E njejta lufte klase thote:
Sa kemi pushkatuar ne pa gjygje o mos me ban me te thane.
Harrova ish-ministrin e mbrotjes kico mustaqin e dogjem me flakhedhese si enveri beqir ballukun.
"NJERIU QĖ VARĖN DJE
- poezitė ose fytyra e shumėfishtė e Havzi Nelės
E varėn dje, mė 10 gusht, nuk ka rėndėsi viti, le tė ketė qenė 1988, diktaturė ende, ai lėkundet nė litarin e tė gjitha viteve, e varėn nė mes tė qytetit, ku, ku?, prapė ska rėndėsi se ku, nė qytetin me klithmė tė pėrjetshme kukuvajke, nė Kukės, ai prapė lėkundet nė ndėrgjegjen e njė kohe, nė tė gjitha qytetet, lėkundet, lėkundet "si pendul i llahtarshėm ore", fryn era e veriut, borėrat e qefinta, e shtyjnė trupin pa jetė nė tė ardhmen, pastaj juga, shkunden petale lulesh si flutura tė dėnuara, e ēojnė nė tė shkuarėn, andej nga erdhi trupin pa jetė, i varen kėmbėt e rėnda, tė fryra nga mosecja, me kėpucė tė kalbura nė tė sotmen gjithė baltė Lėkundet, lėkundet po shpirti ku ka shkuar, lart nė qiej, i zemėruar me punėt e tokės pėr tu treguar qyteteve tė yjeve krimin dhe ėndrrėn, copėn e litarit dhe tė kėngės apo endet shpirti mes njerėzve, si shtjellė e ajėrt, hyjnore pėr ti mėsuar tė gjithė si tė duan dhe si tė urrejnė nė emėr tė dashurisė.
Kujtesa e popullit, e asaj pjese qė ka mbetur popull, sheh pėrballė fytyrėn e tij tė verdhėllemtė, hėnė tragjike, fytyrėn e tij tė fundit, me sytė e mbyllur, me qerpikėt e zinj e tė ulur si zi e pėrjetėshme, flokėt-qethur si tė burgosurit, pavdekshmėrisht i lidhur me litar nė qafė nė krimin e zi qė kryen tė tjerėt, shtetit, nė varjen e fundit nė gjithė perandorinė komuniste qė po binte dhe ai ecėn, fantazmė mbi gėrmadha, me gjarpėrinjtė e Laokontit pėrreth, jo, jo, ėshtė litari i kėputur i varjes, ecėn, e varėn dje, nė mesnatė, e varin gjithmonė nė ēdo tė djeshme dhe ai shfaqet nė ēdo tė sotme, kur nis tė zbardhė dita si fytyra e tij dhe ecėn me fytyrėn tjetėr, tė pikėlluar, tė pakėnaqur nga bota, me fytyrėn qė kundėrshtoi diktaturėn dhe ju dha vdekjes si engjėll i zi i ferrit."
Krijoni Kontakt