Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 91

Tema: Kadri Hazbiu

  1. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Kadriu, nje kriminel i mirefillt. ashtu si ai torturonte njerzit me tortura nga me cnjerzoret, ashtu u torturua dhe vet, dhe e meritonte plotesisht. Ishte nje poshtrim nga Zoti ne kete jete, kurse ne tjetern eshte dhe me e madhe.
    Kriminel komunist i regjur ky, dhe gjithe blloku, qofshin ate te denuar, ose jo per politik....

    Me behet qejfi qe pati nje perfundim te tille...

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    --

    “Enver Hoxha kishte dorė nė skenarin e Xhevdetit”
    » Dėrguar mė: 04/08/2011 - 16:45




    Bardhyl Berberi

    Kadri Hazbiu e kishte kuptuar se zbarkimi i bandės sė Xhevdet Mustafės ishte pikėnisja e goditjes sė tij nga Enveri. Kėtė e pamė atė ditė dhe nga shmangia e Kadriut, tė cilit Enveri i hoqi kompetencat e drejtimit tė operacionit dhe ia besoi Hekuran Isait. Atė ditė, gjatė udhėtimit Kadriu rrezikoi jetėn dhe nė njė aksident". Kėshtu vazhdon rrėfimin oficeri i Gardės Dashamir Ēollaku, qė ishte nė grupin e shoqėrimit tė ministrave Kadri Hazbiu e Hekuran Isai nė kėtė operacion.
    Diēka pėr "Bandėn e Xhevdet Mustafės?
    - Isha me njė shėrbim tė rėndėsishėm nė pallatin e sportit "Asllan Rusi". Viktor Koloneci, kryetar i Degės mė njofton: Dashi! Bėhu gati, do marrim armatimin dhe do tė shkojmė nė Lushnjė…
    Jua tha arsyen?
    - Po. Mė tha se sapo kishte zbarkuar "Banda e Xhevdet Mustafės" dhe kishte filluar ndjekja.
    Cila ishte detyra juaj atje?
    - Atje, nė operacion kundėr bandės do tė shkonin ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu dhe ministri i Brendshėm, Hekuran Isai. Ne siguronim jetėn e tyre. Kishim informacion pėr ardhjen e Xhevdet Mustafės dhe se mes tė tjerave, ai do synonte atentate nė udhėheqje… U nisėm dhe shkuam atje me shumė shpejtėsi…
    Shoqėronit Kadri Hazbiun?
    - Kadriu kishte qenė nė njė aktivitet partie nė Elbasan. Ne na gjeti atje… Por ishte shumė i tensionuar. Aty ishte dhe Hekuran Isai. Komandėn dhe kontaktet me Enverin i kishte ēuditėrisht ai, dhe jo Kadriu…
    Pėrse ishte i tensionuar Kadriu?
    - Gjatė rrugės makina e Kadriut desh kishte bėrė aksident. Antena e radios kishte kapur nė njė shtyllė tensioni…Kishte qenė nė rrezik edhe makina, edhe jeta e tij. Nė ruajtje tė Kadriut, unė ndodhesha jo larg Xhevdet Mustafės nė momentin qė kishte marrė peng fėmijėt e shtėpisė ku ishte futur…
    Ēfarė patė apo dėgjuat nė atė moment?
    - Mė bėri pėrshtypje mė shumė. Isha shumė afėr. Xhevdeti kishte marrė peng fėmijėt, familjen dhe kėrkoi tė vinte njė helikopter.
    Njoftohet Hekuran Isai qė ishte mė tej. Xhevdeti tha: "Kini kujdes e nisuni pėr nė Tiranė". Atje kanė ardhur banda tė tjera dhe do tė bėjnė gjėmėn. Mė lini mua. Pengjet do i marr me vete, s'do i trazoj, po mė jepni njė helikopter!
    Ēfarė ndodhi mė pas?
    - Pas kėsaj, u tentua me tanke ndaj shtėpisė, specialėt ishin nė krye… Qėllimi ishte tė kapej gjallė.
    Po Kadri Hazbiu?
    - Ishte shumė i shqetėsuar. I porositi tė gjithė qė me ēdo kusht tė kapej i gjallė… Mė pas thirri dhe policin qė mbajti nė krah diversantin dhe i tha: "Je bėrė gomar i diversantėve!". Por Xhevdeti vrau veten.
    Vrau veten, apo e vranė?
    - Kam qenė afėr. Ai u vetėvra, pastaj dhe e qėlluan. Ka qenė dėshmitar dhe Viktor Koloneci me mua aty…
    Po mė tej?
    - U njoftua me radio nga Tirana qė "Njėshi" tė jetė urgjent nė Tiranė…. Njėshi ishte Kadri Hazbiu… Por, u befasuam… Kadriu nuk lėvizi fare nga vendi…
    Pėrse u befasuat?
    - Ndėrhyri Hekuran Isai dhe tha: "Jo,jo, ėshtė pėr mua". U nis menjėherė pa i thėnė gjė fare Kadri Hazbiut… Ai vetėm shtoi si duke folur me vete, "shumė e trashė, s'duhet tė ndodhte kėshtu". U kuptua se ai ishte anashkaluar dhe i besuari ishte Hekurani… Atėherė pak, por mė pas e kuptuam mė mirė se skenari i "Bandės sė Xhevdet Mustafės" ishte eliminimi i Kadriut. Pėr mua, nė kėtė skenar kishin dorė Enveri dhe Ramiz Alia…

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi..

    --

    panorama

    -


    Rrėfimi i gardianit: Teme Sejkos i morėm rrobat para se ta groposnim
    Speciale e Enjte, Gusht 4th, 2011
    Nė dosjen “Hazbiu” dėshmitė e dy gardianėve tė pėrzgjedhur pėr operacionin e fshehtė me Teme Sejkon, pas shpalljes sė vendimit gjyqėsor, mbajnė datėn 14 qershor 1983. Rrėfimi rrėqethės i njerėzve tė besuar tė Kadri Hazbiut dhe krerėve tė Sigurimit tė Shtetit zbulon pėr herė tė parė misteret e ēasteve tė fundit tė ishkomandantit tė Flotės Luftarake. Hetuesit e ministrit mė jetėgjatė tė Policisė Sekrete kanė hedhur nė letėr me pėrpikmėri ēdo detaj nga pohimet e zyrtarėve qė kanė kryer aktin e fundit me kufomėn e Teme Sejkos duke lėnė tė nėnvizuar pjesėn mė makabre tė tyre. Historia qė tregojnė para hetuesve tė Hazbiut dy zyrtarėt e Ministrisė sė Brendshme, Islam Gjondeda e Qemal Xhaferri, fillon me torturat ēnjerėzore mbi trupin e Teme Sejkos nė bazėn e Sigurimit nė Maminas, vazhdon me ēastet kur e mbytėn me litar nė makinėn e degės dhe mbyllet me zhveshjen e rrobave para groposjes nė zonėn e Linzės. Ngjarja e pa precedentė ka qenė arkivuar “Top sekret” nė skutat e Ministrisė sė Brendshme pėr t’u zbuluar pas 20 vitesh nė procesin e njėrit prej protagonistėve kryesor tė saj.

    DĖSHMIA E QEMAL XHAFERRIT

    Lidhur me sa pyetėm, kam pėr tė dhėnė kėto shpjegime: Nė vitin 1960 mė thėrret nė zyrė pasdite, nė Ministrinė e Brendshme, armiku Mihallaq Ziēishti. Atje gjeta edhe Qemal Birēen e Islam Gjondedėn, Luto Beqirin dhe Jorgo Bimon, kushėri i Mihallaqit, qė kishte qenė shofer e u bė mė pas oficer e qė ka vdekur. Ishte ora rreth 17:00 pasdite. Pak mė pas erdhi edhe Mihallaqi. Mė tha disa herė ku ishit, do t’i thoni asgjėkundi, e kishte fjalėn qė ēdo gjė ta mbanim sekret. Na mbajti Mihallaqi nė zyrė pa na thėnė gjė. Rreth orės 21:00 erdhi armiku Kadri Hazbiu, nuk e mbaj mend kush erdhi tjetėr. Pa na thėnė asgjė, na morėn me makinė e na sollėn te burgu i vjetėr Nr. 5. Nga Qemal Birēe mėsova se ishte arrestuar Teme Sejko dhe Tahir Demi. Na thanė qė po bėnim roje, me ta nuk do tė bisedoni, nuk do tė lini njeri tė futet brenda. Pėrgjegjės ishin Qemal Birēe dhe Islam Gjondeda. Nuk e mbaj mend sa qėndruam atje. Nė kėtė kohė qė i mbanim atje, Temja me Tahirin ishin dėnuar me vdekje dhe prisnin vendimin pėrfundimtar. Temen me Tahirin i mbanin nė dy dhoma, ballė pėr ballė nė kat tė dytė, ndėrsa ne qė bėnim shėrbim, rrinim nė dy dhoma nė kat tė parė. Lart nė korridor, midis dy dhomave ku rrinin tė arrestuarit, qėndronte roje vetėm njė nga ne tė katėrt qė bėnim shėrbimin sipas radhės… Mė kujtohet se gjatė kohės qė dy tė arrestuarit kanė qėndruar atje, kam parė qė kanė ardhur bashkėrisht disa herė ditėn Kadri Hazbiu me Rexhep Kollin, Mihallaq Ziēishtin e Nevzat Haznedarin, ku qėndronin gjysmė ore a njė orė dhe iknin. Se ēfarė bėnin, nuk e di se nuk futeshim brenda, por me sa mbaj mend, tė dy tė arrestuarit i kisha parė qė shkruanin. Kadri Hazbiu ose tė tjerė nuk i kam parė tė vinin vetėm, nga tė sipėrmit mundet tė ketė ardhur ndonjėri natėn, por unė mund tė kem qenė nė gjumė, po edhe shokėt nuk mė kanė thėnė gjė. Njė natė, unė e kisha shėrbimin e rojės nga ora 2 deri nė 4 tė mėngjesit. Kur u ngrita, mė tha shoku tjetėr, Luto Beqiri qė e kanė marrė Teme Sejkon dhe se ku e kanė ēuar. Kush e mori, i thashė unė. Lutua mė tha, ishte Mihallaq Ziēishti, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari, Qemal Birēja, Islam Gjondede dhe Jorgo Bimo. Pas njė ore, erdhi tek ne Jorgo Bimo me makinė dhe mė tha hajde, se do tė vemi nė njė vend. Mė ēoi afėr Maminasit, nė mes tė vreshtit ku ishte njė shtėpi e vetmuar qė nė tė nuk banonte njeri. Kur shkova atje, gjeta Mihallaqin, Rexhepin, Nevzatin, Qemal Birēen, Islam Gjondedėn, kishin edhe Teme Sejkon qė ishte me duar tė lidhura. Unė i gjeta duke e rrahur Temen me shkopinj. I kishte plasur gjaku nė gjithė trupin. Sa ndenja unė, u thyen 5-6 shkopinj. Tė gjithė e rrihnin me radhė. Unė aty ndenja pak minuta se pastaj mė thanė e dola roje nė njė kodėr tė vogėl mbi shtėpi, ndėrsa Islam Gjondede, poshtė shtėpisė se mos afrohej njeri. Qėndruam deri nė darkė, rreth orės 20:00 kur erdhi Kadri Hazbiu, i cili u fut brenda, qėndroi pak minuta, se ē’bisedoi dhe u largua. Si iku Kadriu, qė nga vendi ku bėja roje, pashė qė Temen e nxorėn jashtė pėr duarsh e pėr kėmbėsh dhe e hodhėn nė makinė. Aty shkuam edhe unė e Islami. Kur vajta aty, dėgjova shokėt qė thanė qė do ta mbysim, qė mos tė qėllojmė me armė, se dėgjohen tė shtėnat. Se kush e tha kėtė, nuk e mbaj mend. Qė pa u nisur makina, mbaj mend se Temes i hodhėm nė fyt njė litar kėrpi tė trashė sa gishti dhe tė dy anėt e litarit i tėrhoqėm me radhė nė tė dy krahėt, derisa e mbytėm Temen, pra s’kishte mė asnjė shenjė jete. Mihallaq Ziēishti e Rexhep Kolli kanė qenė prezent gjatė gjithė kėsaj kohe. Ne tė shėrbimit e bashkė me ne edhe Nevzat Haznedari u nisėm nė drejtim tė Tiranės e pastaj shkuam nė Linzė, nė disa kodra. Para nesh, me sa mė kujtohet, ishte makina e Mihallaq Ziēishtit dhe kur ndaloi ai, ndaluam edhe ne. Aty nuk e pashė mė Rexhep Kollin, se ku kishte qėndruar nuk e di, mundet nė Tiranė. Kur shkuam nė Linzė, ishte errėsirė dhe vend me shkurre. Temen e kapėm dy veta dhe zvarrė e zbritėm rreth 20 metra poshtė rrugės, vendi ishte shumė i pjerrėt. E ēuam ku ishte njė gropė e hapur, se kush e kishte bėrė, nuk e di. E hodhėm nė gropė. Nė gropė, me sa mė kujtohet, dikush i ra me kazmė nė kokė disa herė dhe tha: “Sa tė fortė e paska kokėn”. Para se ta hidhnim nė gropė, Jorgo Bimo i hoqi pantallonat dhe njė bluzė kadife dhe i mori me vete. Pas kėsaj, e mbuluam me baltė, shkuam tek makinat dhe erdhėm nė Tiranė.”

    DĖSHMIA E ISLAM GJONDEDĖS

    I vitlindjes 1914, banues nė Tėrbaē tė Vlorės, pensionist, dėshmonte mė 14 qershor 1983 rreth vdekjes sė Teme Sejkos si mė poshtė: “Lidhur me sa pyetėm, kam pėr tė dhėnė kėto gjėra: vitin e saktė nuk e mbaj mend, por duhet tė ketė qenė viti 1960. Isha nė Drejtorinė e Policisė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė sektorin e zbatimit tė vendimeve penale. Njė ditė mė thirri nė zyrėn e tij armiku Mihallaq Ziēishti qė nė atė kohė ishte zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme. Aty gjeta edhe shokė tė tjerė qė nuk i mbaj mend. Mihallaqi na tha se do t’u ngarkoj me njė detyrė tė rėndėsishme. Nė mbrėmje vonė, me makinėn qė e drejtonte Jorgo, kushėriri i Mihallaqit, na ēuan te burgu i vjetėr. Veē Nevzat Haznedarit, kishte edhe tre-katėr vetė tė tjerė qė nuk i mbaj mend. Kur sh kuam te burgu i vjetėr, erdhi edhe Mihallaq Ziēishti, i cili na tha qė do tė ruani Teme Sejkon dhe Tahir Demin. Temen e Tahirin, siē mora vesh aty, pasi i dėnuan me vdekje, i prunė aty. Sepse, nuk e di. Unė pėr vete e dija deri atė ditė se ata qenė pushkatuar. Temen dhe Tahirin i kishin vendosur nė dy dhoma pėrballė njėra–tjetrės nė katin e dytė, qė ndaheshin me njė korridor nė mes. Edhe ushqimin atje e hanin. Aty kemi qėndruar rreth njė muaj. Aty bėnim roje katėr veta, qė s’i mbaj mend cilėt ishin. Roje bėnim dy e nga dy. Gjatė kohės qė qėndruam aty, mbaj mend qė kanė ardhur Mihallaq Ziēishti, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari qė futeshin nė dhomat e kėtyre, se ē’bėnin nuk e di se e mbyllnin derėn. Tjetėr njeri nuk mė kujtohet tė ketė ardhur. Njė mbrėmje erdhi Mihallaq Ziēishti me Nevzatin dhe shofer Jorgon. Sonte, tha Mihallaqi, do ta heqim Teme Sejkon. Dhe, me sa kujtoj unė, qė atė natė e hoqėn Temen, e ēuam me makinėn e Jorgos nė njė shtėpi nė Maminas, midis vreshtit. Atje nuk banonte njeri. Mua mė kujtohet se atje kemi qėndruar rreth dy ditė. Aty, veē ne tė shėrbimit, erdhi edhe Mihallaqi me Jorgon. Tjetėr njeri unė nuk mbaj mend tė ketė ardhur. Mua mė caktuan dhe qėndrova roje aty tek dera e shtėpisė. Unė Teme Sejkon e kam njohur shumė mirė, sepse atė e kam pasur komisar batalioni pėr njė vit, mė 1944, nė Batalionin e Disiplinės nė Gurrė tė Tiranės. E kam parė edhe mė pas kur ka qenė nė Vlorė. Edhe te burgu i vjetėr qė e morėm nė makinė dhe e ēuam nė Maminas, unė kam qenė prezent dhe Temen e kam ruajtur e shoqėruar. Kam qenė prezent edhe kur e kanė nxjerrė Teme Sejkon jashtė nga shtėpia nė oborr, i vumė njė litar me lak nė fyt dhe katėr veta, dy nė njė krah e dy nė njė krah e shtrėnguam sa Temja vdiq. Mihallaqi tha e lėvizni njėherė. Ne e kthyem nė Linzė (Linzė) nė disa kodra. Qėndruam atje ku kishte qėndruar Mihallaq Ziēishti. Prezent ishte edhe Nevzat Haznedari. E morėm kufomėn unė me shokė dhe e ēuam tek gropa qė ishte bėrė pėrpara, se nga kush, nuk e di, dhe ishte rreth 100-200 metra larg xhadesė nė njė vend tė pjerrėt me shkurre. E hodhėm nė gropė dhe e mbuluam me baltė. Nuk mbaj mend tė jetė bėrė ndonjė veprim tjetėr aty me kufomėn. Kujtoj gjithashtu qė gjithė kėto veprime janė bėrė nė errėsirė, po a ishte herėt nė mėngjes pa u gdhirė mirė, a ishte mbrėmje, nuk e mbaj mend. Unė nuk kam dijeni nėse Temen e kanė rrahur gjatė kohės qė e mbajtėn nė Maminas dhe nuk mbaj mend nėse e kishin dėmtuar nė fytyrė me gjak. Mė kujtohet vetėm njė gjė, qė kur i hodhėm litarin nė fyt, ia bėri vetėm njėherė “ah”, sytė i zgurdulloi dhe nuk foli mė … vijon.

    “E mbytėn, e pushkatuan apo e nxorėn nga burgu Teme Sejkon?!”

    Fundi i Teme Sejkos ishte njė nga enigmat qė kreu i regjimit nuk e zbardhi asnjėherė. Deri nė ēastet e fundit, pėr Hoxhėn fati i ish-admiralit tė Flotės Luftarake nuk e kapėrceu kufirin e dilemės pėrvuajtėse. E mbytėn, e vranė apo e nxorėn fshehtazi nga burgu Teme Sejkon?! Njėri nga zyrtarėt e kabinetit tė kreut tė Partisė pohon se e vėrteta pėr ēastet fatale tė “gjeneralit tradhtar” ka qenė njė nga misteret e periudhės sė diktaturės qė ka shkaktuar pėrvuajtje tė jashtėzakonshme pėr Enverin. Historia e admiralit nga Ēamėria, i dėnuar me vdekje nė vitin ‘61 si agjent i grekėve dhe amerikanėve, sipas ndihmėsit tė shefit tė regjimit, u rikthye nė vėmendjen e Enver Hoxhės nė fillimin e viteve ‘80. Nė gjyqin qė Sekretariati i KQ i bėri Kadri Hazbiut, pas dėnimit tė Mehmet Shehut nė shtator ‘82, u publikuan pėr herė tė parė disa aspekte tė panjohura tė dosjes sė Teme Sejkos. Sipas tyre, pohon ish-funksionari i KQ, admirali i Flotės nuk kishte qenė vetėm agjent i grekėve e amerikanėve, por edhe i KGB-sė. Ndėrkaq, nė kėtė mbledhje ėshtė dėshmuar edhe njė fakt tjetėr: Teme Sejkon nuk e kanė pushkatuar sipas vendimit tė gjyqit, por e kanė mbytur nė qeli! Enigma kėtė radhė tronditi fort Enver Hoxhėn, i cili kėrkoi me ngulm arsyen pse dy ish-zėvendėsministrat me bekimin e Kadri Hazbiut kishin kursyer skuadrėn e pushkatimit dhe i morėn jetėn Sejkos me duart e tyre! Gjithēka nė kėtė lėmsh tė dhėnash parakuptonte njė veprim tė mundshėm tė Mehmet Shehut pėr tė fshehur gjurmėt e tij. Sidoqoftė, mbledhja maratonė e 20 shtatorit 1982 nuk ofroi ndonjė gjė tė re mbi fatin e dosjes sė Teme Sejkos. Njė ditė mė pas, kujton ishpunonjėsi i K.Q, njė letėr e papritur nė zyrėn e Hoxhės e riktheu ēėshtjen e Temes me njė dramaticitet rrėqethės. “Teme Sejkoja ėshtė parė nė Patos!” Ky lajm qė Enverit i vinte nga njė i njohur, e fuste situatėn nė njė tjetėr hulli. Nė zbardhjen e enigmės, Enveri i dha urdhėr tė prerė Hekuran Isait, atėherė ministėr i Brendshėm, pėr tė gjetur vendvarrimin e Teme Sejkos e pėr t’i sjellė eshtrat e tij qė t’i shikonte me sytė e vetė. Njeriu qė ka punuar nė kabinetin e Enverit mban mend qė pas kėsaj u ndėrmor njė operacion sekret nė kėrkim tė eshtrave tė Teme Sejkos. “Pėr tre muaj, mbi 300 ushtarė, shpjegon ai, kėrkuan nė kodrat e Linzės, por pėrpjekjet e tyre rezultuan pa sukses. Pikėrisht ky ka qenė momenti, sipas funksionarit tė KQ, qė Enveri ka porositur krerėt e lartė tė Sigurimit pėr tė thirrur nė procesin e Hazbiut gardianėt qė kanė pasur nė ruajtje komandantin e Flotės, por edhe dėshmitė e tyre nuk kanė zbardhur ndonjė gjė rreth enigmės pėr vendvarrimin e Sejkos.

    AFRIM IMAJ

    --


    e njihja qe ne dizet e katren temen se e kam pasur komisar ..thot nje nga merhumet qe perdoret si xhelat..


    dhe "pa qyk zori" masakron..

    tmerr..

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar mė parė nga Mina Lexo Postimin
    KADRI HAZBIU, eshte nje emer qe me ngjall nostalgji. Ky person ka qene miku i femijerise time. Familja e tij ka qene model dhe nuk mund te jete model nje familje qe ka te zotin e shtepise kriminel. Kadri Hazbiu, si cdo komunist, ka zbatuar detyren dhe urdherat e dhena nga lart. Te gjithe kemi patur komuniste ne familje dhe , ne mos nena apo babai, ka qene daja, xhaxhai, halla etj. Nen ate regjim na kane rritur,pavaresisht se ne i gjykojme sot. Cfar do te benit ju nese do te ishit Minister? A do te guxonit te kundrshtonit urdherat e Enver Hoxhes, apo do te dorezonit detyren?! Une e them me bindje qe nuk do te benit as njeren dhe as tjetren. Cdo epitet mund t`i vendosesh Kadri Hazbiut por kriminel kurrsesi! Mos ia luani kockat !!!
    po te isha un minister ne at koh edi cdo beja, ne mbledhjen e ati presidium apo plenium a qka leshin ke ai do ju qijananen e nanes te gjitheve kallashnikov dhe do mirrja vte udheheqejen e vendit dhe pastaj kush nuk do me vinte mbrapa do iqija nanen prap se koha ishte asi soji, hajt mos ma mirrni per te madhe miq te nerum se ne at koh nuk dinte njeriu kujt ti besonte e kujt jo qdo i dyti ishte puntor sigurimi me pag apo pa pag

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdon..

    --

    Dėshmitari: Ju rrėfej tė dėnuarit me vdekje qė fshihte Kadri Hazbiu
    Speciale e Premte, Gusht 5th, 2011


    Kadri Hazbiu
    Seancat maratonė tė pėrballjes sė Kadri Hazbiut me hetuesit kanė zbuluar edhe njė fakt tė panjohur: Jo tė gjithė tė dėnuarit me vdekje shkonin para skuadrės sė pushkatimit!

    vijon nga numri i kaluar…

    Tė paktėn nga pohimet e gardianit tė burgut, Hodo Bega, pėr llogari tė procesit tė Kadri Hazbiut ndriēohen mbi 20 raste tė tilla. Duke iu referuar praktikės kur shėrbente nė Korēė (1952-1953), zyrtari i Sigurimit tė Shtetit dėshmonte se tė burgosurit sekret tė pėrzgjedhur mes tė dėnuarve me vdekje ruheshin nė fshehtėsi tė plotė rreth dy tre vjet dhe pastaj transferoheshin me urdhėr nė Tiranė. Ai, veē rastit tė Kadri Shalės dhe dy vėllezėrve qė nuk u ekzekutuan sipas vendimit tė gjyqit, kujtonte praktikėn me tė arrestuarit Mustafa Myslimi, Sinan Hamiti, Pertef Bajrami e Pirro Xhezo qė u veēuan nga grupi i tė dėnuarve me vdekje si pjesėtarė tė organizatės “Bashkimi” qė vepronte nė Tiranė e nė Vlorė”. “Aty nga viti 1962, pohonte Bega, dy ndėr ta erdhi dhe i mori Qemal Balluku (vėllai i Beqirit, nė atė kohė oficer i lartė i Ministrisė sė Brendshme-shėnim) dhe i ēoi nė Tiranė. “Ēfarė ka ndodhur mė tej me ta, ish-gardiani shprehet se nuk u mor vesh kurrė, por mban mend se kur tė burgosurit sekret ishin nė izolim, takoheshin rregullisht me familjarėt. Pėrtej kronologjisė sė ngjarjeve misterioze, pėrqasja e zyrtarit tė Sigurimit pėr rolin e Mehmet Shehut nė to pėrfshin edhe tė akuzuarin Hazbiu. Nė vijim tė pohimeve tė Begės pėr kėtė histori monstruoze, “Panorama” zbardh pėrgjigjet e ish-ministrit tė Brendshėm pėr akuzat e bashkėpunėtorėve tė afėrt; Nevzat Haznedari, Rexhep Kolli, Farudin Poēari e Qani Tartale…

    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Hodo Bega mė datė 29.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Hodo Begės dhe kam pėr tė thėnė se nuk mė kujtohet qė ai tė ketė qenė nė burg dhe ta kem nxjerrė unė, duke i thėnė se po tė liroj me urdhėr tė Mehmet Shehut. Nuk di gjė pėr vrasjen e dy vetave qė thotė ky nė Milot. Mund tė jetė njė rast dhe pikėrisht ai qė kam shpjeguar pėr Preng Lleshin, ish-bashkėpunėtor tradhtar qė kishte vrarė 9 ose 10 veta. Vetėm nė kėtė rast kam urdhėruar unė. Kam shpjeguar se nuk ėshtė e vėrtetė tė kem takuar nė burg ose nė Hetuesi Liri Gegėn dhe Dali Ndreun, siē thotė dėshmitari. Nuk ėshtė e vėrtetė qė tė kem qenė me Beqir Ballukun nė takim me Teme Sejkon, ku, siē thotė ky Beqiri, e qėlloi me pėllėmbė fytyrės Teme Sejkon. Unė nuk di qė nė hetuesinė e Teme Sejkos tė jetė lejuar tė shkonte Halim Xhelua. Kėtė tė drejtė veē hetuesit e kam pasur edhe unė, Mihallaq Ziēishti, Rexhep Kolli dhe Nevzat Haznedari. Nuk ėshtė e vėrtetė qė tė kem takuar mbas dėnimit me vdekje Nevruz Bejlerin. Bisedėn sekrete nuk mund ta bėja kurrsesi nė sytė e Hodos. Nevruzi, e them me bindje tė plotė, se ėshtė ekzekutuar. Veē dy rasteve qė pėrmenda pėr mbajtjen e atyre personave mjaft vite mbas dėnimit me vdekje, nuk di tė tjerė. Pėr kėta ėshtė vepruar nė bazė tė legjendės.

    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Nevzat Haznedari mė datė 26.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Nevzat Haznedarit dhe kam pėr tė thėnė se nuk di nėse ka qenė ky apo tjetėr si hetues i Hamit Matjanit qė nė fillim. Di se atė e ka marrė, siē mė kujtohet mua, qysh nė fillim Ferhat Matohiti. Nuk mė kujtohet qė Nevzatin ta ketė thirrur e kritikuar (nė prezencėn time) Mehmet Shehu pėr punė tė dobėt lidhur me hetimin e Hamit Matjanit. Pėr pėrpunimin, tė dhėnat qė kam ditur unė, arrestimin e Dali Ndreut e Liri Gegės, kam dhėnė shpjegime. Unė di se Beqir Balluku ka vajtur nė hetimin e Teme Sejkos, kur ky kishte filluar tė jepte shpjegime qė kishte marrė nė lidhje Panajot Plakun, dhe jo dy ditė pas arrestimit, siē thotė Nevzati. Siē kam shpjeguar unė, me Beqir Ballukun nuk kam qenė nė hetimin e Teme Sejkos, por ai ka qenė bashkė me Nevzatin. Lidhur me deponimet e Teme Sejkos, kam shpjeguar se takimin e Rrogozhinės Teme Sejkoja nuk e sqaroi, sepse kjo ishte mbas takimit tė tij me Beqir Ballukun. Unė kam supozuar se mund tė ketė qenė Koēo Tashko. Pėr trajtimin e Teme Sejkos nė Maminas kam dhėnė shpjegime se atė e kanė bėrė Rexhep Kolli e Nevzati, ndėrsa Mihallaq Ziēishti s’ka qenė. Kur kam vajtur, kėta raportuan se kishte vdekur dhe me sa kujtoj, e kam parė tė mbytur. Mua nuk mė kujtohet qė tė kem kontrolluar Burgun e Tiranės bashkė me Beqir Ballukun e tė jemi parė sy ndėr sy me Bedri Spahiun. Nuk mė pengonte asgjė qė atė ta thėrrisja nė zyrat e burgut. Nuk mė kujtohet qė tė kem takuar e biseduar me bashkėpunėtorin qė ishte nė birucė me Tuk Jakovėn.

    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Rexhep Kolli mė datė 21.5.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Rexhep Kollit dhe kam pėr tė thėnė se pėr gabimet e mia nė Sigurimin e Ushtrisė ky bėn konsideracione. Mua nuk mė mbrojti Mehmet Shehu, por partia, ashtu siē mbajti kėtė e kuadro tė tjerė pėr gabimet qė patėn nė kohėn e Koēi Xoxes. “Se nuk duhet t’i japim kuadro Koēi Xoxes” – nuk ishte parullė e tradhtarit Mehmet Shehu, por qėndrim i Partisė sonė nė atė kohė. Unė nuk kam ditur materiale pėr Mehmet Shehun, veē atyre qė kam thėnė. Nuk ėshtė e vėrtetė, siē thotė Rexhep Kolli, se paskam zhdukur materiale qė mė komprometonin mua e tė tjerėt nė kohėn qė shkova nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Me Llambi Peēinin kam pasur shoqėri tė zakonshme, dhe jo intime. Pėr sa i pėrket zbritjes nė bazė, nė Tropojė e Kukės, nuk kam shkuar me muaj tė tėra, por kam shkuar shpesh nė ndihmė tė degėve tė punėve tė brendshme. Po kėshtu, kam shkuar edhe nė rrethe tė tjera, sipas ndarjes sė punės. Unė nuk kam pėrvetėsuar as meritėn e popullit e tė Sigurimit lidhur me rezultatet ndaj bandave. Pėr vrasjen e njė bashkėpunėtori nė Kukės nė ilegalitet nė vitet 1950 – 1951 kam dhėnė shpjegime se kjo nuk ėshtė bėrė me dijeninė time. Pėr shoqėrinė time me Panajot Plakun, aq sa kam pasur dhe si ėshtė gjykuar nė atė kohė mbi arratisjen e tij, unė nuk i kam fshehur asgjė partisė. Sipas gjykimit tonė tė atėhershėm, u mendua se diku kishim prekur pa ditur fijet e Panajot Plakut, prandaj u arratis. Pėr hetimin e armikes Fiqrete Shehu porosia e udhėheqjes ishte qė ta kryenin persona qė kishin hetuar komplotin e puēin, prandaj u caktua Elham Gjika. Pėr ndėrtimin e strukturės sė Sigurimit nė qendėr dhe heqjen e radio pelengimit kam dhėnė shpjegime. Kėto janė bėrė mbas njė gjykimi kolegjial, pėrfshi edhe Rexhepin dhe me miratimin pėrkatės. Po ashtu, kam dhėnė shpjegime edhe pėr masat ndėshkimore qė janė marrė pėr arrogancėn, prepotencėn e familjaritetin nė organet e brendshme. Unė kur kam shkuar pėr gjueti nė Velipojė, kam fjetur nė postėn e kufirit, dhe jo nė njerėz tė dyshimtė. Luigj Markun e kam njohur si komunist e njeri tė nderuar, po kėshtu edhe gjuetarėt e tjerė. Kur ka ditur gjėra Rexhepi, pse nuk m’i ka ngritur? Pėr Halim Xhelon kam dhėnė shpjegime. Tė dhėnat pėr tė kaluarėn e tij diheshin, megjithatė ashtu kemi gjykuar nė atė kohė pėr mbajtjen e kėtij personi qė nuk e meritonte. Nuk ėshtė e vėrtetė qė Rexhep Kolli ta ketė kritikuar rreptė Halim Xhelon e tė ketė kėrkuar largimin e tij. Unė pėr Rukie Ramėn nga Tropoja kam njoftuar me shkrim udhėheqjen e partisė, sipas raportit tė dhėnė nga ata qė verifikuan ēėshtjen. Me sa mė kujtohet mua, mė vonė doli se kėtė ēėshtje e fryu njė punėtor operativ dhe qė ndaj tij ėshtė mbajtur qėndrim, por masėn nuk e mbaj mend. Unė nuk di nėse janė bėrė internime nga Saranda e Gjirokastra nė vitin 1978, kur ka shkuar atje pėr vizitė udhėheqėsi, sepse nė atė kohė isha pėr analiza mjekėsore nė Francė. Mė vonė, s’mė ėshtė ngritur kjo ēėshtje. Unė nuk di pėr riatdhesime tė spiunėve e diversantėve tė Vojsava Duros etj., tė lejuar nga Feēor Shehu pas ikjes sime nga Ministria e Punėve tė Brendshme.

    Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Farudin Poēari mė datė 21.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

    Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Farudin Poēarit dhe kam pėr tė thėnė se pėr ndėrprerjen e punės nė drejtim tė Jugosllavisė kam dhėnė shpjegime. Mė kujtohet njė takim qė kam bėrė nė qendrėn e filtrimit tė Laēit, emrin e tė cilit nuk e mbaj mend, por qė e shoqėronte Skėnder Nallbani. Mundet tė kem qenė me Kadri Gojashin, Farudini thotė se ky person ka qenė Bardhyl Cenolli dhe mė kujtohet se fliste gjėra si me fantazi. Se ē’u bė me kėtė person, nuk e di. Nuk mė kujtohet rasti i njė personi nga Saranda qė ka bėrė letėr dhe qė s’ka pranuar me Farudinin. Unė di qė Sefedin Jonuzi ėshtė trajtuar si matrapaz, mbasi kishte kompromentuar mjaft kuadro tė organeve tė brendshme e tė tjerė, duke u ēuar mish nė shtėpi. Pėr kėtė komprometim janė kritikuar kuadro tė tilla nė mbledhje, si Nevzat Haznedari, Kadri Ismailati, hetues, ndėrsa pėr tė tjerėt iu dhanė partisė. Mua nuk mė kujtohet qė tė ketė shkruar ky person letėr pėr Feēor Shehun. Mė kujtohet gjetja e njė letre anonime nė shkallėt e shtėpisė sė Feēor Shehut qė fliste afėrsisht siē thotė Farudini.

    Pyetje: Po tė paraqesin i pandehur, aktin e ekspertimit pėr veprimtarinė armiqėsore nė ngarkimin e Mihallaq Ziēishtit dhe Feēor Shehut nė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme. Ē’ke pėr tė thėnė rreth problemeve, drejtimeve e konkluzioneve tė ekspertėve pėr veprimtarinė armiqėsore qė ke zhvilluar nė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme?

    Pėrgjigje: Mua m’u dha pėr njohje akti i ekspertimit pėr veprimtarinė armiqėsore timen tė Mihallaq Ziēishtit e Feēor Shehut nė Ministrinw e Punwve tw Brendwshme nga faqe 1 deri nė faqen 70 dhe sapo fillova tė lexoj faqet e para, nė tė cilat ekspozohet se unė paskam qenė armik e komplotist me tradhtarė tw tjerw, refuzoj tė njihem mė tej me pėrmbajtjen e kėtij akti, sepse siē kam dhėnė shpjegime nė proceset e mia, nuk jam armik i popullit, atdheut, shtetit, partisė time e udhėheqėsit tė saj. Pėr rrjedhojė, nuk jam komplotist nė ēfarėdolloj veprimtarie me cilindoqoftė kundėr popullit, atdheut, shtetit, partisė dhe udhėheqėsit tė saj. vijon…

    AFRIM IMAJ

    --

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    te gjithe drejtuesi komuniste ,,,

    duhet te ishin ne burg pas renies komunizmit bashke me ish sigurimsat,,,

    dosjet duhet te te hapeshin dhe te denoheshin te gjithe ata qe kane lyer duart me gjake shqipetari,,,,

    dhe shakterruan jetet e mijera njerezve,,,


    po sali berisha e vodhi pd dhe idealet e saje dhe na e beri si partia punes

  7. #57
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Me erdhen zorret ne fyt kur lexova masakrimin e Teme Sejkos. Cfare brutaliteti ?!? Cfare kafsherie ?!? Valle kane qene edhe nezistet kaq brutale ne kampet e perqendrimit ?!?
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdon ki imraj i panorames..
    ishalla nuku ben retushime ne dokumentat ..

    nejse..

    kriesoret jane..

    --

    “Ēfarė bisedoi Kadri Hazbiu me Fiqrete Shehun para trupit tė pajetė tė Mehmetit”
    Argument, Speciale e Mėrkurė, Gusht 10th, 2011

    ISH-KRYEMINISTRI MEHMET SHEHU ME ENVER DHE NEXHMIJE HOXHEN
    Aq sa shtjellohen ngjarjet e mėngjesit tė 18 dhjetorit 1981 nė vilėn e Kryeministrit nga Ali Ēeno, ish shef i grupit tė shoqėrimit tė Mehmet Shehut, pėr hetuesit e ēėshtjes “Hazbiu” mbeten deri nė fund tė paqarta e tė veshura me mister.

    I thirrur disa herė pėr tė shpjeguar rrethanat si ėshtė njohur me lajmin e vetėvrasjes sė Mehmetit, njeriu qė i ka garantuar jetėn Kryemnistrit dhe familjarėve tė vet, ėshtė detyruar tė dėshmojė me detaje skenėn e tmerrshme, kur ka parė trupin e pajetė tė Mehmet Shehut nė vilėn e tij. Pas telefonatės sė Vladimir Shehut nė orėn tetė tė mėngjesit, kujton Ēeno, shkova nė vilėn e Kryeministerit, u njoha me ngjarjen dhe telefonova Ramiz Alinė dhe Ēule Ēirakun. Pastaj mbėrriti aty grupi i ekspertėve me pajisjet pėrkatėse. Dėshmia e ish-bodigardit tė Mehemt Shehut, marrė nga libri i Kastriot Dervishit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, zbulon pėrjetimet e ēasteve tė para nė mėngjesin e 18 dhjetorit ’81 nė vilėn e Kryeministrit, reagimet e familjarėve dhe “myasfirėt” qė u gjendėn menjėherė nė shtėpinė e Mehmet Shehut pas lajmit tė vetėvrasjes. Ēėshtja mė e debatueshme qė Ēeno ka konsumuar nė ligjėratėn para hetuesve dhe nė procesin gjyqėsor ka qėnė ajo e vizitės sė fshehtė tė Feēor Shehut dhe Kadri Hazbiut nė vilėn e Mehmetit, disa orė para aktit tė vetėvrasjes. Nė vijim tė interesimit tė hetuesve, tė tjerė dėshmitarė, kryesisht nga radhėt e punonjėsve tė shėrbimit tė familjes Shehu dhe ekspertėve qė kanė kėqyrur trupin pa jetė tė Mehmet Shehut, kanė rrėfeyer pėr ēfarė kanė parė e dėgjuar natėn e vetėvrasjes sė Kryeministirit. Njėri pas tjetrit, dėshmitarėt Farije Koēiraj, Llesh Rroku, Milto Kristaqi, Vasal Afezolli, Fatos Harito, Bashkim Ēuberi e Elham Gjika kanė pohuar nė Hetuesi pėrjetimet e tyre nga ngjarjet nė vilėn kryeministrore, natėn e 17 dhjetorit dhe mėngjesin e 18 dhjetorit 1981…
    Dėshmia nė Hetuesi
    Hetuesia ndaj pėrgjegjėsit tė rojeve tė Mehmet Shehut, Ali Ēeno, zhvillohet nga hetuesit Flamur Ēato dhe Sokol Koleka, mė 2 tetor 1982 deri mė 13 korrik 1982. Edhe kjo ėshtė hetuesi e pėrgatitur nga akuza, sipas dėshirės sė saj. Ali Ēeno “i pranon” akuzat se ka kryer “veprimtari armiqėsore pėr tė goditur vijėn e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė e pėr tė pėrmbysur diktaturėn e proletariatit”. Hetuesia ndaj Ēenos zhvillohet fillimisht nė Elbasan, pasi qendra e tij e banimit ishte nė Cėrrik. Pėr mėngjesin e 18 dhjetorit 1981, nė shtėpinė e Mehmet Shehut, Ēeno dėshmon se e ka thirrur Vladimir Shehu nė orėn 8.00 tė mėngjesit. Nė korridor, Bardha, gruaja e Vladimirit, po ulėrinte: “Obobo, babi”. Ka hyrė brenda dhe ka parė Mehmet Shehun tė mbuluar me batanije, deri nė grykė. I ka matur pulsin dhe ka vėrejtur se nuk punonte. Pistoleta ishte mbi batanije. Vladimiri kishte marrė letrėn qė kishte lėnė Mehmet Shehu, duke e cilėsuar personale atė. Vladimiri nuk pranonte ta jepte. Ali Ēeno i ka thėnė qė tė mos e hapte. Aliu ka marrė nė telefon drejtorin e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit tė Shtetit, Xhule Ēiraku dhe mė pas ka njoftuar sekretarin e KQ tė PPSH-sė, Ramiz Alia. Feēor Shehun ishte e pamundur ta kapte nė telefon. Pas kėsaj kishte marrė nė telefon Feēorin dhe ky i ishte pėrgjigjur: “Mirė, o, mirė”. Si duket, Feēori duhet tė ishte informuar nga Xhulja. Kadri Hazbiu ia ka behur nė shtėpi pas 10-15 minutash. Kishte hyrė nė dhomėn e Mehmetit, ishte dridhur e pastaj kishte shkuar pėr tė takuar Fiqretin. I ishte drejtuar Fiqretit me fjalėt: “Pse o Fiqrete, e bėri kėshtu kėtė punė? Mehmeti s’duhej tė vriste veten, se Byroja Politike, e shumta njė vėrejtje nė kartėn e regjistrimit do t’i jepte”. Fiqretja ishte ngrirė, qante, por lot nuk nxirrte. Kadriu kishte pyetur nė kishte lėnė apo jo ndonjė letėr, por Fiqretja nuk pėrgjigjej. Nė kėtė moment, Vladimiri ka ndėrhyrė, duke i thėnė se letrėn e kishte ai. Kadriu e ka marrė letrėn nga Vladimiri, pa e hapur nga zarfi. Kadriu mori letrėn, e palosi mė dysh, e futi nė xhep dhe u largua. Pas kėsaj ia kanė behur dy zėvendėsministrat dhe grupi operativ me Elham Gjikėn. Hetuesia e Ali Ēenos zhvendoset nė Tiranė mė 1 dhjetor 1982 dhe ēėshtja pasohet nga hetuesit Sokol Koleka dhe Bashkim Caka. Dėshmitarit i kujtohej njė rast nė vitin 1975, kur Mehmet Shehu i kishte marrė pistoletėn me njė plumb. Pas pak, nė zyrėn e tij kishte ardhur Kiēo Ngjela. Pasi Mehmet Shehu i kishte komunikuar shkarkimin, Ngjela kishte dalė i zverdhur nga zyra e Kryeministrit. Dėshmitari vazhdon tė thotė se pistoletėn “Makarov” me porosi tė Mehmetit e kishte marrė pas prishjes sė fejesės sė Skėnderit tek Nazar Berberi. Nė fund, Ali Ēeno nuk i pranon akuzat qė i bėhen.
    Pohimet nė gjyq
    Ali Ēeno pohon me gojėn e tij apologjinė se ishte njė nga pjesėtarėt e “organizatės antirevolucionare qė kryesonte kryetradhtari Mehmet Shehu, tė pėrbėrė nga armiqtė e Partisė e tė popullit, shpirtzinjtė Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Ziēishti, Mihallaq Ziēishti, Fiqret Shehu etj”, qė kėrkonin tė pėrmbysnin diktaturėn e proletariatit dhe tė vendosnin njė rend borgjez-revizionist”. Nuk harron Ēeno tė pėrmendė nė apologjinė e tij se kishte qėnė pėrgjegjės i Sigurimit tė “poliagjentit, tradhtarit, armikut dhe xhelatit Mehmet Shehu”. Ai e hiqte veten se u kishte shėrbyer tėrthorazi “agjenturave tė huaja”. Pastaj, nė kėtė fjalė gjen “armiq tė betuar”. Nė funksion tė asaj qė kishte thėnė akuza, Ēeno thotė se mė 16 tetor 1981 dhe njė ditė mė pas nė shtėpinė e Mehmet Shehut kishin ardhur pėrkatėsisht Feēor Shehu e Kadri Hazbiu. Feēori ishte shoqėruar nga Besnik Kasa. Mė 17 dhjetor 1981, Ēeno thotė se Mehmeti ishte bėrė “si pulė e lagur”. Mjeku i Mehmetit, Llesh Rroku, kishte pėrcjellė porosinė e Mehemt Shehut qė kishte pyetur kush ishte me shėrbim. Atė natė ishte Dashamiri dhe Pėllumbi. Ēeno thotė se Kadriu ka ardhur nė darkė, afėr orės 19:00, me njė ēantė si dosje nė dorė. Ishte pėrshėndetur me tė, por i kishte thėnė qė tė mos i thoshte njeriu. Ēeno bėnte deklarata se njerėzit mė tė afėrt tė Mehmet Shehut ishin Kadri Hazbiu, Llambi Peēini dhe Gani Kodra. Ai akuzon se ka dėgjuar nga njė person tjetėr se janė vrarė njerėz me urdhėr tė Llambi Peēinit. Por, ky i fundit pyet nėse dinte ndonjė emėr. Ēeno pohon se e kishte me tė dėgjuar e nuk mund tė thoshte gjė. Feēori, i akuzar nga Ēeno, pėrgjigjej: “Unė nuk jam nė mbrojtje tė Mehmet Shehut, ai ėshtė armik i tėrbuar i Partisė”. Ndėrsa Ali Ēeno duke harruar pėr njė ēast pozitėn e tij, i thotė se nė bazė tė dokumeteve Feēori kishte ndihmuar fejesėn e Silvės (Turdiut-shėnim), duke harruar se ai (Aliu) nuk kishte akses nė posedimin, analizėn dhe interpretimin e dokumenatve. Kadri Hazbiu hedh poshtė tė ketė qėnė mbrėmjen e 17 dhjetorit 1981 nė shtėpinė e Mehemt Shehut.

    Dėshmitė e Mysafirėve tė fundi nė shtėpinė e Kryeministrit

    Farije Koēiraj
    E vitlindjes 1937, nga Drashovica, dikur punėtore nė shtėpinė e Mehmet Shehut, atė ēast kameriere nė birrarinė “Adriatiku”, dėshmonte mė 13 janar 1983 pėr udhėtimin jashtė shtetit me Fiqreten. Tė enjten e 17 dhjetorit ’81, ajo ka shėrbyer nė shtėpi, ndėrsa dy tė tjerė kishin qėnė pushim. Dėshmitarja i ka bėrė kafen e asaj dite Mehmetit. Pėrshtypje i ka bėrė fakti se Fiqreteja e ka pėrcjellė Mehmetin deri tek dera, kur ky shkonte nė mbledhjen e pasdites sė Byrosė, veprim qė ajo nuk e bėnte mė parė. Nė mbrėmje, Mehmeti nuk e kishte prekur fare ushqimin. Dėshmitarja ka ikur nė darkė nė shtėpinė e saj. Tė nesėrmen ėshtė paraqitur nė punė nė orėn 6.30. Kafen e darkės ia kishte ēuar Mimoza. Vladimiri dhe Fatbardha po i thoshin Fiqretes pse e bėri kėtė Mehmeti, nuk duhej tė vriste veten etj. Ali Ēeno, duke iu drejtuar Fiqretes dhe Vladimirit, kishte kėrkuar letrėn e lėnė nga Mehmeti, pasi do vinin ta merrnin “ata shokėt”. Ajo thoshte se kishte parė njė valixhe tė vogėl qė Mehmeti nuk e ndante nga dora, por qė mė vonė nuk e kishte parė mė.

    Llesh Rroku
    I vit1indjes 1949, mjeku personal i Mehmet Shehut pėr 4 vjet dėshmon mė 8 prill 1983 pėr dy ditėt tė fundit tė jetės sė Mehmet Shehu. Ai kishte qenė me tė gjatė mbledhjes sė Byrosė Politike (natyrisht jo nė sallėn e mbledhjes). Mehmeti kishte pasur tension tė lartė. Kjo mbledhje kishte mbaruar nė ora 14.30. Pasi ėshtė larguar pėr nė shtėpi, e ka vizituar prapė nė shtėpi nė orėn 15.45. Mehmeti e kishte sėrish tensionin e lartė, por tė rėnė pak. Mehmeti, gjithnjė me kostum, ka dalė nga shtėpia pasdite pėr zhvillimin e mbledhjes. Mbledhja ka mbaruar nė orėn 20.30, ndėrsa tensioni i Kryeministrit ishte gjithnjė i lartė. Tė dy mjekėt, dėshmitari dhe Milo Kostaqi kanė qėndruar atė natė nė dhomė. Mehmeti ka pyetur kush ishte me shėrbim e mė pas ka kėrkuar Ali Ēenon tė vijė e tė rrijė aty atė natė. Tė dy mjekėt, Ali Ēeno, Dashamir Rama dhe Pėllumb Rusta, kanė qėndruar atė natė aty. Pas orės 24.00 kanė fjetur. Duke u gdhirė 18 dhjetori 1981, djali i madh i Mehmetit, Vladimiri, ka kėrkuar Ali Ēenon tė ngjitet lart nė dhomėn e Mehmet Shehu. Pas 4-5 minutash ka kėrkuar tė vijnė edhe mjekėt lart. Kėta janė ngjitur sė bashku me ndihmėsmjekun Nestor Lezho. Mjekėt janė ngjitur nė katin e dytė, derėn e kanė gjetur hapur. Mehmeti ishte i mbuluar deri nė grykė me batanije, me sytė nga tavani, i zverdhur, i ftohtė. Kishte dalluar pistoletėn mbi batanije dhe njollėn e gjakut nė tė majtė tė trupit. Dėshmitarit i ka bėrė pėrshtypje se studioja e Mehmetit ishte hapur. Para ardhjes se grupit hetimor, Kadri Hazbiu ka ardhur nė shtėpi. Ėshtė futur nė dhomėn e gjumit, sė bashku me Aliun dhe Vladimirin. Ka takuar Fiqreten.
    Fatos Harito
    I vitlindjes 1937, ekspert mjeko-ligjor, dėshmonte mė 15 prill 1983 pėr ēėshtjet e ekspertimit tė trupit te Mehmet Shehut. Nė dallim nga dėshmitė e tjera, ai thotė se kufoma ka qenė e zbehtė, e mbuluar me batanije deri nė grykė, mbi tė cilėn ishte hedhur pistoleta. Ora e ekspertimit ishte 9.10 e 18 dhjetorit 1981. Mbi tavolinė kishin qenė njė tufė ēelėsash.
    Bashkim Ēuberi
    I vitlindjes 1923, ekspert mjeko-ligjor vazhdonte rrėfimin mė 15 prill 1983 pėr ditėn kur kishin bėrė ekspertizėn e trupit tė Mehmet Shehut.
    Milto Kristaqi
    I vitlindjes 1934, ish-mjeku i Mehmet Shehut dėshmonte mė 18 prill 1983 se Kryeministri kishte tension shumė tė lartė dy ditėt e fundit tė jetės sė tij, tension qė nuk e kishte pasur asnjėherė. Pas mbarimit tė mbledhjes, nė darkė, Llesh Rroku e kishte pyetur dy herė nė kishte mbaruar apo jo mbledhja, por Mehmeti nuk i kishte kthyer pėrgjigje. Kur kishte vėrejtur se ishin pėrpara njė akti vetėvrasjeje, dėshmitari e ka kthyer gjendjen siē ishte, duke e mbuluar sėrish me batanije Mehmet Shehun. Dėshmitari kishte dėgjuar Kadri Hazbiun, qė i kishte thėnė Fiqretes se Mehmeti ishte kritikuar nė mbledhje, por vetėvrasjen nuk duhej ta kishte bėrė.
    Dhimitėr Beshiri
    I vitlindjes 1941, atė ēast pėrgjegjės i Hetuesisė nė Pėrmet, dėshmonte mė 18 prill 1983 se kur kishte ndodhur “vetėvrasja e Mehmet Shehut”, kishte qenė zv/kryetar i degės sė parė tė Drejtorisė sė Hetuesisė nė Tiranė. Ka qenė duke zhvilluar njė mbledhje me drejtorin Elham Gjika pėr njė ēėshtje, kur mbledhja ėshtė ndėrprerė. Sė bashku me Elhamin dhe Koēo Josifin kanė shkuar nė zyrėn e ministrit Feēor Shehu, por ky i ndodhur nė zyrė me Bato Karafilin, i shqetėsuar, i ka thėnė tė largohen. Makina e hetuesisė ka shkuar nė godinėn nė krah tė Komitetit Qendror, ish MPJ-ja. Ata kanė pritur aty deri gjysmė ore. Mė pas Elhami ėshtė kthyer dhe i ka ēuar tek shtėpia e Mehmet Shehut, ku kanė marrė lajmin se ai “kishte vrarė veten” dhe prandaj duhej bėrė ekspertiza. Dėshmitari ngre dyshime pėr lėvizjet e Elhamit brenda shtėpisė sė Mehmetit.
    Vasal Afezolli
    I vitlindjes 1922, ish-shef i klubit “Dinamo” nė vitet 1979-1982, dėshmonte mė 18 prill 1983, se njė ditė para se ky ekip i volejbollit tė femrave tė nisej pėr nė Ēekosllovaki, e kishte thirrur Feēor Shehu, me tė cilin kishin udhėtuar nė makinė, pėr ta pyetur pėr Silva Turdiun. Feēori i kishte thėnė se ishte siguruar dalja jashtė shtetit e saj, pasi Komiteti Qendror dhe Kryeministria nuk kishin qenė dakord qė ajo tė dilte jashtė. Nė korrik 1981, nė njė takim ku ishte i pranishėm edhe punėtori operativ qė mbulonte klubin “Dinamo”, Pandeli Pando, Feēori kishte kritikuar kėtė tė fundit pse nuk vinin anėt pozitive, por vetėm ato negative nė karakteristika. Disa muaj pas prishjes sė fejesės, Feēori e kishte thirrur nė zyrė, ku i kishte thėnė se si shef klubi duhej tė ndiente pėrgjegjėsinė e tij. Pasi Silva Turdiut i kishte dalė bursa pėr tė vazhduar studimet e larta nė Fakultetin Ekonomik, Kreshnik Tartari i kishte thėnė se Feēori kishte ndėrhyrė pėr t’i dalė kjo e drejtė.
    Elham Gjika
    I vitlindjes 1939, nga Terbaēi, ish-drejtor i Hetuesisė, i dėnuar pėr shpėrdorim detyre, i burgosur nė Spaē, dėshmonte mė 11 prill 1983 se nuk kishte dyshuar pėr asnjė ēast se Feēor Shehu kishte qenė armik i partisė. Pastaj pyetet pėr “ēėshtjen e thikave”, atė tė ēarjes sė gomave tė makinave tė huaja. Pastaj Elhami ndalet nė ēėshtje tė hetuesisė, bisedat qė kishte bėrė me Feēor Shehun etj. Herėn e dytė dėshmitari pyetet mė 22 prill 1983 pėr ēėshtjen e ekspertimit tė trupit tė Mehmet Shehu. Mė 18 dhjetor 1981, ai ishte paraqitur tek ministri Feēor Shehu, i cili i kishte dhėnė lajmin. Menjėherė Gjika ka thėnė: “Tė rrojė Partia dhe shoku Enver!” “Ata tė rrojnė!” – ia ka kthyer Feēori. Ky i fundit i ka thėnė tė krijonte grupin hetimor e tė shkonte tek ish-godina e MPJ-sė, ku e priste Xhule Ēiraku. Ka njoftuar Dhimitėr Beshirin dhe sė bashku me Estref Myftarin e Koēo Josifin, janė nisur pėr tek vendi i caktuar. Atje i janė bashkuar edhe mjekėt ligjorė, Bashkim Ēuderi dhe Fatos Harito. Xhule Ēiraku ka hapur derėn e dhomės sė shtėpisė sė Mehmet Shehut. Ky i fundit ėshtė gjetur me batanije mbėrthyer deri nė grykė e pisto1etėn mbi batanije. Nuk ishte bėrė as kėqyrja e banjės dhe as e dollapit tė rrobave. Pas pėrfundimit tė punės, sė bashku me Raqi Ifticėn, Xhule Ēirakun dhe Estref Myftarin, kishte bėrė mbylljen e dhomės.
    Dėshmitari kundėrshtonte thėnien se kishte marrė apo fshehur ndonjė send nga dhoma e Mehmet Shehut. Pėr mungesėn e bėrjes sė autopsisė sė trupit, dėshmitari pohonte se nuk ishte bėrė autopsia me porosi tė Feēor Shehut, “se ashtu ishte porosia”.

    Ali Ēeno

    Ali Ēeno, i vitlindjes 1943, ėshtė pėrzgjedhur nga kryeministri Mehmet Shehu nė vitin 1973 nga radhėt e oficerėve tė ushtrisė pėr tė kryer detyrėn e kreut tė grupit tė shoqėrimit tė tij. Pas vetėvrasjes nė kushte tė dyshimta tė Shehut, Ēeno ėshtė transferuar nga Ministria e Brendshme nė njė repart ushtarak nė Cėrrik. Me fillimin e hetimeve “tė grupit armiqėsor tė poliagjentit Mehmet Shehu”, ėshtė arrestuar dhe i ėshtė bashkangjitur tė kryeqzuarve tė tjerė, tė akuzuar e tė dėnuar si pjesėtarė “tė organizatės antirevolucionare qė do pėrmbyste pushtetin popullor.” U dėnua me 15 vite burg pėr tė fituar lirinė nė vitet 1990. Aktualisht pesionist, jeton nė Tiranė.

    Vijon…

    --

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    --

    ja dhe fiqeretin.. si e detyrojn te bilbilose.. kodra mbas bregut..
    ec e mos kendo si te thone..

    te detyrojne duke te kercenuar me jeten e femijve.. e aty kapitullojne te gjithe..

    tmerr..

    --

    Fiqirete Shehu: Ju rrėfej bisedėn me Mehmetin pak ēaste para vetėvrasjes
    Speciale e Martė, Gusht 9th, 2011

    Fiqrete Shehu
    Fillimisht nė Hetuesi e mė vonė nė procesin gjyqėsor, Fiqrete Shehu i ka mėshuar faktit qė vetėvrasja e tė shoqit mbrėmjen e 17 dhjetorit ’81 ka qėnė e inskenuar nga Kadri Hazbiu e Feēor Shehu nė zbatim tė urdhrit tė UDB-sė dhe agjenturės sovjetike.Pėr gjithēka dėshmon rreth ēasteve fatale tė Mehmet Shehut e veja e tij, i referohet bisedės sė fundit qė ka bėrė me tė vetėm pak momente kur Kryeministri do tė merrte guximin e do tė qėllonte me pistoletė nė gjoksin e vet. Pohimet e Fiqrete Shehut, marrė nga libri i Kastriot Dervishit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, zbardhin rrethanat nė tė cilat ka ndėrruar jetė Kryeministri i penalizuar nga Byroja Politike pėr zbutje tė luftės sė klasave nė lidhjen e djalit tė tij me njė vajzė me biografi jo tė mirė politike. Bashkėshortja e ish-kryeministrit, pėr ta bėrė sa mė tė perceptueshme mėnyrėn si u vetėsakrifikua Mehmet Shehu, zbulon njė skemė tė mirėmenduar nga pėrfaqėsuesit e akuzės qė pėr shumėkėnd duket sa e mistershme, aq edhe e pabesueshme. Tragjedia sipas saj, ka nisur me takimin e fshehtė qė Kadri Hazbiu ka bėrė me Enver Hoxhėn me porosi tė zbulimit jugosllav nė shtator ’81, ku e ka informuar pėr lidhjen e djalit tė Mehmetit me Silva Turdiun. Ngjarja mandej kulmon me dy ditėt e fundit tė kryeministrit tė vetėvrarė: nė datėn 16 dhjetor, Feēor Shehu i ka ēuar Mehmetit mesazhin e UDB-sė pėr tė vrarė me armė zjarri Enver Hoxhėn nė mbledhjen e Byrosė Politike, qė do tė zhvillohej tė nesėrmen. Mė 17 dhjetor kryeministri priste nė shtėpi Kadri Hazbiun, tė cilin e kishte urdhėruar pėr t’i sjellė gjykimin e zbulimit sovjetik lidhur me ultimatumin e Beogradit. Nė hapėsirėn midis datave 16 dhe 17 dhjetor, ishte zhvilluar mbledhja e Byrosė Politike pėr kryqėzimin e Mehmet Shehut, qė do tė vijonte paraditen e 18 dhjetorit pėr tė dėgjuar konkluzionet e Enverit dhe reagimin pėrfundimtar tė kryeministrit. Pikėrisht nė makthin e kėsaj pritjeje torturuese, nė vilėn e Mehmet Shehut sipas alibisė sė Fiqretes, ėshtė shfaqur Kadri Hazbiu me tė cilin ėshtė marrė vendimi pėr aktin fatal. Mehmet Shehu, qė me sa dukej nuk arriti tė vrasė Enver Hoxhėn, duhej tė vriste veten! Sipas tė vesė sė ish- kryeministrit, ky ishte mesazhi i fundit qė Hazbiu i dha Mehmet Shehut. Po ēfarė i ka thėnė tjetėr Fiqretes bashkėshorti i saj mbrėmjen dramtike tė 17 dhjetorit….
    FIQIRETE SHEHU: Qėndrimi i Kadri Hazbiut nė shėrbim tė agjenturave tė huaja ka qenė reagimi i tij lidhur me fejesėn e djalit tonė Skėnderit. Vajtja te sekretari i Parė i Komitetit Qendror pėr tė informuar pėr pėrbėrjen e familjes sė Qazim Turdiut, qė ishte me pėrbėrje tė keqe armiqėsore dhe pastaj gjithė qėndrimi i Kadri Hazbiut qė nga shtatori 1981 deri mė 17 dhjetor 1981 kur Mehmet Shehu vrau veten. Kėto veprime Kadri Hazbiu i ka bėrė jo me kokė tė tij. Pėr sa i pėrket


    Kadri Hazbiu nė sallėn e gjyqit
    vajtjes te sekretari i Parė nė shtator, kur ai kish marrė vesh gjoja pėr herė tė parė pėr kėtė ēėshtje, Kadri Hazbiu meqė ishte Mehmet Shehu nė Tiranė ishte konsultuar me ambasadėn jugosllave dhe ajo e porositi, qė tė vinte ai vetė ta thoshte qė tė paktėn tė shpėtohej Kadri Hazbiu nė kėtė rast dhe tė forconte pozitat e tij. Ndėrsa gjithė veprimi tjetėr qė u bė qė nga shtatori dhe deri mė 17 dhjetor 1981 u bė duke u koordinuar, duke pėrpunuar njė vijė sjellje tė Kadri Hazbiut ndaj Mehmet Shehut, duke u mbajtur njė qėndrim i dyfishtė dhe pėr kėtė vijėsjellje e pėr kėtė qėndrim tė Kadri Hazbiut qenė informuar edhe tė dy agjenturat, sovjetike dhe jugosllave, tė cilat e kishin aprovuar, sidomos jugosllavja qė i kishte thėnė se duhet nė kėtė situatė Kadri Hazbiu ta godiste rėndė Mehmet Shehun. Po tė jetė e nevojshme e shpjegoj mė gjatė kėtė…
    ARANIT ĒELA: Po tjetėr qėndrim armiqėsor tė Kadri Hazbiut…
    FIQIRETE SHEHU: Tjetėr qėndrim armiqėsor i Kadri Hazbiut nė shėr*bim tė agjenturave tė huaja ka qenė qėndrimi i tij lidhur me fejesėn e djalit tonė, Skėnderit. Vajtja te sekretari i Parė i Komitetit Qendror pėr tė informuar pėr pėrbėrjen e familjes sė Qazim Turdiut, qė ishte me pėrbėrje tė keqe armiqėsore dhe pastaj gjithė qėndrimi i Kadri Hazbiut qė nga shtatori 1981 deri mė 17 dhjetor 1981, kur Mehmet Shehu vrau veten. Kėto veprime si vajtjen te sekretari i Parė i Komitetit Qendror ashtu dhe gjithė veprimet e mėvonshme qė shtrihen deri mė 17 dhjetor Kadri Hazbiu i ka bėrė jo me kokė tė tij. Pėrsa i pėrket vajtjes te sekretari i Parė nė shtator, kur ai kish marrė vesh gjoja pėr herė tė parė pėr kėtė ēėshtje, Kadri Hazbiu meqė ishte Mehmet Shehu nė Tiranė ishte konsultuar me ambasadėn jugosllave dhe ajo e porositi, zbuluesi jugosllav, qė tė vinte ai vetė ta thoshte qė tė paktėn tė shpėtohej Kadri Hazbiu nė kėtė rast dhe tė forconte ai pozitat e tij. Ndėrsa gjithė veprimi tjetėr qė u bė qė nga shtatori dhe deri mė 17 dhjetor u bė duke u koordinuar, duke pėrpunuar njė vijė sjellje tė Kadri Hazbiut ndaj Mehmet Shehut, duke u mbajtur njė qėndrim i dyfishtė dhe pėr kėtė vijėsjellje e pėr kėtė qėndrim tė Kadri Hazbiut qenė informuar edhe tė dy agjenturat, sovjetike dhe jugosllave, tė cilat e kishin aprovuar, sidomos jugosllavja qė i kishte thėnė se duhet nė kėtė situatė Kadri Hazbiu ta godiste rėndė Mehmet Shehun. Po tė jetė e nevojshme e shpjegoj mė gjatė kėtė…
    ARANIT ĒELA: Mirė, hajde…
    FIQIRETE SHEHU Eshtė dhe momenti i 17 dhjetorit. Mė 17 dhjetor ishte dita e mbledhjes sė Byrosė Politike dhe ajo mbledhje u zhvi*llua natyrisht e rėndė, me kritika tė rrepta ndaj Mehmet Shehut, por ishte e tillė qė ishin kritika normale, tė atilla qė siē kam shpje*guar para trupit gjykues dhe nė seancat hetimore mė ishin bėrė edhe mua nė organizatėn-bazė, qoftė nė formė pyetjesh, qoftė edhe nė formė diskutimesh. Pra s’kishte asgjė aty pėr tė arritur nė njė akt tė atillė armiqėsor, siē qe ai i vetėvrasjes nga ana e Mehmet Shehut. Por ēėshtja ėshtė qė natėn e 17 dhjetorit, siē mė ka treguar Mehmet Shehu, do tė vinte Kadri Hazbiu pėr t’u takuar me Mehmet Shehun. Meqė mė 16 dhjetor Mehmet Shehut i kish sjellė Feēor Shehu njė letėr nė formė kėrcėnuese, nė formė ultimatumi nga jugosllavėt, me anėn e sė cilės kėrkohej qė Mehmet Shehu tė vriste me armė zjarri, tė likuidonte fizikisht sekretarin e Parė tė Komitetit Qendror, udhėheqėsin e partisė m’u nė mbledhje tė Byrosė Politike. Kėtė letėr e kishte marrė Feēor Shehu te berberhana e Xhavit Pėllumbit Ismailagės dhe ia kishte sjellė Mehmet Shehut natėn e 16 dhjetorit. Mehmet Shehu i tronditur nga ajo, pėrmbajtjen e letrės ia kishte thėnė dhe me gojė, edhe kėrcėnimin e jugosllavėve qė ose tė kryente kėtė gjė ose do tė nxirrnin material kompromentues ndaj Mehmet Shehut, qė ai kishte kryer veprimtari armiqėsore kundėr Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Pra ja kishte thėnė me gojė Feēor Shehu, Mehmet She*hut. Ndėrsa Mehmet Shehu e kish porositur qė tė kėrkohej edhe men*dimi i sovjetikėve dhe atė mendim ta sillte Kadri Hazbiu. Natėn e 17 dhjetorit nė fakt Kadri Hazbiu ka ardhur nė shtėpinė tonė. Atė e ka sjellė te korridori i madh i shtėpisė nė katin e parė Ali Ēeno*ja dhe atje e prita unė qė doja tė futesha tė isha dhe unė nė studion e Mehmet Shehut, ku do bėhej biseda midis Kadri Hazbiut dhe Mehmet Shehut, por mbasi e prita Kadri Hazbiun nė korridor dhe e futa nė studion e Mehmet Shehut, Mehmet Shehu me tha, ti je e sėmurė shko, bile mė pati porositur dhe mė parė qė tė mos ngrihesha meqė unė isha e sėmurė, por unė duke qenė e shqetėsuar pėr gjendjen pėrgjithėsisht, se luhej me fatin e gjithė familjes sime zbrita qė ta prisja Kadri Hazbiun. Po kur Mehmet Shehu mė tha ik dhe Kadri Hazbiu pėrsėriti tė njėjtėn gjė ik, duke mė thėnė se mbasi tė mbarojmė bisedėn do ta shpjegojė shoku Mehmet, siē u shpreh ai. Unė ika se e mora si urdhėr atė. Nė fakt atė mbrėmje, atė natė ėshtė bėrė njė bisedė e tillė, tė cilėn Mehmet Shehu ma transmetoi mbasi iku Kadri Hazbiu. Ardhja e Kadri Hazbiut do tė bėhej pėr tė sjellė letrėn e sovjetikėve, pėrgjigjen e sovjetikėve lidhur me ultimatumin e dėrguar nga jugosllavėt. Por veē asaj u bė edhe njė bisedė sepse Mehmet Shehu, siē mė tregoi, e pyeti Kadri Hazbiun se si e gjykonte ai ēėshtjen e mbledhjes sė Byrosė Politike, gjendjen e tij dhe ēmendonte edhe pėr atė porosi qė kishin thėnė edhe sovjetikėt qė mund nė mbledhjen e Byrosė Politike tė kryhej akti kriminal pėr likuidimin me armė zjarri tė sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror. Mehmet Shehu mė tregoi se kur e kishte pyetur Kadri Hazbiun se si e shikonte ai gjendjen nė Byronė Politike, Kadri Hazbiu i kishte thėnė qė shumė tė rėndė e gjykoj atė mbledhje, atė gjendje dhe mė duket se ti s’do ndahesh mirė nga kjo mbledhje e Byrosė Politike. Kėtė e them duke u mbėshtetur nė pyetjet dhe nė diskutimet qė u bėnė, e ke parasysh vetė. Ti u kritikove aty s’e ke vėnė veten me ndėrgjegje mbi partinė, s’e ke shkelur me ndėrgjegje vijėn e partisė pėr luftėn e klasave. Dikush tė beri pyetjen edhe si s’ke nxjerrė mėsime nga puēistėt e tjerė, ndėrsa sekretari i Parė i Komitetit Qendror kur mbylli seancėn e sotshme tha, qė kjo e sotshmja ėshtė njė natė e rėndė, serioze pėr ty dhe autokritikėn tėnde e quajti alibi. Nga kjo unė nxjerr konkluzionin, i kishte thėnė Kadri Hazbiu, se udhėheqėsi i partisė do tė ketė ndonjė dokument tė ri pėr kundėr teje, prandaj flet aq rreptė dhe nė atė mėnyrė. Pėrsa i pėrket aktit tė vrasjes me armė zjarri nė Byronė Politike tė sekretarit tė Parė i kishte thėnė Kadri Hazbiu Mehmet Shehut, kjo mė duket e parealizueshme, por edhe po tė realizohet kjo do tė thotė shfarosje e gjithė familjes tėnde. Prandaj mė duket se duhet menduar mirė para se tė hidhet ēdo hap. Nė kėtė mėnyrė Kadri Hazbiu kishte bėrė si tė thuash njė bisedė sugjestionuese ndaj Mehmet Shehut dhe i kishte shtruar nė kėtė drejtim alternativėn: ose vrasje e sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror dhe shfarosje e gjithė familjes tėnde, ose vetėvrasje se nė kėtė rastin e dytė mund tė dėnohet akti i vetėvrasjes vetėm nga partia, por shpėton e gjithė fa*milja, nuk dalin nė shesh tė gjitha veprimet dhe punėt armiqėsore tė kryera. Kjo ėshtė dhe nė favor tė organizatės si tė thuash dhe agjenturave tė huaja. Gjė qė e ka ēuar Mehmet Shehun nė atė konkluzion tė vetėvrasjes. Kėtė unė nuk e nxjerr si njė konkluzion tė thjeshtė nga koka ime, siē e kam shpjeguar pėrpara trupit gjykues, por duke u nisur nga disa fakte dhe konkretisht kur Mehmet Shehu erdhi nga mbledhja e Byrosė Politike rreth orės 8:15 natėn e 17 dhjetorit ai ishte shumė i mėrzitur, i bėrė dyllė nė fytyrė dhe i kėputur sa mė s’thuhet pas bisedės qė bėri me Kadri Hazbiun. Nga kjo unė nxjerr pėrfundimin qė Mehmet Shehu as qė kishte ndėrmend tė vriste veten para se tė bėnte bisedėn me Kadri Hazbiun. Gjithashtu para se tė bėhej biseda me Kadri Hazbiun, ne kishim bėrė disa biseda, nga tė cilat do tė pėrmend dy, qė tregojnė qartė qė as i shkonte ndėrmend Mehmet Shehut qė tė vriste veten. E para bisedė ishte kjo qė, si nė drekė ashtu dhe nė darkė nė kohėn qė hanim bukė mbas mbledhjes sė Byrosė Politike, d.m.th Mehmet Shehu mė tha mua se mė datėn 18 mbasdite, tė nesėrmen, d.m.th duhej tė shkonim ne 18 pasdite te sekretari i Komitetit Qendror qė i kishte vdekur e ėma pėr ngushėllim. Kėtė ma tha dhe nė drekė edhe nė darkė, para bisedės gjith*njė. Po ashtu porsa erdhi nga Byroja Politike mė pyeti ēfarė bėtė, a folėt me Nelin, d.m.th me djalin tonė Skėnder, qė ishte nė Suedi, meqė e kishim lėnė qė do flisnim nė telefon nė orėn 8:00, unė i thashė qė unė nuk fola, foli Ladi, vura atė tė fliste dhe e lamė qė nesėr nė orėn 8:00 nė darkė tė flasim, apo do tė flasėsh sonte, i thashė unė. Jo, tha Mehmet Shehu, mirė e kini lėnė nesėr se mbaron dhe mbledhja e Byrosė Politike dhe i themi dhe atij qė kur tė kthehet, se dhe nė Byronė Politike, veē letrės qė i kam dėrguar unė qė tė bėhet gati pėr kthim u tha qė tė kthehet sa me parė Skėnderi dhe aty bisedojmė, sė shpejti ai do tė vijė tha, do ta kemi kėtu midis nesh, do tė fillojė punėn. Pra nga kėto ēėshtje unė nxjerr atė, jo e nxjerr unė, po del qartė qė Mehmet Shehu as qė kishte ndėrmend tė vriste veten. Edhe qė pikėrisht ajo bisedė qė mund tė ketė qenė si alternativė nė formė sugjestionuese, po mund t’ia ketė thėnė dhe direkt hapur Kadri Hazbiu ose pa qenė Mehmet Shehu, dua t’i them dhe njė herė trupit gjykues kėtu, mua nuk ma tha qė i tha hapur dhe pėr atė se ndofta s’ka dashur tė mė shqetėsojė mė shumė se mjaft e shqetėsuar isha…
    ARANIT ĒELA: Ndonjė gjė tjetėr lidhur me kėtė ke…
    FIQIRETE SHEHU: Lidhur me Kadri Hazbiun kam gjėra tė tjera po lidhur me kėtė s’kam…
    ARANIT ĒELA: Me tė pandehurit e tjerė ke gjė…
    FIQIRETE SHEHU: Kam…
    RRAPI MINO: Ka pasur lidhje Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu e tė tjerėt me grupin e puēistėve dhe tė sabotatorėve nė ekonomi?
    FIQIRETE SHEHU: Po, unė e kisha pikė tė veēantė se kjo ėshtė te sabotimi…
    RRAPI MINO: Folėn ata prandaj…
    FIQIRETE SHEHU: Dakord ka pasur, edhe nėpėrmjet atyre qė do thosha pėr Feēor Shehun mund tė dilte kjo. Kadri Hazbiu sikurse dhe Mehmet Shehu kanė qenė nė lidhje me puēistėt. Mehmet Shehu ishte
    njoftuar qysh nė vitin ‘70-’71, nga njė prej agjenturave, ose sovjetike ose jugosllave, nuk mė kujtohet se cila, qė nė ushtri vepronte njė grup armiqėsor i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Ēako.

    vijon…

    “Kadriu nxori nga burgu agjentėt amerikanė nė vitin ‘53″

    Ndryshe nga dėshmitarėt e tjerė, Fiqirete Shehu e shtjellon profilin e veprimtarisė agjenturore tė Kadri Hazbiut, me njė material tė gjatė qė e ka pėrgatitur mė parė dhe nė sallėn e gjyqit e lexon pa e ngritur kokėn fare. Nė kujtesėn e saj ka regjistruar pėrpjekjet e ish-ministrit tė Brendshėm pėr tė rivendosur marrėdhėniet diplomatike me BS-nė pas vdekjes sė Hrushovit, mė saktė, ato qė ka dėgjuar nga tregimet e bashkėshortit. Madje, siē shprehet gruaja e ish-kryeministrit, Kadri Hazbiu, bashkė me Mehmet Shehun, kanė bėrė ē’ėshtė e mundur qė vendimi politik i Tiranės nė vitin ‘60 mos tė shkonte te divorci. Njėherazi me angazhimin e ish-kreut tė Sigurimit pėr tė shkrirė akujt mes Tiranės e Moskės, Fiqirete Shehu qartėson rolin e veēantė tė Nesti Nases, ish-ministėr i Jashtėm, i cili nė atė periudhė bėri tė pamundurėn me diplomatėt sovjetikė pėr rivendosjen e marrėdhėnieve midis dy vendeve. Fokusi i kėsaj historie zė pasazhe tė tėra nė dėshminė e tė vesė sė ish-kryeministrit. Nė kėtė linjė adreson ajo pėr Kadri Hazbiun akuzėn tjetėr, qė ka tė bėjė me pėrpjekjet e fshehta tė tij pėr afrimin me Jugosllavinė dhe Titon pas prishjes me BS-nė. Kėtė radhė ka qenė njė tjetėr misionar, Feēor Shehu qė bėhet protagonist i kryqėzimit tė mesazheve agjenturore Beograd-Tiranė. E kur mbaron rrėfimin e veprimtarisė agjenturore nė planin politik, e veja e kryeministrit qė ka vėnė nė shenjė Kadri Hazbiun, zbulon njė episod tė panjohur mė parė, i cili ka tė bėjė me bashkėpunimin e tij me Mehmet Shehun pėr nxjerrjen nga burgu tė agjentėve amerikanė me amnistinė e vitit ‘53. Si gjithnjė rrėfimi i zonjės sė ish-kryeministrit, i referohet kujtimeve nga bisedat me bashkėshortin. Madje edhe komentet qė bėn nė proces pėr faktet qė penalizojnė ish-ministrin e Brendshėm, janė pjesė e argumenteve qė ka mėsuar gjatė debateve me Mehmet Shehun. Pėr tė, siē shprehet gjatė ballafaqimit nė sallė, Kadri Hazbiu, nė mėnyrė tinėzare e tė pabesė ka pėrcjellė tek Enver Hoxha nė shtator ‘81 mesazhin e UDB-sė pėr fejesėn e djalit tė tyre me Silva Turdiun, me qėllim kryqėzimin e tij me biografinė e keqe tė saj…



    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-08-2011 mė 11:33

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Telat Agolli: Feēor Shehu mė kėrkoi tė spiunoja njerėzit e Nexhmije Hoxhės
    Speciale e Enjte, Gusht 11th, 2011

    TELAT AGOLLI
    Ka hezituar t’i pėrgjigjet thirrjes sė Sigurimit tė Shtetit pėr tė bashkėpunuar, po ėshtė ndėshkuar me shtatė vjet burg.Ngjarja e viteve ’70, me protagonist mjeshtrin e arenės Telat Agolli, ėshtė zbardhur nė hetimet e Kadri Hazbiut dhe krerėve tė tjerė tė Sigurimit pas 10 vjetėsh. I thirrur nė hetuesi nė procesin e vitit ‘83, Artisti i Popullit Agolli rrėfente dramėn e persekutimit tė tij nė ferrin e burgjeve komuniste. Ballafaqimi me Feēor Shehun, qė kishte urdhėruar arrestimin e Agollit pas njė turneu artistik nė Maqedoni, marrė nga libri i ri i Kastriot Dervishit, sqaron jo vetėm pozitėn e mjeshtrit tė arenės sė cirkut, por edhe thelbin e mekanizmit represiv tė Sigurimit. Kryqėzimi i Telat Agollit ishte menduar prej ish-ministrit tė Brendshėm si njė zgjidhje interesante pėr tė thithur informata nga bashkėpunėtorėt e UDB-sė qė operonin nė Shqipėri. Po Shehu qė nuk e kishte menduar dėshtimin e misionit, nuk mund ta linte pa gjė mjeshtrin e shquar tė cirkut. Hakmarrja ishte e menjėherėshme. Telat Agolli duhej tė mbetej banor i qelive tė Spaēit, jo pse nuk iu pėrgjigj thirrjes pėr t’u bėrė spiun, por se kishte ironizuar pushtetin popullor dhe udhėheqėsit e Partisė (!)me barcoletat e Skėnder Sallakut. Mjaftoi kaq dhe shtatė vjet burg pėr ta zhdukur pėrgjithmonė emrin dhe lavdinė e mjeshtrit tė cirkut. Po si ėshtė shprehur Agolli nė pėrballjen me Feēor Shehun nė shkurtin e vitit 1983…
    Hetimet e 28 shkurtit 1983
    Dėshmia e Telat Agollit


    Feēor Shehu gjate seancave gjyqesore
    Telat Agolli, i vitlindjes 1932, dėshmonte mbi pyetjet qė i kishte bėrė Feēor Shehu nė Hetuesi nė nėntor 1976 pėr vizitat nė Jugosllavi dhe dyshimet pėr njerėz tė farefisit tė Nexhmije Hoxhės. Ja ēfarė pohonte Agolli para njerėzve tė akuzės. Nė vitin 1971 shkova nė Jugosllavi tek njerėzit e mi, meqė jam nga Dibra pėr tė marrė njė ēadėr cirku. Porsa erdha prej andej mė sinjalizuan se ty duan tė tė arrestojnė. U habita, megjithatė nuk ndjeva asnjėfarė shqetėsimi. Pas njė farė kohe konstatova se po survejohesha. Gjithandej njerėzit thoshin ēfarė thotė Telati, ku ėshtė Telati. Pėr kėtė kam dėshmitarė tė cirkut, tė cilėt i kishin thirrur dhe i kishin pyetur pėr Telatin. Pėr tė mos u zgjatur, nė qershor ’76 mė lidhin kėmbė e duar nė Sarandė, ku ishim nė turne me trupėn e cirkut dhe mė sjellin nė burgun e Tiranės. Pastaj, pa ardhur mirė, akuzohem si agjent edhe si tradhtar i vėnė nė shėrbim tė UDB-sė. Qė nė fillim fare mė kėrkohet llogari ē’porosi tė ka dhėnė UDB-ja (e kishin fjalėn pėr kohėn qė kisha qenė te njerėzit e mi nė Dibėr). Na thuaj, kėrcėnonin, se ne e dimė. Ēfarė pune kam unė me jugosllavėt mo, ēfarė thoni, ēfarė thoni mo, unė nė Dibėr kam shkuar te njerėzit e mi. Pėr kėtė mė ka nisur vetė armiku Feēor Shehu. Kemi qenė mu pėrpara Gjykatės sė Tiranės, bashkė me Miēo Papadhopullin me njė shishe raki duke shkuar te Skėnder Sallaku, kur mė thirri Feēori e mė thotė se duhet tė shkoja nė Jugosllavi. Unė nė Jugosllavi s’kam bėrė ndonjė kėrkesė i thashė. Unė kam kėrkuar tė shkoj pėr ēadrėn e cirkut me shėrbim kur tė jepet rasti. Jo tha ti je njeriu ynė, ti ke njerėzit e tu atje prandaj shko. O po ky, thashė ēarė ėshtė kjo, thashė. Ti bėj pasaportėn, tha Fiēori, vjen kėtu menjėherė ky njeriu dhe tė mbaron punė. Shkova mo e sa u ktheva kėtu siē u thashė nė fillim, nisi belaja, jo UDB-ja jugosllave kėshtu, jo ajo puna e agjentėve ashtu. Mor jini nė vete, ēa do tė bėj. Njė Kadri Gojashi i famshėm mė vjen e mė thotė mor tė na ndihmosh; ēfarė tė tė ndihmoj mor i thashė je nė vete. Tė ndihmosh Sigurimin; bam-bum, unė nuk e mora vesh fare atė punė se ē’deshnin prej meje. Kur mė ndėrrojnė hetuesin dhe mė vjen njė Koēo Josifi. Ore mė tha merr vesh apo s’merr vesh, rrahin telefonat per ty tha. Qė nga aty lart interesohen pėr ty tha, a merr vesh apo s’je nė terezi. Kush tė dėnon ty pėr dy llafe mor tha, a e kupton se fundi-fundit ty tė ēonin nė bujqėsi, tha. Po ēfarė doni nga unė, ēfarė kam bėrė mo. Mor po lėre atė tha. Kur njė dite mė erdhi nė qeli i pandehuri Feēor Shehu. Hė mor thotė Perlat Agolli, (me sa duket Feēori i ngatėrronte emrin) ēfarė bėn more hala ti. Ēa ka mo, ēfarė do nga unė, unė thash shyqyr qė erdhe, ti thua ēfarė bėhet me mua. Si mor tha ti akoma s’po na ndihmon. Ēfarė tė tė ndihmoj mo. Ore tha po neve Jugosllavet i kemi…..,po neve kėto gjėra i kemi pėr arkiv, tha qė nesėr pasnesėr do t’i demaskojmė tha. Ēfarė di unė more, unė s’di gjė. Po lėri kėto muhabete tha. Ēfarė tė ka kėrkuar UDB-ja jugosllave tė na thuash ne, pyeti. Ne e dimė se ti je dibran dhe ke edhe miqėsi me fisin e ….Po mo, thashė, kam miqėsi, kam marrė motrėn e tij pėr dajon tim atje dhe janė njerėz shumė tė ndershėm, kanė ardhur dhe janė riatdhesuar kėtu. Mor po lėre atė ti, tha e dimė ne se kush janė ata, ata janė kushėrinjtė e Nexhmijes, (gruas sė Enver Hoxhės-shėnim) prandaj ēfarė tė kesh tha, qoftė pėr Nexhmijen qoftė pėr ndonjė tjetėr, mos pyet mė tha, qoftė anėtar i Byrosė Politike, anėtar i Komitetit Qendror qoftė, kushdo qė tė jetė na thuaj ne. A je nė terezi mor thashė unė kam qenė “Artist Populli” thashė, ēfarė tė merrem unė me kėto gjėra. Kjo pėr mua ėshtė krejtėsisht e pabesueshme, kjo qė po mė thua ti mua. Po lėri ato, tha, se artist populli tė kemi bėrė ne. Ēfarė artist tė popullit mė ke bėrė ti mor thashė, mua mė ka bėrė Partia, jam propozuar nga kolektivi, thashė. Nė ‘74 (vetėm pėr ēėshtjen e tė afėrmėve nė Jugosllai-shėnim) nuk mė ēuan nė Itali. Vetėm pėr kėtė nuk mė dhanė as pasaportėn. I shkova Nustret Dautit edhe mė thotė ti je njeriu ynė mė i ndershėm. Ti je qytetari ynė mė i mirė. Ti je artisti ynė mė i nderuar. Si mo artisti mė i nderuar nuk shkoi dy vjet me radhė nė Itali. Si mo njeriu ynė mė i nderuar dhe mė lidhi kėmbė e duar nė mes tė Sarandės, ja ky Nustret Dauti. Aty i them unė nuk di gjė nga kėto prandaj as mė kanė porositur pėr njeri as mė ka thėnė njeri, unė do tė shkoj te njerėzit e mi prandaj e ke gabim. Mor po lėre atė ti tha, neve nuk tė dėnojmė tha, ndonjė dėnim tė lehtė do tė japim, tha, po rri. Po pse ti nuk do ta mbrosh Partinė tha. Pse mo ku ka nevojė Partia pėr tė tilla gjėra, a je nė vete ti thashė, mo ēfarė bėn kėshtu thashė se mė merr nė qafė mua thashė. A do t’i sjellim kalamajtė aty te xhami t’i shohėsh 100 metra larg. Jo nuk kam nevojė, i thashė, tė m’i biesh kalamajtė mua edhe nuk mė lanė gjė. Mė nė fund vetėm mė falni se nuk e thashė nė kohėn qė hyri Feēor Shehu nė sekondė doli Koēo Josifi. Ka hyrė nė fund nė finalen e bisedės sė tij dhe thotė dėgjo ti Koēo bisedove me Telatin, thotė edhe tė kini parasysh nė rast sė ky nuk dėgjon thotė vazhdoni metodat e fundit. Unė nuk kam asnjė send thashė ēfarė tė them, prandaj ju nė doni me shkrujt, shkruani thashė, mor po ē’ke ti tha kėto janė nė interes tė Partisė, nė interes tė sigurimit tha. Nuk e mora vesh pėrfundimisht ku e kishin hallin, kur e shoh veten nė gjykatėn e rrethit tė Tiranės. Aty pastaj filluan, tradhtar, vėnė nė shėrbim UDB-sė jugosllave. As zoti s’e mori vesh se ku do delnin. Gjykata nuk pranoi e hodhi poshtė, nuk pranoi tė dal as nė gjyq fare ē’ke ti ne ta heqim atė, kur njė ditė nė spital mė thonė heqim dorė nga akuza e nenit 64. Atėherė thashė ēfarė doni thashė agjitacion, ēfarė agjitacioni mor. Ti ke fyer udhėheqėsit me barsoletat e Skėnder Sallakut, mė thanė dhe hopa 10 vjet burg. Burg, mo, burg dhe pse pėr njė barsoletė tė Skėnderit qė diēka thosh pėr njė nga komandantėt e luftės nga Labėria. Me njė fjalė ja kėta njerėz qė mė thatė qėpari a i njeh tė cilėt buzėqeshnin e zgėrdhiheshin me barsoletat e Skėnder Sallakut qė mė lejo tė lutem shumė pėr tė pandehurin Kadri Hazbiu qė tė ketė turp e faqen e zezė qė ka arritur deri kėtu….
    Dėshmia e Sulejman Osmanit
    I vitlindjes 1938, ish polic, i dėnuar pėr agjitacion e propagandė, dėshmonte mė 18 mars 1983 se kishte qenė nė qeli me Telat Agollin. Dėshmitari pohonte se Telati nuk i kishte pėrmendur emra personash nė udhėheqje (qė i kishte kėrkuar Feēori) nė bisedat qė kishin bėrė nė hetuesi apo mė pas nė Spaē, kur vuanin dėnimin. Pas dėnimit dhe dėrgimit nė Spaē, Telati kishte kėrkuar nė vitet 1977 e 1979 me anė tė dy letrave takime me njerėz tė autorizuar nga Enver Hoxha.
    Dėshmia e Zejnulla Ballancės
    I vitlindjes 1920, pedagog nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, dėshmonte me 19 mars 1983 se nė vitin 1972 kishte qenė me shėrbim nė Kosovė. Atje, nė Prishtinė kishin ardhur dy djem dibranė, Triumf e Pėrtef Turkeshi, tė cilėt i kishin deklaruar se kur Telat Agolli kishte qenė nė Dibėr, ishte grindur me njė oficer tė UDB-sė tė quajtur Edip Ohri. Telati kishte mbrojtur Enverin, ndėrsa Edipi, Titon. Kjo grindje kishte pasur jehonė nė Dibėr.
    Rrėfimi i Peco Kallucit
    I vitlindjes 1924, lindur nė Nokovė, Gjirokastėr, oficer i vjetėr, pensionist, dėshmonte mė 3 shkurt 1983 pėr vrasjen pa gjyq tė ushtarit nė Gjirokastėr, vrasje qė pėrmendet edhe nė dėshmitė e tjera. Vrasja kishte ndodhur nė vitet e para pas lufte. Sipas tij, Xhemal Orhani dhe Zaim Myftari ishte baxhanakė dhe bėnin ē’tė donin aty. Ushtari quhej Haziz Hajredin Loka (sipas tė dhėnave tė tjera, personi ishte i vitlindjes 1922, e mė 17 shtator 1947). Arrestimin e kishte bėrė oficeri Miti Teneqexhiu. Nga rrahja e madhe dhe mungesa e mjekimit i ishin gangrenizuar kėmbėt. Nga Tirana Kadri Hazbiu kishte nisur njė telegram qė ushtarin “ta nisnin nė Tiranė”. Ky pėr dėshmitarin ishte kombinacion. Dėshmitari kishte qenė i ndaluar pėr 5 ditė pėr thyerje shėrbimi. Gjatė kėsaj kohe, Zaim Myftari, Thanas Liēo, etj, kishin marrė dy ushtarė tė tjerė dhe e kishin pushkatuar ushtarin nė vendin e quajtur vendi i kazermave nė Gėrhot. Tė nesėrmen Xhemal Orhani i kishte kėrkuar dėshmitarit tė shkruante me makinė shkrimi, qė ushtari Haziz Loka u nis me makinė nė Tiranė, i shoqėruar nga Thanas Liēi dhe njė nėnoficer i quajtur Koēo. Rrugės, tek plepat e Drinos, gjoja ishte hedhur nga makina pėr t’u arratisur dhe nė kėto rrethana e kishin vrarė. Sipas tij, procesverbali duhet tė ishte nė arkivat e sigurimit tė divizionit tė 5. Pėr vrasjen nuk ishte lajmėruar familja. Pas “kthesės” sė vitit 1948, familja e kėrkonte ushtarin duke besuar se ai ishte sė paku nė burg. Nė kėto rrethana, familja u sqarua sipas kombinacionit qė ishte bėrė. Mė 1979 Hysen Gorica filloi tė interesohej pėr kėtė ngjarje. Zaim Myftari, Xhemal Orhani dhe Miti Teneqexhiu ishin hequr sikur nuk dinin gjė, ndėrsa Kadri Hazbiu nė fund i kishte thėnė Hysenit mos ta luante atė mesele tė vjetėr. Dėshmitari ishte zhvendosur mė pas nė Tiranė, pėr t’u bėrė sekretar i Mehmet Shehut qoftė si ministėr, qoftė si kryeministėr. Pėr Mehmetin thoshte se lexonte shumė libra e revista, madje i porosiste ato. Po ashtu, dėshmitari pėrmendte edhe vrasjen e njė oficeri nė Gjirokastėr, por pa thėnė emrin e tij.

    vijon…

    Pakti i fshehtė i Fiqerete Shehut me Hetuesinė

    Fiqrete Shehu dhe i biri, Skėnderi, tė arrestuar 20 ditė pas vetėvrasjes sė Mehmetit, fillimisht e shpėrfillėn ofertėn e bashkėpunimit me hetuesinė pėr tė zbardhur rrethanat e aktit fatal tė 17-tė dhjetorit. Tė ardhur nė burgun e Tiranės nga Belshi i Elbasanit ku ishin internuar, menduan ta sfidonin drejtėsinė e kohės me heshtje totale. Po kjo nuk zgjati shumė. Njėri prej hetuesėve tė ēėshtjes, tregon pėr gazetėn “Panorama” se pas arrestimit tė Bashkimit, djalit tjetėr tė Mehmetit, dhe vdekjes nė kushte tė dyshimta tė vėllait tė madh, Vladimirit, ata u gjunjėzuan totalisht para organit tė akuzės duke pranuar tė nėnshkruajnė gjithēka nga aktakuza e hartuar nė zyrat e Sigurimit. Pikėrisht pas kėtij pakti, gruaja e ish kryeministrit filloi tė ligjėronte jashtė vullnetit tė saj duke pohuar se Mehmet Shehu kishte qenė agjent i hershėm i UDB-sė, CIA-s, zbulimit jugosllav, britanik etj. Ndėrkaq, Skėnder Shehu, i biri, i porsa kthyer nga studimet pas universitare nė Suedi, dėshmonte se kishte shkuar aty jo thjesht pėr njė diplomė, por pėr tė kryer ndėrlidhėsin e tė atit me agjenturat perėndimore. Kėtė radhė, “regjizorėt” e procesit, u pėrkujdesėn qė deponimet e tė vesė sė kryeministrit dhe djalit tė saj, ti rregjistronin nė njė kasetė pėr tė bėrė xhiron e institucioneve shtetėrore. Ligjėrata e Fiqrete Shehut pėr komplote pas komplotesh tė ideuar nga bashkėshorti i saj dhe tė tjerė vetėm pėr tė hequr qafe Enver Hoxhėn, pėr ditė tė tėra shokoi opinionin publik. Me zėrin e saj me theks teatral, e veja e kryeministrit fliste lirshėm duke denoncuar tėrė lidershipin e Sigurimit, si armiq tė betuar sipas njė skeme tė pėrsėritur rėndom seancė pas seance. Nga mėnyra si shfaqej nė vido Shehu, dukej sikur lexonte ato qė i kishin mėsuar. Nė fakt, shpreht ish hetuesi i ēėshtjes, ajo nuk bėnte gjė tjetėr vetėm artikulonte ēafrė i diktohej. E gjitha kjo sipas tij, me qėllimin e vetėm pėr tė shpėtuar pjesėn tjetėr tė familjes, fėmijėt. Ishte ky tjetėrsim i saj qė ngriti alibinė e tmerrshme mbi bazėn e sė cilės shkuan para plumbit njė dyzinė me “tradhtarė” e “agjentė”.



    AFRIM IMAJ

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Nga prapaskenat e epokės hoxhiste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 10:47
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •