Të premten e një shiu të madh, një ëngjëll i vogël zbriti prej qiellit i mbajtur pas një cadre. Mbështeti për herë të parë këmbët mbi tokë afër një liqeni, mbylli cadrën dhe e la veten të përkëdhelej nga uji që rridhte. Mori të ecë drejt, lëvizja e tij ishte e brishtë, si lëvizje ëngjëlli, e shumë shpejt gjeti vendin ku po shkonte. Krahët e tij të blertë ishin të lagur e ai ndjeu ftohtë. Sheshi përballë ishte i zbehtë, stolat të gjithë të zbrazët dhe u ndie bosh, i lodhur, me një dhimbje të trishtë, që e bëri të dobët.
Afër liqenit ishte një mjellmë që flinte sikur të ishte pranverë, e rrezet e diellit ta kishin perkundur per nje kohe te gjate ne nje gjume te ngrohte. U afrua duke peshperitur nje melodi engjejsh ne buze e vetem kur u ndal perpara mjellmes, i shtriu gishtat mbi flatrat e saj dhe e lekundi embel.
Ajo nuk u ndie, gjumi i saj ishte i thelle, ndryshe gjemimet e qiellit do ta kishin trembur, uji i akullt do ta kishte shtyre ne nje qoshe te mbrojtur, e mbi te gjitha gishtat e nje engjelli nuk do kishin kaluar shkarazi mbi te.
-Zgjohu,-tha engjelli duke vazhduar te ledhatonte mjellmen ne gjumin e saj.
Shiu vazhdonte te binte. Kaluan ore derisa engjelli ndjeu te derdhej rishtazi jeta brenda shpirtit te mjellmes. Kjo u zgjua me koken e perkulur, si e denuar perjetesisht me vdekje, pa hapur syte, duke klithur:
-E vrane!
Pastaj ferkoi veshtrimin me flatra, deri kur kuptoi qe para saj ndodhej nje engjell qe po priste prej kohesh.
-Ke ftohte,-e pyeti mjellma duke ndier per here te pare sa e rendesishme ishte t’i flisje nje tjetri per gjera te tjera.
Engjelli i buzeqeshi, tashme krahet e tij ishin mbledhur aq sa mezi dukeshin, e ne fund te fundit kishte me vete edhe nje cader qielli. Po te kishte dashur, do ta kishte hapur ne vend te trishtimit te shiut.
Mjellma e pa ne sy, renkoi e mjere, me deshiren te mblidhte gjithe vrerin e me te permbyste rruget, por s’mundi dhe kerkoi me ngut te fshihej brenda dhimbjes se saj. Sikur engjelli te kishte erdhur qe ta mbronte, per te do ishte fundi. Do permbysej edhe ajo pakez jete brenda saj, derisa shpirti t’i degdisej larg, kush e di se ku.
Por engjelli nuk foli. E pa ne sy sikur t’i kerkonte asaj te tregonte, kurse me njeren dore po e ledhatonte ngadale, aq sa ajo u ndie cuditerisht tjeter, derisa filloi te ngrohej duke dashur te levizte.
Kjo nuk zgjati shume, mjellma rreshkiti prej atij vendi duke rregulluar flatrat, aq sa foli me nje ze te vajshem qe dridhej ne cdo fjale:
-Nuk prisja qe te vinte nje engjell te me ngushellonte. Nuk eshte ndonje lajm kurioz, lajm qe te ben te qeshesh apo te buzeqeshesh. Te gjithe po e quajne nje histori te embel e romantike, plot ndjenja te pastra e te sinqerta. Atyre qe i quajne te eger njerezit duke kerkuar t’i ofendojne, per ke nuk ka respekt per kafshet, per ata qe presin te kuptojne ndjenja qe mbase, as edhe nje njeri nuk i ka provuar deri me sot, te gjitheve iu vjen per mbare dhimbja ime.
Engjelli largoi menjane koken, sikur te kuptonte nevojen qe ajo te tregonte. Po flisnin per nje histori qe kishte kerkuar nderhyrjen e tij. Ishte historia e mjellmes dhe e dashurise se saj. Per mikun qe i kishte qene perkrah gjithe jeten, qe kishte ndare me te buken e thate qe i hidhnin femijet, historia e atij qe ngaterronte kembkat me te sajat duke soditur perendimin, historia e atij qe nje dite u zhduk pergjithmone nga ligesia e nje njeriu.
-Ishte mengjesi kur u zgjuam te dy mbi njeri tjetrin,-vazhdoi mjelma,-kur ai njeri i keq vendosi te bente shetitje me qenin e tij. O zot sa skuqte qielli, une dhe i dashuri im qendronim pa ze duke pare zjarrin e qiellit. Me vinte te klithja nga nje lumturi qe vetem une mendoja ta kisha ato momente. Miku im me shihte here pas here e qeshte. Me shtyu me dashje duke kerkuar te benim banjo bashke. Pastaj dashuri. Asnjehere nuk kishte qene aq i bukur agimi sa ajo dite. Mbase me duket mua tani keshtu. Qe te dy flisnim neper dhembe, e jetonim ato caste si te fundit e jetes. Per nje moment ai u cua ne ajer e zbriti pas shpatullave te mia, duke me dhene nje te puthur te embel ne qafe.
Une qesha me te madhe, perse u desh aq shpejt qe t’i thoja sa mire qe ndjehesha?
Ngado afer nesh gjalleronte jete dhe shkelqim, une do doja me aq ngut te largohesha per nje cast e me flatrat e mija te thurrja kuroren e luleshqerrave per princin tim. Nuk e bera, kujtova se ajo dite e gjate sa jeta jone do zgjohej edhe te nesermen siper nesh.
-E c’ndodhi?-nderhyri engjelli duke lene mjellmen me nje mjegull lotesh qe e dridhte te gjithen.
Ajo nuk foli. E perhumbur u hodh prapa, duke treguar me flatra diku larg, nje vend te papercaktuar, e duke ofshamur e derrmuar:
-Erdhen, e moren, ai vdiq.
-Ate mengjes?-foli engjelli...–Ka qene ai njeriu qe shetiste me qenin? Qe vendosi te bente nje spektakel interesant, duke ndersyer kafshen e tij kunder mikut tend te gjore? Nuk eshte keshtu? E pas perplasjes brutale shoku yt mbeti ne toke pa ndjenja, kurse ti i qendrove siper kokes, duke e ruajtur, mbase duke u lutur, derisa dha frymen e fundit per t’u terhequr brenda qetesise dhe vetmise qe po te ndjek akoma dhe sot...
Mjelma u leshua e keputur dhe engjelli nuk arriti dot ta priste. Vetem lehtesoi renien e saj duke e kapur kalimthi afer tokes.
-Perse po m’i thua keto gjera?-ia beri ajo duke vizatuar ankthin e saj mbi balte. –Ti nuk je i drejte. Asnje njeri nuk eshte i drejte. Me late vetem ne dhimbjen time, me hoqet ate per te cilin jetoja, e tani kerkoni te me ngushelloni. Duke me pyetur e duke me treguar ato qe une perpiqem mos i mbaj me mend.
Kujton se une nuk kam para syve dhembet e asaj kafshe qe jargoste gjithe terbimin e saj per gjerat e bukura? Jo, mos luaj koken sikur merr vesh te gjitha. Nuk po flas per qenin. Ishte njeriu, njerezit, sikur te kishin bere me dashje planet e tyre e te vinin deri tek lumturia jone qe ta minonin.
Mos fole, po te them. Ti ke qene edhe ne nje vend tjeter para se te vije ketu. Eshte afer, une e ndiej, e di me mire.
Misioni yt te coi me perpara ne nje tjeter shesh, aty ku te gjithe femijet kishin ushqyer me grure te helmuar pellumbat e asaj piace, qe te mos benin zhurme. Qe te mos gjallonin me te shkretet zogj.
Perse erdhe tek une tani? Eshte vone, ti e di kete e vazhdon te kembengulesh sikur mos jete pak ajo qe me ka ndodhur.
Engjelli u tremb. Sidomos kur degjoi qe ajo e dinte per sheshin e pellumbave te helmuar.
-Si e ka marre vesh?-mendoi, por pastaj i vuri te gjitha gjerave fajin e nje lloj spiritizmi, ne saje te te cilit mjellma me dashuri te vrare lexonte dhimbjet e qytetit.
-Me fal, i tha engjelli.-Une dua qe ti te vazhdosh prapseprape jeten tende. Per kete jam ketu,-e uli koken me turp, i zbuluar koke e kembe per qellimet e tij.
-Po sheshit, atij sheshi bosh me kufoma zogjsh te helmuar, c’bere qe i the? Asgje, vetem t’i flisje drureve dhe stolave bosh ne nje dite me shi. Prandaj je ketu, nuk arrite te gjesh njeri, te besh dot gje, e vjen te me ngushellosh mua si viktima jashte rradhe. Te lutem…Ti nuk ke me gje ne dore. Te lutem,-tha e ia krisi nje vaji te heshtur, e verber brenda nje misteri qe heret a vone do ta thithte perjetesisht larg.
-Ti je engjell. Je gatuar ne qiell. Boten time ti e sheh nga qindra kilometra lart. Tregohu i duruar te pakten kete here. Beje per mikun tim, per shpirtin e atij qe nuk eshte me. Dakord?-i foli mjellma duke pergjuar te gjitha levizjet e engjellit.
Ky u terhoq me mbrapa me koken ne duar, e pa guxuar ta veshtronte ne sy i tha:
-C’mund te bej per ty tani?
-Me ne fund,-klithi gjithe gezim mjellma, duke kercyer ne ajer si e lumtur.-Je vertet nje engjell. E di qe ketu te ka sjelle deshire ime per jete. Ajo deshire qe s’me ka lene te pushoj se marri fryme akoma. Eshte ai zjarr qe me djeg brenda, diku afer stomakut, e s’me le te mbyll syte njehere e pergjithmone e te ik. Deshiren per jete, pikerisht ate qe logjika ime e perbuz, por istiktet e mia e ndjekin pas. Me degjo tani…
Engjelli u tremb nga ai shkulm fjalesh. Megjithate pranoi te degjoje.
-Mire. Shume mire keshtu,-foli mjellma e kenaqur. Nuk dua qe te me detyroje njeri te luaj me te. As femijet qe vijne te me takojne cdo dite, qe kerkojne te reagoj, te qesh, te leviz. As ata qe perzjejne gezimin e tyre spontan me valet e liqenit. Nuk dua qe flatrat e mia cdo mbremje te behen sfond i shetitjes se pleqve perdore.
Qiellin tim dua te mbyll njehere e pergjithmone brenda gjoksit, aty ku mbaj te dashurin tim, t’ia la ne duar eren e ai i shtrire mbi ajer, te notoje perjetesisht. E kupton? Brenda meje…
Te tjeret,njerezit,…-dhe u shtremberua ne fytyre sikur t’i kishte erdhur nje goditje e befte…
Kujtoi se kishte mbaruar. Ne te njejten kohe me shiun qe po i linte vendin nje dielli te ngrohte e shkelqyes.
Engjelli ishte cuar me kembe. Kerkoi te zgjaste doren e t’i bente nje premtim solemn asaj mjellme te dashuruar. Per dite me te mira qe do kishin emra te tjere. Nuk mundi.
-Mirapafshim,-i tha ajo e bindur qe ishin kuptuar. Derisa engjelli u zhduk.
Qendroi ashtu, e palevizur, per disa dite, pastaj nuk rezistoi, nuk duroi me dot boshllekun e lene nga i dashuri i saj ne ate liqen. E prape nuk iku ne nje tjeter vend, as qe shkoi ne pellgun larg kujtimeve, nuk e mori dot rrugen larg vuajtjes e ligesise, u kthye tek ai, aty ku i priste dashuria.
Vdiq njelloj si deshira e saj, ne vetmi, me flatrat e kryqezuara. Duke cliruar gjoksit per te paren e te fundit here, ajrin dhe qiellin plot diell…
Krijoni Kontakt