Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 170
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Jakobi 5

    19 Vëllezër, në qoftë se ndonjë nga ju del nga rruga e së vërtetës dhe dikush e kthen,

    20 le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.

    Per ke i thote apostulli keto vargje?
    ,
    Veshtro me kujdes vargun Matrix, dhe kap mesimin e tij.

    Te dalesh nga rruga e se Vertetes, do te thote te ecesh ne rrugen e mashtrimit. Ketu behet fjale per ata te krishtere, qe ende nuk jane shpetuar, dhe nuk kane pranaur Krishtin ne zemer te tyre, dhe te tille ka plot nder kisha. Nese dikush e kthehn kete te dale jashte udhes, ai Shpeton nje Shpirt. Nese ky i dale nga udha e se vertetes, do te ishte i SHPETUAR, atehere perse Jekobi thote per ate qe e kthen nga udha e mashtrimit: " DO TE SHPETOJE NJE SHPIRT?" Pra do te SHPETOJE kete shpirt, pasi ai ka qene i pashpetuar, prandaj edhe ra nen mashtrim, prandaj edhe braktisi udhen e se vertetes.
    Shembulli qe ka sjelle AStriti nga fajala e Krishtit tek Gjon10, eshte siguria qe ka i krishteri ne shpetim. Por kete e pranaon vetem i shpetuari.
    Miqesisht Deshmuesi.

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Shembulli i Priftit dhe Kriminelit s'eshte tjeter vecse shembulli i Krishtit dhe Kusarit. Nqs Krimineli pendohet, ai patjeter qe do falet, dhe do shpetoje.

    Prifti shkon aty ne emer te Krishti dhe te Kishes se Tij, e Cila vazhdon ne toke punen e Krishtit. Nqs Kisha nuk do ekzistonte, as ai Kriminel nuk do mundte te prekte Krishtin. Pra Kisha s'eshte tjeter vecse Perfaqesuesja Personale e Krishtit ne toke.

    Por nqs Krimineli i shpeton denimit me vdekje, ai do duhet te qendroje ne pranine e Krishtit, perndryshe, ajo pendese para vdekjes nuk i vlen per gje.

    Te besosh ne shpetimin si proces, eshte thjesht te besosh se njeriu eshte Ikona e Perendise, dhe si i tille gezon cilesi qe ka Perendia. Njera nga keto eshte edhe Liria. Madje dhe Liria per t'a humbur Lirine e per te perfunduar ne Ferr!

    Te besosh ne shpetimin si proces, eshte te hedhesh poshte teorine Kalviniste te predestinimit ne emer te kristianizmit ortodoks!

    Te besosh ne shpetimin si proces, s'eshte tjeter vecse te besosh ne Hyjnizimin e njeriut!
    Je kundershtues i mendimit tend. Me siper pranon se shpetimi eshte "CAST", pasi thua se, nese krimineli pranon Krishtin para se te ekzekutohet, do te sheptohet, dhe me poshte thua se, sheptimi eshte proces. Nese eshte proces, krimineli ne kryq nuk mund te sheptohet, pasi aitij i duhet kohe( prces) qe te permbushe veprat per shpetim. Cila eshte: e para apo e dyta, apo ka dy menyra shpetimi?!
    Nuk po flasim me "neqoftese" por po flasim konkreisht me shembullin qe kemi perara. Prifit orthodhoks, shkon disa minuata para se krimineli te ekzekutohet. Ai ne CAST lutet se bashku me te , duke e ftuar ate ne pendese, dhe duke i shapllur atij shpetim ne emer te Krishtit. NEse Krimineli ne ate CAST pranon Krishtin , eshte i sheptuar ao jo? Nuk po flas per "neqoftese" ai nuk ekzekutohet apo falet. Po flas konkreisht per ekzekutim te tij, fill pas pranimit qe ai i ka bere JEzusit. Nese ti pranon se krimineli do te shpetohet, atehre ku e mbeshtet shpetimin e tij: ne PROCESI i veprave per shpetim, apo ne BESEN per shpetim? Ne CASTIN apo ne PROCESIN? Nese pranon njeren bije automatikisht e dyta. JA pra doktrina juaj eshte e pa bazuar dhe e pa mbeshtetur ne fjalen e Perendise.
    Miqesisht deshmuesi

  3. #113
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te lutem deshmues, mos e bastardo Biblen, tregohu i sinqerte. Ti e di shume mire se cfare thote Apostulli. Ai po u drejtohet "Vellezerve", ai po thote "Del Nga Rruga e se vertetes", ai po thote "Dikush nga Ju".

    Shembulli i JesusHaus me Hardhine eshte perseri i qarte. Te shkeputesh nga Hardhia nuk do te thote te mos kesh qene kurre ne te.

    Kjo doktrine qe ti beson dhe predikon eshte kundershtim i hapur i Bibles!

    Ti mundohesh ta pershatesh Biblen me doktrinen tende Kalviniste. Kjo doktrine shpall predestinimin e njeriut per ferr ose jete te perjeteshme qe para se ai te vinte ne kete jete.Ne rast se do pranojme doktrinen tende i bie qe dhe Kusari te kishte qene qe ne fillim i shpetuar. Por nqs ishte i tille, si ka mundesi qe ishte Kusar?

    Prandaj mos te te vije keq kur une nuk te konsideroj pjese te Trupit te Krishtit. Je pikerisht ti qe nuk do te behesh pjese me keto doktrina qe predikon.

    Per kriminelin, une do thoja se Perendia eshte Dashuri dhe jo burokraci. Ne rast se dikush pendohet, qofte dhe nje sekonde para vdekjes, ai do pranohet prej Tij. Por qe te jemi te sinqerte, ne momentet e fundit, pendimi eshte shume i veshtire. Ne kryq shkuan dy kusare, por vetem njeri u pendua. Ndaj kujdes!

    Me vjen sinqerisht keq qe me shembuj te tille ekstreme mundohesh te akuzosh Kishen Ortodokse se predikon se i krishteri duhet te kaloje neper "disa procedura" qe te shpetohet.

    Si thote Pali: "Te jetuarit eshte Krishti dhe te vdekurit fitim!". Ne rast se te jetuarit nuk do ishte Krishti, si do ishte te vdekurit fitim? Pali jetonte me Krishtin, sepse ishte pikerisht Pali qe e deshironte kete gje, dhe jo sepse "ishte i predestinuar qe te jetonte me Krishtin". Pali jetonte cdo dite me frike dhe dridhje, sepse Perendia eshte zjarr qe konsumon, dhe rendte drejt shpetimit. Ne rast se ai do ishte i predestinuar, perse duhej te thoshte "Mjere une nqs nuk predikoj Ungjillin!" ?

    Pali jetonte me Krishtin cdo dite, jo vetem nje cast!

    Ne rast se ti merr Zjarrin brenda vetes (Krishtin) mund te ngrohesh por dhe mund te digjesh. Eshte pikerisht kjo frike qe quhet "Frike Perendie" qe i ben shenjtoret te bien ne Dashuri me Perendine.

    Shembulli i deleve qe degjojne zerin e Bariut, nuk do te thote se ATO JANE TE PAAFTA PER TE MOS E DEGJUAR KETE ZE. Shembulli i deles se humbur dhe i monedhes se humbur e tregon kete fakt. Delja para se te humbte ishte pjese e kopese apo jo?

    Shembulli i Bariut tregon Fuqine e pamase te Krishtit dhe Dashurine e Tij dhe jo diktaturen e Tij mbi Delet, duke mos i lene te humbin. Cdo Dele (Besimtar) eshte i lire te largohet nga Bariu, nqs deshiron.

    Nqs nuk do ndodhte kjo, Kishat e Azise nuk do kishin rene.


    Te thashe dhe nje here, te predikosh shpetimi proces, do te thote te mohosh Kalvinizmin dhe te besosh qe Perendia e respekton deri ne fund lirine e njerezve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 02-06-2004 më 02:28
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #114
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje vellezer!

    Une mendoj se 2 vargjet nga Jakobi nuk bejne fjale per humbjen e besimtarit aspak. Aty nuk perdoret fare terminologjia qe i pershtatet humbjes se perjetshme. Por qe te behet nje interpretim i sakte i vargjeve ato nuk duhet te shkeputen nga konteksti i tyre.

    Nje interpretim i ketyre vargjeve ashtu sic thote edhe deshmuesi, eshte se aty flitet per dike qe nuk eshte i shpetuar dhe qe viziton kishen, eshte vizitor i kishes, ndoshta ka pohuar se beson tek Jezu Krishti, por nuk ka besimin e gjalle, por nje besim te vdekur (Jakobi 2:14-26) dhe nje vella apo moter e shpetuar e kthen ate nga gabimi i tij. Modeli se si funksionon kjo gje jepet me siper ketyre vargjeve, kur thuhet se "shume fuqi ka lutja e te drejtit kur behet me gjithe shpirt" dhe shembulli pason menjehere me Elian i cili me ane te lutjes se tij intesive beri qe te mos bjere shi per tre vjet e gjashte muaj dhe pas lutjes se tij per shi, ra shi. Pra ky eshte modeli se si shpetohet nje shpirt nga vdekja duke u lutur dhe duke treguar dashuri per ate qe ka humbur rrugen, sepse dashuria do te mbuloje nje shumice mekatesh (Fj. Ur. 10:12, 1 Pjetrit 4:8)

    Nje interpretim tjeter thote se aty behet fjale per nje vella ose moter ne Krisht qe ka dale nga rruga e se vertetes dhe kjo gje pohohet ne Bibel se edhe nje njeri i shpetuar edhe pas shpetimit mekaton perseri, por kurrsesi nuk humbet. Prandaj edhe ne urdherohemi te rrefejme mekatet tona dhe ky eshte edhe procesi i shenjterimit ose vecimit menjane per Perendine. Gjithmone ne jeten e besimtarit do te kemi ulje ngritje, por tendenca do te jete gjithmone qe nje i shpetuar te mekatoje me pak dhe te rritet ne fryme ne njeriun e ri edhe me shume. Procesi i shenjterimit qe vazhdon gjate gjithe jetes tone ne toke duhet te behet ne kishe, dhe kisha si trupi i Krishtit do te kujdeset per gjithesecilin dhe per cdo pjese te saj. Sidoqe qe te jete nje besimtar qe ka rene perkohesisht eshte ne rrezik dhe apostulli e thekson kete, prandaj eshte pergjegjesi e gjithe atyre qe jane ne kontakt me te qe te luten per te dhe te tregojne dashuri. Perendia na premton ne Fjalen e Tij se Ai do te disiplinoje gjithesecilin, ata qe kane besuar tek Krishti ne nje menyre ose tjeter do te disiplinohen ne se mekatojne, por nuk do te humbasin, Zbulesa 3:19: Une te gjitha ata qe i dua i qortoj dhe i ndeshkoj. keshtu thote Jezusi per te krishteret. Dhe nje menyre disiplinimi qe Peredia ka perdorur eshte edhe duke i marre shpritrat e tyre ne qiell, pra duke bere qe ata te vdesin fizikisht. Nje shembull i tille na jepet edhe tek kisha e Korintit ku shume nga ata vdiqen (1 Kor. 11:30), u moren ne qiell nga Zoti.
    Une mendoj se interpretimi i dyte, pra qe thote se behet fjale per nje te shpetuar qe ka dale perkohesisht nga rruga e se vertetes dhe dikush e ndihmon qe te kthehet eshte me i sakte. Sido qe te jete aty nuk behet fjale per humbjen e tij te perjetshme, por theksohet rreziku ne te cilen ai ndodhet, qe edhe mund te vdese ne rast se ai nuk kthehet tek e verteta. Nje shembull shume te mire te kesaj e kemi edhe tek Pjetri, i cili u paralajmerua nga Krishti qe ai do ta mohonte Ate naten para kryqezimit, por kjo nuk e beri Pjetrin te humbur, por tregoi se secili prej nesh mund te bjere, por kurrsesi te humbase. I krishteri i vertete, ai qe ka rilindur prej se larti kurre nuk do te humbase. Ja se si i drejtohet Zoti Pjetrit, Lluka 22:32:

    32 Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu”.

    Pra Pjetri duhej te kthehej, ai kishte besuar tashme tek Krishti, por perseri ishte ne rrezik dhe duhej te kthehej. Mos valle Pjetri humbi kur ai mohoi Krishtin? Aspak, por kjo tregon dobesine tone dhe dashurine e Perendise. Jezusi priste perseri qe Pjetri te forconte vellezerit kur te kthehej, Ai e dinte se Pjetri do te kthehej. Pjetri ishte ai qe kishte thene, (Gjoni 6:68-69) :

    68 Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.
    69 Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë”.


    Dhe Pjetri e mohoi Krishtin ne momentin e tij me te dobet, por kjo nuk e perjashtoi ate, sepse shpetimi ju dha Pjetrit si dhurate dhe nuk ishte Pjetri ai qe e zgjodhi Jezu Krishtin, por Krishti vete erdhi dhe e kerkoi Pjetrin dhe e beri peshkatare njerezisht.


    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Prandaj mos te te vije keq kur une nuk te konsideroj pjese te Trupit te Krishtit. Je pikerisht ti qe nuk do te behesh pjese me keto doktrina qe predikon.
    Keto fjale Matrix jane teper te renda dhe ti po merr nje pergjegjesi te madhe mbi vete, nje pergjegjesi qe nuk mund ta mbash dot. Vetem Perendia ka autoritet dhe fuqi te thote nje gje te tille, se cilet jane pjese e trupit te Tij, Ai i njeh te tijet. Ne na thuhet te ndertojme njeri-tjetrin me dashuri duke u lutur per njeri-tjetrin si ne rastin e mesiperm te Jakobit dhe persa kohe qe nje vella apo moter e deklaron veten si i krishtere ne duhet ta pranojme si te tille, edhe ne se ai nuk eshte i tille duhet ta fitojme ate me dashuri dhe durim. Ja se cfare thote vellai tjeter i Zotit tone Jezu Krishtit, Juda 23:

    por shpetojini te tjeret me druajtje, duke ja rrembyer zjarrit

    Zoti ju bekofte te gjitheve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit77 : 02-06-2004 më 03:54
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb

    Te dashur vellezer,

    me vjen keq qe ju them kete, por mendoj qe eshte me vend. Ju mundoheni te diskutoni mbi shpetimin me njerez qe se kane idene e tij. Shpetimi eshte dicka shpirterore qe mund ta kontestoje vetem Fryma e Shenjte. Nese dikush nuk e njeh kete, eshte e kote ta bindesh. Eshte njesoj ti spjegosh nje te verberi ngjyrat. Vetem dikush qe e ka pejetuar shpetimin mund t'ju kuptoje. Mos e humbni kohen kot me njerez te tille antikristiane, sepse ka shume pune per te bere. Si do te ishte qe ne vend te diskutimeve te ungjillizonim? Zoti thote: "Mos u hidhni derrave margar.....". Ne i njohim frytet e shpetimit, prandaj te mos diskutojme me me njerez qe se njohin ate.

    Sa per shpetimin ne kemi diskutuar kaq shume, por s'kemi zgjidhur gje. Indoktrinimi eshte nje pasoje e rende, sepse ne Shqiperi kane ardhur shume persona qe perhapin mesime te rreme. Dhe te gjithe ruajne ate indoktrinim "te pare", jane ngjitur pas tij dhe nuk lene Frymen te veproje ne ta. 'Une le te flase Biblen Fjalen e Perendise.

    Perendia nuk eshte despot dhe diktator, qe te thote ti je imi dhe mbaroi. Perendia e ka bere njeriun te lire te vendose, te zgjedhe. Prandaj Perendia thote: "qendroni ne mua....", sepse asnje nuk e di oren kur do te vije hajduti, prandaj duhet te rrime zgjuar. Nese qendrojme ne Perendine, askush s'mund te na shkepuse nga dora e Tij, asnje lloj fuqie tokesore ose qiellore. Nese qendrojme ne Te, nuk mekatojme, por nese mekatojme jemi te vdekur.

    Astrit, nje shtremberim kaq te madh te se Vertetes qe ke bere me siper, nuk mund ta spjegoj ndryshe pervecse me nje verberi masive. Aty thuhet: "Nese ndonje nga ju , del nga rruga e se vertetes.... . Eshte nje shtremberim masiv dhe me vjen shume keq per ty. Te ndryshosh Fjalen per hir te indoktrinimit tend.... mein Letein ist am Ende.

    Per kete po te sjell disa vargje nga Romakeve 11.


    15 Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç`do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?

    16 Edhe po të jenë pemët e para të shenjta, edhe e tëra është e shenjtë; dhe po të jetë rrënja e shenjtë, edhe degët janë të shenjta.

    17 Edhe sikur të këputen disa degë, ti që ishe ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bëre pjestar i rrënjës dhe i majmërisë së drurit të ullirit,

    18 mos u mburr kundër degëve: por nëse mburresh kundër tyre, mos harro se nuk e mban ti rrënjën, po rrënja të mban ty.

    19 Do të thuash, pra: ``Degët u prenë që të shartohem unë``.

    20 Mirë, ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj.

    21 Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrore, shiko se mos nuk të kursen edhe ty.

    22 Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.

    23 Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t`i shartojë përsëri.

    24 Sepse, në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.


    Une jam i mendimit qe te mbyllet kjo teme dhe te hapen tema me qellim ungjillizimi dhe jo tema diskutimi, ku humbim energjine dhe kohen tone, ne vend qe te bejme ate per te cilen jemi thirrur. Le te leme Frymen e Shenjte te veproje ne ne qe te na hape syte dhe te rritemi ne besim dhe te clirohemi nga cdo lloj indoktrinimi njerezor tradicional.
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  6. #116
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Smile

    I dashur vella ne Krisht, Jesushaus!

    Perendia qe na ka shenjteruar me gjakun e Birit te Tij, do qe bijte e Tij te jene te sigurte per shpetimin dhe Ai na porosit qe ta perjetojme kete shpetim megjithese akoma i paplotesuar ne kuptimin qe trupat tane jane akoma te rene, por se fryma jone eshte e gjalle ne Te. Une besoj se mekatari qe njehere eshte i shpetuar eshte i shpetuar pergjithmone, vargjet qe une kam sjelle me siper e thone kete dhe asgje nuk mund tu heqesh ose shtosh atyre. Megjithekete le te supozojme se ne mund ta humbasim shpetimin, dhe per kete duhet te punojme gjate gjithe jetes tone qe te mbesim ne shpetim. Kjo do te thote qe te mos jemi te sigurte per asnje moment, sepse ne cdo moment ne mund ta humbasim ate. Nuk ka njeri qe nuk mekaton, dhe ne mund te bejme edhe mekate per te cilat per momentin mund te jemi te pavetedijshem, por perpara Perendise nuk mund te justifikohemi. Atehere i bie qe gjate gjithe jetes tone ne toke te mos jemi te sigurte dhe te dyshojme gjithmone dhe gjithmone duhet t'i bejme pyetjen vetes: "A jam i shpetuar? Kush me siguron per kete?"
    Por Perendia qe eshte i njejte dje, sot e pergjithmone deshiron qe ne te kemi paqe dhe te jemi te sigurte. Ne rast se ne nuk do te kishim kete siguri tek Fjala e Perendise, atehere me kot u shkron Pali Filipianeve dhe u thote, Fil. 4:3-4:

    3 Të lutem edhe ty, shok i vërtetë, ndihmoji ato, që kanë luftuar me mua në ungjill, edhe me Klementin dhe me bashkëpunëtorët e mi të tjerë, emrat e të cilëve janë në librin e jetës.
    4 Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!


    Dhe ketu nuk ka shume vend per koment se ata persona emrat e te cileve jane ne librin e jetes ishin akoma gjalle dhe bashkepunetore te Palit.

    Prandaj Jesushaus Perendia me te vertete te ben thirrje qe te qendrosh ne Te, sepse pa qendruar ne Te nuk do te mund te japesh fryt, por nga ana tjeter Jezusi na thote, Lluka 10:20:

    Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej”.

    Zoti ju bekofte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit77 : 02-06-2004 më 06:54
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb

    Vella Astrit,

    sic duket nuk i paske lexuar vargjet nga Bibla qe kam vene me siper. Te qendrosh ne Perendine jep frut, por nese nuk qendron ne te, nuk sjell frut. Kur nuk jep frut:

    6 Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.
    Gjoni 15

    sesi ti e interpreton Biblen une nuk e di, pasi keto fjale jane mese te qarta. Lexo Zbulesa 3, Zoti thote: ...do ta leviz shandanin tend...., besoj se e di shume mire. Lexo shembelltyren e administratorit te pabese, shembelltyren e 10 virgjereshave. Ose kur dikush kthehet ne mekat behet shume keq sesa ishte etje tj.

    Qe kur une e kam pranuar me gjithe zemer Jezusin, une kam sigurine e shpetimit. E une skam frike nese jam apo sjam i shpetuar. Sigurine e shpetimit e jep vetem Fryma e Shenjte e asnje tjeter. Njerezit mund te shohin frytet e shpetimit.

    18 Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para.

    19 Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t`ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë.

    20 Por atyre u ndodhi ç`ka thotë një fjalë e urtë e vërtetë: ``Qeni u kthye në të vjellat e veta``, dhe ``dosa e larë u kthye të zhgërryhet në llucë``.
    2. Pjetrit 2
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  8. #118
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Citim Postuar më parë nga Jesushaus
    Qe kur une e kam pranuar me gjithe zemer Jezusin, une kam sigurine e shpetimit. E une skam frike nese jam apo sjam i shpetuar. Sigurine e shpetimit e jep vetem Fryma e Shenjte e asnje tjeter. Njerezit mund te shohin frytet e shpetimit.
    Amen, vella!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte interesant naiviteti i mbrapshte i shume prej jush qe i perkisni besimit protestant. E quaj naivitet pasi ju nga njera ane lexoni Biblen me zell te madh dhe nga ana tjeter anashkaloni disa prej mesimeve me te medha qe Jezu Krishti nxorri nga goja e Tij.

    Siguria e shpetimit te krishterit

    Shume nga ju nga komentet qe beni me bejne mua te kuptoj se ju jeni te konvertuar ne krishterim, te ritur pa nje tradite te krishtere ne familje dhe pa nje njohje te thelle te beses se krishtere. Nje nga keto arsye eshte pretendimi foshnjor i juaj se ju keni "siguri ne shpetimin tuaj". Do te ishte e kote qe tu beja une te mendonit ndryshe me fjalet e mia, por po ju sjell nder mend fjalet e Jezu Krishtit apostullit me te devotshem te tij, Pjetrit. Gjithashtu beni mire te mesoni me shume mbi jeten e Shen Pjetrit, qe te kuptoni me thelle herezine e "sigurise ne shpetim" qe shume nga ju predikoni. Po ju kujtoj dy momente te jetes se Shen Pjetrit:

    Kur Shen Pjetri u mundua te tregonte dashurine dhe besnikerine e tij ndaj Mesuesit Krisht, duke i thene atij se ai eshte gati te vdesi ne mbrojtje te jetes se Jezusit, Jezusi i kthehet me fjalet:

    "Pa gdhire mire dita kur gjeli te kendoje ne mengjes per here te pare, ti do te me kesh mohuar 3 here". (Siguria e Pjetrit perballe mesuesit.)

    Momenti i dyte i rendesishem ne jeten e Shen Pjetrit qe permbushi per here te dyte profecine e Jezu Krishtit ishte fundi i jetes se tij.

    Shen Pjetri se bashku me Shen Pavllin, ne fund te jetes se tyre i jane drejtuar Romes per te perhapur Lajmin e Mire te Perendise, meqenese Roma ishte kryeqyteti i perandorise Romake dhe persekutimi i te krishtereve ne Rome ishte me i madh se kudo. Me mberritjen ne Rome, te dy Shenjtoret u burgosen nga romaket ne valen e persekutimeve te te krishtereve. Ata e vazhduan misionin e tyre ungjillor edhe ne burg. Shen Pjetri mundi te dali nga burgu duke iu lutur Perendise dhe duke iu lutur rojeve te burgut. I tronditur nga persekutimi i te krishtereve nen sundimin e perandorit Neron, Shen Pjetri vendosi te largohet nga qyteti i Romes. Teksa doli nga muret e qytetit, Atij i behet nje vegim i Jezu Krishtit ne rruge i cili po ecte drejt Romes me kryqin e rendi mbi supe. Kur Shen Pjetri e pa u trondit nga vegimi edhe e pyet mesuesin e Tij:
    - Ku po shkon mesues?
    - Po shkoj ne Rome te shpie Kryqin tend te cilin ti nuk e mbajte dot mbi supe, - iu pergjigj Jezusi.
    I zene ne faj per here te dyte ne jeten e Tij, Pjetri u kthye serrisht ne Rome ku u kap, burgos dhe denua me denimin kapital te mundshem, kryqezimin. Kur erdhi dita e kryqezimit, Shen Pjetri kerkoi qe te kryqezohej kokeposhte, ne shenje perulje ndaj Zotit per mohimin qe Ai i beri Jezu Krishtit dy here. Hera e pare ishte me fjale goje. Hera e dyte ishte me vepra, me largimin e tij nga Roma.

    Tani une ju pyes ju:

    Cili prej jush eshte me i sigurt ne shpetim se Shen Pjetri, apostulli i Krishtit qe jetoi ne pranine e Tij per plot 3 vjet dhe ndau forcen e Shpirtit te Shenjte 50 dite nga ringjallja e Krishtit?!

    Zoti qofte me ju dhe ju falte perulesi mekatari!

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #120
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te krishteret Ortdokse e mbeshtesin shpetimin mbi fjalet e Krishtit:
    "Dyert e Ferrit nuk do ta mundin dot Kishen!"
    Pra duke qene pjese e gjalle e Kishes, ti merr pjese ne shpetim.

    Ndersa protestantet, bazohen ne nje siguri individuale dhe nga ana tjeter shpallin devijimin dhe renien e Kishes. Kjo eshte absurde!

    Pra, sa here qe Pali u drejtohte Kishave, u flet me siguri dhe me lavdi. Kjo sepse ai besonte se Kisha gjithmone do triumfoje! Ndersa sa here flet individualisht (per veten ose te tjere persona), flet me frike dhe dridhje. Kete bente dhe Jakobi dhe gjithe apostujt e tjere.

    Pra pa bere shume akrobacira komentimesh, qofte Pali, qofte Jakobi, kur flasin ne shumes (pra per Kishen), flasin me siguri, ndersa sa here flasin ne njejes (qofte dhe per vete, ose per NDONJE NGA VELLEZERIT) flasin rreptesisht dhe kerkojne qe te tregohet kujdes!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 15:36
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •