Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 170
  1. #71
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje te gjitheve dhe uroj qe gjithsecili te kontriboje sa me shume ne kete teme kaq te rendesishme. Ne fund te fundit ne duhet ta kuptojme sa me mire Fjalen e Perendise, sepse vetem aty ka jete, dhe ku ka rrahje mendimi dhe diskutimi te frytshme mendoj se do t'i sherbejme edhe njeri-tjetrit.

    Fakti qe une permenda ne shkrimin tim te fundit qe parajsa ishte populluar edhe para themelimit te kishes, une nuk e shpika nga mendja ime, por eshte ne Bibel, Luka 16:19-31. Jezusi u tregon farizejve dhe gjithe te tjereve, se ekziston parajsa dhe ferri, pasaniku vajti ne ferr, vendin e mundimeve dhe lypesi ne gji te Abrahamit, qe ne kete rast simbolizon parajsen. Pra para se kisha te themelohej shume njerez, sigurisht besimtare kishin hyre tashme ne parajse, dhe kjo do te thote se ata ishin shpetuar. Perendia eshte i Gjithfuqishem dhe Ai ka menyra te ndryshme dhe ne periudha te ndryshme perdor menyra te ndryshme per t'i terhequr njerezit ne pendese.
    Para Krishtit njerezit shpetoheshin duke besuar tek Mesia qe do te vinte, dhe sot ne shpetohemi duke besuar tek Mesia qe ka ardhur dhe ka kryer vepren e shpetimit.
    Matrix, une nuk kam asgje personale me ty, as me Seminaristin dhe as me ndonje tjeter ketu, edhe pse ne nuk biem dakord per shume gjera. Une perpiqem te jap mendimin tim ashtu sic une mendoj se eshte e drejte dhe perpiqem qe te bazohem ne Bibel, sepse per mua nuk ka vend tjeter ku mund ta marrim te verteten. Madje edhe Kisha n.q.s. do te jete nje deshmitare e denje duhet te niset nga Bibla per cdo doktrine apo filozofi qe paraqet, ndryshe heret ose vone asaj do t'i hiqet pushteti qe ka marre nga lart. Per kujtese lexoni 7 letrat qe Jezu Krishti ju drejton 7 kishave ne Azi, se si Ai u drejtohet atyre:

    5 Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.
    16 Pendohu, përndryshe do të vij së shpejti te ti dhe do të luftoj kundër tyre me shpatën e gojës sime.
    3 Kujto, pra, atë që more dhe dëgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po të mos rrish zgjuar, unë do të vij te ti si vjedhës, dhe nuk do të dish në ç’orë do të vij te ti.
    18 Të këshilloj të blesh nga unë ar të kulluar në zjarr që të bëhesh i pasur; edhe petka të bardhë që të vishesh dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sate; edhe vajos sytë e tu me kolir, që të shohësh.
    19 Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.


    Fjalet dominuese ne paralajmerimin e Krishtit ishin: Kujtohu, pendohu
    Edhe sot eshte e njejta gje me te gjitha kishat qe ekzistojne ne bote, brezi yne nuk eshte aspak me i mire se sa brezat qe kaluan, e vetmja perparesi (n.q.s. do ta quanim te tille) eshte se ne kemi edhe pervojen e tyre te dokumentuar, por te mos harrojme se edhe ata kishin nje re te dendur deshmitaresh (Heb. 12:1).

    Kujto, pra, atë që more dhe dëgjove, dhe ruaje edhe pendohu.

    Amen, Zoti Jezus!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #72
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Astrit, askush ketu nuk ka gjera personale me te tjeret, dhe nqs ndonjehere mund te jem treguar i ashper e kam bere sulme personale, kete e kam bere me teper nga dobesia qe eshte tek une.
    Por persa i perket Krishtit dhe Kishes, edhe ashpersia eshte e lejueshme dhe madje e keshillueshme.

    Sidoqofte, ne shembujt qe ti sjell, Krishti i drejtohet Engjejve te Kishave, (Barinjve te tyre me sa duket), te cilet po toleronin ne Kisha mesime gnostike. Per kete duhet te shohim kontekstin historik kur u shkruan keto letra dhe se si vazhdoi me tutje historia.

    Por, sido qe te jete puna, nje Kishe (Lokale) mund te bjere, kjo kur tek ajo hyjne mesime te rreme, te cilat nuk jane nga Krishti. Por kjo s'do te thote aspak se Kisha (Ortodokse, Origjinale pra) humbet autoritetin e saj.

    Po keshtu nje Kishe Lokale, mund te ndahet dhe vullnetarisht nga Kisha Universale, per arsye aspak doktrinore. Dhe ne kete rast, perfundimi eshte i njejte!

    Dhe dicka tjeter, Kisha Lokale bie nga depertimi i mesimeve te rreme aty ose nga ndarja e vullnetshme, dhe jo nga dobesia e mishit e anetareve te saj. (Ketu fut dhe krenarine). Sepse keto dobesi eshte vete Krishti qe i sheron me kalimin e kohes duke i cuar drejt persosmerise anetaret e Saj...

    Pra adhe njehere, persa kohe qe Kishat lokale jane Ortodokse, ato kane autoritetin hyjnor per te drejtuar njerezit drejt Krishtit, perndryshe, Kisha Lokale i shkeputet Trupit Te Krishtit.

    Per kete nuk ka perse te shkojme deri tek Kishat e Azise se Vogel, por kemi dhe Kishen e Romes, e cila toleroi mesimin e Filiokut (Shpirti i Shenjte buron prej Atit dhe Birit) duke mohuar mesimet e Kishes (Ortodokse) te ratifikuara ne shtate sinodet ekumenike.

    Pas kesaj, nje seri mesimesh te rreme hyne aty, sidomos pagabueshmeria e Papes, purgatori, indulgjencat, zenia e panjolleshme e Marias e shume te tjera.
    Jo vetem qe hyri herezia, por dhe skizmat e mbuluan kete "Kishe" te ndare tashme. Vetem 500 vjet pas kesaj, Kjo "Kishe" u nda ne dhjetra cope pa komunikim (Kungim) me njera-tjetren. Tani jane rreth 2000 cope...

    P.S Kisha Lokale, pas ndarjes nga Kisha Ortodokse e Krishtit shnderrohet automatikisht ne "Kishe"


    Per deshmuesin do mjaftohesha me faktin se ti nuk njeh as historine e Kishes, as menyren si funksionon Kisha. Te pakten ki perulesine te mesosh njehere pastaj te deshmosh. Kete nuk ta them si verejtje, por kete qe ta them ty, jam them me pare vetes.


    Por e rast se ti mendon se e njeh Kishen dhe Historine e saj, une po te sfidoj te me sjellesh daten kur filloi Kisha Ortodokse?

    Ndersa per Kusarin ne Kryq, Ai e mori shpetimin ne menyre te njejte me Etiopianin.Ishte Kisha ajo qe i tregoi Filipit Krishtin, dhe ky me pas, ne emer te po kesaj Kishe, ia tregoi Ate Etiopianit. Pra Etiopiani e njohu Krishtin ne menyre te njejte me kusarin. Kisha vazhdon ne Toke, punen e Krishtit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-05-2004 më 07:35
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #73
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Jam me te vertete i çuditur nga thellesia me te cilen trajtohet argomenti. Nuk e besoja se do te ishte e mundur qe kush nuk ka bere studime teologjke te kete kete thellesi.
    Une jam me Matrix-in dhe linjen e tije dhe Seminaristit (te cilit nje here i kerkova nese eshte me te vertete seminarist dhe ku... po nuk mu pergjigj).
    Shoh ama nje gabim tek te gjithe: mungesa e deshmise se eksperiences se secilit. Flitet per Kishen, citohen Bibla dhe Ungjilli, mungojne vetem mistiket armene te shekullit te trembedhjete!
    Une jam katolik. Jam katolik sepse kur isha katermbedhjete vjeç, ne Itali, me goditi dhe me mahniti nje shoqeri e mrekullushme dhe arsyeja e kesaj bukurie ishte Krishti. Ishte, dhe eshte e qarte, qe ajo bukuri nuk do te kishte kuptim, nuk do te ishte me te vertete e tille, pa Krishtin. Ai nuk ishte diçka e imagjinuar ose pasoje e nje interpretimi te Dhjates se Re. Ishte nje prani e prekshme me dore dhe e pashme me sy tek shoket e mi. Eshte nje pergjigje me te vertete njerezore asaj pyetjeje qe une kisha dhe kam brenda. Diçka konkrete, qe del ne pah kur gjehemi per darke, kur studjojme ose punojme bashke, kur dalim per kinema, per nje te pire ne pub, per te kercyer, kur shkojme me pushime. Nje takim i papritur plot me Hir. Nje dhurate e vyer.
    Per mua eshte e qarte qe diçka e tille nuk do te kishte vlere larg tradites se nje populli, larg tradites se Kishes. "Ecclesia", kisha, eshte asembleja, populli, njerezit, vazhdimi ne histori i Krishtit.

    Niumani thoshte (mos me kerkoni hollesirat mbi citimin, e kam mesuar permendesh ne italisht dhe di vetem qe vjen nga APOLOGIA PRO VITA SUA): "PER SA I PERKET EKSPERIENCES FETARE SECILI MUND TE FLASE, POR VETEM ME TITULL PERSONAL. "JOEKSPERIENZA" QE AI KA BERE VLEN VETEM PER TE. MEGJITHATE, NESE GJERAT JANE ASHTU SI AI I TREGON, EDHE TE TJERE DO TE GJEHEN DAKORD ME TE, SEPSE E VERTETA ESHTE VETM NJE."

    TU ES PETRUS ET SUPER HANC PETRAM EGO AEDIFICABO ECCLESIAM MEAM.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  4. #74
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Madje edhe shkrimi i Astritit flet pikerisht se si shpetimi vjen nepermjet Kishes,
    .

    Po perpara se te themelohej kisha ne toke, ose me mire te themi perpara se asaj t'i jepej pushteti nga lart diten e pentekostit, cila ishte menyra se si shpetoheshin njerezit? Pra behet fjale per kohen nga krijimi deri ne ardhjen e Krishtit ne toke?
    Mund te pergjigjet kushdo dhe mundesisht pergjigjet te jene te bazuara ne Bibel.

    Me respekte, Astriti!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #75
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Ajo qe dime dhe qe eshte e qarte eshte: Krishti eshte shpetimi (ne histori kush eshte brenda Kishes).
    Perpara Krishtit ata qe Zoti shpetonin ata qe Perendia donte te shpetonin. Ishin te privilegjuar çifutet si popull i zgjedhur.
    Shpirti, edhe sot, fryn aty ku Ai do!
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  6. #76
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tom Pullings, te falenderoj per ardhjen tende ne kete bisede.

    Do kisha shume deshire te degjoja prej teje per kete eksperience tende me Krishtin dhe Kishen.

    Astrit, ndoshta Seminaristi mund te jape nje pergjigje me te detajuar per kete pike qe ti pyet, por dhe une po mundohem te jap mendimin tim.

    Krishti eshte Qendra e cdo gjeje.
    Ne fillimin e njerezimit, Adami dhe Eva, jetonin ne Eden. Aty ata shoqeroheshin Ballazi me Krishtin, ecnin me te dhe ushqeheshin prej prezences se Tij. Ata bashkonin materialen me shpirteroren. Te krijuar sipas Ikones se Krishtit, ata rriteshin ne perngjasim me Ate.

    Mekati i pare, ngrenia prej Pemes se Njohurise, e nderpreu kete marredhenie fillestare. Portat e Edenit u mbyllen.

    Gjate kesaj kohe Perendia, e pergatiti njerezimin per Krishtin dhe Kishen e Tij. Menyra me e mire ishte ne keto dy forma:
    1-) Zbulesat Natyrore (Dmth Ai i tregonte cilesite e veta nepermjet ikonizimit ne natyre. Keshtu Ai eshte si Dielli, si Uji, si Ajri, si Buka, si Shkembi etj...)
    2-) Zbulesat profetike (Ai i foli profeteve dhe beri gati nje popull per veten e Tij)


    Deri ne kete kohe, cdo gje ishte nje pergatitje per Realitetin qe ende nuk ishte shfaqur. Jeta ishte larguar nga toka. Gjithe aspirata e njerezve ishte e shumta nje jete e kendshme ne toke dhe asgje me teper se aq. Ne gjithe Dhjaten e Vjeter, ndonese besohej ne pavdekshmerine e shpirtit, vendi ku shpirti shkonte ishte Sheoli, vendi i harreses, dhe asnjehere Qielli.

    Por ndonese, Bota, madje dhe vete Izraeli ishte ne erresiren dhe ne hijen e vdekjes, kishte Individe (Akoma nuk kemi nje Trup, por vetem Individe) qe me ane te zbuleses hyjnore nuk besonin se Zoti qe eshte aq i mire mund te pajtohet me vdekjen. Pra Jeta nuk ka asgje te perbashket me vdekjen.

    Keshtu Davidi kendon, i frymezuar nga Shpirti i Shenjte: Ti nuk do ta lesh shpirtin tim ne Sheol, dhe nuk do lejosh qe i shenjti Yt te shohe kalbjen!

    Profete te tjere predikonin Ringjalljen e pergjitheshme dhe mbarimin e Erresires:
    Sepse Erresira nuk do zgjase pergjithnje se nje Femije na eshte dhene, nje Foshje na ka lindur!

    Keto ishin zbulesat qe merrte populli i Izraelit nga profetet e Tij.

    Por dhe filozofet greke, filluan te shpallnin se Hyjnia nuk mund te jete kurre hyjni e olimpit, Morali Hyjnor e tejkalon Olimpin. Shpirti i njeriut nuk mund te jete kurre pjese e Hadit pergjithnje. Dhe ne menyre gjysem-profetike, ata enderronin fushat Elize, ku banon lumturia e perjeteshme!

    Tek te gjithe popujt, ngelen gjurmet e Parajses se Humbur, dhe te gjithe, si ajo toka e thate, prisnin rikthimin aty.Problemi i Vdekjes u be problemi kryesor i njerezimit dhe te gjithe enderronin clirimin prej saj.

    Por ende ky clirim nuk kishte ardhur.

    Kisha ishte Ajo qe i shpalli Botes fitoren mbi vdekjen dhe ferrin.

    Ferri, Hadesi, Sheoli, Vdekja jane sinonime per Kishen.
    Jeta, Parajsa, Perjetesia jane serisht sinonime.

    Kisha nuk aspiron per nje Shpirt qe banon ne lumturine e perjeteshme dhe nje trup qe e hane krimbat. Kisha aspiron Ribashkimin Psiko-Somatik te njeriut dhe shkaterrimin perfundimtar te vdekjes. Ky ribashkim fillon me Krishtin dhe realizohet ne Kishe!
    Njeriu rikthehet ne identitetin para renies dhe aty Natyra shnderrohet nga Padronia, ne Sherbetoren e njeriut!

    Se cfare ndodh ne realitetin pas ndarjes se shpirtit nga trupi, ngelet nje mister. Ne dime grimca nga periudha e Dhj Vj dhe me shume nga Dhj Re per ate cka ndodh ne vdekje.

    Ne Dhj. Vj nuk thuhet ne asnje vend se filan i drejte, pas vdekjes shkoi ne pranine e Perendise. Por thjesht: Ai u bashkua me eterit e tij....
    Ne Dhj. Re Krishti i shpall hapur Kusarit se ai do ishte qe ate dite ne Parajse. Shqyerja e Perdes se Tempullit e shpalli kete hapur!!!

    Pra qe ta perfundoj, para se Krishti te vinte ne bote, as Kisha nuk kishte ardhur. Ne ate kohe ishte ne toke vetem Hija e Krishtit dhe Kishes dhe kjo Hije tregonte per nje Realitet qe i pekiste se ardhmes....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-05-2004 më 13:28
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Llukai 15

    11 Tha akoma: ``Një njeri kishte dy bij.
    12 Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
    13 Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
    14 Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
    15 Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.
    16 Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
    17 Atëherë erdhi në vete dhe tha: "Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!
    18 Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t`i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;
    19 nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu".
    20 U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.
    21 Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt".
    22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.
    23 Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,
    24 sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
    25 Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.
    26 Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç`ishte e gjitha kjo.
    27 Dhe ai i tha: "U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë".
    28 Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte.
    29 Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s`kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s`më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.
    30 Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
    31 Atëherë i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.
    32 Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri"``.

    Ati, Biri besnik, Biri i humbur, Familja. Vetem rikthimi ne Familje, rikthimi ne Kishen e Shenjte qe ngriti Ati me ndihmen e Birit do te mund te sjelli shpëtim, asgjë tjeter, as dija, as filozofia, as studimi i Bibles, as ideja se mund te shpetosh duke pranuar fajet ne vetvete por duke i qendruar larg Familjes së Shenjtë.

    Citim Postuar më parë nga Llukai 15
    1 Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.
    2 Dhe farisenjtë dhe skribët murmuritnin duke thënë: ``Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta``.
    3 Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë:
    4 ``Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t`i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi deri sa ta gjejë?
    5 Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;
    6 dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.
    7 Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.
    8 Ose, cila grua që ka dhjetë dhrahmi dhe humbet një nga ato, nuk ndez llambën, nuk e fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes derisa ta gjejë?
    9 Dhe, kur e gjen, fton tok shoqet dhe fqinjët, duke thënë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta dhrahminë që kisha humbur".
    10 Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet``.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Drejtuar shkrimit te meparshem te Albos

    Sa e lehte eshte te bastardhosh shkrimet me interpretime doktrinore!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Albo ne te gjithe shkrimin tend ti pohon se, nuk ka asnje veper , me ane te se ciles i krishteri meriton shpetimin. Gjithshka eshte prej Hirit, dhe jepet permes beses ne Krishtin. Ti dhe te gjithe ju deri tani jeni duke kundershtuar shpetimin pa vepra, te cilin une predikoj. Nuk e di por jam konfuz me shkrimet tuaja, pasi tjeter gje thoni diku dhe tjeter gje me pas.
    I Krishteri, ashtu si ai femija qe gaboi dikur, e gjen rrugen per ne zemren e babait vetem duke kerkuar falje dhe duke u penduar per gabimin e tij dhe duke u betuar se asnjehere tjeter ne jeten e tij ai nuk do ta perseriti ate gabim. Vetem ne kete menyre femija deshmon mesimet e babait me jeten e tij. Pra pranimi i mesimeve te Perendise, shoqeruar me pendimin per mekatet tona ne pranine e gjithe Familjes se Shenjte, jane rruga e sigurt per shpetim. Ushqimi i jetes se ameshuar eshte Trupi dhe Gjaku i Jezu Krishtit qe cdo i besimtar orthodhoks merr ne kungim.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Shpetimi nuk eshte nje kontribut kolektiv, si dhe nuk jepet ne menrye kolektive.
    Cila ishte familja e Jezu Krishtit per aq kohe sa ishte Ai ne toke? A nuk ishin apostujt e Tij te cilet deshmuan Fjalen dhe Jeten e Jezu Krishtit ne ate liber qe ti lexon me aq endje? A njohen keta shpetim kolektiv apo individual? A nuk zbriti Shpirti i Shenjte mbi te gjithe ata vellezer te Krishtit qe perfaqesonin 12 fiset e Izraelit? A beri dallim Zoti midis tyre? Sigurisht qe jo, ashtu si Ati nuk ben dallim midis Birit besnik qe i qendroi gjithmone prane dhe atij te humbur qe zgjodhi te kthehet.

    A u ngjiten valle apostujt ne qiell ne menyre individuale fale fale punes se tyre, apo se ata ishin te zgjedhurit e Shpetimtarit, familja e Tij?!

    Po ta jap pergjigjen e ne formen e pyetjeve retorike qe nuk kane nevoje per pergjigje, pasi pyetja qe ti ben cenon ne vetvete unitetin e Kishes se Shenjte, Familjes se Jezu Krishtit. Nese apostujt dhe Jezu Krishti do te predikonin "shpetimin individual", apostujt nuk do te ndertonin Kisha dhe komunitete te krishtera kudo qe predikonin Lajmin e Mire. Nuk ka shpetim pa njohur autoritetin e Kishes se Shenjte dhe Apostolike qe Jezu Krishti themeloi dhe apostujt ngriten. Eshte njesoj si te thuash qe une e dua babain tim dhe kam mall per te, por nuk kam vite pa i bere nje vizite ne shtepi.


    A ka pushtet kisha te jape Sheptim? A i eshte ngarkuar kishes nje detyre e tille? Jezusi para se te ngjitej ne qiejj , i urdheroi apsotujt duke ju thene: shkoni ne mbare boten dhe PREDIKONI UNGJILLIN E SHEPTIMIT, dhe ai ( individ) qe beson ( ne kush ne kisha apo ne Krishtinin) dhe eshte pagezuar, do te jete i shpetuar. Tani ti kerkon sheptimin ne kisha, kjo eshte perzgjedhja jote, dhe une nuk te gjykoj.
    Jezu Krishti gjithashtu hodhi themelet e Kishes ne toke me fjalet e Tij:

    "Kur te me luteni, une do ti degjoj lutjet tuaja. Por kur te me luteni se bashku, une do te jem mes jush"
    Une shkoj ne Kishe per te gjetur Jezu Krishtin, pasi "Perendia mes nesh" eshte kredoja e cdo besimtari orthodhoks. Prandaj apostujt kudo qe shkelen nuk predikuan vetem Lajmin e Mire me fjale, por ngriten edhe KISHA e komunitete te krishtera. Kurse ti i dashur deshmues beson tek "Perendia me mua".

    Une mbeshtetem tek dashuria e pakushtezuar e familjes se shenjte. Ti mbeshtetesh tek forcat e veta individuale.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 15:36
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •