Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Hysenbelliu: Shteti policor në armiqësi me shtetin e së drejtës

    Letër e hapur e botuesit dhe biznesmenit, Irfan Hysenbelliu

    Shfaqjet e shtetit policor janë në armiqësi me shtetin e së drejtës

    Presidentit të Republikës,
    zotit Alfred Moisiu
    Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë,
    zotit Servet Pellumbi
    Kryeministrit dhe kryetarit të PSSH-së,
    zotit Fatos Nano
    Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHISH, zotit Neritan Ceka
    Kryetarit të PDSH-së, zotit Sali Berisha
    Shefit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, zotit Osmo Liponen
    Trupit diplomatik të akredituar në Tiranë
    Komitetit Shqiptar të Helsinkit
    Grupit Shqiptar të të drejtave të Njeriut
    Dhomës së Tregtisë dhe Indrustrisë, Tiranë
    Shoqatës së Botuesve Shqipëtarë

    Të nderuar zotërinj,
    Siç mund të jeni informuar nga shtypi i përditshëm, mbrëmjen e datës l4 prill, një grup i armatosur prej pesë personash, pa uniformë dhe pa shenja të tjera dalluese të ndonjë trupe policore, por që më vonë u tha se i përkisnin forcave të Reneas, ndërhyri brutalisht në lokalin “Prestige”, pronë e imja, në qendër të kryeqytetit, duke ushtruar terror ndaj klientëve dhe punonjësve të lokalit dhe duke përmbysur çfarë u dilte përpara. Sado banditeske, kjo skenë do të justifikohej prej nesh nëse grupi i armatosur do të arrestonte ndonjë person të shpallur në kërkim a diçka të ngjashme. Madje, duke njohur ngarkesën dhe stresin e policisë në luftën e saj të përditshme me krimin dhe kushtet e vështira, ne nuk do të bënim zhurmë për këtë ngjarje nëse ndokush nga Renea apo nga organet e rendit do të merrte mundimin të jepte shpjegime dhe, pse jo, të kërkonte edhe ndjesë publike për ngjarjen në fjalë për tejkalimin e së drejtës.

    Në të ashtuquajturin operacion i trupave të RENEA-s, ekspertët do të sqaronin shumë pika, ku një nga të cilat është drejtimi dhe mbushja e armëve automatike në ambjentin publik të mbushur me njerëz. Por për fat të keq, askush nuk dha shpjegime dhe aq më pak kërkoi ndjesë për dhunimin flagrant të pronës së tjetrit dhe për terrorizimin e qytetarëve. Shpjegimet që u dhanë më vonë, me ngulminin tonë, nga titullarë të niveleve të ndryshme të hierarkisë së Rendit, janë kontradiktore dhe, në vend që t’i sqarojnë, i shtojnë pikpyetjet për ngjarjen në fjalë.

    Dikush përgjigjet se i ashtuquajturi operacion i trupave pa uniformë të Reneas kishte për qëllim të arrestonte një person shumë të kërkuar, për identitetin e të cilit nuk thuhet asnjë fjalë! Një tjetër funksionar i lartë policie pohon të kundërtën duke thënë se “operacioni ishte stervitor”! Një i tretë shton se ka patur një ngatërresë me lokalin, pra ndërhyrja duhej berë në një lokal tjetër dhe jo në “Prestige”! Një i katërt, megjithëse detyra dhe funksioni ia do që të jetë i informuar për operacionet e policisë në kryeqytet, as e ka ditur, as ka mundur të mësojë deri në këtë çast se cili ishte qëllimi i operacionit në lokalin tim. Funksionarë të tjerë të Rendit heshtin dhe fshihen, megjithëse kanë detyrimin të jenë trasparent me çdo qytetar, siç jam unë, me çdo biznesmen dhe botues, siç jam unë. Vakuumi që krijojnë qoftë kundërthëniet, qoftë heshtja e krerëve të rendit, më shtyjnë të mendoj plot shqetësim se operacioni i famshëm i orës 21.50 të datës l4 prill nuk është gjë tjetër veçse një formë presioni kundër meje si botues i gazetës “Panorama”, si president i aksionerëve të “Birra Tirana”, si sipërmarrës i sukseshëm në fushën e ndërtimit dhe si një person aktiv në jetën publike, pa paragjykime për forcat politike në vend.

    Nepërmjet kësaj letre te hapur, dëshiroj që shqetësimin tim qytetar e njerëzor ta bëj publik dhe t’jua percjell edhe juve. Jam i bindur se do të kem mirëkuptimin tuaj për gravitetin e problemit. Më shumë se kaq: besoj se ky rast do të sherbejë për të nxitur veprime efikase kundër të gjitha formave të dhunës e presionit mbi mediat e lira dhe liritë qytetare si dhe për të mbështetur forcimin e rendit publik në respekt të lirive e të drejtave njerëzore. Aspirata jonë është demokracia dhe shteti i së drejtës. Endrrat dhe shfaqjet e shtetit policor janë në armiqësi me këtë aspiratë të shenjtë.

    Me respekt
    Irfan Hysenbelliu





    Reagon ministria e Rendit

    “Ja e vërteta e operacionit në lokal ”Prestige”

    Lidhur me pretendimet e ngritura nga pronari i lokal “Prestige” në Tiranë, sipas të cilit policia ka ushtruar presion ndaj tij si botues i gazetës “Panorama” dhe biznesmen, Drejtoria e Pwrgjithshme e Policisë së Shtetit sqaron se: Në datë 14 prill forcat speciale kanë organizuar një operacion për kapjen e një personi të shumëkërkuar për një sërë veprash të rënda penale, i cili sipas informacioneve operative ndodhej në lokalin “Prestige”. Gjatë zhvillimit të operacionit forcat speciale kanë vepruar sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe Ligjit “Për forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë”, neni 4, i cili përcakton se: “Çdo pjesëtari të njësive të forcave speciale dhe atyre të të Ndërhyrjes së Shpejtë i garantohet fshehtësia e identitetit personal gjatë ndërhyrjes dhe pas saj” dhe neni 7, i cili parashikon: “Forcat Speciale kryejnë operacione të shkallës së lartë të vështirësisë për arrestimin e individëve dhe grupeve kriminale në çdo lloj rrethane e objekti”. Policia e Shtetit siguron gjithë opinionin publik se operacioni i lartpërmendur nuk ka patur asnjë lidhje me pronarin e lokal “Prestige”. Gjithsesi për të saktësuar plotësisht veprimet e policisë në aksionin e lartpërmendur tashmë strukturat përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë kanë nisur një analizë të të gjitha procedurave të ndjekura në këtë rast.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ...Policet e Reneas dihet qe e kane "doren e rende", helbete nga 2 metra dhe 100 kile, t'i kishte ndodh ndonje njeriu te thjeshte nuk do ta vinte njeri ujin ne zjarr, as ky tipi ketu lart nuk do te lodhej ta botonte si lajm te rendomte ne faqet e gazetes se tij, e jo me t'i jepte gjithe kete publicitet...te vjen keq kur te ngacmojne me padrejtesi...realiteti shqiptar...shefat kane gjithçka ne dore...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Tema të Ngjashme

  1. Feja dhe shteti
    Nga Eda H në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 25-06-2008, 13:02
  2. Shteti injoron librin
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 01:28
  3. Konferencë për statusin e Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 07:08
  4. Shteti që tradhton shtetasit e tij
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 07:05
  5. Luigj Gurakuqi mbi shtetin ne Shqipni
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •