
Postuar mė parė nga
user010
Rendesi ka te pakten qe pranon se ekzistojn gjera qe nuk kapen me dor dhe njihen vetem ne permes zemres (dashuria, respekti etj).
Fakte ka plot, por nuk eshte puna atje, po te ishte problemi tek faktet, do kishin mbaruar hallet tona. Dhe sikur te "zbres" Perendia ne toke qe te bindi te gjith njerzit, asnje gje e mir nuk do dal nga kjo. Ka plot njerez qe besojn 101% tek ekzistenca e Perendis por prap kjo vet as nuk mjafton e as eshte dicka kaq e dobishme per ta.
Do sjell nje shembull, mbase nuk eshte i mire, por kete kam, le te konsiderojm nje bashkshort qe ka shume zili tek bashkshortja, e zem se ai thote "me sillni fakte qe gruaja time eshte e ndershme", pra me sillni fakte qe nderi i gruas time ekziston. Dhe sikur gjith faktet e botes ti sjellesh atij, dhe ai te bindet 101% qe ka grua te ndershme, prap asnje gje te dobishme nuk fiton sepse prap "zemra" e tij ngelet e semur, pasi zilija nuk sherohet me fakte!
E njejta gje dhe me njerzimin, semundja e njerzmit (egoizem, vjedhje, vrasje, mani per pushtet etj etj) nuk sherohet me fakte lidhur me ekzistencen e Perendis! por sherohet me zbatimin e deshires te Perendis.
Sigurisht qe te flasim per zbatimin e kesaj deshire, duhet se pari te sigurojm qe Perendia ekziston, por problemi eshte se besimi ne ekzistenc eshte vertet i nevojshem por jo i mjaftueshem.
Ajo qe dua te them eshte se eshte nje "kurth" ngulitja tek ekzistenca apo jo, aq me shume kur si vegel perdoret logjika dhe jo zemra. Kur robi perqendrohet me shume ne ate qe themi "zemer", nuk behet "qorr" sic thone disa, por perkundrazi, i "hapen" syte, dhe vetvetiu kerkon Krijuesin, sepse nevoja per Krijuesin eshte e "shkruajtur" ne "zemer" dhe jo ne logjik. Sapo nis logjika, direkt keto ngjjajn si perralla me mbret.
Vlen te shtoj se ata besimtar (te pakten ortodokset) qe njohin 5 gjera, e din mir se besimi eshte dicka qe jepet, pra robi nuk e arrin me fuqit e veta. Ashtu sic jepet, mund dhe te merret pas kur nje njeri nuk e vlen ate. Perderi sa eshte dicka qe jepet vetem aty ku vlen te jepet, atehere ata qe e kerkojn me an te logjikes do e ken te veshtir ose te pa mundur te gjejn besimin, pra lodhen kot.
Ne asnje menyr nuk dua te bej katikizem, mesime per perendin, ose te bind njerzit te besojn, thjesht dua te sjell nje tjeter pikpamje, e cila pasi eshte personale, ka shum mundesi te jet e gabuar.
Krijoni Kontakt