Ne media, ambiente shqiptare, edhe ne kete forum, abuzohet rendshem me boten shpirterore te shqiptareve. Duke qene se shqiptaret kane vetem pak vite qe jetojne te lire, mbi ta eshte imponuar nje imazh qe disa e marrin per te vertete dhe disa nuk e pranojne aspak. Behet fjale se nese Shqiperia dhe shqiptaret vazhdojne te jene nje popull pagan, ateist apo i perkushtuar ndaj Zotit. Dhe me kete kam parasysh besimin e gjithesecilit prej jush.
Menyra e vetme per ti dhene fund njehere e pergjithmone steriotipeve shqiptare, eshte mbajtja e nje sondazhi ku secili nga ju ka te drejten te japi voten e thote fjalen e tij. Pyetja qe une dua tu shtroj eshte personale dhe direkte:
A besoni ju ne Zot?
Do tu lutesha qe te mos anashkalonit pyetjen dhe as te mos pergjithesonit pergjigjen tuaj. Jepni voten tuaj dhe mund te lini edhe nje koment si pergjigje te pyetjes se mesiperme. Gjithashtu kini parasysh se tema nuk ka per qellim qe ti ndaje shqiptaret ne % sipas feve, ka per qellim qe te nxjerri ne drite se nese shqiptaret kane ringjallur boten e tyre shpirterore apo vazhdojne te jene nje shumice ateiste.
Krijoni Kontakt