Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    mmmmmmmmmm?
    ...nqs do te isha ne pozicionin tend, do te largohesha per te mos u kthyer me ne kete forum!!! Nuk eshte i nevojshem per te na ilustruar faktin, se ... di te shkruash!!! ... Me intrigues dhe ..., tejet me lehte i vertetueshem paraqitet arsyeja se ti ke kopjuar haptazi, nje krijim sado feminor prej nje web site - i. Une nje pyetje kisha para se te te urroja "shkrime" te tjera te kendshme: "A mendoni ju zoti Agim se perfaqeson nje imazh te vertete dhe ... real te kultures shqipetare nepermjet "krijimeve" te tua?!?!"


    P.S.: me vjen keq te te them, por ... une sa here shprehem sic ndihem, ( e di ty aq te ben, por ...), fatkeqesisht je nje Karte e Djegur!!!
    "Krijimtari" sa me te sukseshme, zoti Agim!!!

  2. #12
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Lulja e Vrarë

    Një ditë një djalë jo i vogël shumë
    mbante një burbuqe trëndafili,
    mundohej djali ta hapte me zor
    e fletët i thyente tërë inat e dhunë.

    - Kjo punë s'bëhet, - i fola me zë bilbili,
    - Lulet lihen të çelin vetë,
    ndryshe,ti nuk do të kesh një lule
    por disa të vyshkura fletë.

    E pashë, djalit i erdhi inat
    që petalet nuk u hapën hiç,
    përplasi burbuqen për tokë,
    e vrapi tutje
    sic vrapon një i zemëruarë viç.

    Unë ngrita lulen, si të qe një zog
    dhe ajo u shkrih në lot e vaj,
    dhe ndjeva se dora mu lag,
    sigurisht, nga lotët e saj!

    Ca fjalë i dëgjova me shpirt:
    - Pse djali më vrau,
    unë s'i kam bërë asnjë faj?


    Agim Bacelli
    O agim te te bej nje pyetje.... se me cmendeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee?
    E ke arsimin e mesem ti?????Po ate tetevjecar e ke ?
    Si ore mund te thote nje i shkolluar qofte edhe vetem me klasat e fillores, "nje burbuqe trendafili"??????????????????
    Le qe ti je nami i tokes ne secilin varg te kesaj poezise se dyte , se e para u muar vesh , se edhe me ndryshimin e stilit nuk je kurre autor i saj , sic paturpesisht thua se eshte jotja, por kjo e dyta eshte e papertypshme fare.
    Or ti , si ore akoma nuk e di se burbuqja eshte lule ne vete dhe trendafili lule ne vete. Ndersa ti thua se ai "djali " i poezise tende te cilin ne fund e quan vic, paska mbajtur nje burbuqe trendafili????? A ke dashur te thuash nje gonxhe? a ke dashur te thuash nje burbuqe, apo nje trendafil?

    Sa vjec je o njeri , se edhe ne moshen 5 vjecare te shkruaj dikush , i kane llogjike mendimet me shume se keto tuat, ne keto vargje.
    "kjo pune s'behet- i fola me ze bilbili" e pse pikerisht me ze bilbili? Dhe ne cilin rast flet bilbili e nuk kendokeka , e sidomos flet bilbili "kjo pune s'behet"!!!
    "pse djali me vrau , une s'i kam bere faj"

    E pashë, djalit i erdhi inat
    që petalet nuk u hapën hiç,
    përplasi burbuqen për tokë,
    e vrapi tutje
    sic vrapon një i zemëruarë viç.
    (kjo eshte monstruoziteti i guximit, tend ..... pikerisht ate qe ka dahsur te beje persnazhi yt me petalet e trendafilit apo te burbuqes , po ben ti me poezine.... dhe cudi e madhe si ajo nuk uleret sa te shurdhoje edhe Zotin)!!!!!!!!!!!!!!
    ...
    Pse e urreni kaq shume emrin tuaj , nga dashuria qe keni per tu bere emra te njohur.... ne fusha qe nuk i njihni hic.... ????????????????/Jo me te pretendohet per talent, a ku e di une.....
    Te betohem eshte cmendur edhe vete cmenduria .....!!!!!!!!!!!!!!!

  3. #13
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Komplimente!!! Jo per poezine ama...

    Mace, ndonjehere komentet e tua interesante dhe gjithperfshirese me ofrojne më shume kenaqesi se sa shkrimet qe jane objekt i kritikes.

    Shiu
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Mbajeni ca vrullin mbajeni...

    "Immature poets imitate; mature poets steal."--pat thene i madhi T.S. Eliot. Keto poezite e Agimit nuk jane as imitime (dmth ngjashmeri) dhe as vjedhje (se hajduti duhet te dije te vjedhe...dmth te mos kuptohet se ka vjedhur) Rrjedhimisht, Agimi nuk eshte poet fare qe te meritoje kritike (kritike jo ne kuptimin e drejtperdrejte te fjales, por ANALIZE) Ai eshte nje nje hiç!!!!

    U ka shkuar kot gjithe lirika.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #15
    Agideba Maska e AgiDeeba
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    17
    Me thuaj kush je ti o i (e) zgjuare qe dike kaq shume?!


    <...Or ti , si ore akoma nuk e di se burbuqja eshte lule ne vete dhe trendafili lule ne vete...>


    Ju lutem lexoni vetem frazen e mesiperme dhe jo me shume qe te mos u zere koka, dhe do ta merrni vesh zgjaresine e maces blu me kompani!!!

    Nje pyetje kam, sic e shikoni une nuk jam anonim, dhe do te desha qe te keni guximin qe ato fyerje rrugacerie te mos i nxirrni ne anonimitet por me fytyren tuaj te vertete?
    Po ashtu, te njejten gje do te thosha edhe per "shiun" dhe "DeLiRiUm" dhe per drejtuesit e ketij forumi te cilet duhet te jene me serioze ne moderimin e zhgarravinaqeundefinedundefinedundefinedve.

    Sa per interpretin kam kete shprehje: You have a photographic memory that was never developed.

    Agimi
    Njeriu që s'ka nënë ose baba është jetim por ai që nuk lexon një libër është fukara.

  6. #16
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    I nderuari Agim,

    Identitetin e "Shiut" e dinë ata që duhet ta dinë. Forumi askë nuk e obligon që ta zbulojë identitetin e vërtetë, por anonimiteti askujt nuk ia humb të drejtën për të lexuar, vlerësuar apo diskutuar. Kaq sa i përket identitetit.

    Sa i përket poezive, e para është kopje/vjedhje/plagjiat apo si të duash quaje, kryesorja është që ti nuk je autor i atyre vargjeve qofshin edhe ngapak të modifikuara. Unë mund t'i përkthej edhe poezitë e Nerudës e t'i modifikoj, por kurrë nuk do ta bëja këtë gjë e nëse do ta bëja do të shkruaja në fund: shqipëruar apo përkthyer nga XY.

    Poezia e dytë mundohet të jetë në formë të një fabule ku mesazhi është se dashuria nuk fitohet me zor, por artistikisht nuk qëndron askund, dmth është i nivelit të vjershës së një filloristi. Këtë mos e merr si ofendim. P.sh. unë nuk do të ofendohesha aspak nëse dikush do të më kritikonte apo përqeshte tek "Krasta Show" sepse nuk di të këndoj. Pikërisht për këtë arsye nuk do të shkoja as të marr pjesë në atë show e nëse do të shkoja atëherë do të duhej patjetër t'i duroj shpotitjet e jurisë apo gajasjet e publikut.

    Askush nuk e ka qëllimin të të fyejë apo dekurajojë si Agim Bacelli, por kanë vërejtje ndaj AgiDeeba poetit i cili fatkeqësisht ende nuk na ofroi vargje të denja për t'i komentuar me "Urime!", "Bravo!", etj.

    Prandaj, këto reagime mos i merr si ofendim por si kritikë që është në të mirën tuaj.


    Shiu,
    instalues i certifikuar i VSAT satelitëve, poet amator në kohë të lirë

    P.S. Nuk i përkas asnjë "grupacioni" apo "klani" të forumit, jam një anëtar i thjeshtë që nuk komunikoj me më tepër se 10 anëtarë të forumit me MP edhepse bëhen gati një vit e gjysmë që jam anëtar.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #17
    Maska e Liridona
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Citim Postuar më parë nga AgiDeeba
    zgjaresine e maces blu me kompani!!!

    Po ashtu, te njejten gje do te thosha edhe per "shiun" dhe "DeLiRiUm" dhe per drejtuesit e ketij forumi.

    Agimi
    U te paste dada ty o Agim!
    Ku di gja macja e te tjeret me Shi e pallavra se cafre eshte poezia.
    Edhe ti ban si tan hajdutat;_vjedh sa te mundesh,mire e keq cka te dali hiq mos ta nin.
    Liridona

  8. #18
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Z. Agim, sa për moderimin e forumit, stafi i tij i falemnderon anëtarët që këtu e vunë në pah plagjarizmin me poezinë që keni sjellur. Dhe kuptohet që njerëz jemi, dhe mund të harrojmë kaherë të shtojmë në fund kur përkthejmë një poezi "Shkruar nga Filanfisteku, dhe përkthyer nga unë." Por gabimi juaj këtu z. Agim është se as kërkoni të falur, por thoni "Kjo është poezia ime."

    Kurrë n'botë Z. Agim, kurrë në botë nuk është ajo poezia juaj, është interpretimi juaj, është versioni juaj, por kurrë poezia me autorsi veten tuaj!

    Se meqë kam kënduar dhe inçuzuar këngën e John Lennon, "Imagine," paskam unë të drejtë ta quaj këngën time? Dhe gjithashtu, t'i shikosh edhe në muzikë këngëtarët kur nxjerrin versione të ndryshme të këngëve të dikujt, s'thonë kurrë "kjo është kënga ime," por "ky është versioni im i këngës së Filanfistekut." Dhe këtë gjë po të vënë në pah diskutanët këtu se ti thua "Kjo është poezia ime," kur s'ke aspak meritë ta quash tënden diç që është shkruar nga dikush tjetër. Versioni apo interpretimi po, ai mund të jetë i juaji, por versioni i një poezie të dikujt tjetër, jo i poezisë tënde.

    Drini Nosi.

    I kam nja 30 foto, prezantimin tim, e më shumë tek lidhjet në nënshkrimin tim, meqë fjalët e diskutantëve nuk ta mbushin mëndjen ty.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •