ja pyetja
Tani pyes te gjithe ata te krishtere, (te cilet kerkojne Shpetim permes veprave te tyre): Cila eshte ajo veper qe Krishti nuk e krey, dhe ju te dashur te krishtere duhet ta kryeni, ne menyre qe te meritoni shpetimin tuaj para Perendise? A thua se, VPERES se Krishtit ne kryq i mungon "dicka", te cilen ju me veprat tuaj do te mund ta permbushni?
ja edhe fjalet e tua, ku duhet te kerkosh pergjigjen:
Pjesmarja jone ne Ringjalljen e Krishtit.
Pali tek letra e Romakeve deshmon se, nese kemi vdekur se bashku me
Pjesemarrja - pikerisht tek kjo fjale qendron thelbi i gjithe krijimit te njeriut. Pjesemarrja presupozon Lirine me te cilen Zoti e ka krijuar njeriun.
Mos valle Cifti i pare u krijua me ndonje difekt apo paplotesi, qe ra? Apo, ata rane sepse edhe pse kishin kapacitetin e plote per te qendruar ne Zotin e nuk u mungonte asgje, serish, ne lirine e tyre, ata nuk zgjodhen Pjesemarrjen ne ate kapacitet per te cilin ishin krijuar.
Bibla flet gjeresisht qe nga fillimi e deri ne fund per pjesemarrje, qe nga njehere transmetohet me fjalet; kembengulje deri ne fund; qendresa ne Zotin; zbatimi i porosive te Tij...
Pali vete thote se ai rendete qe ta zinte Kuroren, qe jo cdo kush nga vrapuesit e zinte, e me vone i thote Tomotheut se luften e mire e luftoi e vetem pas asaj lufte ai ishte gati te priste kuroren e premtuar.
Ungjilli i joanit e jep fare qarte nga vete fjalet e Krishtit se te dhenit frut behet vetem kur rihet ne Krishtin (kap 15), ne te kundert, dega qe nuk rrin, thahet e digjet.
Pra, me fjale te tjera, Krishti nuk erdh thjesht qe te Kryqezohej per boten, se sa Ai u kryqezua, ne menyre qe bota duke u kryqezuare bashke me Te, te merrte pjese ne Ringjalljen e Tij. Ky eshte mesazhi biblik edhe i pasazheve te tij.
Pjesemarrja ne Vdekjen edhe kryqezimin e Krishtit si edhe ne ringjalljen e Tij eshte ajo qe njihet ne Kishe me termin theosis (hyjnizimi) i njeriut, dmth ne kete proces njeriu me ane te Hirit te Zotit behet i ngjashem me vete Krishtin sipas mases qe ai edhe morri pjese ne ate Hir. Keta jane shenjtoret...qe e kane plotesuar ne vetet e tyre thirrjen per te cilen te gjithe njerezit jane te therritur.
Pra veprat jane me teper pjesemarrja jone ne jeten e Krishtit se sa disa aktivitete te jashteme nga Vepra e Krishtit, per ta bere personale ate qe Krishti beri per ne, ne menyre qe edhe ne te behemi si Ai.
Pa kete plotesim, cfare vlere do te kish flijimi i Krishtit per ne? A nuk do te dilte hipokrite e gjithe fjale-veprimtaria jone se i besojme Krishtit?
Joani madje thote se kush qendron ne Zotin faktikisht nuk mundet te mekatoje, ndersa kush mekaton tregon se nuk rri ne Te.
Valle, a ka njeri ketu, qofte edhe me fjale bukuri i forumit, te deshmoje se i takon kesaj kategorie, qe eshte krishterimi i vertete, final?
Pra, fakti, nqs e pranojme, qe ne mekatojme, e jo pak, mgjth jemi te krishtere, tregon se shpetimi i marre diten qe besuam e u pagezuam, edhe pse i plote e perfekt, eshte nje proces qe duhet percuar deri ne fund. Ndryshe, po te ishte marre Shpetimi nje here e mire, i garantuar, bashke me te do ishte marre edhe persosmeria, dmth te qendruarit ne Zotin, e bashke me persosmerine edhe pamekatshmeria, e Joan Ungjillori nuk do kish fare perse tu shkruante besimtareve ato vargje...Po pra realiteti nuk flet per kete...
Prandaj, thuhet ne Kishe, Zoti ka dhene Pendesen edhe Misterin e Rrefimit, qe eshte pagezimi i dyte, si te thuash, ose me sakte, vazhdimesia e faljes se makatave qe eshte bere diten e pare te pagezimit.
Krijoni Kontakt