #26
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 27

    te nendheshme?
    - Jo, jo, jane bunkeret. S'e di ti?
    - Kam qene emigrant. Tani kam ardhur.
    - Aty punoja. Isha brigadier i betonit, por
    gabova. Keshtu me thane ne gjyq, qe kisha
    pranuar hekur me cilesi te dobet. Hekuri
    eshte me i forte se skeletet, megjithate me
    denuan. Shoket e grupit tim i pushkatuan me
    akuzen se sabotuan ne vendosjen strategjike
    te bunkereve.
    - Po tani ku punoni?
    - Te pushkatuarit s'punojne me, une, ne fu-
    neral. Kam kaq kohe ketu.
    Ecim.

    * * *

    Se nga u shpif prape ai qiell i keq qe te
    shponte me ato gjembat e veta te ngritura
    perpjete si iriq i semure...






    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Dorezohem. Deri ketu mund t'ju coj. Pas kesaj blini kopjet tuaja.

    - "St. Ignatius"
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anëtarësuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Pagan, po te citoj te terin!

    Citim Postuar më parë nga pagan
    shkrimtaret shqiptare nuk i jane shkeput hala "realizmit socialist", si duket brezi vjeter e ka te pamundur te shkoj me tej. .................. kjo eshte sa i perket brendise se vepres, ndersa "çorben" secili e gatuan me qullin e tij.

    deri tek faqja e 19, visari eshte gjithmone tek "hyrja"e shkrimit te tij, gjithmone lakon e perdredh fjale duke i bere zinxhirr, me te cilin, me sa duket lidh veten kembe e duar, per te nxjerre "qullin e tij" aq i deshiruar per gatimin e çorbes (letrare).

    deri ketu, duket si hartim shkolle tejet i stilizuar, me habit zhyshen , me na habit.

    ne fakt ne nje veper artistike, stili i shumte vdes vepren vete. pra: stili vret stilin.
    stili i vetem dhe me i madh, pat thene dikush, eshte FSHEHJA E STILIT.

    e pyeten njehere pikason: a keni ju nje stil ? ai u pergjigj: a ka zoti stil?

    nentekst: gjynah qe shkrimtaret shqiptare merren akoma me vargezime stilistike duke dashur te bejne çudira. do te ishte mire qe ti pervishen letersise se vertete, subjektet ne shqiperine paskomuniste (ku prindi vret femijen, femija prindin, etj) nuk mungojne.

    eshte koha te shohim dostojevskin shqiptar, ndersa ne lexojme akoma shkrimtare naive e te mbushur me stil.
    Pagan, po te citoj te terin!
    E meriton vertete. Une nuk e di se cfare profesioni ke, une nuk e di per cfare keni studiuar, por ketu je brilant. Nuk do doja te perfshihesha fare ne kete debat, por padashur une shoh se jam krejt brenda ketij debati. Ke thene disa te verteta te thjeshte, qe nuk ka burre nene t'i luaj vendit.
    "ne fakt ne nje veper artistike, stili i shumte vdes vepren vete. pra: stili vret stilin.
    stili i vetem dhe me i madh, pat thene dikush, eshte FSHEHJA E STILIT."


    A ka me thjeshte e bukur?

    Ne te vertete ka kohe qe me mundon nje pyetje. Cfare quajm letersi? Ku ndodhet letersia shqipe? Apo eshte kriza e madhe globale qe ka perfshire edhe letersine tone?
    Sigurisht, nese ne kerkojme te bejme stilizime, vet ky forum eshte nje STIL I VERTETE! Lexoni me kujdes temat, debatet, theniet, batutat, sulmet.
    Ka kohe qe nuk e kam pare te shkruaj ketu nje personazh me emrin "Zarathustra". Lutem, te gjithe atyre qe duan te lexojne nje stil te rralle dhe origjinal, ta kerkojne e ta lexojne. Besoj se do te beni vet diferencat.
    Shtepia e vjeter

  9. #29
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    une nuk e kuptoj se ku eshte hataja, se ku eshte gabimi i visar zhitit. ne se ka zgjedhur prozen poetike per te folur, per te kenduar, per te shkruar, cfare ka ketu gabim, dhe pse qenka kjo aq e keqe, sidomos kur behet fjale per nje funeral? me sa duket ju ose keni kohe qe nuk keni shkuar neper funerale, ose nuk keni qene asnjehere ne ndonje te tille, ku dita nuk ka te mbaruar, turrma nuk ka te mbaruar. une shoh peisazh, une shoh varreza, une shoh vdekje e arkivol te paqene, une shoh gjithcka qe i perket funeralit, e ashtu si i takon cdo funerali, eshte i pafundme. pse, te gjitha funeralet u dashkan shkruar me skepticizmin e albert kamyse? une lexova vetem aq faqe qe me jane dhene, ju thoni se akoma ke faqa e 19 e nuk ka thene asgje. une them ka thene gjithcka duhej thene per 19 faqe, qe jane relativisht shume te shkrutra. kamyja e ka bere edhe me terkuze funeralin e nenes. po ajo eshte e bukura e funeraleve. jane terkuze. nuk kane te mbaruar.

    stili nuk eshte aspak i shumte. eshte jashtazakonisht i thjeshte. proze poetike, dhe me aq sa kam lexuar, visari nuk i ka dale jashte fare. i eshte permbajtur figurave te prozes poetike. kudo. nuk e kuptoj si mund te thoni qe nuk qenka i vertete ndaj vetes, apo ndaj vepres. stili i madh vriska stilin? kjo eshte akuze ndaj besnikerise se autorit per stilin qe ka zgjedhur. e une vetem tradheti te stilit, te vepres, apo te vetes, nuk shikoj. edhe dialogjet, jane aq te goditura, sa nuk iua ha mendja. "-ore po buke kur do hame, se me ka marre uria". ne koke! ose ju nuk dini te lexoni, ose une. po me duket se nuk ditkam une qe nuk pashe mire qe nuk m'i kishin fshire postet. sorry!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #30
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Nodhte te
    harronin qe ishin ne funeral, e beheshin
    biseda te cfaredollojshme, per sportin dhe
    politiken, per cmimet pak me tej, per gjyqet,
    por edhe per dashurine: Falimentoi banka e
    huaj... U be aktor, kur la futbollin... E
    dashura s'e mbante mend qe e kishte
    dashnor... po, po, abortoi, se gjate kontrollit
    mjekesor shkencetaret konstatuan se femija,
    kur te rritej, do te behej kriminel.


    qente lehin, funerali shkon perpara.

    leila, te lutem, e nise? ku t'a gjej librin une?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.
    Nga detiad në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:53
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •