Edlira Prenga
Tre ambasadoret shqiptare ne Berlin, Paris dhe Bruksel, ndodhen tashme ne shenjester sepse nuk mbrojten si duhet qeverine. Diplomatet e akuzuar shihen si perkrahes te Metes kur ai ishte minister i Puneve te Jashtme dhe fajesohen se japin informacione kunder qeverise e kryeministrit. Presidenti ka kerkuar qe qeveria te reflektoje nga kritikat dhe se nuk do te lejoje spastrime politike. Raporti i BE-se per ecurine e reformave dhe gjendjen e demokracise ne Shqiperi ne kuader te negociatave me BE-ne, nuk do te kalohet vetem me debatin e fundit parlamentar. Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojne se ne kuader te reflektiit dhe analizes se punes se diplomacise dhe te kritikave nderkombetare, do te jene nje numer i madh ambasadoresh dhe zyrtaresh te tjere te larte te diplomacise qe do te largohen nga postet e tyre.
Motivi i largimit eshte kritika zyrtare se nuk kane arritur te krijojne lobing dhe te shmangin kritikat nderkombetare per qeverine shqiptare. Ne kete menyre, pritet qe viktimat e para te kritikave nderkombetare per paaftesine e qeverise per permbushjen e standarteve te integrimit duket se do te jene disa nga ambasadoret kryesore te Shqiperise ne shtetet perendimore.
Ne krye te kurbaneve, Kuko
Ne krye te listes eshte ambasadori Kuko ne Bruksel, i cili me 2002 ishte emri qe bashkoi Nanon e Berishen per zgjedhjen si President konsensual. Kuko akuzohet se nuk ka arritur te ule tonet e kritikave te BE-se dhe sidomos te komisionerit Cris Patten, nderkohe qe bashke me te akuzohen edhe ambasadore te tjere, perfshire edhe ai ne Gjermani, Turdiu dhe ai ne France, Hoxha. Bashke me ta mund te kete levizje te reja edhe ne Angli dhe ne qytete te tjera kryesore europiane.
Kjo vale largimesh eshte parashikuar te ndodhe gjate muajve te veres ne menyre qe ne vjeshte qeveria te prese vleresime te tjera nga diplomatet nderkombetare.
Spastrimet ne diplomaci, pas reagimit te Nanos
Spastrimet ne diplomaci vijne pas reagimit te ashper te Nanos menjehere pas publikimit te raportit kritik te bashkimit Europian, kur kryeministri me tone te ashpra kritikoi disa diplomateve shqiptare qe sherbejne ne kryeqytetet me te njohura europiane. Nano tha se ata kane deshtuar ne perpjekjet per prezantimin si duhet te punes se qeverise shqiptare dhe ne krijimin e nje imazhi pozitiv te saj ne bote. Ne analizen tre mujore te punes se Ministrise se Jashtme, kryeministri Nano kritikoi ashper drejtuesit e kesaj ministrie dhe disa nga amabasdoret kryesore shqiptare ne bote. Nano kerkoi prerazi se "drejtuesit e Ministrise duhet te luajne nje rol te dores te pare ne drejtim te ndreqjes se imazhit te vendit ne bote, pertej retorikes se zbrazet dhe permes nje diplomacie gjithnje e me te zhdervjellet dhe agresive".
Kritikat e Nanos shkuan edhe me tej duke thene se diplomacia aktuale eshte anakronike dhe jo efektive.
koha jone
Krijoni Kontakt