Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19

Tema: Azem Shkreli

  1. #11
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ne vend te pėrshėndetjes


    Shko se furishem po fryen ne mua ere mallkimi qe s'te fal.
    Dhe dije mire, kurre me nje e nje nuk bejn nje si thonte Hikmeti, ai fare poeti me kenge prej zjarri.

    Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tende, hiqe zvare rrugeve si gjene e ndyre.
    Mos u kthe pas.
    Mos i harro syte e perlotur ne shtekballin tim.
    Mos thuaj lamtumire.
    Asgje mos thuaj.
    Merri me vete gjurmat neper te cilat erdhe nje nate me e pervuajtur se frika dhe hyra ne mua.
    Shko dhe behu fjale e mbrame n'gojen time.
    Behu shkrepetire e fikur n'ylberin e shkrimit tim.
    Behu cdogje pos Meje e Teje dhe asaj qe e quajtem Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nga nje emer mos ta harrojme emrin tone.
    Shko merri me vete edhe rruget te mos kthehesh kurre ne vesen e lotit te rrejshem germadhat e kujtimit t'i rrezosh.

    Shko mbyllu ne do keshtjella te largeta harrimi ku s'te zgjojne me kembonat e pendimit kur cmendet mallit vetmia ose kur buza buzen e han n'pikllim qe mekatin s'e lan, qe s'mundet ta shpoje Gurin e rende, gurin e ftohte te ndarjes.
    Shko, me mire dhe hesht. Mos u kthe mbas.
    Mos i harro syte e perlotur n'shtekballin tim.
    Mos thuaj lamtumire.
    E kur t'shkojsh larg, me larg se prej blerimi n'blerim
    E kur t'shkojsh larg, me larg se prej zemre ne zemer
    Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tend dhe zerin tim, fshihu prej vetes
    Shkurto flokegjatat, mate me to mendjeshkurtren tende dhe mos qaj.
    Shko se tmerrshem po lodrojne sonte n'mua rreket e gjakut te ndezur.

  2. #12
    ..silent.. Maska e velsa
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Postime
    58

    ..nga lirikė me shi

    Histori

    Arėditesot njė herė motmotit
    Mbi Krujė vijnė ēetat e Kastriotit

    I nxjerrin xixa thundrat e atit
    I shkėndin shpata lart monopatit

    E dridhen muret, e vetėtin
    Eshte kali i Gjergjit qė tėrfellin

    Dėgjohen gjėmė dhe zallahi
    Gjėmojnė kohėve luftėrat e tij

    Hypin krutane majė shtėpisė
    Shikojnė shekujve, historisė

    Zot, kokėn, kėmbėn e askuj'
    Luftė tjetėr mos e zėntė ne Krujė

    Krujė, 1992


    Kashelashė pėr atdheun

    Atdheu ėshtė dheu i birit e i atit e i shpirtit tė shenjtė

    Nė vargun me krushq atdheu ėshtė krushku i parė
    Nė tė tėra meshat shenjte ai ėshtė Meshari
    Nė kulm e nė flamur ėshtė kumti e kremtja
    Nė kokėn rėnduar nė mendime ai ėshtė mendimi

    Ėshtė njė krahė shqipe kėtej, njė andej kufirit
    Ėshtė flaka e Oso Kuka nė kullėn kallė tė barotit
    Ėshtė ara shtatė vjet djerrė e gruaja djerrė e fara

    Nė bukė e krypė e zemėr atdheu ėshtė zemra
    Nė tė parėn pushkė pėr ujk atdheu ėshtė krisma
    Nė trupin tonė pėr vig atdheu ėshtė vigu
    Nė mishin tonė per krymb atdheu ėshtė ashti

    Atdheu ėshtė treni nė binarin nėntė, buleta pėr nesėr dhe trasta
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kėngė e Vrugėt

    Mėtim i truar fshihu te pendimi
    S'ka ndėshkim pėr mėkatet nga ligėshtia
    Ky rrėmbim i ēmendur ėshtė i imi
    Apo lindi befas trimėria

    Nga tė errėtat e gjakut. S'di po fryma

    Kėrkon shkakun t'i vijė era dhe
    Diē tė kėsaj koke do t'pėshpėrisė bryma
    Ime ndoshta. Do tė jetė fjalė e re

    Bari tė egėr. Fjollė e saj nga rrashta
    Do tė pėrvidhet me dhunė e pa hir
    Sikur ē'linda. Do tė kundrojė pėrjashta
    I gjelbėr e i qetė do tė jem mė i mirė

    Dhe voglushė tė verdhė do tė therrin ditėn
    Me vaje tė hollė dhe do tė pushojnė sė qari
    Kur tė kuptojnė se pėr nėn kėmbė u rriten
    Dheu im. E hiri im. E bari.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Liqeni

    Flas me ty
    Ti hesht e luan me valė.

    Ti s'je mė syri
    Im as loti i saj.

    Flas me ty
    Ti shikon pulėbardhat.

    Pėr Shėn Naumin
    Paske zemėr t'gjerė

    Flas me ty,
    Ti kotesh mrekullie.

    Mė vjen tė zbres nė fund t'fundit
    Tė vdes i gjelbėrt me algjet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Motive tė Vedha

    Po ikim nga gjaku im motive tė verdha
    Po ikim nga gjaku ose njė herė tjetėr
    Po lindim mes bimėve tjera

    Aty e tej janė poshat
    Shtatgjata tė vendlindjes janė delet
    Tė bardhat dele blegėrore dhe bari
    I njomė i qumėshtit po ikim
    Nga gjaku im aty e tej janė zogjt
    Pupėlvogėl zogjt pupėlgjelbėr dhe krojet
    Tė cemtat kroje ujėloti aty e tej
    Janė vashat mė tė egrat vasha
    Tė bukurisė qė falet dhe vetima
    Po ikin nga gjaku im motive tė verdha
    Aty e tej nuk vdesin vetėm sytė
    Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalėt
    Po ikim nga gjaku im mė mirė po ikim
    Nga gjaku ose njė herė tjetėr
    Njė herė tjetėr po lindim mes bimėve tjera
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar StormAngel pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #16
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    MANIFEST I MARRE

    Mėsojeni kohėn tė mos i hajė tė vetėt,
    ē'u shėmb shėmtije do tė ngrehin poetėt...


    NENAT

    SHOKUT TIM PER NENEN


    Ato lahen nė gazin
    tonė e nė lotėt e tyre.

    Bėhen rojė murane
    te krojet e shtera tė gjirit.

    Nė ballin tonė pėr herė
    u bėjnė dritė shejt gishtat.

    Ditėt na i prarojnė dhe rrugėt
    me nga njė bekim mė t'mirin.

    Me rrėmetėn e krrusur t'moteve
    na ruajnė nga hijet e liga.

    Njė ditė shkojnė si tė shkonin,
    tė mos vijė mė vdekja.

    E s'na kėrkojnė asgjė,
    pos njė grusht dhe mbi krye.

    Shkojmė. E sa herė vdes nėnė,
    vdes nėnėmira ime.


    NJEREZIT

    Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
    do te putheshim apo kishim per tu peshty?


    Zjarrmia

    Tash sa kohe
    po don te gdhije
    e s'po mundet...


    NE RRUGE

    Tash jam diku larg teje, larg vedi
    dhe - ku me dijtė kah mė tresin
    udhėkryqet e shumta t'jetės?

    Jam ba pėrshėndetje e harrueme e kalimtarėve,
    jam ba lot e kangė,
    jam ba betim i rrugėve dhe rreze e shkrepun
    majė gurit.

    Tash jam diku larg teje, larg vedi
    dhe - ku me dijtė ku sosin
    fijet e kėputuna t'kėsaj kange?

    Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
    jam ba bekim e namė,
    jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?

    Tash jam diku larg teje, larg vedi
    dhe - ku me dijtė kah m'tresin
    udhėkryqet e shumta t'jetės?!


    LIQENI

    Flas me ty,
    ti hesht e luan me valė.

    Ti s'je mė syri
    im as loti i saj.

    Flas me ty,
    ti shikon pulėbardhat.

    Pėr Shėn-Naumin
    paske zemėr t'gjerė.

    Flas me ty,
    ti kotesh mrekullie.

    Mė vjen tė zbres nė fund t'fundit,
    tė vdes i gjelbėr me alat.

  8. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2009
    Postime
    4
    kam nevoje per ndonje material lidhur me stilin dhe krijimtarine e azem shkrelit. ju faleminderit

  9. #18
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Mehmet Kraja: Proza tregimtare e Azem Shkrelit


    Do tė ndalem gjithashtu te njė problem, qė ka tė bėjė me ribotimin e veprave tė autorėve tanė, tė cilėt shkruan dhe botuan para unifikimit tė gjuhės letrare. Euforia e kėtij unifikimi bėri qė puna nė kėtė drejtim tė bėhet pa kriter dhe shpesh me gabime tė mėdha, tė cilat cenojnė esencėn e shkrimit tė letėrsisė, posaēėrisht prozės. E them me bindje tė plotė se kėto ribotime, siē ėshtė bėrė nė rastin e pėrmbledhjes “Sytė e Evės” tė Azem Shkrelit dhe nė rastin e tregimeve tė Anton Pashkut, kanė qenė veprime shkatėrruese, me pasoja tė mėdha pėr veprat e kėtyre autorėve. Kthimi nė gjuhėn letrare me rastin e ribotimit i ka humbur kėsaj proze jo vetėm shkrimin dhe koloritin gjuhėsor, por nė tė shumtat e rasteve ka prekur indin artistik dhe ka ngatėrruar deri nė ēorodi kontekstin historiko-letrar.

    Gjuha e ribotimit tė veprave tė kėtyre autorėve del e unifikuar dhunshėm. Ajo nuk ėshtė mė as gjuhė letrare, as dialektore, as idiomė lokale. Ėshtė njė ngatėrresė e panatyrshme e tė gjithave, e tillė qė tani, shikuar nga kjo distancė kohore, mund tė quhet gjuhė-pengesė pėr rilexim dhe njohje mė tė thellė tė kėtyre veprave. Pra, ka ndodhur ajo qė nuk ėshtė menduar se mund tė ndodhte: tregimet e Anton Pashkut dhe tė Azem Shkrelit mė lehtė lexohen dhe shijohen ashtu siē ishin shkruar, sesa me unifikime tė kėtilla krejtėsisht tė paqėndrueshme. Prandaj, nėse ndonjėherė bėhen projekte pėr botimin e serishėm tė autorėve tė kėsaj periudhe, pėrfshirė kėtu edhe autorėt qė i pėrmendėm, del i domosdoshėm ribotimi sipas versioneve tė botimeve tė para, pa ndėrhyrje, ose me ndėrhyrje krejt minimale. Ndoshta ėshtė koha qė kėto ribotime tė bėhen pikėrisht tani, si veprim qė do tė synonte t’ua kthente kėtyre autorėve vlerat autentike.



    * * *

    Azem Shkreli ėshtė ndėr autorėt tanė jo aq tė shumtė, vepra e tė cilit tani kėrkon njė shqyrtim tė gjithanshėm, studim historiko-letrar dhe analizė sa mė tė plotė tekstore, duke pėrfshirė kėtu edhe rrafshet e ndryshme tė referencave komunikuese. E them kėtė pėr shkak se, gjatė kėsaj kohe, kam vėnė re se shkrimet diskursive pėr veprėn e Azem Shkrelit ende sillen nė rrafshin e interpretimit, kryesisht tė poezisė dhe nėse kėto shkrime shikohen nga shkalla e aplikimit tė instrumentariumit shkencor e tė dijes letrare, del se ende kemi tė bėjmė me analiza dhe shqyrtime tė ēastit, tė cilat janė tė dobishme pėr krijimin e njė atmosfere tė favorshme, tė thuash mediale, por nuk arrijnė tė bėjnė shumė tė qartė vendin qė ky autor dhe vepra e tij zėnė nė kontekstin historiko-letrar tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, veēmas nė kėtė krah tė letėrsisė shqipe.

    Gjithashtu, kam vėnė re se nė kėto shkrime pėr veprėn e Azem Shkrelit mungon njė dimension i rėndėsishėm i saj: shqyrtimi dhe analiza e prozės. E kjo mungesė mė ka nxitur tė mendoj nėse kemi tė bėjmė me dy nivele tė ndryshme tė shkrimit letrar tė kėtij autori, ku poezia, e parapėlqyer nga kritika dhe e interpretuar shpesh, avancon aq shumė nė krahasim me prozėn e dramėn, sa qė anashkalimi i tyre i deritashėm tė dalė i arsyeshėm dhe tė gjejė mbėshtetje te vetė vepra e Azem Shkrelit.

    Kėto fakte, pra nevoja qė veprėn e Azem Shkrelit ta marrim nė shqyrtim me krejt plotėninė e saj, qoftė edhe nė mėnyrė iniciale, si dhe ideja, ndoshta e pashprehur aq vendosmėrisht, se kemi tė bėjmė me nivele tė ndryshme tė shkrimit letrar, ku njėri (poezia) paraqitet me e avancuar, ndėrsa tjetri (proza) mė i paarrirė, mė kanė nxitur qė edhe njė herė t’i marr nė dorė tregimet e kėtij autori, tė vetmen vepėr qė ai e botoi me krijime tė kėsaj gjinie.


    * * *

    Qė nė fillim duhet theksuar se botimi i fundit i pėrmbledhjes sė tregimeve tė Azem Shkrelit, “Sytė e Evės”, ėshtė bėrė gati tridhjetė vjet mė parė, mė saktė nė vitin 1973 dhe se ai ėshtė ribotimi qė ende mund tė gjendet nė bibliotekat tona.
    Botimi i parė, i bėrė dhjetė vjet tė tjera mė herėt, ėshtė tepėr i rrallė dhe hyn ndėr ato botime qė tashmė mund tė konsiderohen tė harruara. Pėrmendja e kėtyre botimeve dhe datave nė rastin e tregimeve tė Azem Shkrelit, sikur edhe nė rastin e tregimeve tė Anton Pashkut, ka njė rėndėsi, sepse ndėrmjet botimeve tė para dhe ribotimit tė mėvonshėm te ne ka ndodhur i ashtuquajturi “shkapėrcim gjuhėsor”, i cili, shikuar nga kjo distancė, paraqitet si fakt i rėndėsishėm krijues, veēanėrisht pėr kėta dy autorė dhe te ndonjė tjetėr qė shkruante prozė gjatė viteve gjashtėdhjetė.

    Kėta autorė e kultivuan shkrimin e prozės nėn ndikimin e fuqishėm tė qarkut letrar tė Shkodrės qė, ndonėse tashmė ishte shpėrbėrė, pėr shkak tė afrive gjuhėsore, te ne nė Kosovė vazhdoi edhe pėr njė kohė tė shėrbente si model i shkrimit.
    Nė Shqipėri, pėr shkak tė rrethanave politike dhe rrethanave tė tjera, shkrimi i letėrsisė sipas kėtij modeli brenda vendit filloi tė degradojė, ose tė zhvendoset nė diasporėn politike, atje ku pėrfunduan autorėt ndėr mė tė spikaturit, si Koliqi, Maloki, Camaj dhe ndonjė tjetėr.

    Shkrimtarėt kosovarė tė kėsaj kohe, pėr shkak tė mungesės sė traditės vendore, por edhe pėr shkak tė komunikimit tė natyrshėm me kėtė krah letrar, te qarku letrar i Shkodrės gjetėn literaturėn bazė pėr mėsimin e shkrimit tė prozės. Pėrveē kėsaj, prania e Camajt pėr njė kohė sado tė shkurtėr nė krahun letrar tė Kosovės, duket se ka ushtruar ndikim pėr njė komunikim mė tė fuqishėm me atė literaturė, e cila krijohej nė diasporėn politike, ku vend kryesor zėnė vetė Camaj dhe Koliqi nė veēanti. Gjurmėt e kėsaj shkolle letrare i gjejmė tek autorėt mė tė mirė tė prozės, e cila u shkrua gjatė viteve gjashtėdhjetė nė Kosovė, ku fillimisht bėnte pjesė edhe Azem Shkreli.


    * * *

    Mirėpo, krahas kėsaj tendence, nė kėto vite nė Kosovė hetohet qartė edhe njė rrymė tjetėr, mė pak tradicionale dhe shumė mė e afėrt qoftė me shkollėn e realizmit socialist, qoftė me ndikime e preferenca qė vinin nga letėrsia botėrore, kryesisht pėrmes pėrkthimeve. Adoptimin e shkollave moderne pėrmes njė diskursi gjuhėsor tradicional nė kėtė periudhė, nė prozė mė sė miri e bėjnė Anton Pashku dhe Martin Camaj, i pari duke mėnjanuar nė masė tė madhe etnografizmin e Koliqit, kurse i dyti duke e kthyer shkrimin e prozės nė “etnografi revokuese”, nėse mund tė thuhet kėshtu.


    * * *

    Te tregimet e Azem Shkrelit ndėrkaq, veēmas nėse rilexohet nga kjo distancė botimi i parė, hetohen dy tendenca gati pėrjashtuese: ndikimi i fuqishėm i traditės, pra i shkollės letrare tė Shkodrės nė disa tregime, nė njėrėn anė, dhe rrymimet bashkėkohore qė nuk asimilohen dhe nuk i adaptohen kėtij tradicionalizmi as gjuhėsor dhe as pėrmbajtėsor.

    Nuk do mend se tregimet mė tė mira tė Shkrelit mbesin ato qė ishin shkruar si vazhdim i traditės letrare, sepse kjo mėnyrė shkrimi del shumė adapte me subjektet lokale, me mendėsinė dhe preokupimet e personazheve, me koloritin e ambientit etj. Por edhe sa i pėrket prosedeut: shkrimi rrjedh mė natyrshėm, shkrimi ėshtė mė i zhdėrvjelltė, idetė janė mė tė qarta, gjetjet janė mė interesante dhe pėrshkrimet janė mė lirike, pra rrjedhimisht mė tė frymėzuara.
    Duket se ambientit rural, pėr tė cilin shkroi disa tregime Azem Shkreli, i shkonte mė shumė jo vetėm gjuha, por edhe pėrvoja dhe dija letrare e kėtij autori. Nė kėtė grup hyjnė pjesėrisht tregimi “Sytė e Evės” (njėra linjė e rrėfimit), pastaj “Bjezga”, “Trungjet”, “Buka” dhe “Mėkushti”.

    Ndonėse bėhet fjalė pėr njė numėr tė vogėl tregimesh dhe pėr paraqitje, tė thuash, fragmentare tė njė ambienti dhe tė njerėzve qė jetojnė nė tė, pėrmes kėtyre prozave pėrvijohet qartė tabloja autentike e njė etnopsikologjie dhe, ēka ėshtė edhe mė e rėndėsishme pėr prosedeun e tregimit, ndėrtohen heronj e karaktere letrare me njė plotėni tė pėlqyeshme.


    * * *

    Mirėpo, sikundėr mund tė vihet re, duke u gjetur si autor nė shkapėrcim kohėsh, i nxitur nga rrethanat letrare dhe nga formimi i tij si shkrimtar, po nė kėtė pėrmbledhje do tė paraqitet disi i dyzuar.

    Kundrejt autorit qė ndjek traditėn, nė shkrimin e tregimit shfaqet po ai autor qė u bėn jehonė zhvillimeve bashkėkohore nė tema dhe nė prosede. Nė kėtė grupėzim tė dytė, ku bėjnė pjesė tetė tregime dhe njėra linjė e rrėfimit te tregimi “Sytė e Evės”, autori merr nė shqyrtim fate personazhesh nga jeta urbane e kohės, duke nxjerrė nė plan tė parė shqetėsime intelektuale, kontrakdita dhe konflikte me tė cilat pėrballej deri nė njėfarė shkalle njeriu i atyre rrethanave.

    Nė ndonjė tregim duket sikur ai pėr pak i shpėton stampės sė realizmit socialist (“Puthja nė bronzė”), nė ndonjė tregim tjetėr synon shkrimin e prozės psikologjike (“Alfa”, “Njerėzit dhe hijet”, “Kulla e Ajfelit”), nė rastin e tretė pėrpiqet tė krijojė njė miksazh tekstore dhe tė proseduet (“Helmeta”, “Sytė e Evės”), kurse nė rastin e katėrt i nėnshtrohet pasionit tė moshės, duke shpėrfaqur me mjaft gjeturi shkrimi situatat paradoksale dhe shpesh tragjike tė dashurisė (“Udhėtarėt”, “Njerėzit dhe hijet”).

    Kjo pasuri tematike i bėn tregimet mė tė larmishme dhe autorit i jep mundėsi tė marrė nė shqyrtim artistik situata tė ndryshme jetėsore dhe tė merret me analiza tė holla psikologjike e filozofike.

    Por, pavarėsisht nga kjo, tregimet e grupėzimit tė parė mbesin mė tė realizuarat dhe me kėto realizime Azem Shkreli hyn ndėr autorėt e suksesshėm tė tregimit nė kėtė pjesė tė letėrsisė shqipe.


    * * *

    Sė fundi do tė ndalem te njė problem tjetėr, qė ka tė bėjė me ribotimin e veprave tė autorėve tanė, tė cilėt shkruan dhe botuan para unifikimit tė gjuhės letrare. Euforia e kėtij unifikimi bėri qė puna nė kėtė drejtim tė bėhet pa kriter dhe shpesh me gabime tė mėdha, tė cilat cenojnė esencėn e shkrimit tė letėrsisė, posaēėrisht prozės.

    E them me bindje tė plotė se kėto ribotime, siē ėshtė bėrė nė rastin e pėrmbledhjes “Sytė e Evės” tė Azem Shkrelit dhe nė rastin e tregimeve tė Anton Pashkut, kanė qenė veprime shkatėrruese, me pasoja tė mėdha pėr veprat e kėtyre autorėve.

    Kthimi nė gjuhėn letrare me rastin e ribotimit i ka humbur kėsaj proze jo vetėm shkrimin dhe koloritin gjuhėsor, por nė tė shumtat e rasteve ka prekur indin artistik dhe ka ngatėrruar deri nė ēorodi kontekstin historiko-letrar. Gjuha e ribotimit tė veprave tė kėtyre autorėve del e unifikuar dhunshėm. Ajo nuk ėshtė mė as gjuhė letrare, as dialektore, as idiomė lokale. Ėshtė njė ngatėrresė e panatyrshme e tė gjithave, e tillė qė tani, shikuar nga kjo distancė kohore, mund tė quhet gjuhė-pengesė pėr rilexim dhe njohje mė tė thellė tė kėtyre veprave.

    Pra, ka ndodhur ajo qė nuk ėshtė menduar se mund tė ndodhte: tregimet e Anton Pashkut dhe tė Azem Shkrelit mė lehtė lexohen dhe shijohen ashtu siē ishin shkruar, sesa me unifikime tė kėtilla krejtėsisht tė paqėndrueshme. Prandaj, nėse ndonjėherė bėhen projekte pėr botimin e serishėm tė autorėve tė kėsaj periudhe, pėrfshirė kėtu edhe autorėt qė i pėrmendėm, del i domosdoshėm ribotimi sipas versioneve tė botimeve tė para, pa ndėrhyrje, ose me ndėrhyrje krejt minimale. Ndoshta ėshtė koha qė kėto ribotime tė bėhen pikėrisht tani, si veprim qė do tė synonte t’ua kthente kėtyre autorėve vlerat autentike.

  10. #19
    Fjalėt

    Ju vė gur mbi gur dhe bėj me ju
    Murin kinez tė besimit tim nė njerėzit
    Nė hijen time dhe nė gjėrat qė s’mė njohin
    Ju vė gur mbi gur
    Mbi mendimet mbi heshtjen qė s’i besoj
    Mbi tė pathėnėn lehonė ju vė
    Gur mbi gur
    Mbi dhembjen e durimit mbi
    Gjakun qė s’ua fal mbi gjurmėt
    Qė s’i lashė nė udhė tė ligė dhe mbi fajin
    Tim e tė Krishtit qė s’e pata kurrė
    Pėr ju ju vė gur mbi gur
    Mbi supet e mia mbi bukėn qė s’shkelet
    Dhe mbi vitet e kėrrusura tė tim eti
    Ju vė
    Gur mbi gur
    Mbi gjithėēka qė s’kam dhe
    Mbi gjithėēka qė s’mundem
    Ju vė gur mbi gur mbi kokėn time dhe betohem
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Azem Shkreli, nga "dhimbja e pikes"
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •