Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 170
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Shpetimi i te krishterit.
    Tu japesh te varferve, nuk do te thote thejsht te kryesh nje akt bamiresie, apo dicka te ngjashme me te. I krishteri jep prej dashurise se Krishtit, duke permbushur dhe plotesuar vullnetin e Zotit. Pra DHENIA fillon prej dashurise se Perendise, si nje pejse e pandare e besimit te gjalle ne Krisht. Jakobi jep nje shembull te qarte rreth dhenies qe ben i krishteri. NEse dikush sheh vellane e tij te xhveshur dhe te urritur, thote Jakobi, dhe nuk u jep atyre te nevojshmet, deshmon se besimi i tij eshte i vdekur. Pra permes vepres i krishteri deshmon Krishtin, por njekoehsisht verteton se ne te ka besim te gjalle dhe shpetues.
    Kur ne i japim dikujt te nevojshmet, ne radhe te pare ky veprim tregon se Perendia verpon ne ne, dhe ne jemi duke ecur ne veprene Perendise. Pra perfundimisht permes ketij veprimi Jezusi deshiron te na tregoje se, tu japesh te varferve, do te thote, te permbushesh nje veper te dashurise se Perendise dhe njekohesisht te kesh nje besim te gjalle dhe shpetues.
    Perse i pasuri nuk pranoi nje gje te tille, qe te shiste pasurine e tij dhe tu jepte te varferve? Ai ishte i NGUSHTE ne zemer te tij, dhe jo ne kamje. Pra njeriu i mishit nuk mund te permbushe dot vepren dhe urdheriin e Perendise. Njeriu pa Perendi edhe kur jep apo ndihmon te tjeret, qellimi i tij nuk eshte Parendia, por eshte lavdia e tij personale dhe fitmi i tij. Krejt ndryshe ndodh me te krishterin. Qellimi i vetem i tij eshte Krishti. Ai perpiqet ti pelqeje Perendise dhe jo botes. Ai e di se nese i jep te afermit te tij, i ka dhene Krishtit, prandaj dhe Krishti thote se, gjithshka qe kini bere ndaj vellezerve te mij te vegjel, kete ma kini bere mua MAt:25:40.
    Me pas JEzusi i thote te riut pasanik se, pasi te kesh SHITUR PASURINE dhe tju kesh DHENE TE VARFERVE, Thesari yt do te jete ne qiej.
    Jezusi na tregon qarte se, e vetmja PASURI e te krishterit, eshte ajo qiellore. Jezusi tek Mat:6:19-21, thote : Mos mblidhni thesar per vete ketu ne toke. Per cfare lloj thesari e ka fjalen JEzusi? THESARI i botes nuk eshte thjesht para dhe prona. Jezusi tregon se "pasuria " e kesaj bote eshte pazonja te te jape jeten e perejtshme. Perkundrazi "thesari" i botes, te con ne vdekje te perjetshme. JEzusi kete fakt e shpreh kur thote: sepse thesaret ne toke i gryen tenja dhe ndryshku, si dhe vjedhesi i remben. Qellimi i JEzusit eshte te na tregoje se, per te krishterin nuk duhet te behet qellim "thesari i botes", pasi ai eshte HUMBJE e perjeteshme. Ky fakt nuk perjashton se, nese dikush eshte i pasur nuk mund te jete njekohesisht edhe besimtari i devotshem ne Krisht. Qellimi i Jezusit eshte: te mos jemi REOB te thesarit te botes, dhe zemra jone te mos jete e themelosur ne kete "thesar". Po te shohesh pak me poshte JEzusi thote se, atje ku eshte "THSARI" juaj , atje eshte dhe zemra juaj. Pra nese THESARI juaj eshte bota me gjithte pasurite e saj, atehere dhe zemra juaj eshte e themelosur ne kete thesar. Por nese THESARI juaj eshte Krishti, atehere dhe zemra juaj eshte themelosur ne KRishti. Themelosja ne Krisht, eshte jete e perjetshme. Pikerisht per kete mendoni, punoni dhe jetoni, thote JEzusi, pasi vetem ky THESAR te jep jeten e perjetshme.
    Si veproi Jezusi para "thesarit" te botes?
    Ne nje nga tundimet e satanit, ishte dhe afrimi i gjithe pasurise se botes qe ai i beri Jezusit. Perulu para meje, i tha satani Jezuit, dhe une do te ti jap te gjitha pasurite e botes, sepse mua me jane dhene. Por JEzusi i tha: shporru satan , sepse eshte shkruar: Adhuro vetem Perendine Zotin tend, dhe sherbei vetem atij.
    Ky eshte shembulli dhe mesimi konkret qe duhet te ndjeke dhe beje cdo i krishtere. Satani na afrohet nepermjet shume lloj menyrave, duke na ofruar lavdi dhe pasuri te ndryshme te botes, por vetem qendresa jone ne fjalne e Krishtit, eshte siguria dhe paqja jone ne Perendine.
    Deshmuesi

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Shpetimi i te krishterit.
    "Mer kryqin tend dhe eja me ndiq".
    Pasi JEzusi i tregoi te riut pasanik mbi "GJERAT" qe ai duhej te JEPTE, me poshte Jezusi e fton pasanikun te MARE kryqin dhe te NDJEKE Krishtin.
    Marja e kryqit, eshte nje vendim i zemres per te ndjekur Krishtin. Askush nuk mund te ndjeke Krishtin, nese me pare nuk ka mare kryqin e tij. Shpesh here shume te krishtere e shohim kryqin vetem si vendin e vuajtjeve qe duhet i krishteri te heqe ne kete bote. Une pranoj se vuajtjet jane pjese e perjetimit te kryqit, por "MARJA E KRYQIT" nuk eshte vetem ky aspekt. Une besoj se, askush nuk mund te ndjeke Krishtin, nese ai nuk ka mare kryqin e tij. Cfare perfaqson , ose cfare do te thote te maresh kryqin tend? Perse duhet mare kryqi? Meqense jemi fokusuar tek ndodhia e te riut pasanik dhe Jezusit, le te shohim se pas cilit moment vjen marja e kryqit, dhe sa i rendesishem ishte ky fakt per te. Marja e kryqit, vjen pasi i krishteri ka bere PRANIM TE KRISHTIT NE ZEMER TE TIJ. Pra ketu kemi te bejme me marjen e vendimit qe ben i krishteri per te ndjekur Krishtin. Shitja e pasurise dhe dhenia te varferve (per te cilat fola me siper), nuk jane thjesht veprim i nje "casti". Pa pranuar Krishtin ne zmeren tende si te vetmin Zot te jetes tende, nuk mundesh aspak te MARESH kryqin dhe te ndjekesh Krishtin. Shikoni Zakeun. Ai kalon permes nje procesi zinxhir. Se pari vjen VENDIMI per te NJOHUR dhe PRANUAR Krishtin, prandaj Zakeu u nis dhe beri cmos qe te shihte konkretisht se kush ishte Jezsu Krishti. Se dyti, vjen PRANIMI qe i krishteri i ben Jezusit ne zemer te tij, prandaj dhe Zakeu e FUTI Jezusin ne shtepi si nje MIK te zemres se tij. Dhe se treti, vjen VEPRA, te cilen Zakeu e kreu ne prani te Krishtit, si nje veper qe buronte nga Perendia.
    Marja e kryqit, eshte pjese fondamentale tek besimtari i krishter. Ashtu sic thashe edhe me siper, kryqi nuk eshte vetem perjetim vuajtjesh per shkak te Krishtit, pra nuk duhet kuptuar dhe pare vetem ne kete aspekt. Te maresh kryqin tend do te thote: vendim per tu divorcuar perfundimisht me boten , dhe per tu bashkuar perjetesisht me Perendine. Zakeu rendi te SHOHE Krishtin, e PRANOI ate si Zotin e vertete te jetes se tij, ju dha te varferve dhe atyre qe ju kishte mare padrejteisht( e cila ne thelb eshte PENDESE), por a perfundoi gjithshka ketu per Zakeun? Para tij tani qendronte Mbreteria e Perendise, por, cfare duhej te bente akoma Zakeu per te hyre ne jete te perjetshme? Ai pranoi Krishtin dhe ju dha te varferve, por tani, thote Jezusi: mer kryqin tend dhe eja me ndiq, pasi UNE JAM JEta e perjetshme.
    Nese dikush kerkon te ndjeke Krishtin, ai se pari duhet te DIVORCOHET PERFUNDIMISHT ME BOTEN. Pali kete fakt e quan: Ivdekur per boten dhe i gjalle per Perndine. Ose: bota e kryqezuar tek une , dhe une tek bota. Ketu fillo marja e kryqit , permes te cilit na jepet plotesisht mundesia qe te NDJEKIM Krishtin.
    Perse duhet divorci me boten?
    Jezusi tha se, nuk mundet dikush tju sherbeje DY ZOTERINJVE NJEHERESH. Pra nuk mund ti sherbesh edhe Perendise , edhe mamonajt. Ka plot te krishtere, te cilet nuk kuptojne konkretisht se cdo te thote te maresh kryqin dhe te ndjekesh Krishtin. Bile do te thoja se, ata qe predikojne nje humbje te shpetimit (per te cilen do te fals ne shkrimet e meposhtme), nuk kane te qarte fondamentalisht , se cdo te thote, te maresh kryqin tend dhe te ndjekesh Krishtin.
    Marja e kryqit tend, nuk eshte thjesht nje vendim per te ndjekur Krishtin, por eshte nje VEPER E KRYER, i cilia vjen pasi ti si i krishter ke kryqezuar veten tende duke vdekur me Krishtin se bashku ne kryq. Kalimi per ne jete te perjetshme kalon pikerisht nga kryqi i Krishtit. Nese vdiqem me Krishtin, thote Pali, do te ringjallemi ne jeten e re. Pra pas kryerjes se ketij AKTI, LIND krijesa e re ne Krisht, e cial eshte krijuar simbas Karaterit te Krishti. Nje krijese e tille, kurre nuk e braktis Krishtin, pasi ne te nuk ka me pushtet mekati. Prandaj dhe Pali thote: Mekati mos mbreteroje me ne zemrat tuaja. Fjalet e Palit jane te qarta dhe fondamentale per ne te krishteret. Me hyrjen e Krishti ne zemren tone, Mekati humbet PUSHTEITN dhe FUQINE e tij per te na cuar ne vdekje te perjetshme, pasi paga e mekatit eshte vdekja, thote Pali tek Romaket. Perse Krishti ne zemren tone ben qe mekati te humbase pushtetin mbi ne? Kjo sepse Ai e mundi jo vetem mekatin( duke mosmekatuar per anje cast) por Ai mundi dhe pasojen e tij, VDKJEN, permes ringjallejs. Qe nga ky cast MEKATI nuk ka me pushtet te na coje ne vdekje te perjetshme.
    Kur ne marim kryqin tone dhe vijme tek Krishti, permes pranimit dhe beses ne te, ne lejojme Krishtin qe ai te behet Zot i zemres tone. NE lejojme qe jeta e perjetshme te hyje dhe te behet jete jone. Ne lejojme qe paqja e Perendise te hyje ne jeten tone. Ne lejojme qe perfundimisht mekati te humbe plotesisht pushtetin e tij ndaj nesh, te cilen Pali e quan " mbreterim ne zemer te njeriut". Ky fakt nuk do te thote se, ky i kirshter me nuk do te mekatoje. Perderisa ne jetojme ne kete "mish", mekati dhe tundimi jane prezent ne cdo cast, por mekati ka humbur njehere e pergjithmone MBRETERIMIN dhe PUSHTRETIN E TIJ ndaj nesh. Ai nuk ka me fuqi te na coje ne vdekje te perjetshme, pasi kete fuqi ja shfuqizoi Krishti, duke e mundur ate se bashku me vdekjen. Nese dikush mendon se, i shpetuari mund te humbase shpetimin, ai nuk ka te qarte kryqin dhe vepren shperblyese qe Krishtit beri ne kryq. A mud te mendoje dikush se, Zakeu mund te humbte nje dite shpetimin? Cili fakt na ben te sigurt qe te deshmojme se Zakeu nuk e ka humbur shpetmin? Ne konkretisht nuk e njohim te gjithe jeten e Zakeut, por cfare na bind ne te pohojme se, Zakeu nuk e humbi shpetimin? Eshte pikerisht deshmia e Jezusit dhene per Zakeun, i cili tha: Sot ne kete shtepi ka hyre shpetimi. Te dashur motra dhe vellezer , pepriquni te shihni Krishtin dhe pramtimin qe ai mbar me vete, si dhe te qendroni ne fjalen e tij, pasi Ai eshte siguri .
    Perse duhet mare kryqi dhe cfar rol vendimtar luan ai ne jeten e te krishterit.
    Bibla deshmon se, njeriu eshte mekatar, dhe kjo gje e ben ate qe te meritoje vdekjen e perjeteshme, e cila vjen per shkak te mekatit. Tek letra e Galatasve:3. thuhet se, i mallkuar eshte kushdo qe varet ne dru. Pra njeriu mekatar e meriton vdekjen e perjetshme. Por si shpeton njeriu nga ky mallkim? Pranimi dhe besa jone ne Krishtin, eshte e vetmja mudesi, per ti shpetuar denimit dhe mallkimit te perjetshem. Faktikisht, varja ne dru eshte vendi ku duhet te shkoje NJERIU MEKATAR, i cili eshte i denuar me vdekje te perjetshme. Por cfare beri Krishti per te na shpetuar prej ketij mallkimi? Ai shkoi ne vendin tone, dhe u "var ne dru" ( kryqezua), duke mbajtur fajet tona, ne menyre qe ne ti shpetojme njehere e pergjithmone ketij mallkimi dhe vdekje te perjetshme. Pali tek Romakte thote se, Perendia e beri mallkim( Jezusin) per ne, ne menryer qe Ai qe nuk njihte mallkim te vdese per mekate tona, duke na cliruar njehere e pergjithmone nga mekati dhe vdekja. Kush mer kryqin dhe ndjek Krishtin, ka pranuar vdekjen shperblyese qe Krishti beri personalisht per te, dhe keshtu kryqi nuk eshte me nje vend DENIMI i perjetshem per te, por eshte pikerisht vendi i shpetimit, ku Zoti yne Jezus Krisht kreu vepren shlyese, ne menyre qe ne te jemi te drejte dhe te pafajem tek Perendia. Te gjithe njerzit qe nuk pranojne dhe nuk besojne tek Krishti si i vetmi shpetimtar i njeriut nga vdekja , do tju duhet te shkojne vete dhe te vuajne denimin e kryqit, duke paguar deri me nje MALLKIMIN dhe PAGEN e MEAKTIT( vdekjen), "sepse kushdo qe varet ne Dru eshte i mallkuar". Nese ne pranojme dhe besojme te Krishti, ne shkojme drejt kryqit jo si humbes por si fitmitare, pasi eshte Jezusi ai qe shkoi dhe vuajti per ne ne kryq, duke na dhene mundesine qe ne te mos e vuajme denimin e mekatit. Por ata qe nuk besojne tek Krishti? Atyre do tju duhet vete te perballojne kete DENIM, te cilen njeriu nuk mud ta fitoje, per shkak te mekatit.
    Ky eshte thelbi fondamental i marjes se Kryqit prej besimtarit te Krishtere. Pasi i krishteri ka triumfuar ndaj vdekjes dhe mekatit (me ane te Krishtit), atij gjate gjithe jetes, do ti duhet te kryqezoje ne kryqin e Krishtit gjithshka te botes dhe deshriave mishore. Atij i duhet ne cdo kohe te mbaje peshen e kryqit, jo duke menduar se po ploteson vepren e Krishtit ne kryq, por duke e jetuar Krishtin dhe duke mare pjese ne mundimet e Krishtit. Ky fakt duhet kuptuar drejt.
    Ka disa te krishter qe mendojne se, nese nuk perjeton kryqin e Krishtit permes vuajtjeve, nuk mund te jesh nje i krishtere i vertete. Per kete do te fals ne shkrimin tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 26-06-2004 më 20:26

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Shpetimi i te krishterit.
    Perejtimi i kryqit.
    Shpeshhere perjetimin e kryqit, e lidhim vetem me vuajtjet dhe dhimbjet qe heq besimtari i krishtere, duke menduar se pa hequr te tilla vuajtje, nuk mund te jesh nje i krishtere i devotshem. Po keshtu shume here perjetimin e kryqit e shohim vetem ne nje kendveshtrim te ngushte, ne ate te vuajtjeve, dhe duke u fokusuar vetem ne kete pike, anashkalojme ne fakt thelbin e perjetimit te kryqit te Krishtit.
    Perjetimi i kryqit, eshte pjese e jetes se besimtarit te rilindur kristjan. Pra askush nuk mund te perejtoje kryqin, pa e pasur Krishtin ne zemer te tij. Perjetimi i kryqit nuk eshte vetem VUAJTJA apo DHIMBJA qe perjeton i krishteri, perjetimi i kryqit fondamentalisht eshte Fitorja jone me Krishtin Jezus. Ne kete FITORE ka vetem GEZIM dhe PAQE me Perendine.
    Shpeshhere perjetimi i kryqit ka te beje me vuajtje shpirterore, me dhimbje fizike e me plot gjera te ndryshme te kesaj jete, por ajo qe eshte e rendesishme per cdo te krishtere eshte fakti se, cdo i krishter duhet te njohe ne menyre konkrete perjetimin e kryqit te Krishtit.
    Ashtu sic thashe edhe me lart, perjetim te kryqit te Krishtit ka vetem ai qe eshte i rilindur ne Krishtin Jezus. Perjetimi i kryqit tek i krishteri, fillon qysh ne momentin qe ai bashkohet perjetesisht me Krishtin Jezus. Pali tek Romaket na tregon se, ne jemi varrosur se bashku me Krishtin, duke vdekur se bashku me te. Por si? Kur ne pranojme me plot zemer JEzusin, si te vetmin Zot e Shpetimtar te jetes sone, ne kemi ardhur para kryqit te tij dhe kemi VDEKUR se bashku me te , ne menyre qe te ringjallmi po sebashku me te, ne nje jete te re, e cial ne thleb ka PAQEN dhe DASHUIRNE e Perendise. Ketu fillon dhe perjetimi i kryqit te Krishtit per cdo te krishtere. Tashme kjo krijese e re e krijuar simbas karakterit te Krishtit, eshte e gatshme qe te ece se bashku me Krishtin, duke permbushur vullnetin e Tij. Qe nga ky moment, kjo krijese e re ne Krishtin JEzus, do ti duhet te perjetoje cdo dite kryqin e Zotit, jo duke plotesuar ate( sepse ate e plotesoi Jezusi), por duke vuajtur per emrin e Tij, si nje deshmi e gjalle e BASKIMIT tone te perejtshem me Perendine. Pali, si nje besimtar i vertete ne Krishtin, tek Galatasit pohon:
    " Une u kryqezova bashke me Krishtin dhe nuk rroj me une, po Krishti rron ne mua; dhe ajo jete qe jetoj tani ne mish, e jetoj ne besen e Birit te Perendise, qe me deshi dhe dha veten per mua."
    NEse e shohim me vemendje kete deshmi te Palit, ai qysh ne fillim na deshmon kryqezimin e tij se bashku me Krishtin. Pra ky eshte dhe momenti ku fillon dhe perjetimi i kryqit, i cili vazhdon pergjate gjithe jetes sone se krishtere. Permes kryqezimit qe i krishteri ben se bashku me Krishtin, ai arrin te divorcohet perfundimisht me boten dhe gjerat e saj, duke u bashkuar perjetesisht me Perendine. Keshtu ai nuk jeton me per boten, por jeton per Perendine, dhe pergjate cdo dite te jetes se tij , ai permes perejtimit te kryqit ne veten e tij, sheh konkretisht fitoren e tij ndaj botes dhe gjerave te saj. Prandaj dhe Pali pak me poshte thote: "...nuk rroj me une, por Krishti rron ne mua.."
    Ne pejsen e fundit te ketij vargu, Pali deshmon fuqishem rreth jetes se tij te krishtere. Ai thote se, jeta qe jetoj tani ne mish, eshte jeta nen bese te Krishtit. Jeta e te krishterit, i cili ka vdekur se bashku me Krishtitn, nuk eshte me e udhehequr nga lakmija dhe mesimi i botes, pasi te gjitha keto ai i ka kryqezuar ne kryqin e Krishti me ane te Krishtit. Pra ky eshte nje perjetim konkret i kryqit te Krishtit, tek cdo besimtar i rilindur kristjan. Shpeshhere perjetim quajme vetem ato gjere qe ne thelb kane vuajtje shume te medha. Perjetimi kryqti te Krishtit, ndodh gjithmone kur para nesh shfaqen deshirat dhe pasjonet e mishit, kur para nesh bota dhe mishi behen pengese per sherbesen ndaj Krishtit. Pra te gjitha keto duhet te kryqezohen ne kryqin e Krishtit, ne menyre qe para nesh te shfaqet lavdia e Perendise, dhe keshtu ne te bejme vullnetin e Tij. Shihni edhe njehere deshmine e Palit i cili thote: ajo jete qe jetoj tani ne MISH, e jetoj ne BESIMIN e Krishtit. Te jetosh ne BESIM te Krishtit do te thote, qe bota te jete gjithmone e kryqezuar para teje. Pra permes ketij perejtimi te kryqit ne ecim jo nen deshire te mishit, por nen vullnet te Perndise, jo i udhehequr nga lakmija dhe mesimi botes, por nga Fjala dhe Fryma e Perendise.
    Perjetimi i kryqit te Krishtit eshte gjithmone i lidhur me masen dhe pjekurine tone ne besim te Krishtit. Sa me i fuqishem te jete besimi yne ne Krishtin, aq me i madh behet dhe perjetimi i kryqit. Apostujt dhe shume martire te Krishtit, hoqen vuajtje te medha , dhe kjo ishte pjesmarja e tyre ne vuajtjet e Krishtit. Pra edhe perejtimi i kryqit ishte shume i madh. Por ky fakt nuk do te thote se, te gjithe te krishtert duhet te perjetojne vuajte te tilla ne menyre qe te jene te krishtere te devotshem. Perendia na ka thirur, dhe Ai ben tek ne vullnetin e tij. Une nuk jam thirrur te jem Pjetri, por Deshmuesi. Pjetri per mua eshte nje shembull i gjalle i eksperiences dhe mesimit ne te cilen duhet te ece i krishteri, por Perendia me ka thirrur te jem Deshmuesi, dhe te bej ate per te cilen Zoti me ka thirur. Njohja dhe pranimi ketij fakti eshte shume i rendeishem per cdo te krishtere.
    Perjetimi kryqit vjen si rezultat i beses tone ne Perendine. Shpeshhere na duhet qe kete perjetim te kryqit ta ndjejme brenda gjirit te famijles dhe njerzve tane te dashur, te cilet per shkak te mosbesimit tek Krishti, shkaktojne dhimbje tek ne. Njehere kam lexuar per jeten e nje gruaje te krishtere, e cila keqtrajtohej ne menyre barbare nga burri i saj, i cili jo vetem qe e keqtrajtonte ate , por edhe e ndalonte te shkonte ne kishe dhe te besonte tek Krishti. Nje merdhenie e tille, kerkon vertet nje perjetim shume te madh te kryqit te Krishtit. Ajo e kishte te lehte divorcin, por a ishte kjo zgjidhja e vertete? Permes divorcit ajo mund tju shpetonte vuajtjeve dhe dhimbjeve qe burri i shkaktonte, por si veproi ajo? Ajo zgjodhi "rrugen e ngushte", ate rruge qe kalonte permes dhimbjesh, duke qendruar e sigurte ne besen e Krishtit dhe ne premtimin e tij. Nje qendrese e tille eshte vertet fitore me Perendine, pasi vete Krishti tha: ate qe Perendia e bashkoi, njeriu te mos e ndaje. Cfare jane keto fjale per nje te krishtere? Ato jane SIGURI, SHPRESE dhe FITORE. U deshen 15vjet lutje, qe kjo grua e krishtere te Fitonte burrin e saj, permes lutjesh dhe pergjerimesh, permes durimit, permes vuajtjesh dhe dhimbjesh, ku me ne fund ajo doli fitimtare, duke u mbeshtetur dhe duke qendruar fuqishem ne Krishtin. Perse? Sepse ajo i qendroi besnik fjales dhe premtimit te Krishtit, duke mos e ndare ate qe Perendia kishte bashkuar. Pra ky eshte perjetim i vertete i kryqit te Krishtit, permes te cilit edhe pse na duhet per nje kohe qe te vuajme edhe te mudnohemi, por ne fund na jep fitore.
    Perjetimi i kryqit, ashtu sic thashe edhe me lart, nuk eshte vetem baras vuajtje. Nese do ta shohim perjetimin e kryqit vetem si nje vend vuajte dhe mundimi, atehere kemi harruar thelbin e tij. Perjetimi i kryqit eshte FITORJA jone me Perendine. Ne kemi mundur boten me ane te Krishtit, keshtu cdo vuajtje, dhimbje dhe mundim, na jep nje GEZIM ne zemer. Jezusi ne predikimin e tij ne mal tha se, i lumtur eshte ai qe vuan dhe perndiqet per shkaka te emrit tim. Po keshtu apsotujt kur u kapen dhe u rrahen prej sinedrit, e quajten kete nje GEZIM. Por a mund te ndjehet i gezuar dikush kur vuan dhe rrihet? Apsotujt paten gezim jo per rrahjen e tyre, por per shakun se u gjenden te DENJE dhe te CMUAR qe te keqtrajtohen per emerin e Perendise. Ky eshte GEZIMI yne te dashru vellezer, te cilin nuk mund ta mposhte asnjelloj dhimbje apo vuajtje. Konsideroheni veten tuaj, te cmuar ne syte e Perendise, sa here qe perndiqeni dhe vuani per shkak te emrit te tij.
    Perjetimi i kryqit te Krishtit prej te krishterit nuk eshte vetem nje cast apo moment i jetes sone, ai eshte nje jete e tere me Krishtin. JEzusi ne fund i tha te riut pasanik, ," mer kryqin tend dhe eja ma ndiq". Marja e kryqit dhe ndjekja qe ne i bejme Krishtit, kalon perems perjetimit te kryqit. Ne gjate cdo dite dhe casti te jetes na kerkohet qe te perjetojme kryqin, hereheres perms mundimesh, dhe heraheres permes gezimesh. Por gjithsesi thelbi i ketij perjetimi eshte GEZIMI dhe PAQJA ne Perndine. Mos e konsideroni veten tuaj si besimtare jo te devotshem, duke u nisur thjesht nga faktori VUAJTJE. Perendia nuk leshon mbi ne BARRE te tilla, te cilat gjunjet tona nuk mund ti mbajme. Shihni parabolen qe Krishti tregon per puntoret e oreve te ndryshm, qe punuan ne vresht. Ne vresht punuan puntore te ndryshem, te cilet erdhen ne ore te ndryshme te dites. Disa e nisen punen e tyre qysh ne oret e mengjezit , ndersa disa te tjere e filluan ate nga mesdita. Po keshtu dis te tjere erdhen dhe punuan ne vresht vetmem disa ore. Pra JEzusi an tregon se mundimi ketyre punetoreve nuk ishte i njejte. Dikush u mundua dhe u lodh me shume, dhe dikush tjeter me pak, por perfudnimisht te gjithe moren te njejten PAGE. Ky fakt duhet te na binde se, gjithsecili eshte thirur te sherbeje atej ku Zoti e ka vendosur. Te perjetosh kryqin e Krishtit do te thote, ti qendrosh kunder te liges, te besh dashurine e Krishtit, te njohesh dhe te besh vullnetin e Krishtit, si dhe te sherbesh ne Trupin e Krishtit.
    Nuk ka perjetim te vogel dhe perjetim te madh, te vuash per shkak te emrit te Perendise, ky eshte perjetimi i kryqit per cdo besimtar te krishtere.
    Zoti ju bekofte.

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Paqja me Perendine.
    Paqja me Perendine, eshte pjesa thelbesore e shpetimit te besitmarit te krishtere. Paqja midis njeriut dhe Perendise, eshte plotesisht veper e Perendise, e cila u krye dhe u dha me ane te Krishtit. Jezusi para se te ngjitej ne qiej ju tha apsotujve: Une po ju jap PAQEN time, por jo ashtu sic e jep bota. Me poshte do te ndalem tek kjo thenie fondamentale e Jezusit.
    Paqja e Perendise vjen tek besimtari i krishtere, pasi ai ka mare shpetimin, kete dhurate te hirit te Perendise. Tek shembelltyra e djalit plangprishes, Jezusi e deshmon shume qarte kete gje. Djali palngprishes erdhi ne Paqe me atin e tij, vetem pasi ai u DOREZUA plotesisht ne dore te tij, permes kethimit me pendese. Eshte mese absurde te mendosh se, djali plangprishes kishte paqe me Atin pergjate kohes qe ai ishte LARK tij. Mardhenia e te krishterit me Perendine, fillon vetem pasi ai ka bere DOREZIM te plote ne dore te Atit Perendi. Pra vetem pasi ai ka mare SHPETIMIN. Dhe duhet thene se vepra qe ben i krishteri per te mare shpetimin e Perendise, eshte : BESA ne Krisht.
    Tani le te ndalemi tek fjalet e Krishtit, thene tek ungjilli pas Gjonit: Une po ju jap PAQEN time , por jo ashtu sic e jep bota.
    Se pari JEzusi na tregon se, PAQJA e Perendise nuk eshte njesoj si paqja e botes, dhe nuk jepet simbas menyres se botes. Per te deshmuar PAQEN e Perendsie, duhet me patjeter ta kesh mare ate dhe te jetosh ne te. Por si meret PAQJA e Perendsie? Vetem BESA ne Krishtin Jezus, na garanton PAQEN dhe gjithe MIRESINE e Zotit Perendi. PAQE me Perendine do te thote , i SHPETUAR dhe I CLIRUAR nga mekati; i DREJTE dhe i SHENJTE para Perendsie, si dhe te qenit bir i Perendise. Vetem pasi i krishteri ka arritur ne kete pike, ai ka hyre ne mbreteri te Perendise, dhe Jezusi per kete tek Gjoni:10, thote: Askush nuk do ta rembeje ate nga dora ime. Cfare jane keto fjale te Krishtit per nje besimtar te krishtere? Ato jane SIGURIA e tij. Dhe duhet thene se, kete SIGURI e ka vetem ai besimtar i cili ka erdhur perfundimisht ne doren e Krishtit.
    Arsyeja se perse disa te krishtere mendojne se shpetimi humbet, vjen per faktin se, ata nuk njohin konkretisht te jetuarit ne doren e Krishtit. Ata nuk dine cdo te thote, DOREZIM pa kushte ne dore te Tij. Pra mosnjohja e ketij fakti ne jeten tone te krishtere, na jep mundesine qe te jemi te lekundur dhe te dyshuar ne shpetimin tone. Po keshtu na ben qe gjate cdo kohe te mos kemi sigurine e Krishtit, i cili deshmon se, "Askush nuk do te mund ti rrembeje nga dora ime". Eshte rendesihme qe te kutpohet drejt kuptimi i fjales"ASkush" .
    - A eshte SHPETIMI perzgjedhja jone?
    Besimi ne Krishtin vjen si rezultat i perzgjedhjes dhe vullnetit tone te lire. Po keshtu dhe pranimi qe ne i bejme JEzusit si i vetmi Zot Shpetimtar ne jeten dhe zemren tone, vjen si rezultat i perzgjedhjes sone te lire. Gjithashtu dhe DOREZIMI qe ne bejme ne dore te Tij, vjen si rezultat i perzgjedhjes sone te lire. Po, a eshte Shpetimi pjese e perzgjedhjes tone te lire? Te shpetohesh dhe te maresh jeten e perjetshme, si dhe te hysh ne mbreteri te Perendise, nuk vjen prej perzgjedhjes sone te lire dhe nuk varet prej saj. Shpetimi vjen prej Perendise dhe jepet prej Perendise tek te gjithe ata qe besojne tek Zoti Krisht. Kur i krishteri perzgjedh Krishtin ,duke i hapur zemren dhe duke e pranuar Ate si te vetmin Zot e Shpetimtar te jetes se tij, ai perfundimisht ka ERDHUR ne DOREN e Kirshtit, dhe eshte DOREZUAR plotesisht ne doren e Tij. Qe nga ky momant ,ky i krishtere nuk eshte me zot dhe pergjegjes i jetes se tij, prandaj dhe Pali ju thote Korinthasve: Nuk i perkasim me vetes tone, por i perkasim Perendise. Ti perkasesh Perendise do te thote, qe, edhe perzgjedhja jone e lire eshte bere nje me VULLNETIN e Krishtit. Eshte absurde te mendosh se me pas, ne, me perzgjedhjen tone te lire ( e cila eshte nje me ate te Krishtit) do te kerkojme te largohemi nga KRishti dhe keshtu te humbim shpetimin e Krishtit.
    -Shpetimi eshte veper e Perendise dhe jepet falas, dhurate prej Perendise.
    Te dalluarit dhe te pranuarit e ketij fakti, luan nje rol vendimtar tek cdo besimtar i krishtere. Kur ne themi se shpetimi humbet, ne jemi duke mos gjykuar drejt simbas deshmise qe na jep fjala profetike ne bibel. Shpetimi i Perendise nuk eshte pjese e perzgjedhjes tone dhe nuk varet prej saj. Ai na jepet per shkak se, ne me perzgjedhjen tone te lire kemi pranuar Krishtin, i cili eshte vete shpetimi. Pra nese perzgjedh Krishtin dhe e pranon ate si te vetmin Zot e Shpetitmar te jete tende, atehere Jezusi vjen dhe banon ne zemren tende, ne vete jeten tende. Por nese JEzusi eshte tek ne dhe banon ne zemren tone, atehere, si mundet qe i krishteri te humbase shpetimin? Perse JEzusi thote tek Gjoni 10-te se, "ASKUSH nuk do ti rembeje nga dora ime?" Bile me siper Jezusi thote se, Une ju jap atyre jeten e perejtshme, dhe nuk do te HUMBASIN KURRE. Por nese JEzusi thote nuk do te HUMBASNIN, si mund te mendojme se shpetimi humbet? Llogjika e njeriut te mishte nuk mund te kuptoje drejt fjalen dhe deshmine e Perendise.
    Kush njeh mesimin e vertete te fjales se Perendsie, e kupton se shpetimin tone nuk e MBRON njeriu, por e mbron Shpetimtiari. Prandaj dhe Jezusi na thote se, PASURIA juaj( jeta e perjetshme), eshte e RUAJTUR ne qiej, ku nuk mund ta vjedhin vjedhesit ( askush nuk mund tju rrembeje nga dora ime ) dhe nuk mund ta gryeje as tenja( vdekja).
    -Paqe me Perendine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 14-07-2004 më 20:33

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Paqe me Perendine
    Ne paqe me Perendine, eshte vetem ai qe eshte i shpetuar permes beses ne Krishtin JEzus. Apsotulli Pal tek Filip:4.7. na jep nje zbulese te plote rreth paqes qe ka i krishteri me Perendine, si dhe rolit fondamental qe luan PAQJA e Perendise tek besimtari i vertete kristjan. Ja si thote apsotulli Pal:
    " Edhe PAQJA e Perendise qe kaperxen cdo mendje, do te RUAJE ZEMRAT TUAJA dhe MENDIMET TUAJA me ane te Jezus Krishtit."
    PAQJA jone eshte Zoti Krisht, pra eshte pikerisht Krishti Ai i cili ruan zemren, mendimet dhe krejt qenien tone ne Perendine. Vete prania e Krishtit, si Zot i vetem i zemres dhe jetes sone, ben te mundur mbrojtjen tone nga cdo shkatrim. Nese vete PAQJA e Perendise (Zoti Krisht), e ruan zemren tone prej se ciles dalin mendimet dhe vendimet tona, atehere: kush do te jete ai i cili do te mund te na humbase nga dora e Krishtit?
    Zoti Perendi nuk na jep Shpetimin, dhe njekohesisht ta vendose roje mbi te. Eshte pikerisht PAQJA e Perendsie, e cila e RUAN zemren tone, JEten tone, Mendimet tona, Shpetimin tone, dhe kjo PAQE eshte Krishti. Le te ndalemi tek nje thenie e rendesishme, te cilen JEzusi ja u drejtoi apsotujve te tij. Ai ju tha:
    " Kush do te qendroje deri ne fund, do te SHPETOHET."
    Llogjikshem rjedh pyejta: Kush eshte FUNDI, dhe cila eshte QENDRESA, pasi Jezusi thote se, QENDRESA deri ne FUNDI na sjell ne SHPETIM?
    "Fundi", eshte: permbushja e besimit, dhe permbushja e besimit eshte: Shpetimi i shpirtit. Por qe te vish ne nje "Fund" te tille, nevoitet QENDRESE. Kjo QENDRESE ka te beje direkt me THEMELOSJEN e besimtarit te krishter ne Krishtin JEzus. Per kete JEzusi ju tha apostujve te tij: "Kush QENDRON ne fjalen time, eshte me te vertete dishepulli im." Pra shikoni se, SHPETIMI eshte nje realitet i gjalle tek ne, vetem atehere pasi ne kemi bere nje QENDRESE ( deri ne fund) ne permbushje te Fjales se Krishtit.
    Plot te krishtere nuk i kushtojne nje vemendje te plote kesaj porosie te Zotit Krisht, thene tek ungjilli pas Gjonit. Qendresa ne fjalen e Krishtit, lidhet direkt me qendresen e te krishterit ne lexim regullisht te bibles. Nese nje i krishtere e menjanon leximin regullisht te fjales se Perendise, ai ka humbur mundesine per te qendruar dhe themelosur ne fjalen e Krishtit. Po keshtu, edhe nese i Krishteri lexon fjalen, por nuk e ve ate ne veprim, ai mohon konkretisht qendresen e tij ne fjale te Krishtit. Pra leximi i bibles eshte i lidhur drejtpersedrejti me te vepruarit e saj ne jeten tone te krishtere, dhe kjo sjell si rezultat QEDNRESEN ne fjalen e Krishti. Kjo Qendrese na jep si perfundim shpetimin tone.
    Me fjalen "fund", Jezusi na tregon se ka dhe nje 'fillim" per besimtarin e Krishtere. Ku mund ta shohim te konkretizuar kete "fillim" dhe "fund" te besimtarit te Krishtere? Si gjithnje me pelqen ti referohem shembelltyres se djalit plangprishes, pasi kjo shembelltyre shpjegon ne menyre te mrekullueshme dhe konkrete, rrugen ne te cilen duhet te ece i krishteri per shpetim. Bile do te thoja se, tek kjo shembelltyre eshte shprehur konkretisht ne menyre te gjalle, i gjithe ungjilli i Krishtit.
    Nese ndalemi tek kjo shembelltyre dhe konkretisht tek djali plangprishes, ne jemi ne gjendje te shohim tek ai, "Fillimin" dhe "Fundin" e tij. " Fillimi" i tij nis, qysh ne momentin qe ai ERDHI ne VETE, ku me ne fund arriti te NJOHE dhe te PRANOJE poziten e tij shaktrimtare. Ky "Fillim" solli tek ai, marrjen e nje vendimi per tu kthyer dhe dorezuar plotesisht tek Ati i tij, pasi vetem tek Ati kishte PAQE dhe Shpetim. Nese nje i krishtere nuk ka ne jeten e tij si besimtar, nje "Fillim" te tille, ai kurre nuk mund te arrije ne "Fund", ne ate Shpetim per te cilin Jezusi na porosit te QENDROJME. Ishte pikerisht ky "Fillim", permes te cilit djali plangprishes nisi rrugen e tij drejt paqes me Atin.
    Por, cili ishte "Fundi" i tij? "Fundi" i tij ishte: pushtimi ne krahet e Atit, dhe hyrja e tij ne shtepi te Atit te tij te dashur. Perse pikerisht ketu dhe Jezusi e mbaron shembelltyren e tij? Ky fakt na bind se, pasi i krishteri eshte kthyer dhe eshte dorzuar plotesisht ne dore te Atit Perendi duke bere nje pendese te plote , ai ka erdhur ne ate "Fund"per te cilen JEzusi na porosit qe te Qendrojme, dhe ky " fund" eshte Shpetimi yne.
    Pas ketij "fundi" per djalin plangprishes, nuk kishte me kthim prapa. Pra nuk ishte me ai qe do te vendoste per jeten e tij te mepasme, ishte pikerisht Ati i tij , ai i cili do te RUANTE birin e tij te kthyer , i cili ishte i VDEKURT dhe u NGJALL. Jezusi thote se, kur biri u kthye tek Ati i tij, ai e LAU ate nga PISLLIKU ( qe per kristjanin do te thote:pastrimi permes gjakut te Krishtit), i veshi atij RROBAT E REJA ( qe do te thote: te veshesh Krishtin), i vuri UNAZEN NE DORE( qe do te thote: Beslidhja e re), dhe ne fund i veshi atij KEPUCET E REJA ( qe do te thote: ecja ne rrugen e Krishtit). Pra te gjitha keto GJERA per djalin plangprishes, ishin nje dhurate e Hirit, te cilat vinin prej miresise dhe dashurise qe Ati kishte per birin e tij. Biri nuk u vendos prej atit te tij, qe te ruaje keto GJERA, por perkundrazi Ati ja dha atij kete VESHJE, sepse tani ai ishte plotsisht nje BIR i denje per te. Ai ishte tashme nje TRASHEGIMTAR I PERJETSHEM i pasurise se atit te tij. Permes kesaj shembelltyre Jezusi tregon se, djali plangprishes e njihte plotesisht eksperiencen e keqe, sepse jetoi per nje kohe te gjate ne te. Pra, a mund te na coje llogjika tek mendimi se, nje dite djali plangprishes i kthyer ne shtepine e Atit te tij, do te mund te largohej perseri duke perzgjedhur qe te jetoje perseri ne plangprishje??? Une nuk e pranoj per vete llogjiken, qe, nje i verber pasi te kete rimare shikimin, te kete deshire perseri qe te behet i verber, dhe kete ta beje me perzgjedhjen e tij.
    Kur i krishteri vjen ne dore te Krishtit, ai jo vetem qe ka pranuar te qenit e tij mekatar, por njeh ne thelb eksperincen shkatruese te kesaj jete mekatare. Djali plangprishes nuk pranoi vetem per momentin te qenit e tij mekatar, ai e jetoi kete jete nen mekat, pra jetoi konkretisht shkatrimin e tij. Pra e gjitha kjo ishte nje eksperience e gjalle ne te cilen ai jetoi, dhe ky fakt ishte i mjftueshme per te mos u kthyer me kurre ne kete jete plankprishese, prandaj me kthimine tij ne dore te atit, ai beri divorc te plote nga kjo jete mekatare, ne te cilen nuk kishte me kthim prapa.
    -Vetem i shpetuari mund te jetoje ne PAQEN e Perendise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 28-07-2004 më 22:57

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    I shpetuari jeton ne PAQEN e Perendise.
    Perse pikerisht vetem i ShPETUARI jeton ne paqe me Perendine? Te jetosh ne paqe me Perendine, nuk eshte thjesht nje kompromis midis njeriut dhe Zotit, Por eshte nje BASHKIM i perjetshem i njeriut me Perendine, dhe kjo u arrit me ane te Zotit tone JEzus Krisht. Vetem Ai mundi te na BASHKOJE perjete me Perendine, duke vdekur ne kryq per mekatet tona. Pikerisht permes kesaj vepre te JEzusit, njeriu arrit me ne fund te kthehet ne Perendia. Apsotulli Pal perqendrohet ne dy gjerat me te rendesishme tek besimtari i krishtere, pikerisht tek ZEMRA dhe MENDJA e tij. Zemra eshte bastioni i njeritut dhe JEzusi per kete deklaroi dhe tha: prej zemres se njeriut dalin mendimet e liga. Kjo, sepse e keqja rrenjte e saj i ka ne zemer te njeriut.
    Njeriu drejtohet prej mendimeve te tij, te cilat burojne prej zemres, prandaj dhe Perendia tha: do te me gjeni vetem nese me kerkoni me gjithe zemer. Te kerkosh Perendine me zemer do te thote qe se pari, te pranosh Krishtin si te vetmin Zot dhe shpetimtar te jetes tende, pasi vetem Ai eshte rruga, e verteta dhe jeta. Ne rast te kundert, nese nuk pranon Krishtin me plot besim qe te banoje ne zemren tende, atehere mendimet e mbrapshta te zmeres do te te udheheqin ne rruge te gabuar, ne te kundert me Perendine. Perse Pali deshmon tek Filip:4:7. se PAQJA e Perendise ruan mendimet dhe zemren tone? Nga se i ruan ajo? Sic e kam then edhe me siper, te jesh ne PAQE me Perendine do te thote, te jesh NJE ne Zotin. Prandja dhe Zoti "VESHI" njeriun, ne menyre qe ne te kemi mundesi te behemi nje ne Perendine. Keshtu PAQJA e Perendise vete Zoti Krisht, dote mund te na ruaje nga cdo shaktrim, pasi nga dora e tij asksush nuk do te mund te na rrembeje.
    Paqja e Perendise na mban gjithmone ne bashkesi te perjetshme me Perendine, edhe pse ndonjehere ne si te krishtere nuk ndjehemi te fuqishem ne besim . Nese shohim mbretin David, ai pati disa here renie ne plogeshti dhe ecje jo te plote simbas vullnetit te Perendise. Psh. Kur ai dergoi ne vijen e luftimit burrin e gruas qe deshironte, dhe gjithe kete ai e beri ne menyre qe ai te vritej dhe keshtu me pas ajo te behej gruaja e tij. Nje veprim i tille e ka burimin prej mishit, por mos valle Davidi per shkak te ketij veprimi humbi shpetimine tij ne Perendine? Paqja e Perendsie ishte plotesisht ne zemer te tij dhe e ruajti zemren e Davidit nga cdo shkatrim. Davidi pranoi plotesisht mekatin e tij, dhe u pendua per veprimin e bere, duke ardhur serisht ne PAQE me Perendine. Ardhja e Davidit serisht ne paqe me Perendine, nuk ishte aftesi qe vinte prej tij. Njeriu nuk ka aspak aftesi qe te vije dhe te regulloje paqen e tij me Perendine, kjo dobesi vjen per shkak te mekatit. Davdi edhi perseri ne paqe me Perendine, per faktin sepse ai ne thelb ishte besimtar i cili e kishte pranuar Zotin Perendi si te vetemin shpetimetar te jetes se tij. Hiri i Perendise eshte gjithmone prezent per te krishterin qe jeton ne paqen e Perendise, ne menyre qe ta risjelle ate ne paqe me Perendine , gjithmone sa here qe ai gabon dhe nuk ecen drejt ashtu si fjala e Perendise na meson. Ketu dua te ndalem pak dhe te shpjegoj se, eshte tjeter gje te mekatoje nje i krishter, i cili ne zemer te tij ende nuk ka pranuar Krishtin si Zot e shpetimitar, dhe tjeter gje eshte, te mekatoje nje i krishter qe e ka pranuar Krishtin si te vetemin Zot e shpetimtar te jete se tij. Si shembull po mar apostullin Pjeter, dhe Juden Iskariot. Pjetri mohoi tri here Krishtin perpara se Ai te kryqezohej, dhe per kete ishte paralajmeruar prej Jezusit. Por a e coi ky mohim Pjetrin drejt shaktrimit dhe humbjes se jetes se perjetshme? Jezusi shihte thelle ne Zemer te Pjetirt, dhe e dinte se Zemra e tij ishte me Perendine, pasi Pjetri e kishte pranuar plotesisht Jezusin si te vetmin Shpetimtar dhe Zot e Perendi. Pikerisht eshte hiri i Perendise ai qe na mban gjithmone te bashkuar ne Krishtin, edhe pse ndonjehre ne biem, por jo per shkatrim. Permes hirit dhe meshires se Zotit, ne mund te marim gjithmone falje te mekateve, duke ecur permes pranimit te mekatit dhe lutjes me pendese. Pra Pjetri shkoi dhe qau jashte me pendese per vepren e tij te dobet.
    Po Juda Iskariot? Edhe ai ishte nje apsotull ashtu si dhe Pjetri, por ai tradhetoi Birin e Perendise duke e cuar ate ne kryq. A mund te vepronte Hiri i Perendise tek Juda, dhe ta sillte ate ne paqe me Perendine? Apsolutisht JO. Jezusi shikonte plotesisht thelbin e zmers se Judes, dhe e dinte se ajo nuk ishte me Perendine. Juda e kishte kaluar "kufirin" e hirit dhe meshires e Perendise ( ashtu si Esavi ndaj Jakobit), pasi ai nuk besoi asnjehere tek JEzusi.
    Pra permes ketyre dy shembujve pame se, Paqja e Perendise e ruan zemren dhe mendimet tona, vetem nese brenda nesh banon Zoti Krisht. Edhe nese biem apo rrezohemi, Krishti do te na mbaje, sepse Ai eshte besnik me ata qe zemren e tyre ja kene dhen pergjithnje Perendise.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Paqe me Perendine.
    Nese do te ndalemi shkurtimisht tek historia e Jobit, do te shohim dicka teper te rendesishme, persa i perket Paqes se Perendise dhe besimtarit te krishtere.
    Jobi ishte nje besimtar i mire i cili kishte frike Perendine , ishte i drejte dhe i ndershem para Perendise. Por cfare ndodhi me Jobin dhe familjen e tij? Jobi u vu peballe nje prove shume te madhe. Qellimi yne ne kete ndodhi te Jobit, nuk eshte te gjejme arsyen se perse Perendia e vuri Jobin ne nje prove kaq te madhe. Une do te ndalem tek frutshmeria qe solli prova e Perendise tek i drejti Job.
    - Si e priti Jobi proven e Perendise?
    Pasi Jobi konstatoi se gjithshka qe ai kishte, duke perfshire dhe femijet e tij, ishte zhdukur, Jobi tha:
    " Lakuriq dolla nga barku i nenes time dhe lakuriq do te kthehem, Zoti ka dhene dhe Zoti ka mare. Qofte i bekuar emri i Zotit."
    Pra Jobi deshmon plotesisht se ai ishte nje besimtar i forte ne Perendine, ai pranon gjithshka qe vjen prej Perendsie. Por cfare ndodhi me pas me Jobin, pasi semundja filloi te pushtoje trupin e tij?
    Perballe ketij fakti, Jobi filloi te ngreje zerin e tij para Perendise, duke kerkuar qe te ballafaqohet me veprat e tij para Perendise. Ai deshmoi para Perendise se ishte nje njeri i drejte dhe besnik, se kishte bere vepra shume te mira duke ndihmuar nevojtaret dhe lypsaret. A ishin te verteta veprat per te cilat Jobi deshmonte? Gjithshka qe Jobi pohonte per veten e tij, ishin te verteta. Por ku gaboi Jobi? Ai ngriti drejtesine e tij, permes veprave te tij. Pra Jobi e shihte vetene tij te mire dhe te drejte, nisur nga veprat e tij. Por cfare thote Pali tek Efes:2:8-10.? Ju jeni te shpetuar permes HIRIT te Perendise, me ane te beses ne Zotin Krisht dhe aspak me ane veprash. Po keshtu edhe tek Titi:2:7. Pali thote: Ai na shpetoi sipas meshiires se tij, dhe jo me ane te veprave te drejta qe ne beme.
    A eshte Jobi duke deshmuar plotesisht kete gje, ne ballafaqimin e tij para Perendise? Cfare i mungonte deshmise se Jobit bere perpara Perendise? A deshmonte drejt ai per veprat e bera prej tij? Po. Jobi deshmonte te verteten per te gjitha veprat qe ai kishte bere, por permes veprave te tij, ai ngrinte lavdine e tij, dhe jo lavdine e Perendise.
    Pali tek Efes:2:10 ne pjesen e dyte te vargut na deshmon se, pasi i krishteri eshte shpetuar me ane te Hirt te Perndise permes beses ne Krisht, ai eshte nje krijese e re ( dhe Pali e krahason me nje poeme) e krijuar prej Perendise, ne menyre qe ai te ece ne VEPRAT e Perendise, te cilat Perendia i pergatit perpara nesh, ne menyre qe kjo krijese e re te ece ne keto Vepra te Perendise. Pra Pali deshmon se, te gjitha veprat e mira qe ne bejem ne Zotin, nuk jane aftesi dhe atribut i yni, ato vijne prej Perendise, prandaj dhe lavdia i takon Perendise. Nese Jobi ishte i ndershem, i drejte, i dashur, i pasur, zemer bute dhe kryente vepra te mira, te gjitha keto vinin prej Perendise dhe aspak nga njeriu. Perendia permes proves, i tregoi Jobit kete fakt, edhe pse prova ishte e veshtire. Qellimi i proves se Perendise tek i krishteri , nuk eshte per shkatrimin e tij, por perkundrazi eshte per fitimin dhe forcimin e tij ne besim . Perendia e dha kete prove tek Jobi, jo per ta humbur ate, por per ta fituar ate, ne menyre qe Jobi te mesonte dhe te pranonte se cdo e mire na vjen vetem prej Perendise Jakov:1:17.
    Ate qe te bie ne sy tek Jobi i semure, si dhe orvatja e tij pe tu perballur para Perendise, eshte fakti se, Jobi vete nuk ishte ne gjendje qe te ruante paqen e tij me Perendine. Paqja e tij u trazua, sapo mishi filloi te beje gjykim te ceshtjes. Mishi na meson gjithmone, qe gjerat ti gjykojme nga mendja jone dhe jo simbas drejtesise se Perendise. Jezusi na porosit qe , gjithshka ta gjykojme simbas drejtesise (Gjon:7:24.) dhe Drejtesia eshte Krishti. Por le te vijme ne nje pyetje teper te rendesishme: A e humbi Jobi paqen me Perendine?
    Nese Jobi do te kishte humbur Paqen me Perendine, ai kurre nuk do te mund te rikthehej dhe te pendohej para Perendise. Ishte pikerisht Perendia Ai i cili e ruajti zemren e Jobit, pasi Paqja e Perendsie ruan zemren dhe mendimet tona, ne menyre qe ne mos te shkatrohemi. Paqja e Perendise e ruajti zemren dhe mendimine Jobit nga cdo shaktrim, duke e sjelle ate perseri ne gji te Perendise. Shpesh here ndodh qe ne situata te ndryshme zemra jone te trazohet, dhe ne nje fare menyre te trazohet dhe paqja jone me Perendine. Por duhet thene se, edhe ne keto caste kaq te veshtira ( shiko Jobin) PAQJA e Perendise kryen detyren fondamentale tek besimtari i krishter, duke mos lejuar renien dhe shkatrimin e tij ne humbje te plote. Vertet Jobi me PAS u pendua para Perendise duke pranaur mekatin e tij, por nese Perendia nuk do ta kishte mbajtur PAQEN e tij mbi te, ai nuk do te mund te vinte perseri ne gji te Perendsie. Paqja , miresia dhe Hiri i Perendise, jane gjithmone mbi te krishterin, ne menyre qe ai te qendroje perjete i lidhur me Perendine. Permes Paqes, Perendia ruan zmerat dhe mendimet tona, ndersa permes hirit dhe miresise se Tij, Perndia na sjell ne gjithmone ne Pendese, duke na mbajtur gjithmone te bashkuar persosmerisht ne Krishtin Jezus. Dhe e gjitha kjo eshte veper e Perendise. Amin.

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Paqe me Perendine.
    Kur ne pranojme Krishtin si te vetmin Zot dhe Shpetimtar te jetes tone, ne kemi PRANUAR te gjithe PLOTESINE qe Perendia ka pergatitur dhe dhene per ne, 1Kor:2:9. Pra kemi pranuar Hirin, Paqen, Miresine, Drejtesine, Dashurine dhe Jeten e perjetshme. Pasi Jezusi ka hyre ne zemren tone, Ai fillon vepren e tij duke e pergatitur zemren tone per tu bashkuar perjetesisht me Perendine. Ky Bashkim fillon me kthimin dhe dorzimin tone pa kushte ne dore te Perendise, e cila sjell si rezultat pendesen dhe marjen e faljeve te mekateve tona para kryqit te Krishtit. Duke kaluar permes kryqit te Krishtit, i krishteri vdes dhe ringjallet se bashku me Krishtin ku Fryma e Shejnte dhe Uji sjellin LINDJEN e tij prej se lartmi Gjon:3:5. Kur i krishteri ka erdhur ne kete MOMENT, per ate nuk ka me KTHIM PRAPA, ai nuk mund ta braktise me Krishtin. Pra perfudnimisht ai eshte THEMELOSUR ne Krishtin Jezus, dhe asnje lloj FURUTNE nuk do te mund ta RREZOJE ate nga THEMELI, MAt:7:25.
    - Aktiviteti i Frymes se Shenjte, tek besimtari i shpetuar kristjan.
    Fryma e Perendise permes FRUTAVE te saj ( Glat:5:22) fillon te transformoje jeten e besimtarit te krishtere, duke e kthyer ate ne nje karakter me Krishtin. Pra ky i krishtere gjate cdo dite te jetes se tij, peson ndryshim ne karakter dhe ne sjelle te tij, duke u perngjasuar ne Krishtin Jezus. Apsotulli Pal tek Efes:4:22. thote se, ai qe ka pranaur Krishtin e ka ZHVESHUR njeriun e vjeter mekatar. Kjo ZHVESHJE, mundesohet tek i krishteri vetem permes vdekjes qe ai ben se bashku me Krishtin Jezus ne kryqin e tij. Por nese i krishteri vdiq se bashku me Krishtin, po keshtu edhe do te RINGJALLET se bashku me te, Romak:6:4. Kur ai Ringjallet se bashku me Krishtin, ai ka VESHUR perfundimisht Krishtin, dhe tashme eshte nje krijese e re ne Krishtin Jezus Efes:4:24.
    A mund te kete kthim prapa per nje besimtar te tille kristjan? Pergjigja eshte JO.
    Me plot goje pohoj dhe deshmoj se, nje i krishter i tille nuk kthehet me prapa per shkatrim. Ashtu sic e kam thene edhe ne shkrimet e meparshme, ka plot te krishtere te cilet nuk jane ne gjendje qe te njohin dhe te pranojne kete fakt te vertet ne vete besimin e tyre te krishtere. Doktrina te ndryshme perpiqen te deshmojne humbjen e shpetimit tek besimtari i krishtere. Por une vetem permes ketij fakti, te cilen e pohova pak me siper deshmoj se, pasi i krishteri ka erdhur ne doren e Krishtit, ai kurre nuk mund ta humbase jeten e perjetshme. Kete deshmi na e jep vete Zoti Krisht , kur thote tek Gjoni se, askush nuk do ti rrembeje ata( te shpetuarit) nga dora ime. Po keshtu Pali duke u mbeshtetur ne kete deshmi fondamentale te Krishtit pohon tek Romaket.8.31-39 se, askush nuk mund te na ndaje nga dashuria e Krishtit. Por perse dalim ne perfundimin se, nje i krishter i shpetuar nuk mund te pesoje shkatrim? Cili eshte fakti qe na bind lidhur me kete gje? JEzusi ne shembelltyren e ndertyuesve tek MAt:7, Na tregon nje fakt te vertete kur pohon se, ai NDERTUES ( i krishteri i shpetuar) i cili e ndertoi shtepine e tij mbi SHKEMB( Krishtin), nuk do te pesoje SHKATRIM ne kohen e proves. LE te shhim Jobin: A pesoi Jobi shkatrim ne momentin me te veshtire te proves se Perendise? E megjithse Jobi u perpoq te ngrinte drejtesine e tij permes veprave te tij, ai nuk mundi te kthehet prapa per shkatrim. Perse? Sepse se pari ai kishte paqen e Perendise, dhe se dyti, Perendia nuk e dha proven per shaktrim te tij, por e vuri ne prove, ne menyre qe Jobi permes proves te shihte konkretisht THEMELIN ne te cilin ishte ndertuar.
    JEzusi ne shembelltyren e tij me dy ndertuesit, na tregon se ndertesa e atij qe ndertoi mbi shkemb, i qendroi me sukses te gjithe FURTUNES. Nese ndertesa i RREZISTOI FURTUNES, atehere: si rezultat i kujt erdhi kjo qendrueshmeri? Ishte pikerisht THEMELI ( mbi SHKMB) ai qe e MBAJTI kete NDRETESE ne momentet me te veshtira te proves se saj. Kujtoni fjalet e Palit i cili thote se, Paqja e Perendsie ( vete Krishti) eshte Ai i cili na RUAN dhe na MBAN qe te mos shkatrohemi. Por ketu duhet te theksoj se, THEMELI mban dhe ruan vetem ata te krishtere, te cilet jane ndertuar mbi mbi Krishtin Jezus. Pra ky fakt na tregon se, nese nuk je ndertuar mbi themel te forte( shkemb), qe me proven e pare do te biesh dhe shkatrimi do te jete i madh. Pikerisht keta jane ate te krishtere te cilet edhe pse quhen te krishter, nuk jan ndertuar ne Zotin Krisht. Pra ata nuk kane THEMEL ne vete te tyre, dhe shkatrimi eshte prane tyre. Keta jane pikerisht ata te krishtere te cilet e humbin shpetimin, qe Perendia e pergatiti dhe ja dhuroi cdo njeriu pa perjashtim.
    Pasi Fryma e Shenjte fillon te ndryshoje karakterin e te krishterit, duke e kthyer ate ne nje karakter me Krishtin, aktiviteti tjeter fondamental i Tij tek i krishteri eshte: FUQIZIMI. FUQIZIMI tek i krishteri, vjen me ane te DHURATAVE qe jep Fryma e Shenjte tek besimtari i rilindur kristjan. Apsotulli Pal na tregon se, Dhuratat ( harizmat) e Frymes i jane dhene te krishterit, per ndertimin e kishes se Krishtit( lexo 1Kor:13. Po keshtu Pali tek Romak:1:11 ju thote te krishtereve ne Rome se, ai deshiron fort qe ti shohe ata, per tju komunikuar ( dhene me ane te venies se duarve) ndonje DHUNTI te Frymes , ne menyre qe ata te FUQIZOHEN dhe te jene gati per sherbese.
    FUQIZIMI tek i krishteri, vjen pasi ai ka filluar te piqet ne besim, pasi ai ka filluar te ece ne prova te ndryshme ku permes tyre ai ka pare THEMELOSJEN e tij dhe QENDRESEN e tij ne Krishtin JEzus.
    Nuk mund te sherbesh ne TRupin e Krishtit, nese je i PAFUQISHEM.
    Ne jeten e perditshme veme re se, punerat feminore, te cilat quhen lodra, jane krejt te ndryshme nga punet qe kryen njeriu ne moshe te rritur. Ne moshe te rritur na jepet mundesi qe te krijojme familje , qe te punojme dhe te ndertojme jeten familjare, qe te vendosm per gjera te rendesishme te jetes duke perballuar sfidat e jetes. Pra te gjitha keto mundesi na jepen vetem pasi ne kemi hedhur lark gjerat feminore, dhe jemi pjekur si fizikisht po keshtu edhe menderisht, duke kaluar permes nje eksperience provash te jetes, dhe keshtu jemi ne gjendje qe te ndertojme te ardhmen e jetes sone. Pare ne nje anallogji te tille Apsotulli Pal na thote se, kur une isha femije mendoja dhe veproja si femije, por kur u rrita i hodha tej gjerat feminore. Cfare do te na tregoje Pali ne keto fjale te tij? Ai ka parasysh se, sherbesa e te krishterit ne Trupin e Krishtit fillon pasi ai eshte maturuar ne besim, ne njohuri, ne dashuri, ne vetmohim, ne qendrese, dhe ne prova te ndryshme. Ky i krishter i tille eshte i gatshem ti sherbeje Krishtit. Apsotulli Pal tek letra e pare e Timoteut, na jep nje liste te plote duke na treguar plotesisht se si duhet te jete sherbetori i Perendise, dhe ai deshmon konkretisht dy gjera fondamentlat te sherbestarit: FUQIZIMIN dhe KARAKTERIN e sherbestarit te krishtrere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 23-08-2004 më 00:10

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Paqe me Perendine.
    A mund te humbase i krishteri paqen me Perendine?
    Une personalisht besoj se, Ai i krishtere i cili ka HYRE ne Prehjen e Perendise, njekohesisht ka hyre dhe ne Paqen e Tij, dhe keshtu ai nuk mund ta humbase kete paqe me Perendine.
    Paqja e Perendise nuk eshte nje shperblim i punes qe ne bejme si te krishter. Po keshtu nuk eshte nje shperblim te cilin ne duhet ta meritojme , duke u bazuar ne veprat qe ne bejem si te krishtere. Shpeshher te Krishteret mendojne se, Paqja e Perendise vjen tek i krishteri, vetem pasi ai te kete kryer vepra te mira. I krishteri hyn ne Paqen e Perendise perpara se ai te filloje te kryeje veprat dhe punet e Perendise. Paqja e Perendise merret prej te krishterit, vetem pasi ai te kete pranuar Krishtin si te vetmin Zot e Shpetimtar te jetes se tij . Pali ne deshmine e tij tek Romaket thote se, Paqja midis njeriut dhe Perendise u be e mundur vetem me ane Krishtit. Pra ne erdhem ne paqe me Perendine, jo nepermjet investimieve dhe aftesive tona. Duhet thene se njeriu nuk ka asnje lloj invenstimi ne PAQEN e Perendsie. Fitorja e Krishtit ne kryq solli si rezultat Paqen e njeriut me Perendine. Pra rruga per te HYRE ne Paqen e Perendise, fillon pikerisht tek BESA jone ne Krishtin.
    Nuk mund te ndjekesh dot Krishtin dhe nuk mund te besh dot vullnetin e tij, nese nuk jeton aktualisht ne paqen e Perendise. Te jetosh ne paqe me Perendine do te thote, te mos jesh nen denim te mekatit; do te thote , te jesh i Shpetuar ne Krishtin Jezus; do te thote, te jesh bir i lindur i Perendise.
    Nje i krishtere, i cili nuk ka erdhur dhe nuk jeton ne Paqen e Perendsie, nuk mund te beje dhe te kryeje vullnetin e Perendsie. Jezusi se pari na CLIROI nga ndeshkimi mekatit, na PASTROI nga mekati me ane te gjakut te tij, si dhe na Shpetoi nga Vdekja e perjetshme permes vdekjes dhe ringjalljes. Jezusi e deshmon kete fakt ne te gjitha shembelltyrat e tij. Nese ndalemi tek shembelltyra e "Samaritanit te mire", do te shohim se e para gje qe Samaritani beri ndaj izrailitit te plagosur ishte, Shpetimi qe ai i beri atij nga vdekja, duke e MJEKUAR, duke e HEQUR nga vendi i rrezikshem ne te cilin ndodhej i plagosuri, si dhe duke e mare ate me vete dhe duke e cuar ne nje vend te sigurt, ne Han. Permes veprimeve te Samaritanit te mire, Jezusi na tregon konkretisht sherbesen e tij ndaj nesh. Samaritani i mire nuk e nisi sherbesen e tij ndaj ketij te plagosuri, si rezultat apo shperblim i veprave qe i plagosuri te kishte bere me pare. Pra motivi i vetm prej se ciles nisi sherbesan Samaritani, ishte: MIRESIA dhe DHEMSHURIA qe ai ndjeu ndaj ketij izrailiti te plagosur. Eshte pikerisht Miresia e Perendise, e cila u rrefye me ane te Krishtit, ajo qe na beri te vijme ne PAQE me Perendine. Perendia nuk kerkoi prej nesh vepra, ku ne te meritojme shpetimi dhe paqen e tij. Nese Samaritani do ta niste sherbesen e tij shpetimtare, duke u motivuar nga veprat e izrailitit te plagosur, ai nuk do ta shpetonte aspak ate nga vdekja. Kjo, pasi izrailitet ishtin ne armiqesi me Samaritanet. Pikerisht me kete fakt, Jezusi na tregon mardhenien armiqesore qe ishte midis njeriut dhe Perendsie. Pra eshte e rendesishme qe te njohim faktin se, Paqja e Perendise jepet tek ne vetem permes beses dhe pranimit qe ne i bejme Birit te tij te vetmelindur Zotit Krisht.
    Gjithshka tek i krishteri fillon pasi ai ka erdhur ne Paqe me Perendine.
    Pikerisht ketu fillon per te krishterin berja e vullnetit te Perendise, dhe ndjekja qe ai i ben Perendise. Une e kam sqaruar edhe me siper se, askush nuk mund te beje veprat e Perendise, nese vete Perendia nuk eshte ne te. Vepra e Perendise ne thelb te vet ka fuqine dhe vullnetin e Tij.
    Deshmuesi

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Paqja e Perendise.
    Gjithshka e krishtere, fillon vetem pasi ne kemi erdhur definitivisht ne Paqe me Krijuesin.
    Tek ungjilli pas Mateut kapitulli 10-te, Jezusi i dergoi te dymbedhjete apsotujt e tij per tju shpallur izrailieteve Mbreterine e Perendise. Por une do te ndalem kryesisht tek vargjet dymbedhjete dhe trembedhjete. Le te lexojme konkretisht fjalet e Krishtit drejtuar apsotujve te tij.
    " Dhe kur te hyni ne shtepi, pershendetni. Dhe nese ajo shtepi eshte e denje PAQJA juaj le te vije mbi te; por nese ajo nuk eshte denje, PAQJA juaj le te kthehet perseri tek ju."
    Ne keto vargje Jezusi na jep nje mesim te qarte dhe te plote persa i perket PAQES qe ka i Krishteri. Jezusi deshmon fondamentalisht se, i krishteri per asnje moment nuk mund te jetoje pa PAQEN e Perendise ne zemer te vet. Por une do te ndalem fillimisht tek vargu 12-te. Ketu JEzui na tregon se, nje i krishtere nuk mund te punoje ose ti sherbeje Perendise, nese ai nuk ka mare PAQEN e Perendise. Ju do te shkoni neper Izrael, ju tha Jezusi dishepujve te tij , per te shpallur mbreterine e Perendsie, por se pari duhet te kini PAQEN e Perendise. Shikoni si ju thote Jezusi dishepujve te tij: Nese shtepia ku ju kini hyre eshte e denje, athere PAQJA juaj le te vije mbi te? A mund te vije PAQJA e te krishterit mbi dike, nese ai vete si i krishtere qe eshte nuk ka erdhur dhe nuk e ka PAQEN e Perendisie? Jo me kot ne fillim kam thene se, " gjithshka e krishtere fillon vetem pasi ne kemi erdhur ne PAQE me Krijuesin". Ne nuk mund tju shperndajme PAQE njerzve, nese vete nuk e kemi kete PAQE te Perendise. Vini re apsotujt e Krishtit. Jezusi jo vetem i mesoi se cfare ata duhej te benin, por ju dha PUSHTET per te shpallur mbreterine e Perendisie jo vetem me fjale, por edhe me Fuqi. A mund te shpallnin dhe te vepronin nen fuqi te Perendise apostutj, pa pasur ne thelb PAQEN e Perendise? Kjo qe them eshte shume e rendesishme. Ata vertet do te benin shume mrektulli, sepse per keto mrekulli Krishti ju dha pushtet. Por cfare rendesi fondamentale kishte Paqja e Perendise tek ata? Permes mrekullive ata do te shpallnin Mbreterine dhe Fuqine e Perendsie, dhe shume izrailite do ti shihnin si dhe do ti perjetonin ato. Por Paqja e Perendise do te vinte vetem tek ata, te cilet do te ishin te DENJE. Fjala: i "Denje", nenkupton vetem ata qe do te pranojne Krishtin. Pikerisht per keta te "Denje", Jezusi ju tha apsotujve te tij, qe mbi ta te hedhin PAQEN e tyre. Por cila ishte PAQJA e tyre?
    Drejtperdrejt kjo do te thote: Krishti, pasi Paqja e besimtarit te krishterit eshte vete Zoti Krisht. Ai vdiq per ne ne kryq, duke na cliruar njehere e pergjithmone nga skllaveria e mekati dhe vdekjes. Kur ne ju shpallim njerzve lajmin e shpetimit, ne ju japim atyre PAQEN tone, ate PAQE qe Banon ne zemren tone, vete Zotin Krisht.
    Ju qendroni ne ate shtepi, nese kjo shtepi eshte e denje.
    Shpesh here keto fjale i marim drejtpersedrejti vetem ne kutpimin e nje familjeje apo nje vater familjare. Shtepia mund te kete edhe nje person , por mund te kete edhe shume persona. Qellimi i Jezusit nuk ka te beje thjesht vetem me vendstrehimin tone, ne te cilin ne duhet te bejme baze qendrimi. Qellimi kryesor i Jezusit eshte, qe ne te ndalojme para cdo njeriu ( qofte person apo familje), kur ai e mirpret lajmin e mire te shpetimit, si dhe pranon Krishtin si te vetmin Shpetimtar te jetes se tij. PAQJa e Perendsie, thote JEzusi, le te vije mbi kete person apo familje qofte.
    Cfare kuptim kane per te krishterin keto fjale te Krishtit? Si mund te vije PAQJA jone mbi kete person apo ate familje?
    Ne shapllim Krishtin te kryqezuar dhe te ringjallur nga vdekja, thote apsotulli Pal. Por valle ketu mbaron detyra e te krishterit? Mos valle Pali dhe apsotujt shpallen vetem Krishtin, dhe keshtu e permbushen sherbesen e tyre? Kur dikush gjendet i DENJE per te pranaur Krishtin, pikerisht aty fillon dhe sherbesa jone. Ne tregojme PAQEN e Krishtit permes VEPRIMIT , dhe po permes VEPRIMM ne e hedhim ate mbi ata qe jane te DENJE ne Krishtin. Le te ndalemi pak tek Samaritani e mire, dhe ta shohim te konkretizuar se si ne hedhim Paqen tone mbi ata qe jane te denje ne Krisht. Samaritani i mire, e beri pjese te PAQES se tij Izrailitin e plagosur per vdekje. Ai kreu nje sere VEPRASH, ku si qellim kishte SHPETIMIN e izrailitit nga rreziku i vdekjes, si dhe mborjtjen e tij nga cubat. Pra samaritani i mire i sherbeu denjesisht ketij te plagosuri, duke i shpetuar jeten si dhe duke e bere pjese te PAQS se tij.
    Me kujtohen vitet e para te demokracise, ku une se bashku me shume te krishtere shkonim fshatrave dhe evangjelizonim. Atehere ishte fillimi dhe pjekuria ime nuk ishte ashtu sic eshte sot. Por gjithmone beja kete pyetje: Kush do te kujdeset me tej per ata fshatare, te cilet e digjojne edhe e pranojne lajmin e mire te shpetimit? Jam i sigurte se Perendia kujdeset per cdo bir, por Jezusi tha: PAQJA JUAJ te bjere mbi ta. Pra Zoti kerkon prej nesh qe te japim tek te tjeret ( ata qe jane te DENJE) PAQEN tone, dhe PAQJA jone eshte Krishti.
    Pali shpalli fjalen e shpetimit, por edhe ju sherbeu atyre konkretisht. Pra te japesh PAQEN e Krishtit mbi ata qe jane te DENJE do te thote, te sherbesh konkretisht Krishtin.
    Ju rini ne ate shtepi qe eshte e DENJE, ju tha Jezusi apostujve.
    Keto fjale te Krishtit kane nje kuptim shume te rendesishem, per cdo besimtar te krishtere qe kerkon te sherbeje ne trupin e Krishtit. Te RRISH NE ATE SHTEPI, me pak fjale do te thote: tju sherbesh, te jetosh me ta, te ndihmosh, ti mesosh, te kujdesesh dhe tju sherbesh ne dashurine e Krishtit. Pikerisht Perendia kerkon nga ne qe te bejeme kete gje, sepse keshtu besimtari i ri, do te shohe konkretisht se cdo te thote te kesh dhe te japesh PAQEN dhe e DASHURINE e Krishtit.
    "Nese ajo shtepi nuk eshte e denje, PAQJA juaj le te rikthehet perseri tek ju".

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 15:36
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •