Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2004
    Postime
    10

    fakte interesante

    Adolf Thieres, ish-president i Francės: Vėllai i madh i Bonapartit nė 1806 pohon se familja e tij ishte arbėreshe. Kishte miqėsi me Ali Pashė Tepelenėn
    Pėr ne, shqiptarėt, nuk ka rėndėsi sa qėndron nė kėmbė teza e qenies me origjinė arbėreshe tė familjes Bonaparti. Pėr ne, ka rėndėsi konsiderata qė kanė tė huajt pėr tė shfaqur heronjtė e tyre me origjinė shqiptare. E kemi pėr detyrė qė kėtė ”konsideratė tė mirė” ta mbajmė.

    Kjo pėr ne meriton pėrgėzim. Nė studime e punime tė ndryshme me vlerė historike ose nė relacione e kronika ngjarjesh, historianė tė huaj dhe personalitete politike e shoqėrore, kanė dhėnė gjatė shekujve mendime tė shumta pėr popullin tonė, pėr shpirtin liridashės dhe atdhetar tė tij. Nė kėta autorė rreshtohet edhe personaliteti i shquar i kohės, historiani i dėgjuar francez Adolf Thieres, qė ka shkruar dhe historinė e revolucionit francez dhe qė mė vonė u bė President i Francės.

    Prejardhja arbėreshe
    Nė kujtimet e tij, qė pasqyrohen nė librin e Ahmet Myfitit bej Libohovės, ”Tependli Ali Pasha” botuar nė Kajro, mė 1903, Adolf Thieres shkruan: ”Kur Josef Bonaparti, vėllai i madh i Napoleon Bonapartit u bė mbret i Napolit mė 1806, shqiptarė tė Napolit qė shkuan pėr t’i uruar mirėseardhjen u tha: ”Edhe familja Bonaparti ėshtė me origjinė arbėreshe”.

    Ahmet Myfit Libohova, nė veprėn e tij lidhur me kėto shpjegime tė Adolf Thiersit shton: ”Sipas hetimeve tė bėra del se ėshtė e vėrtetė qė mbiemri Kallomeri qė do tė thotė nė greqisht ”anė e mirė”, qė u ndėrrua nė italisht ”buona parte” ėshtė mbiemri i Napoleon Bonapartit. Kjo familje shqiptare me shumė atdhetarė tė tjerė u vendosėn nė Korsikė, formuan njė fshat dhe gjithashtu ėshtė fakt se paraardhėsi i Napoleon Bonapartit ėshtė prej kėtij fshati arbėresh”. Kėto shpjegime i jep nė librin e tij Libohova. Mbi origjinėn e familjes Bonaparti na hedh dritė tė mjaftueshme dhe profesor Robert d’Angely me origjinė nga Korsika nė veprėn e tij ”Enigmat e origjinės sė racave dhe tė gjuhėve tė pellazgėve, arianėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve”. Libėr prej shtatė vėllimesh dhe mbi 30 vjet punė. Nė faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar, ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu. Ky profesor i dėgjuar korsikan shton se mbiemrin i vjetėr i Bonapartit ka qenė ”Kalė-miri” dhe jo Kalimeros, ana e mirė si e bėnė grekėt. Sipas enciklopedisė sė madhe greke ”Piros” vėllimi i tretė, Athinė 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarėve nė drejtim tė peloponezit (Moresė) ėshtė zgjeruar nga shekulli XIV.

    Enciklopedia greke
    Sipas kėsaj enciklopedie, nė Peloponez u krijuan krahina banimi tė reja si: Mani, Bardhunja, Lala; Filati, Hekali, Lopėsi. Edhe sot dihet qė njė lagje e Himarės ėshtė shpėrngulur nė krahinėn e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarėt qėndruan nė Peloponez (nė more) midis 100 vjet rreth vendasve grekė dhe nuk duhet tė na duket ēudi nė qoftė se mbiemri i Napoleonit (Kalė-mirė) ėshtė grekėzuar shtrembėrisht nga grekėt nė kallomeros (ana e mirė). Bėni dhe krahasimin qė i bėjnė grekėt kalit tė Lekės sė Madh qė e quajtėn Kokėmadh. Me zbritjen e vazhdueshme tė ushtrive tė panumėrta osmane nė Peloponez, njė pjesė e shqiptarėve u largua nėpėrmjet detit drejt Italisė sė Jugut. Ata u shpėrndanė dhe nė ishujt e saj arritėn deri nė Korsikė, ku u pėrzjenė me banorėt e lashtė italianė. Atje ndėrtuan dhe vendbanimet e tyre. Nuk duhet tė duket ēudi nė qoftė se stėrgjyshi i Napoleon Bonapartit (sipas shpjegimeve qė i jep ish-presidenti francez, Adolf Thiers) tė jetė me origjinė nga ky fshat arbėresh i Korsikės. Dihet historikisht se edhe avokati i dėgjuar korsikan, mbrojtės i Gjergj Dimitrovit, nė gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenė nga ky katund arbėresh. Kjo faktohet nga vetė goja e tij kur iu pėrgjigj jurisė franceze: ”Unė do tė shkoj nė Laipcig dhe do tė mbroj Gjergj Dimitrovin. Nė qoftė se do tė mė vrasin, haka do tė mė merret si arbėresh qė jam me origjinė”. Studiuesi, zoti Auron Tare, shpjegon: nė vijim ta artikullit ”ish-presidenti i Francės, Adolf Thiers: ”Napoleon Buonaparti ėshtė arbėresh” tė shkruara nga zoti Mexhit Kokalari do tė doja tė shtoja disa fakte mjaft interesante, tė cilat i japin nuanca prejardhjes sė njė prej kolosėve tė historisė botėrore, gjeneralit Buonaparte. Prejardhjes e familjes Buonaparte nga krahina e Peloponezit tė Greqisė dhe mė saktė nga zona malore e Manit, e banuar kryesisht nga familje arbėreshe tė shpėrngulura nga zonat shqiptare me ardhjen e turqve ėshtė pėrmendur nga disa personalitete tė letrave tė kulturės franceze. Por, dėshmia mė interesante vjen nga njė aristokrate franceze me origjinė maniote, dukesha D’Abrantes, lindur nė Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga njė familje me origjinė maniote, e cila pėr shkak tė gjakmarrjeve tė shumta me klanet e fuqishme tė Manit, vendosi tė shpėrngulej dhe tė vendosej nė Korsikė, ashtu si shumė familje tė tjera nga Mani, 150 vjet para periudhės sė Napoleonit. Dukesha D’Abrantes e njihte mjaft mirė gjeneralin Buonaparte. Ajo bėnte pjesė nė rrethin e ngushtė tė tij, jo pse ishte martuar me njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Napoleonit, Junotin, por edhe sepse e ėma e saj kishte qenė njė kohė tė gjatė e dashura e Buonapartit dhe e kishte ndihmuar atė nė kohė tė vėshtira tė sundimit tė tij nė Paris. Dukesha D’Abrantes, e cila mė vonė u bė njė mbėshtetėse e flaktė e rojalistėve, ishte ndoshta burimi mė i informuar pėr jetėn e gjeneralit nė atė kohė, nė kujtimet e saj tė pėrmbledhura nė 28 volume, me titull ”Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi”, ajo formuloi teorinė e pranuar nga historianėt e kohės tė prejardhjes korsikano-maniote tė familjes Buonaparte. Ishte ajo, e cila deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte njė italianizim i fjalės greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Gjithashtu, ajo pėrmend njė fakt tjetėr mjaft interesant. Gjatė fushatės sė Italisė, gjenerali papritmas vizitohet nga dy tė dėrguar nga beu i Manit. Ky i fundit, duke i kujtuar Napoleonit prejardhjen e tij, i lutej pėr ndihmė, duke i ofruar gjeneralit mbėshtetje tė plotė tė trevės sė Peloponezit, nė rast tė njė sulmi francez nė Greqi kundėr turqve. Napoleoni, i cili nė atė kohė seriozisht po mendonte pėr njė sulm kundėr Perandorisė Otomane nė Evropė, ndihma e sundimtarit tė sė vetmes zonė tė lirė nė Greqi, ishte mjaft joshėse. Njė lidhje ideale midis Francės dhe Manit. Kėshtu, i shtyrė dhe nga sentimentalizmi pėr origjinėn e familjes sė tij, nė 12 termidor tė vitit V, ai dha urdhėr nga kuarteri i tij nė Milano, qė Dimo Stephanopuli dhe vėllai i tij, Nikola, tė udhėtonin pėr nė Mani. Tė dy vėllezėrit Stephanopuli u pritėn me mjaft bujė nga Zanet Beu, Beu i Manit, dhe udhėheqėsit e tjerė maniotė. Ata qėndruan pėr disa muaj nė kėtė krahinė kryengritėse, duke marrė pjesė edhe nė njė betėjė detare kundėr flotės sė Kapidan Pashės. Vėllezėrit Stephanopulis, gjatė kthimit tė tyre nė Francė, i sollėn gjeneralit besimin e Beut tė Manit pėr besnikėri dhe njė statujė antike, dhuratė nga Zanet Beu, por, gjatė mungesės sė tyre, Napoleoni e kishte ndryshuar politikėn rreth ēėshtjes turke. Kėshtu u mbyll kapitulli interesant i gjeneralit me Manin. Kėto dy fakte interesante, qė flasin pėr lidhjet e Napoleonit me Manin, janė pėrforcuese. Dukesha D“Abrantes ėshtė burim i sugurtė, po tė marrim parasysh qė tezat e saj ishin pranuar nga historianėt e kohės. Gjithashtu, fakt tjetėr ėshtė qė, derisa ishte gjallė gjenerali, nuk e pėrgėnjeshtroi tezėn e dukeshės pėr origjinėn e tij, mund tė ketė qenė nga zona malore e Manit.

    Shqipja dhe Napoleoni
    Nė qoftė se pranohen shpjegimet e personalitetit tė shquar politikan dhe historian francez Adolf Thiers, lind pyehtja: Napoleon Bonaparti, a e njihte gjuhen shqipe. Kėtė nuk mund ta themi, pasi nuk kemi dokumente. Sipas profesorit linguist tė shquar Eqerem Ēabej: Njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Napoleon Bonapartit, ka qenė edhe mareshalli Ney; gjeneral me trup tė lartė, qė nė gjatėsi ia kalonte shumė Napoleonit. Thuhet, se kur e qortonte Napoleoni Ney-n do t“ja shkurtonte ndryshimin qė kishte nė trup me tė. Kėto fjalė, ai i shoqėronte dhe me disa sharje tė njė gjuhe tė huaj, qė mareshal Ney dhe shokėt nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhė? Pėr pėrgjigjen e kėsaj pyetje mund t“i referoheni edhe veprės sė Leo Freundrich, “Gologota Shqiptare”, nė faqen 37. Edhe njė tjetėr pyetje e bren kureshtjen tonė. A e njihte Napoleon Bonaparti historinė e Shqipėrisė? Edhe kjo mbetet enigmė pėr mungesė tė dokumenteve. Megjithėse nė hartat topografike, ushtarake tė tij, trevat tokėsore qė shtriheshin qysh nga Sllovenia deri nė Detin Jon, i kishte quajtur “Iliri”. Ėshtė fakt, qė edhe sot nė Slloveni, duke u nisur nga ky emėrtim i tokave tė tyre, sllovenėt, mjaft hotele dhe rrugė i kanė emėrtuar me fjalėn “Iliri”, si nė Lubjanė etj. Logjike ėshtė tė pyetet se a e njihte Napoleon Bonaparti se shqiptarėt kishin zakone tė pėrbashkėta me korsikanėt? Kėtė nuk mund ta thuash me siguri, megjithatė ka argumente qė vijnė nė kėtė linjė. Nga tė dhėnat e mbledhura, thuhet se ky perandor i lindur nė Korsikė, konkretisht nė Ajaccio, e ka ditur se shqiptarėt dhe korsikanėt kanė zakone tė pėrbashkėta nė lidhje me besėn, hakmarrjen, mikėpritjen etj.

    Buonaparti: Ruhuni nga Ali Pashai
    Po tė kujtojmė “Vendetta” Balzak-Mateo Falkoni-Prosper Merime, apo dhe filmin “Barbaxhia” vėrtetohen kėto qė themi. Njėkohėsisht pėr tė mbrojtur pėrfaqėsuesit e tij, si Pukėvillin e tė tjerė, nė shtetin autonom tė pashallėkut shqiptar tė Janinės sė Ali Pashė Tepelenės, nuk ishin tė rastit kėshillimet e vazhdueshme qė Napoleon Bonaparti i jepte konsullit tė vet qė tė ruhej nga dinakėritė e Aliut, duke i thėnė: “Ruaju nė qoftė se nuk ta ka hedhur”. Si shpjegohen masakrat qė kanė kryer forcat franceze nė Egjipt, ku midis tė masakruarėve ka pasur edhe shqiptarė? Sipas shpjegimeve tė profesor Petraq Pepo, historian i njohur, lidhur me ekspeditėn e ushtarakėve tė Napoleonit nė Egjipt, mėsohet se ushtarėt francezė kanė zhvilluar luftime tė pėrgjakshme me vendasit, sidomos nė Tabor, gjatė pranverės sė vitit 1799. Gjithashtu, beteja tė pėrgjakshme janė zhvilluar edhe nė ujėrat territoriale tė Egjiptit, si pėr shembull nė afėrsi tė Abukirit etj. Atje, forcat detare franceze, tė komanduara nga admirali Brueys, u ndeshėn rreptazi me forcat detare angleze tė komanduara nga admirali i dėgjuar Orcio Nelson. Nė tė gjitha kėto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe nė luftimet tokėsore, francezėt pėsuan humbje tė mėdha nė ushtarė, sepse nuk ishin mėsuar me terrene tė tilla afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber. Forcat ushtarake frenceze, tė egėrsuara, me nė krye gjeneralin Andreossi, kėrkonin me kėmbėngulje tė arrinin fitoren, duke mos kursyer kėshtu edhe masakrat masive. Midis ushtarėve vendas pėr mbrojtjen e Egjiptit, ka patur edhe mjaft luftėtarė shqiptarė. Ta vazhdonin t“i mbronin me trimėri kėshtjellat qė u ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me nė krye Andreossin, nė pamundėsi pėr t“i hedhur nė dorė kėshtjellat me forcėn e armėve, u premtoi tė rrethuarėve, luftėtarėve shqiptarė, si tė huaj qė ishin se do t“i linin tė lirė tė largoheshin sė bashku me armėt e tyre, mjaft qė ata tė dorėzonin kėshtjellat. Shqiptarėt e besuan njė gjė tė tillė dhe dolėn kėshtu nga kėshtjellat tė armatosur, por gjeneral Andreossi, i preu nė besė, i ēarmatosi rrugės dhe njė pjesė tė mirė tė tyre e pushkatoi nė deltėn e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu nė dijeni, e dėnoi pabesinė e gjeneralit tė tij, dhe e pėrkufizonte kėtė fitore me masakėr me kėto fjalė: “Ushtari francez nuk ėshtė mėsuar tė korrė fitoren mbi kundėrshtarėt, duke i mashtruar dhe ēarmatosur nė befasi”. Njėkohėsisht, kėtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurėsh tė ēmuar qė vetė ja kishte dhėnė. Napoleon Bonaparti, me gjithė marrėveshjet e ftohta qė kishte me Ali Pashė Tepelenėn, mė vonė u lidhėn me njė miqėsi tė ngushtė. Ky perandor i Francės, nė kundėrshtim me dėshirat e Stambollit, dėrgoi nė Janinė konsujt e tij. Kėtė qytet e quante kryeqytetin e Shqipėrisė. Napoleoni ishte nga tė parėt qė e kuptoi se Ali Pashė Tepelena, ēdo ditė e mė shumė e largonte pashallėkun e tij nga influenca e Sulltanit, duke e kthyer atė nė njė shtet autonom shqiptar. Aliu, sytė ia kishte drejtuar Evropės. Ai pranoi tė zbatohet nė shtetin e tij legjislacioni frėng, i barazimit, ku myslimanėt tė kishin tė drejta tė barabarta me tė krishterėt. Franca dėrgoi tek Ali Pasha specialistė pėr organizimin e shtetit dhe tė ushtrisė, e cila u zgjerua nė kohė lufte deri nė pesėdhjetėmijė ushtarė. Napoleoni nė Janinė ngriti fonderi pėr derdhje topash tė ēdo kalibri, armė tė ndryshme si dhe punishte pėr prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatorė tė tij. Nė pashallėkun e Janinės kudo u vendos qetėsia. Lidhur me miqėsinė familjare qė ka patur Napoleon Bonaparti me atė tė Ali Pashė Tepelenės, pėrveē tė dhėnave gojore, na konkretizohen dhe me orenditė shtėpiake qė kemi gjetur nė banesėn e Myfit Bej Libohovės, konkretisht njė servis ēaji dhe kafeje, servis blu me gėrmėn iniciale “N” tė Napoleon Bonapartit, si dhe dy piktura me bojė vaji tė Ali Pashė Tepelenės me sy bojėqelli tė piktorėve tė njohur francezė, si Dypre etj. Kėto tė dhėna tė Napoleon Bonapartit, i ishin dhuruar Ali Pashė Tepelenės dhe e motra e tij, Shanishaja, kėto dhurata ja ka dhuruar gjyshit tė Myfit Bej Libohovės, Sulejman Pashės, me tė cilin ishte martuar. Madje edhe varri i motrės sė Ali Pashės, Shanishasė, ndodhet nė Libohovė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Adolphe Thiers (per ata qe kane qejf ta dine emrin e tij te sakte)
    Ignore List: Den Bossi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •