[QUOTE=Matrix]Calvinism, the Reformed Church, and Presbyterianism
Kjo eshte nje teme e sterstudjuar dhe e sterdiskutuar nga skolastiket e ndryshem teologe, keshtu qe t'i futeshim tani per te diskutuar do ishte sikur te bejme nje vrime ne uje. Kjo eshte nje ceshtje qe nuk eshte zgjidhur dhe as ka per t'u zgjidhur ndonjehere, por problemi nuk eshte zgjidhja apo jo e kesaj ceshtje, problemi kryesor qendron se pikerisht duke u diskutuar kaq shume dhe duke i dhene nje rendesi kaq te madhe, ne te krishteret largohemi se qenderzuari ne Krisht, dhe si pasoje vjen percarja midis te krishtereve, pikerisht duke perdorur vargje nga bibla per t'u mbushur mendjen te tjereve.Postuar mė parė nga Matrix
Ja dhe nje shembull tjeter i te larguarit nga qenderzimi i Krishtit. Arrijme deri aty sa qe te konsiderojme te tjeret sektare pikerisht se nuk kane te njejtin mendim me neve. Pra ne kishen ortodokse, nese nuk pranon se vera dhe buka jane gjaku dhe trupi i Krishtit, quhesh heretik. E po mire le te jem edhe une nga ata heretiket qe nuk pranojne se vera dhe buka jane gjaku dhe trupi i Krishtit. Por une nga ana tjeter pranoj te gjithe ata qe kane pranuar Krishtin ne jeten e tyre si vellezer te dashur ne Krisht, si te jene Ortodokse, si te mos jene, si te pranojne se vera dhe buka nuk jane gjaku dhe trupi i Krishtit, si te mos e pranojne, si te besojne ne paracaktimin, si te mos besojne.Postuar mė parė nga Matrix
Krijoni Kontakt