gazeta55


--------

Fronti Nacional Ēlirimtar dhe manipulimi me tė

‑Cila ishte ideja pėr krijimin e njė Fronti Nacional Ēlirimtar dhe e vėrteta e mbledhjes sė Pezės, mė 16 shtator 1942?

‑Si u manipulua Fronti, nga Partia Komuniste?

‑Si janė eliminuar figurat themeluese tė Frontit Nacional Ēlirimtar?

‑Kush ishte kryetar i parė e Frontit dhe si e zėvendėsoi Omer Nishanin, Enver Hoxha?

‑Si u organizua kongresi i I i Frontit Demokratik, nė tė njejtėn ditė me atė tė Frontit jugosllav?

‑Pse i gjithė Komiteti i parė Ekzekutiv i tij, figuron i shpallur “tradhtar”?

‑Pse Nexhmije Hoxha ishte kryetarja e parafundit e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė?



Kastriot Dervishi



Gjatė viteve tė sundimit komunist nė Shqipėri, Partia Komuniste drejtoi vendin, nėn maskėn e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, i cili ishte vazhdues i Frontit Nacional Ēlirimtar, i lindur ky nė vitin 1942 nė Konferencės e Pezės. Nė tė gjitha zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor, Partia Komuniste e Shqipėrisė (pas vitit 1948 Partia e Punės) u paraqit si udhėheqėse e koalicionit antifashist qė quhej Fronti Demokratik, nė krye tė sė cilit, pas vitit 1945 e deri nė vitin 1989, u vu sekretari i I i PPSH‑sė. Duke qenė se Fronti ishte njė “emėr i madh”, ose mė mirė tė themi, njė maskim i madh pėr PKSH, historia e tij mbetet mė tepėr njė histori e fshehur dhe e trajtuar sipas dėshirės sė partisė qė drejtoi vendin pėr mėse 50 vjet.



Ēfarė ishte realisht mbledhja e Pezės, nė vitin 1942?



Pikėnisja e Frontit Nacional Ēlirimtar ėshtė marrė mbledhja e Pezės, e quajtur rėndom, edhe si Konferenca e Pezės. Si edhe rastet e tjera, Partia e Punės ka falsifikuar tėrė historinė e krijimit dhe zhvillimeve tė tjera, nė lidhje me kėtė organizatė. E vėrteta zė fill nė muajt e parė tė vitit 1942 dhe ka si personazh tė parė, vėllain e Myslim Pezės, Shyqyrin. Ky i fundit, nė shkurt 1942 pranoi kompromisin fashist, sipas sė cilit, nė Pezė, fuqia e vetme qė do tė vepronte pėr ruajtjen e rendit, do tė ishte njė grup i armatosur nėn urdhrat e tij (Shyqyriut). Myslimi nuk e pranoi kėtė kompromis, por nė fakt, ai pėrfitoi mjaft prej tij (shih letra e Koēo Tashkos, drejtuar Kominternit nė vjeshtė 1942, tek “Politikė antikombėtare e Enver Hoxhės, Pleniumi i dytė i Beratit”, Tiranė 1995, faqe 191‑192). Nė kėtė mjedis tė sigurt, u mbajt Konferenca e Pezės. Pjesėmarrės kryesorė nė tė, ishin Abaz Kupi, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Ndoc Ēoba, Ramazan Jarani, Halim Begeja, Ismail Petrela, Skėnder Muēo, Azis Ēami dhe Skėnder Jegeni, ndėrsa nga PKSH morėn pjesė Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koēo Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (mė vonė Hoxha). Kryetar i konferencės u zgjodh Ndoc Ēoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi. Nė konferencė u diskutua organizimi i forcave nė njė luftė tė pėrbashkėt, kundėr okupatorit, organizim ky qė mori emrin mė vonė, Fronti Nacional Ēlirimtar. Tė pranishmit hynė nė debate nė lidhje me simbolet komuniste, si ylli i kuq, etj, i cili nuk pranohej nga jokomunistėt.

U miratua njė rezolucion, nė tė cilin thuhej se pėrfaqėsuesit e tė gjitha tendencave nacionaliste, PKSH-sė, Rinisė Komuniste, Rinisė Nacionaliste dhe Rinisė Femėrore Popullore, miratonin deklaratėn pėrkatėse, ku pėrkrahej koalicioni kundėr Boshtit, akuzohej rėndė Mustafa Kruja dhe pėrkrahej lufta e atyre ēetave qė kishin luftuar deri ato momente, duke i dhėnė rėndėsi nga ana tjetėr, ēėshtjes sė kėshillave nacionalēlirimtare. (“Politikė antikombėtare e Enver Hoxhės¼.”, faqe 174 ‑ 179).

Konferenca zgjodhi Kėshillin e Pėrgjithshėm Nacional, tė pėrbėrė nga Kamber Qafmolla (kryetar), Mustafa Gjinishi (sekretar), Ndoc Ēoba, Myslim Peza, Abaz Kupi, Enver Hoxha, Ymer Dishnica (anėtarė). Pas menjanimit tė Kamber Qafmollės, si drejtues i Frontit filloi tė njihej Omer Nishani. Me kėtė cilėsi, ky i fundit, kryesoi edhe delegacionin e Frontit nė mbledhjen e Mukjes, ndėrsa Balli Kombėtar prihej nga Mit’hat Frashėri.



Transformimi i Frontit nė njė fasadė tė Partisė Komuniste



Pas grisjes sė marrėveshjes sė Mukjes, nė gusht 1943, nė shtator 1943, PKSH i mbylli pėrfundimisht hesapet me ato qė ajo i cilėsonte si kundėrshtarė politikė.

Emisarėt komunistė jugosllavė luajtėn njė rol kryesor, edhe pas marrėveshjes sė Mukjes.

Konferenca e Dytė Nacional Ēlirimtare qė u mbajt mė 4 ‑ 9 shtator 1943, nė Labinot tė Elbasanit (e para quhej ajo qė ishte mbajtur nė Pezė, mė 16 shtator 1942), trajtoi kryesisht ēėshtjen e pushtetit dhe veēmas, atė tė kėshillave popullore, pėr tė cilat u tha se ishin “i vetmi pushtet i popullit nė Shqipėri”. Po ashtu, qėllim kryesor tė saj, konferenca pati denoncimin e marrėveshjes sė Mukjes, e cila dėmtonte seriozisht interesat sllave nė Shqipėri. Rolin kryesor kėtu e patėn Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha. Pėr rrjedhojė, u kopjua modeli jugosllav dhe u veprua sipas tij.

Mė 26 nėntor 1942, Tito kishte organizuar nė Bihaē tė Bosnjes, Mbledhjen e Parė tė Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar (AVNOJ), ku vendosi krijimin e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare Jugosllave. Kėtu u parashikua pėr herė tė parė se si do tė ishte Jugosllavia e tretė. Nėn shembullin e kėsaj mbledhjeje, u mbajt nė Labinot mbledhja nė fjalė.

Konferenca e Labinotit zgjodhi Kėshillin e Pėrgjithshėm Nacional Ēlirimtar, tė pėrbėrė nga 62 anėtarė (nga 7 qė ishte mė parė) dhe ky njė kryesi tė pėrbėrė nga 16 anėtarė. Kryesia qė u vu nė rolin e njė presidence ilegale, pėrbėhej nga kėto persona: Omer Nishani, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Enver Hoxha, Kostė Boshnjaku, Ymer Dishnica, Ollga Plumbi, Liri Gega, Haxhi Lleshi, Fetah Ekmeēiu, Medar Shtylla, Nako Spiru, Sejfulla Malėshova, Ramadan Ēitaku, Abaz Kupi dhe Spiro Moisiu (Enver Hoxha “Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re”, Tiranė 1984, faqe 329). Pas kėsaj konferencė filloi lufta civile. Sekretariati i Frontit Nacional Ēlirimtar pėrbėhej nga Omer Nishani (president), Koēi Xoxe, Sejfulla Malėshova, Medar Shtylla (n/presidentė), Nako Spiru (sekretar), Shefqet Beja (sekretari i pėrgjithshėm) (sipas “Bashkimi”, 7 gusht 1945).



Riorganizimi i Frontit, pas lufte. Omer Nishani ia le vendin Enver Hoxhės



Pas lufte, roli i Frontit ishte maska mė e mirė pėr PKSH‑nė, e cila nuk guxoi tė dilte hapur si forcė udhėheqėse. Mė 5 gusht 1945, u mbajt kongresi i I Frontit, ku u shpall se organizata do tė vazhdonte tė ishte njė forcė antifashiste. I pranishėm ishte ministri jugosllav nė Tiranė, Velimir Stojniē. Tė njejtėn ditė filloi edhe kongresi i Frontit Nacional Ēlirimtar tė Jugosllavisė, madje Koēi Xoxe propozoi qė t’i dėrgohej njė telegram atyre, gjė qė u pranua me kėnaqėsi e duartrokitje prej tė pranishmėve (“Bashkimi” 7 gusht 1945), ndėrsa u dha e plotė fjala e Titos nė kėtė kongres (“Bashkimi” 8 gusht 1945). Njė ditė mė vonė, kryetari i Frontit NĒL Omer Nishani propozoi qė president i ardhshėm i Frontit tė ishte Enver Hoxha (“Bashkimi” 9 gusht 1945). Ky propozim u shoqėrua me britma nga delegatėt, aq sa nė njė ēast, ato e morėn nė krahė Enver Hoxhėn. Pas kėsaj, Nishani brohoriti pėr Enver Hoxhėn, Frontin, PKSH‑nė, Rininė Antifashiste, Gruan Antifashiste, Gruan Antifashiste, sindikatat e popullin shqiptar. Duke zbuluar edhe planin e ardhshėm, Nishani tha nė “konformitet me dėshirėn e shfaqur prej tė gjithėve”: “Rroftė Republika Demokratike shqiptare!”. Sipas kėsaj, u duk qartė qė zgjedhjet qė do tė zhvilloheshin do tė ishin krejt kot, sepse tashmė edhe forma e regjimit ishte vendosur. Mė 10 gusht 1946, gazeta “Bashkimi” doli me logon “organ i Frontit Demokratik”, siē do tė ishte emri i ri i organizatės kėtej e tutje. Pas kėsaj date u paraqit njė program prej 7 pikash, qė kishte tė bėnte me realizimin e unitetit tė tė gjithė popullit, mbrojtjen e pavarėsisė e sovranitetit, pėrkrahjen e pushtetit tė ri popullor, organizimin politik tė popullit shqiptar, reforma tė gjera ekonomike e sociale dhe bashkėpunim ballkanik e mė gjerė, pėr tė forcuar linjėn antifashiste.

Nė sekretariatin e Frontit u zgjodhėn:

1‑Gjen ‑ kol.Enver Hoxha ‑ president

2‑Gjen ‑ leit.Koēi Xoxe ‑ n/president

3‑Medar Shtylla ‑ n/president

4‑Shefqet Beja ‑ n/president

5‑Sejfulla Malėshova ‑ sekretar i pėrgjithshėm

6‑Behar Shtylla ‑ sekretar

7‑Fadil Paērami ‑ anėtar

8‑Kolė Kuqali ‑ anėtar

9‑Selaudin Toto ‑ anėtar

Nga kėta, u shpallėn tradhtarė nė kohė tė ndryshme, Koēi Xoxe, Shefqet Beja, Sejfulla Malėshova, Selaudin Toto, Kolė Kuqali dhe Fadil Paērami. Mbetėn “besnikė” vetėm Enver Hoxha dhe Medar Shtylla. Madje 4 prej “tradhtarėve” u dėnuan me vdekje.

Nė Komitetin Ekzekutiv, veē anėtarėve tė sekretariatit, ishin zgjedhur edhe:

‑Gjen.maj.Bedri Spahiu

‑Ymer Dishnica

‑Nako Spiru

‑Manol Konomi

‑Kol. Kristo Themelko

‑Naxhije Dume

‑Pandi Kristo

‑Dom Luigj Pici

‑Siri Shapllo

‑Gjergj Kokoshi

‑Abdyl Kėllezi.

Ėshtė rast unikal qė tė gjithė kėta u shpallėn tradhtarė, duke dhėnė edhe shembullin mė tipik pėr vitet e regjimit komunist.

Nė rezolucionin e Frontit tė mbledhjes nė fjalė, flitej edhe pėr Kuvendin Themeltar, si dhe vlerėsohej njohja e qeverisė komuniste tė Shqipėrisė nga ajo jugosllave.

Mė 9 prill 1946, nė mbledhjen e II tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Frontit, u miratua statuti dhe rregullorja e Frontit. Pėr shkak se kishin filluar devijimet dhe heqjet e para, u riformulua Sekretariati i kėtij tė fundit, sipas kėsaj pėrbėrjeje: Enver Hoxha ‑ president, Koēi Xoxe ‑ n/president, Medar Shtylla ‑ n/president, Hysni Kapo ‑ sekretar i pėrgjithshėm, Tuk Jakova, Gogo Nushi, Gaqo Tashko, Liri Belishova. Nga kėta u shpallėn “tradhtarė” tė tjerė, edhe Tuk Jakova, edhe Liri Belishova.

Ndėrsa Komiteti Ekzekutiv (ku bėnin pjesė edhe anėtarėt e sekretaritatit) u riformulua, si vijon: Nako Spiru, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Naxhije Dume, Bedri Spahiu, Fadil Paērami, Abdyl Kėllezi, Ymer Dishnica, Manol Konomi, Kadri Baboēi, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi, Kiēo Ngjela (“Bashkimi” 25 shtator 1946).

Fjalėn kryesore tė mbledhjes nė fjalė e mbajti Koēi Xoxe. Nė statutin e miratuar me kėtė rast, thuhej se Fronti Nacional Ēlirimtar ishte “njė organizatė politike masash, e cila grumbullon nė gjirin e saj tė gjitha organizatat dhe elementėt demokratikė e antifashistė”, e cila kishte lindur dhe kishte “udhėhequr masat e popullit shqiptar nė Luftėn ANĒ dhe ėshtė sot fuqia kryesore pėr ruajtjen e fitoreve tė LANĒ‑it dhe e ndėrtimit tė Shqipėrisė sė re”. Kėshilli i Pėrgjithshėm ishte organi udhėheqės, i cili zgjidhte Komitetin Ekzekutiv e ky, sekretariatin. Kongresi mbahej pėr ēdo 2 vjet dhe anėtarė tė Frontit ishin tė gjithė shtetasit. Nė kėtė mbledhje tė Frontit u pėrjashtuan nga radhėt e tij, Hysni Peja, Dom Luigj Pici, Kolė Rodhe, Suat Asllani e Dan Kaloshi, tė cilėt u akuzuan se kishin punuar kundėr Frontit (“Bashkimi” 8 ‑ 10 prill 1945).

Nexhmije Hoxha, kryetarja e parafundit e Frontit

Enver Hoxha vazhdoi tė ishte edhe kryetar i Fronit Demokratik deri nė vitin 1985, kur edhe vdiq. Pasardhėsi i tij, jo mė kot, por nė mėnyrė simbolike dhe kuptimplote, ia kaloi kėtė funksion, Nexhmije Hoxhės. Nė pragun e ndryshimeve tė mėdha demokratike, Nexhmije Hoxha dha dorėheqjen pėr “arsye moshe” dhe kėtė detyrė e mori “i riu” gati 70-vjeēar Adil Ēarēani, i cili mbylli edhe historinė gati 50-vjeēare tė atij qė quhej, Fronti Demokratik i Shqipėrisė.

‑Martesa e Nexhmijes me Enver Hoxhėn, ishte politikė, agjenturė apo dashuri?

‑Miladin Popoviēi lejon dashurinė

‑Njohja e Nexhmijes me Dushan Mugoshėn

Nga Fahri BALLIU

Siē e thamė mė sipėr, vajtja nuse e Nexhmije Hoxhės tek Hoxhajtė, nuk ėshtė se u prit si njė krushqi e lumtur. Nė pėrgjithėsi, kjo fliste nė favor tė Nexhmijes dhe mė tepėr akoma, kjo s'mund tė gjykohej, ndalohej dhe trajtohej keq nga fisi i Enverit, pėr shkak se tashmė, ai ishte i pari i vendit dhe nuk i vinte rradha martesės sė tij pėr t'u gjykuar, se sa qindra, mijėra episode tė tjera tė ditės.

Pėr plotėsimin e figurės sė Nexhmije Hoxhės, bashkė me velin e heshtjes dhe mungesės sė informacionit, shurdhėrisė dhe verbėrisė qė ajo la dhe lė akoma, lidhur me babain e saj, xhaxhain,fisin dhe marrėdhėniet e tyre me pushtetin jugosllav pėrpara '44‑ės, ėshtė po kaq ne terr dhe plot ekuivoke dhe enigma, martesa e Nexhmijes me Enverin. Natyrisht, numri i femrave tė pėrfshira nė lėvizjen komuniste, veēanėrisht nė hapat e parė tė saj, ka qenė shumė i kufizuar, por gjithsesi, Nexhmija nuk ka qenė primaria e kėsaj lufte, e kėsaj pjesėmarrjeje dhe e kėsaj gatishmėrie. Nexhmija ka qenė njė nga ato, madje do tė thoshim se bashkėshortja e Ēabeut, apo ndonjė tjetėr, si Drita Kosturi, ishin shumė herė mė pėrpara se ajo. Pavarėsisht nga kėto kjo, na del pėrfundimisht kryesorja dhe, vetėm pas hyrjes sė pluralizmit, u mor vesh pėr figura tė tjera nė role shumė herė mė tė rėndėsishme. Retushimi, sfumimi i femrave tė tjera nga aktiviteti dhe roli historik i tyre, bėn qė Nexhmija tė mbetet e vetme dhe sikur buron natyrshėm qė, kėtė, tashmė, njeri nga kėta udhėheqės do ta dashuronte. Dhe ndodhi qė e dashuroi Enver Hoxha. Ne nuk duam, pa pasur ndonjė dėshmi, qė tė themi se Enveri u dashurua me Nexhmijen. Por e dimė shumė mirė qė Enveri, nė kėtė fushė, nuk ishte fillestar, si nė komunizėm. Ai madje, kishte njė jetė fort tė lirė dhe tejet moderne pėr kohėn dhe vendin ku kishte jetuar. Kjo tė bėn tė kuptosh se, Enveri kishte velje nga kjo fushė dhe nuk mund tė zbulonte me zjarr, apo dhe ta mbulonte me po kaq zjarr, njė lidhje dashurie. Aq mė shumė, kur qenia e tij ishte e pėrfshirė nė zjarrin e njė misioni gati tė paimagjinueshėm, siē ishte roli dhe pozicioni nė tė cilin ai u vu pėrballė komunistėve shqiptarė. Pra, nga ana e Enverit, as nuk mund tė imagjinohet, as nuk mund tė jetė e vėrtetė, se ai njeri kishte tė njėjtin angazhim, pra, se po digjej pėr njė lidhje, siē ishte kjo nė fjalė. Nga ana e saj, Nexhmija, qoftė edhe e konceptuar si delikatja, qė ėshtė njė pėrkėdheli dhe emblemė lavdėronjėse pėr tė, nuk kishte, as moshėn, as kohėn, as lirinė dhe formimin, pėr t'u pėrfshirė po me kaq zjarr nė kėtė lidhje dashurie. Ndėrkohė, ajo nuk ishte praktikisht femra kryesore, ajo qė mbulonte, si tė thuash, me figurėn e saj, pjesėmarrjen e femrės nė kėtė lėvizje. Ajo ishte njė nga ato, e pashquar pėr cilėsira vezullonjėse, tė cilat, nė dashuri luajnė rolin nė krijimin e fushės magnetike, po themi, tė tėrheqjes dhe tė ndezjes tė njė zjarri flakėpėrfshirės. Ndėrkohė, ne kishim njė lidhje tė shpallur tė Qemal Stafės me Drita Kosturin. Po Qemali vritet dhe Kosturi humbet. Ndėrkohė, dhe Nexhmija nuk ka qenė e palidhur me dikė tjetėr, para Enverit, qoftė nė marrėdhėnie dashurie, qoftė edhe nė fejesė. Ndėrkohė, kemi urdhėr pėr pengimin e lidhjeve tė dashurisė tė marrėdhėnieve tė tilla mes shokėsh dhe shoqesh komuniste partizane. Pra, ngado qė ta kthesh, kėtu mungon indicia, mungojnė parametrat frymėzonjės apo inspirues, pėr njė dashuri, e cila nuk pėrfill asnjė rrethanė penguese. Gjykuar dhe nga karakteri, nga akullnaja qė pėrmban vetė tipi i zonjės Hoxha, mund tė themi se kėtu, ne kemi tė bėjmė me njė martesė tė projektuar, ose nga logjika e rrethanave, ose nga njė dorė tjetėr. Qė nė krye tė herės, duhet tė themi qė urdhrin pėr t'u lejuar marrėdhėnia e dashurisė, fejesa, martesat nė ēetat dhe brigadat partizane, apo njėsitė e ndryshme politiko‑guerriliere, e ka dhėnė Miladin Popoviēi. Lexuesit, historianėt, dėshmitarėt, njerėzit qė kanė parė arkivat, n'daē tė duan, n'daē tė plasin, duan tė pranojnė qė martesa e shqiptarėve partizanė dhe dashuria mes tyre, ėshtė e lejuar vetėm nga jugosllavi Miladin Popoviē.

Por le tė kthehemi tek lidhja e Enverit me Nexhmijen...

Pėrderisa jeta e Nexhmijes dhe lidhjet familjare farefisnore tė vajzėrisė sė saj, janė tė zhvilluara, madje edhe tė mbetura deri vonė dhe aktualisht, nė njė pushtet sllav, jugosllav tė dikurshėm, edhe nė krushqitė klasike, duhet tė mendojmė se ata do tė merrnin pjesė nė fejesėn e vajzės sė tyre, pra, do tė ishin njė soj faktori. Por, kur kėtė e lidh dhe e pasuron me faktin mė tė bujshėm, mė real tė kohės, qė ėshtė lidhur me rolin e Miladin Popoviēit dhe Dushan Mugoshės nė historinė e Partisė Komuniste Shqiptare, atėhere ke tė drejtė tė shtrosh pyetjen "a mos janė shkesėt e kėsaj martese, kėta dy njerėz". Njėri mė shumė se tjetri, kjo nuk ka rėndėsi. Nexhmija, kur kujton letrat e Fiqiretit dhe tė Mehmetit, tė Dushan Mugoshės, harron se letra mė mallėngjyese pėr tė, ėshtė e vetė Nexhmijes. Dhe nuk mund tė bindė askėnd Nexhmije Hoxha dhe askush tjetėr, se ndjenjat e miqėsisė dhe tė mirėnjohjes, qoftė tė Nexhmijes, qoftė tė Fiqiretit, nuk kalojnė nga roli qė ka patur Dushani nė jetėn e tyre personale private, nė njohjen e tyre, nė lidhjet e tyre dhe pėrkatėsinė e tyre, si besnike, nė radhė tė parė, tė asaj ēka pėrfaqėsonte Dushan Mugosha apo Miladin Popoviēi. Edhe Miladini, edhe Dushani, njėri qė mbulonte punėn e partisė, tjetri shėrbimin sekret, vinin nga treva qė banoheshin me shqiptarė. Ata i njihnin shqiptarėt nė mėnyrė tė pėrkryer. Edhe Nexhmija ishte njė shqiptare e ardhur nga trevat e banuara me sllavė, pėr shkak tė padrejtėsisė sė kufinjve tė '13‑ės. Qoftė Miladini, qoftė Dushani, nuk mund tė mos i kishin nė dorė tė tėra lidhjet e familjes Xhuglini, nė pushtetin jugosllav. Pėrsa i pėrket raportit tė mirėfilltė agjenturor, nė tė cilin ndodheshin shumė shqiptarė nga trysnia e pushtetit ēnjerėzor tė mbretėrisė jugosllave mbi ata, pėr kėtė, jo vetėm qė kanė dalė fakte, tė dhėna, studime, libra, por madje, nė njė botim i fundit prej 600 faqesh qė ka lėshuar shėrbimi sekret serb, deri nė vitin 1953, ke rast tė kuptosh shumė mirė se, ēfarė beteje e nėndheshme, por voluminoze, tronditėse, ėshtė zhvilluar pėr rekrutimin e shumė shqiptarėve nė trojet e tyre, nė shtetin amė dhe nė diasporė. Askush mė shumė, mė mirė se Nexhmija dhe Ramiz Alia, nuk mund ta dijė tė vėrtetėn e kėsaj ēėshtjeje. Dhe kjo e vėrtetė, ėshtė njė nga pengjet tragjike, dramatike, qė e mban mbėrthyer Shqipėrinė dhe shqiptarėt, me njė fat tė lemerishėm. Dhe kjo fillon qė nga koha e lidhjes sė Nexhmijes me Enverin dhe vazhdon deri te djegia e kishave serbe nė Kosovė, para ca ditėsh. Por, le tė kthehemi tek vitet kur Nexhmija na u gjend e lidhur me Enverin. Nė rastin mė tė mirė tė lidhjes sė tyre, mund tė thuash se Enveri u mori leje Miladinit dhe Dushanit, pėr kėtė ēėshtje. Por tė dy kėta janė totalisht themelues, janė totalisht komandues, orientues, krijues tė tragjedisė tė komunistėve shqiptarė dhe nuk mund tė mjaftoheshin me dhėnien e lejes. Ata, po kaq natyrshėm mund tė ishin rekomanduesit, udhėzuesit, madje mund tė ishin ata qė vendosėn pėr kėtė. Natyrisht, kjo mund tė jetė e maskuar, si rekomandim dhe akt‑besimi politik. Por, po tė futemi nė lėkurėn e kohės, ne e ndjejmė se ata ishin gjithēka pėr Enver Hoxhėn dhe pėr Nexhmijen. Nė kėto kushte, ata ndjehen mė tė afėrt me Nexhmijen, se praktikisht, ajo vinte nga treva me njė shtetėsi tė pėrbashkėt, por me kombėsi tjetėr. Prandaj, ata nuk mund tė linin kurrsesi Enver Hoxhėn, tė pamarkuar nė jetėn e tij privato‑sentimentale. Prandaj, Nexhmija, qė nė ēastin e parė hyn nė jetėn e Enver Hoxhės, jo me diferencė besimi politik, por si akt besimi, jo me diferencė si preferencė, por pėrkundrazi, e vetmja e preferuar. Nga ana tjetėr, vetė Enveri, si diabolik, nuk mund tė mos reflektojė, edhe pėrmes Nexhmijes, besnikėri ndaj Miladinit dhe Dushanit e tė tjerėve mė pas. Dhe mė shumė akoma, kur Enverit do t'i duhej qė, pėr tė mbrojtur pushtetin e tij, tė bėnte teatrin e prishjes, por tė mos kalojmė mė tutje.

Miladini dhe Dushani, Partia Komuniste Jugosllave, pra Jugosllavia e ardhshme, shteti i ardhshėm jugosllav, nė figurėn e Enver Hoxhės, shihte padyshim realizuesin e gjithė projektit tė tyre pėr ēėshtje tė mėdha historike, siē ishte ajo e Kosovės, apo siē ishte kalimi i vetė Shqipėrisė, Partisė Komuniste tė saj, nė njė njėsi administrative jugosllave. Nė kėtė kuptim, ata nuk mund ta linin kurrėn e kurrės Enver Hoxhėn pa njė fishė besnikėrie tė palėkundshme rezervė. Nė kėtė kuptim, ata ndėrtuan me Nexhmijen, njeriun e pėrjetshėm tė tyre. Natyrisht, kjo ka pėrmasa tė tilla sa, pėr hir tė sė vėrtetės, kėrkon mė shumė argument arkivor, por me shpresė te Zoti, kemi bindjen se ata pak dėshmitarė qė kanė mbetur dhe ata qė sot luajnė role tė rėndėsishme politike nė transformimin e asaj partie, e dinė dhe e kuptojnė shumė mirė se, tė qenit bashkėshorte e Enver Hoxhės, ėshtė pėrputhur me njė mision tė madh politik, historik tė mbrapshtė, qė kjo grua ka luajtur pėr fatet e vendit dhe nė momente tė caktuara, pėr fatet e familjes dhe fatin e vetė Enver Hoxhės, kur janė pėrplasur shėrbimet me interesin.

Por gjithsesi, pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes qė u shtrua nė kryetitullin e kėtij kapitulli, ne mund tė themi qė, martesa e Nexhmijes nuk ishte dashuri. Dhe nė pėrpjekje pėr t'iu pėrgjigjur pėrfundimisht, do tė vazhdojmė nesėr nė numrat e ardhshėm.

Cilat janė marrėdhėniet e Nexhmijes Hoxhės me Semiramis Alinė?

Nga Fahri BALLIU

Nė vazhdim tė analizės tonė, pėr tė parė, kuptuar, zbuluar, marrėdhėniet politike tė ngushta, si njė institucion apo njėsi e vetme, tė Nexhmije Hoxhės me Ramiz Alinė, mendojmė se nė kėtė, hedh dritė edhe raporti i marrėdhėnieve tė Nexhmijes me Semiramisin. Natyrisht, kėto marrėdhėnie duhet tė jenė tė njė niveli shumė tė ngushtė, qė tė motivojnė edhe marrėdhėniet po kaq tė ngushta, bashkėpunuese, konkluduese, tė Nexhmijes me Ramizin. A janė nė tė njėjtin nivel kėto marrėdhėnie, si me Semiramisin, dhe me Ramizin? Pra, a ėshtė e njėjta distancė e Nexhmijes, nga bashkėshortėt Ramiz dhe Semiramis?

Qė nė krye tė herės, duhet tė themi qė Semiramisi nuk ka asnjė marrėdhėnie tė veēantė, specifike, tė dallueshme, me Nexhmije Hoxhėn. Ato vijnė tė dyja nga origjina krejt tė ndryshme dhe nuk mund tė themi se kanė pasur ndonjėherė njė pėrputhje, apo qė marrėdhėniet e tė dyjave tė lenė mbresė tek fėmijėt, apo dėshmitarėt e kohės.

Semiramis Alia vinte nga Elbasani, ishte e krishterė dhe trashėgonte njė qytetari, kulturė dhe prirje intelektuale. Ajo ėshtė numri 1 i grave tė Bllokut, nga '43-shi deri nė mbarim tė tij, qė ka njė raport tė natyrshėm intelektual me vendin e punės. Natyrisht, brenda vendit tė punės sė saj, ajo i pėrket njė emėrtese politike dhe jo shkencore, por Semiramisi kishte shumė edukatė, ishte shoqėrore dhe ka lėnė njė mbresė dhe njė kujtim, ekstremisht nė favor tė saj, tė papėrfolur. Madje, pėr kėtė, nė kulmin e thashethemeve apo tė vėrtetave, tė ekzagjeruara ose jo, pėr Bllokun dhe gratė e Bllokut, jo rrallė ajo merrej shpesh si shembull i thjeshtėsisė dhe i mirėsisė njerėzore.

Natyrisht, njė njohje e thellė e saj qė, nė tė vėrtetė mungon pėr ta kryer dikush nga jashtė dhe nga largėsia, e bėn qė statura e saj, tė pėrputhet me atė ēka jepte dhe flitej nė opinion.

Pavarėsisht nga kjo, tė bie nė sy qė, atje ku ajo ushtroi detyrėn, ka ndodhur qė vendi, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės dhe dekanati nė tė cilin ajo ka qenė, tė jetė nė tė vėrtetė, njė shkollė partie qė pergatiti kuadro pėr politikė, veēanėrisht pėr periudhėn pluraliste.

Nė radhė tė parė, duhet thėnė qė, tėrė kėta studentė apo pedagogė qė nuk e kishin pėrkrahjen e Semiramisit, nuk bėheshin ndonjė farė gjėje. Ata qė e kishin, u bėnė ose dhėndurė, ose politikanė tė dėgjuar sot.

Duhet tė jetė meritė e Semiramisit, qė dy vajzat e saj ajo i martoi jashtė Bllokut dhe sigurisht, ėshtė njė zgjuarsi e vetė Ramizit, duke i mbajtur vajzat jashtė intrigave apo lidhjeve tė oborrit, pėr aleanca apo kritere politike.

Sidoqoftė, Semiramis Alia nuk mund tė jetė pa pėrgjegjėsi ose meritė, pėr atė drejtim qė morėn tė gjithė tė pėrkėdhelurit e saj, tė preferuarit e saj, ata qė ajo i simpatizonte apo i ēmonte e i ngrinte, nga studentė nė pedagogė, nė pedagogė tė rekomanduar brenda fakuletit.

Duhet ta kuptojmė mirė se ēdo pėrpjekje pėr t'i paraqitur kėta pedagogė tė Shkencave tė Natyrės qė u shndėrruan nė politikanė, si njerėz tė zotė nė sferat e tyre shkencore, ėshtė njė gjė qesharake dhe mashtrim i denjė, vetėm pėr koncepte provinciale tipike pėr vendet e pazhvilluara. Shkenca nė kėtė fakultet tė Shkencave, nė rastin mė tė mirė ka qenė njė pedagogji e pėrvetėsim i kėsaj pedagogjie shkencore, nė nivel tamam tė zhvillimit tė shkencės dhe prodhimit nė Shqipėri, tė Enver Hoxhės.

Eshtė qesharake t'i drejtohesh biografive tė fryra shkencore tė kėtyre pedagogėve qė, nga fizika, matematika, e biologjia, kalojnė drejtpėrsėdrejti nė zonat elektorale, tavolinat e politikės, funksione organizative partie, etj, etj. Kėtu ėshtė roli i Semiramisit, i padyshimtė pėr t'i rekomanduar, veēanėrisht inventarit tė Ramiz Alisė, kuadro pėr t'i pėrdorur ai, nė interes tė lėvizjeve tė tij politike. Njė gjė qė vihet re tek lėnda njerėzore e kėtij Fakulteti tė Shkencave, qė mori detyra nė politikė, veēanėrisht nė periudhėn pas vdekjes sė Enver Hoxhės, ishte nga tė parėt qė vajti nė Perėndim dhe bashkėpunimi mes tyre me shtetin shqiptar, pra me strukturat e Sigurimit, ka qenė njė nga normat normale tė sjelljes sė tyre. Qė kėtej pastaj, mund tė jenė shpėrndarė topat pak mė thellė e mė gjerė, por gjithsesi, kėto kishin tė bėnin pastaj me ca tė vėrteta lidhėse, nė mėnyrė tė pashlyeshme, gjithė jetėn. Pra, nuk mund tė themi se Semiramis Alia, nė vitet e punės sė saj nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės ka ndenjur duarkryq, pėrkundrazi, ėshtė rezultati qė flet pėr nevojėn e njė interpretimi dhe hulumtimi tė ndonjė tė vėrtete tė kyēur nė njė sjellje modeste dhe e njė mėnyre tė jetuari pa zhurmė. Nga Fakulteti i Shkencave, po tė donte Semiramisi, bėheshe edhe anėtar i KQ-sė, bėheshe edhe rektor universiteti, edhe pse, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė qė rekomandimet e saj pėr kohėn, ishin nga mė liberalėt dhe mė pozitivėt. Sidomos kur i krahason ato, me disa portrete dhe fytyra qė vinin nga anė tė tjera nė politikėn e kohės. Por edhe mė pas, natyrisht ka raste qė pėr ndonjė person qė u ngrit nė sferat e larta tė politikės pluraliste, individi tė ketė kaluar nga rekomandimi i Nexhmijes, nė atė tė kujdesit tė Semiramisit dhe mė pas, tė vetė Ramizit. E zgjatėm kėtė raport tė kuptuar, se Semiramisi ishte njė grua ekstremisht e vetėkontrolluar nė mėnyrėn e sjelljes nė publik dhe nė ambientet ku jetonte. Ajo vinte padyshim, nga njė familje ku fėmijėt nuk kishin pasur fort nevojė tė merrnin anėn e komunizmit. Por gjithsesi, vėllezėrit e saj, vėllai i saj kishte dhėnė jetėn nė luftėn antifashiste dhe, siē thoshte dikur nė Elbasan, dėshmori i mėpastajmė, Mehmet Bajraktari, tek shtėpia e Ptolemeut, edhe pulat janė tė kuqe. Pra, Semiramisi e kishte formimin tė fortė komunist. Pėr mė tepėr, ajo ishte shkolluar nė BS, ku dhe ishte njohur me Ramizin dhe u lidh me tė nė martesė. Tani, kėto shkollat e BS-sė, pėrveē gjuhės dhe ndonjė shkence, nuk kishin kohė qė ta mėsonin, pasi ato bėrthamat politike tė tyre, pėrpiqeshin mė sė shumti pėr t'i bėrė studentėt tė ndjeheshin tė detyruar ndaj shkollimit dhe sakrificės qė bėnte populli sovjetik, pėr kontributin internacional ndaj njė vendi apo njė tjetri.

Pra, edukimi, kulturimi dhe kubatura komuniste, ishte shumė e plotė tek Semiramisi. Prandaj, ajo ishte krejt e aftė tė kryente detyrat politike. Por, thjeshtėsia, zakonshmėria e saj dhe njė talent i palexuar, arriti qė tė japė njė rezultat dramatik pėr politikėn shqiptare, por pa mundėsinė pėr t'i lexuar lėvizjet dhe kontributet. Ajo e ka komanduar fakultetin dhe, gjithēka aty ka qenė nė pushtetin e saj, drejtpėrsėdrejti dhe pėrmes pėrzgjedhjeve tė pagabueshme qė ajo ka bėrė, kandidaturat qė mė pas i shohim nė politikė.

Natyrisht, Nexhmija kishte krejt tipare tė tjera. Njė film i padukshėm i mėnyrės pėr tė mos u dukur dora nė veprimet, ėshtė i pėrbashkėt. Por gjithsesi, pėr mė gjerė, duhet pritur akoma.

Pavarėsisht nga e tėrė kjo, marrėdhėniet e Nexhmijes me Semiramisin, mund tė themi se pėrmblidheshin nė atė pėrcaktimin popullor folklorik, ku thuhet "As ashtu, as ashtu". Ato kishin njė komunikim protokollar dhe ishte mė e rėndėsishmja, Semiramisi thuajse nuk ekzistonte nė tė gjtihė atė mjedis tė Bllokut. Dhe po kėshtu, Nexhmija kurrė nuk e pėrmendte atė. Vetė sfera universitare, pikėrisht ky fakultet, ishte shumė larg vėmendjes sė intrigave tė pėrditshme dhe nevojave politike akute. Por kjo, nuk e pengonte Semiramisin tė kryente punė tė mėdha. Nexhmija i ruhej ballafaqimit dhe kishte qėndruar larg lidhjeve shoqėrore me Semiramisin. Takimet e tyre ishin klishe, tė kontrolluara, bile mund tė themi se, Nexhmija nuk i sillej ngrohtė Semiramisit. Natyrisht, qė tjetra kish pasur kohė ta njihte mirė, si gjėmėn qė tė vinte nga shoqėrimi e miqėsia me Nexhmijen, ashtu edhe tė mirat qė mund tė sillte influenca e saj. Dėshmitarė qė e kanė parė dhe verifikuar raportin e komunikimit tė Nexhmijes me Semiramisin, ndėrsa flasin pėr mosdėshirėn e Nexhmijes nė vlerėsimin e Semiramisit, ose mė saktė, Nexhmija bėnte sikur nuk ekzistonte kjo grua, por ishte njė agregat i tė shoqit, Semiramisi vetė, ishte shumė e kalkuluar. Ajo pėrpiqej t'i shpėtonte ditės dhe syrit tė keq apo tė mirė, duke qenė korrekte, grua e buzėqeshur, me etiketė, me edukatė. Thjeshtėsia e saj ishte zakonshmėria e saj. Natyrisht, ajo i ka kuptuar pozitat e tė shoqit pėr t'ia dalė mbanė nė atė luginė kobrash qė quhej byro politike. Por, ajo s'mund tė ishte e paditur pėr t'u kuptuar, se edhe i shoqi, ishte njė kobra. Por kėtu, kėputet filmi, pasi vetė Ramizi ėshtė njė arkitekt i jashtėzakonshėm i ndėrtimit tė marrėdhėnieve me jashtė derės sė shtėpisė dhe brenda derės. Pra, nuk ka pasur, as dashur, as konflikt midis Nexhmijes dhe Semiramisit. Tė gjitha kėto i ka mbuluar dhe ka mjaftuar raporti i marrėdhėnieve tė dukshme e tė padukshme tė Nexhmijes me Ramizin. Kjo grua, Nexhmija Hoxha nuk e ka patur mė tė lehtė, mė tė drejtpėrdrejtė, lidhjen me Semiramisin, se sa me Ramizin? Po kjo nuk rezulton. Pra, ajo ka qenė e orientuar ose ka pranuar orientimin dhe domosdoshmėrinė e komunikimit dhe tė bashkėpunimit me Ramiz Alinė. Prandaj, ėshtė ky qė e zotėron skenėn e komunikimeve me Nexhmijen dhe aspak bashkėshortja e tij, gjė qė do tė ishte mė e natyrshme. Natyrisht, ka pasur momente dhe situata, nė tė cilat komunikimi midis Semiramisit dhe Nexhmijes mund tė ketė qenė i acaruar, ose mė i ngrohtė. Por njė gjė ėshtė marrėdhėnia me Nexhmijen, qė duhet tė ketė qenė njė mundim i madh i vetė Semiramisit, e cila vdiq nga njė sėmundje qė, mes tė tjerash, acarohet nga tė fshehta tė rrezikshme, veēanėrisht kur ato jetojnė njė kohė tė gjatė. Pra tė dyja gratė kanė qėndruar nė njė mėnyrė qė tė mos u bjerė rruga nė pėrplasje dhe ne pėrballim, se si duket, kanė patur boll mllef ndaj njėra-tjetrės. Natyrisht, ky version qėndron nė rastin mė tė mirė, pasi duhet parė dhe marrėdhėnia e vetė Ramizit me Semiramisin, nėse i kishte ato diferenca qė kishte ēifti Hoxha mes njėri-tjetrit! Shkurt, Semirami, sa dijeni kishte pėr misionin e tė shoqit? A mjaftohej ajo me idenė se kjo ishte njė luftė vetėm pėr ekzistence, apo bėnte pjesė dhe ajo nė ekip me ngarkesė tė plotė pėr tė dalė nė krye tė luginės sė kobrave. Atėherė, edhe kjo grua nuk ėshtė se pėrjashtohet nga skema, pėr tė mos u kuptuar misioni i pėrbashkėt Ramiz-Nexhmije.


--------

gazeta 55