Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Si e perzune Nanon nga lokali ne New York

    Gazeta amerikane "New York Post" zbardh skandalin e kryeministrit shqiptar

    Si e perzune Nanon nga lokali ne New York

    Ngjarja e shemtuar e kryeministrit ne "Madison Avenue Eatery" u zbulua nga gazetaret e konservatores "New York Post", Richard Johnson, Paula Froellich dhe Chris Wilson

    Nga Nju Jork(SHBA) BEQIR SINA

    Manhattan NY : Mediat amerikane kane bere publike disa dite me pare nje skandal te kryeministrit shqiptar ne nje lokal te Nju Jorkut. Behet fjale pwr njw ngjarje qw ka ndodhur gjate diteve te qendrimit te kryeministrit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    Sipas gazetes amerikane "New York Post", Nano, pasi ka marre pjese ne ceremonine e zhvilluar perpara Shtepise se Bardhe, ne Kopshtin Jugor, per anetaresimin e shtate vendeve te ish-bllokut komunist ne NATO, ka shkuar ne Nju Jork "Tinzas", ku ka shkaktuar dhe nje incident te rende ne lokal se bashku me "togen" qe e shoqeronte. Skandalin e ka zbuluar gazeta konservatore e metropolit boteror "New York Post", e cila shkruan se Nano, i zene ne faj dhe i fyer rende, eshte larguar rrufeshem nga lokali, ne menyre arrogante dhe aspak te kulturuar, ēka i ka bere pershtypje te madhe personelit te lokalit dhe medias amerikane me pas.

    Mosnjohja mire e rregullave dhe ligjeve te ketij shteti, megjithese ai eshte paraqitur si president i Shqiperise, ka bere qe Nano te mendoje se emri i tij mund te shkelte edhe ligjet e rregullat e qytetit te Nju Jorkut, kryesisht lidhur me qendrimin jokorrekt ne lokal. Ngjarja e shemtuar dhe axhenda e fshehte e Nanos ne Nju Jork u zbulua nga gazetaret e konservatores njujorkeze "New York Post", Richard Johnson, Paula Froellich dhe Chris Wilson, me daten 8 Prill 2004. Ajo duket se nuk i shkon ne drejtimin e deshirueshem Nanos dhe e ka futur ne siklet ate e shpurren e tij, duke u larguar menjehere nga lokali.

    Njoftimet e medias amerikane, te cilave u referohet dhe informacioni yne, thone se me daten 6 Prill 2004 ne mbremje, ka ndodhur edhe ngjarja, kur midis personave qe kane shoqeruar Fatos Nanon dhe rojeve te lokalit "Madison Avenue Eatery" ne Nju Jork, prone e pronarit amerikan Nello Balan, ka pasur fyerje dhe kercenime te karakterit ordiner.

    Besohet se rojet e lokalit ne rrugen "Madison Avenue Eatery", pasi jane siguruar qe nje grup klientesh, ku midis tyre ndodhej edhe nje person, i cili nuk donte t'ia dinte per te zbatuar dhe nenshtruar rregullave te qytetit mbi prirjen e duhanit ne vendet publike, i kane kerkuar Fatos Nanos te largohet me force nga lokali. Pronari i lokalit, Nello, i ka bertitur me te madhe i inatosur Nanos, duke u thirrur rojeve te tij se :"I thuaj atij (Fatos Nanos) "se president ne restorantin tim eshte vetem Xhorxh Bushi, vetem ai mund te pije duhan, por edhe ai nuk eshte duhanxhi". Nano, i terhequr nga shpura qe e shoqeronte ate, ka shmangur konfrontimin duke u larguar i nevrikosur dhe i ofenduar rende nga zbimi i dhunshwm qe i eshte bere nga rojet e lokalit, citon gazeta konservatore njujorkeze "New York Post".

    SHBA kane rregullat me te forta per konsumatoret e duhanit ne vendet publike. Ne ēdo vend publik eshte i ndaluar duhani. Duhani jo vetem qe ndalohet ne vende publike, por ndalohet edhe me ligj, d.m.th. denohesh me gjoba deri ne ndjekje penale. Keto masa jane marre duke patur parasysh, se ēdo vit, vetem ne Evrope vdesin 1.2 milione vete nga duhani. Prej tyre, me shume se gjysma, 700 mije vete, jane nga shtetet e Evropes Qendrore dhe Lindore. Sipas nje raporti te Organizates Boterore te Shendetesise, Shqiperia se bashku me Hungarine dhe Lituanine perbejne grupin e shteteve ku eshte shenuar rritje ne nivelin e konsumit te duhanit nder meshkuj dhe femra. Ne Shqiperi nuk ka kufizime moshe ose vendi per blerje dhe pirje te duhanit, siē ka ne Amerike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    shume zhurme per asgje.

    Citim Postuar mė parė nga Kallmeti
    Nano, i terhequr nga shpura qe e shoqeronte ate, ka shmangur konfrontimin duke u larguar i nevrikosur ....
    Ok, qenka larguar per te shmangur konfrontimin. Ku eshte qameti i madh ketu? As ne qe jetojme ne Amerike nuk e dinim qe neper lokale te NY eshte i ndaluar duhani. Scoop i madh!

    Jam kurioze te di axhenden e 'fshehte' te Nanos ne NY se shoh qe eshte permendur disa here me lart. C'te kete dashur tinzarce neper NY thua? lol.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ka dashur te shkoj neper lokalet hard si duket... se eshte playbol i madh.

    Eh deri dje thoshte "kam kaluar skanerat e shtepise se bardhe"... ja dhe tani renja e ketij mbinjeriu te vetshpallur. Arroganca e tij nuk ka shoq dhe kur ben keshtu ne Amerik qe duhet ta dij fare mire qe nuk pihet duhan ne NY, apo qe ka lokale qe nuk duan te kete duhan, zoti Nano si duhanxhi i thekur ose arrogant i pashoq shkon e ndez tymin. Mire ja kan bere, paska shpetuar mire pa kaluar naten ne NYPD ta provonte i her policine Amerikane se ne Shqiperi eshte vet polic ai.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Ok, qenka larguar per te shmangur konfrontimin. Ku eshte qameti i madh ketu? As ne qe jetojme ne Amerike nuk e dinim qe neper lokale te NY eshte i ndaluar duhani. Scoop i madh!

    Jam kurioze te di axhenden e 'fshehte' te Nanos ne NY se shoh qe eshte permendur disa here me lart. C'te kete dashur tinzarce neper NY thua? lol.
    ky nuk ishte ndonje scoop i madh as per mua qe jetoj ne Evrope, ishte e ditur qe ne Nju Jork nuk lejohet duhani ne asnje lokal apo restorant...
    ndersa me ngjarjen me vjen aq per te qeshur sa nuk e ke idene, bile do kisha dashur shume te kisha qene ne ate lokal ne ate kohe loooool
    bravo imazhit qe paskemi lene edhe ne Nev Jorki...
    shume per te qeshur
    MtrX ubicumque felix

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Hihihi Nano pi L&M kshu? robi duhej te kish vajtur ose ne Cigar bar (s'ja mban xhepi thua, apo nuk ka escorte cip ) ose ke Roma famoze ta dridhte nje shqiptarce mes emigranteve te Bronxit..heren tjeter do veme nje lajmerim ne aeroport "pini duhan mes shqiptareve ne New York" -nje free guide per 1 pakete cigare

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Kush e merr Romen neper goje e ben nga zilia.
    Roma eshte "members only"... pak respekt ju lutem kur flisni per institucione te tilla.

    Mu mu duk sikur e pashe njerin si Tosi nje dite andej nga Waldorf Astoria...po kam kohe pa ja pare fecken e nuk e dalloj dot kollaj ... me kane thene qe ka zgjat mjekrren kohet e fundit.
    Summertime baby!

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ligji njihet ne te gjithe Ameriken persa i perktet pirjes se duhanit ne vende publike ne NY, pasi shume shtete po mundohen ta vendosin si ligj. Ne NY vetem nje ore te jesh e ve re ndryshimin, duke pasur parasysh menyren si pihet duhani ne vende publike ne shtetet e tjera.

    Gjithsesi nje pyetje kisha, ne cfare numer te NY Post ka dale artikulli dhe dihet qe cfare titulli ka pasur, pasi bera nje kerkim dhe nuk e gjeta?!

    Sa per "koken me ere" te vendit tone, me vjen keq qe dhe te haje nuk ka mesuar akoma i shkreti, i papari mos pafte...hehe

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Pershendetje Fiori!
    Saketesisht nuk e di se ne cilin numer por kete shkrim e mora ne toplisten me temadhe Shqiptare ne yahoo Memedheu qe e drejtoj prej kohesh dhe eshte derguar nga gazetari i Botes Sot ne USA Beqir Sina.Qe te saktesohesh se ne cilin number mund ti dergosh e-mail ne BeqirS@aol.com

    Gjithe te mirat Leka
    (Per sqarim te atyre qe nuk e dine ne Amerike ka mbi 2 vjet qe eshte ndaluar pirja e duhanit ne ambiente publike,kush nuk e beson kurre mos e besofte -Kallmeti)

  9. #9
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    C'jane keto teori qe ndalohet pirja e duhanit ne lokalet e NY? Heren e fundit qe isha ne NY (St. Patrick's Day) shkova ne nje lokal ne Manhattan dhe pihej qe c'ke me te. Une ne fakt s'kisha ndermend te pija po kamarierja solli nje tavell ne tavoline dhe thashe te mos i prishja qejfin.
    Nejse, qe ta marrim shtruar. Duhani ndalohet ne shumicen e lokaleve dhe ambienteve publike, por jo ne te gjitha. Per me teper nuk eshte fare ne baze shteti, por qyteti.
    Une ne fakt kerkova per kete artikull ne arkiven e NY Post. Nga kerkimi doli qe Richard Johnson eshte gazetar sportiv, Paula Froelich ka shkruar per here te fundit ne daten 31 mars dhe artikulli i fundit qe Chris Wilson ka shkruar ne lidhje me baret dhe lokalet e NY ben fjale per disa kamariere tullace ne lokalin "Marquee". Se nga e gjeti Bequa kete lajm nuk e mora vesh. Megjithate nje gje ka per te thene xhaxhi: Po qe se e nxorren Fatosin nga lokali mire ia bene se nuk eshte me i mire se ne te tjeret qe e pijme jashte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 24-04-2004 mė 01:10
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Po pra,

    c'eshte kjo qe u ndaloka duhani ne USA? Mund ta kete bere vetem shteti i New York-ut dhe andej s'di une.... po ajo nuk eshte aspak ne nivel ligji kombetar.... ne Midwest me sa di une p.sh. kur hyn ne restorant ose kudo te pyesin, ku do te ulesh, smoking apo non-smoking area... Ndoshta ka dhe ndonje pronar qe e ndalon pirjen ne dyqanin e tij... po ajo eshte tjeter pune....

    Thuaj,... kushedi eshte perpjekur te behet trim Nanoja atje dhe e kane mare jashte me dru
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •