Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Në Shqipëri ndodhen 300000 Maqedonas !!!

    Një vizitë në Tiranë dhe shifrat komike


    YLBER LILI

    Mediat maqedonase të ditës së djeshme, shfaqeshin të ekzaltuara nga vizita e nënkryetares së qeverisë së tyre Radmilla Sheqerinska në Tiranë. Hapësira më e gjerë i është dhënë takimeve të Sheqerinskës me përfaqësues të një shoqate të minoritetit maqedonas në Shqipëri. Mediat e Shkupit kanë sjellë dje për lexuesit e tyre shifra komike të numrit të maqedonasve të jetojnë në Shqipëri. Ndërkaq nuk kanë munguar tituj bombastikë, përfshirë këtu edhe “Përgatitjet për formimin e një partie maqedonase” në Shqipëri. Në kontekst të kësaj, mediat maqedonase citojnë një përfaqësues të komunitetit maqedonas, i cili deklaron se “në Shqipëri jetojnë më tepër se 300 mijë maqedonas, por meqë në formularët e regjistrimit të popullsisë nuk ekziston vendi i nacionalitetit, ky numër nuk është zyrtar”.
    “Tirana, Sofja dhe Athina nuk mund të anashkalojnë pyetjen për të drejtat e pakicave, për shkak se do të kenë probleme më Evropën”,- thotë gazeta “Vreme”. Ndërkaq një tjetër e përditshme maqedonase citon nënkryetaren e qeverisë maqedonase se “Maqedonia dhe Shqipëria përveç që kanë të përbashkët kufijtë dhe liqenet, - i kanë të përbashkëta edhe pakicat nacionale”. Ministria e Jashtme maqedonase, citohet të thotë se maqedonasit në Shqipëri, Bullgari dhe Greqi po bashkohen që të jenë sa më të fuqishëm para qeverive të këtyre shteteve që të pranohet identiteti i tyre etnik.
    Komentet janë të ndryshme, por ajo që të le pa mend është lehtësia me të cilën gazetat e këtij vendi, pranojnë si të mirëqena deklarimet për shifrat e minoritetit të tyre në Shqipëri. Pas Greqisë që pretendon për vete disa qindra mijë shqiptarë, dhe Maqedonia i merr vendthit tonë të vogël me tre milionë banorë, disa qindra mijë të tjerë. Po të shtosh edhe rreth 1 milion shqiptarë në mërgim, matematika nuk është në gjendje të na tregojë nëse ka shqiptarë në Shqipëri.
    Në takimin e tyre me të dërguarën e Shkupit, përfaqësues të minoritetit maqedonas, kanë kërkuar
    edhe një program maqedonisht në Radio Televizionin Shqiptar, si dhe mbajtjen e kurseve në gjuhën maqedone. “Qeveria e Shqipërisë i pranon vetëm ata maqedonas të Prespës së Vogël, ndërsa me mijëra maqedonas të tjerë në viset e tjera të Shqipërisë nuk kanë të drejtë të shprehin përkatësinë e tyre etnike”, -citojnë mediat maqedonase, përfaqësuesit që u takuan me znj.Sheqerinska.
    Në Shqipëri kohëve të fundit janë krijuar katër organizata përfaqësuese të komunitetit të vogël maqedonas të Shqipërisë, duket të frymëzuar nga suksesi i shoqatave e partive që pretendojnë përfaqësimin e minoritetit grek. Mjetet e zgjedhura janë të njëjta: Përralla për keqtrajtimin e pakicave etnike në Shqipëri, dhe fryrje e numrit të komuniteteve përkatëse. Mediat e Shkupit citojnë gjithashtu një datë (15 maj) që sipas tyre do të jetë data e paraqitjes së dokumentacionit për krijimin e një partie maqedonase në Shqipëri pranë gjykatës themelore në Tiranë. Në komente bie në sy, vlerësimi për Sheqerinskën, e cila më përpara “u takua me përfaqësuesit e shoqatës maqedonase në Shqipëri dhe më pas me politikanët shqiptarë”.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne nuk ekzistojm fare... po qe te veshim nga nje fund te gjithe edhe te hikim jashte shtetit. C'eshte ky muhabet me ket qeverine tone qe nuk reagon hic fare ndaj ketyre deklarateve teper acaruese dhe FYESE te ketyre palo shteteve qe na rrethojn ?

    A ka qeveri ne Shqiperi apo i gjithshka eshte "nen kontroll" dhe ska nevoje te merakoset njeri kur ne shtet fqinje Gazetat bucasin me rrockelleqe dhe shkruajn si ja kerrcet rradakja per ne ??!!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sheqerinska ishte e ftuara e zv.kryeministres Meksi.

    Në Shqipëri nga 3.5 milion popull ka 4 milion sllavomaqedonsa, 4 milion grek, 4 milion arumun dhe 5 milion jevgj!!!!!
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fukaralleku-maskaralleku..thot fjala e urte e popullit turk..
    Ne Amerike dhe Eskimezet dhe meksikanet dhe Lekrkuqet e kinezet e tetovar-hallvaxhinjte ..dhe irlandezet dhe ruset i thone vehtes AMERIKANE..

    Kte ben Shteti i perparuar e i fuqishem ekonomikisht..

    Shtetit Fukara sja do kush Kombsillekun..
    Shteti fukara prodon cdo dite anti-atdhetaret..

    Dikur ne nje stervitje "zbori" siq quhej.. Oficeri u thot zboristave..ja ketu do i dalim armikut agresor perball e do i qellojme me tera armet..
    Jo thanje zborist..un them ti dalim nga mbrapa..
    Pse tha oficeri..
    Po qe ta detyrojme te ec drejt Tiranes e tna heq qafe at qeverine atje..

    Filozofija e ksaj vice (barsalete) e kohes partis Enver Ramizit eshte pra ..qe njerzve u kish ardh ne maj te hundes Atdheu i sunduar nga Enverizmi..

    Fill mbas fundit te regjimit enverist u cfaqen ne Shqiperi Shoqata te ndryshme minoritaresh..e arsye ishte jo kombesia ndryshe e ktyre njerzve por mendimi dallkauk se duke hyre ne kto shoqata do kishin kontakt me ambasadat perkatese..e do perfitonin ndonji vize qe te thyenin qafen e te iknin nga vendi i nxirosur prej diktaturesse qelbur enveriste kolkoziane staliniste..

    Cereku i Komitetit qendror te Partise Punes duallen arumune.. cereku greke.. e kusuri Gorane sikurse Dokle me shoke etj etj..

    Mendo sorrollopi poshte se c'bente..

    Prandaj ju Qoso-enveristet Kosovare binduni se me enverizem nuk e shpetoni Kosoven..

    Sikur Shqiperia te kish marre rrugen pluraliste qe me 1945.. sot do ishte nje Luksemburg.. a nje Austri per nga Progresi e mirqenja e nuk do kishim njohur as termin.."Tentative arratisje".. apo "agjitacion-propogande" me te cilet terma formulonte cdo dite polici-prokuroria e gjyqesia enveriste akuzat per mijra e mijra Shqiptare e me te cilat mbushi burgjet e shkaterroi fise te tera..
    Sdo kishim njohur as EKSOD e as "ngjarjet e Ambasadave" apo dyndjet ne Kufij ku vdiqen ne bore mijra njerez..

    As Kocove te sarandes qe aq shume i do LPK-ja sdo u binte rasti te terhiqnin zvarre te lidhur me zinxhire trupat e djemve te rinj qe donin te iknin nga atdheu i Gulage-zuar stalinist..

    Nuk do kishim as bandite ne Kosove qe vrasin Drinin e Sabaeten..
    As vlonjate qe masakrojne policat e shtetit as Cerriksa qe vrasin ushtare .. as Kadare sdo qe i detyruar te coje mikun francez tja terheqe vajzen nga Tirana qe te mos ja mbante peng PPSH-se qe Kadare te kish mundesi ti thot dy fjale i lire nga Parisi..regjimit.. DUHET te NDRYSHONI..

    Dalin 300000 maqedone ne Prespe e diku tjeter..
    Pse mos dalin ..

    Me mir maqedon e vllah rumanije te dal thot ai fshatari Korces sesa fotoksin-pires..

    Sot megjithse e Lire Kosova perseri ka lum qe rrjedh me njerez qe duan te ikin nga Kosova..
    Pse?
    Sepse ska solidaritet ne ndarjen e shfrytezimin e resurce ..ekonomike.. dhe ca behen miljonere e ca fukarej..
    Edhe Shqiperia po keshtu..

    Prandaj duhet tu jepet mundesia per pune e ngrenje buke e prosperitet ne Atdhe te gjithve e jo vec Koco Kokdhimes e Cac Nano Rucave e Blend Gonxheve e Ramush-Thaqave..

    Athere behemi te tere Shqiptare..

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    O Brari, mjaft më duke sulmuar një pjesë shqiptarësh si komunist. Komunist edhe vet familjarët e Enver Hoxhës janë duke u deklaruar se nuk janë më, dhe askush nuk del të thotë se është kundër pluralizmit dhe për izolimin.

    Për punën e atyre të shoqatave që flisni edhe pse keni të drejtë deri diku se kështu ka qenë në fillet e para të demokracisë postkomuniste, nuk arsyetohen dot. Në pothuajse të njëjtat kushte ishin edhe rusët, polakët, hungarezët etj. por asnjë nga këto vende nuk krijoi shoqata të tilla. Prandaj edhe duhet t'i shkrijnë ato shoqata. Kombësia nuk ndërrohet.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Qenkan çmendur maqedonasit...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dodush !

    Do i sulmojme nje pjes shqiptaresh nga ata te Kosoves do a sdo ti miku i tyre pamvaresisht se ne gazete deklarohen se s'jan komuniste dhe ky sulm i imi behet me fjale qe kjo pjese shqiptaresh te heqin dore nga kallashi i pritave te pabesa e nga ngjarjet sikurse kjo e Marsit qe i mbjellin per dite te cilat rrezikojne ta fusin Kosoven nen Serbi.

    E di ti per cilet behet fjale.

    Do i sulmojme nje pjes shqiptaresh nga ata miqt e tu te Tiranes sepse vjedhin e len pa buk popullin per qejfet e tyre.

    Sulmet tona jane me fjale kurse ata Azemit, Ahmet Krasniqit , Xhemes, Drinit Sabaetes, Kaloshit e Genc Sines i futen plumba te vertete.

    qashtu o bojaxhiu i Ps-se e PDK-se..

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Brarush
    Ke gabuar adresë, unë nuk jam as PS e as PDK e as i asnjë partie. Edhe unë jam kundër vrasjeve poaq sa edhe juve e ndoshta edhe më shumë se juve por kjo nuk do të thotë se mund ti akuzosh njerëzit pa asnjë fakt. Unë kam vetëm një parti e ajo siç ka thënë edhe Boletini "unë jam mirë kur Shqypnia është mirë", është Shqipëria Etnike.
    Vrasësit, kriminelët e shqiptarëve janë antishqiptar dhe duhet kapur e dënuar po sikur ata që bënë trazirat e Marsit, por për këtë kur të kapen fajtorët dhe të gjykohen mund të akuzojmë dhe jo vetëm të akuzosh paushall.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Dhe keto kishim mangut, brrylat e maqedonasve.
    Shteti me kot ne Ballkan, i cili per mua nuk duhej te eksistonte.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •