Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ramiz Alia dhe tranzicioni shqiptar

    shekulli

    -----

    Ramiz Alia dhe tranzicioni shqiptar


    Skėnder Shkupi

    Ditėt e fundit njė opinion i z. Ramiz Alia lidhur me integrimin e Shqipėrisė nė BE, ka ngjallur njė debat tė nxehtė ndėrmjet shqiptarėve brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Shumė prej lexuesve fajėsojnė madje edhe redaksinė e “Shekulli”-t se pse boton opinione tė hierarkėve tė lartė tė Diktaturės. Kemi tė bėjmė, me sa duket, me njė refleks tė atyre kohėve kur udhėheqėsit e partisė e tė shtetit e bėnin popullin tė kishte po ato dėshira qė kishte Partia.
    Pėr gati 50 vjet radhazi z. Alia dhe shokėt e tij ua mbyllėn gojėn atyre qė mendonin ndryshe. Nėse ne sot do tė bėjmė tė njėjtėn gjė me tė, cili do tė ishte ndryshimi ndėrmjet nesh dhe bolshevikėve shqiptarė qė dikur militonin me emrin e Enver Hoxhės por edhe tė Ramiz Alisė nė gojė? Po pse ne sot, vallė kemi frikė nga z. Alia? Kriticizmi i tij dikujt mund t’i duket racional megjithatė mirė do tė ishte tė ballafaqohej me gjakftohtėsi e pa paragjykime i gjithė qėndrimi i sotėm i Alisė ndaj problemeve tė tranzicionit shqiptar me veprimtarinė e tij deri nė vitin 1991 dhe mė pas. Mesazhi i njė politikani ka vlera kur nuk ekzistojnė kontradikta ndėrmjet fjalėve dhe veprave tė tij. Le ta shohim nė rastin e z. Alia a ka koherencė ndėrmjet asaj qė thotė ai sot dhe asaj qė ka thėnė e ka bėrė ai nė tė kaluarėn.
    Ēuditėrisht z. Alia merr pozėn e njė njeriu tėrėsisht dorėjashtė ndaj historisė sė Shqipėrisė tė 14 viteve tė fundit duke harruar se ai ka qenė pėr 16 muaj president i vendit gjatė periudhės sė parė tė pluralizmit shqiptar dhe protagonist i ecurisė sė kėsaj historie. Pėrse atėhere ėshtė i zhgėnjyer sot shoku Ramiz?
    Rasti i ish -liderit tė fundit tė komunizmit shqiptar na kujton njė thėnie jo fort tė vjetėr tė njė njeriu shumė tė njohur nė Tiranė. Njė nga komisarėt teknikė mė tė dėgjuar tė futbollit shqiptar, i ndieri Myslym Alla, shumė vite tė shkuara kur i kėrkuan pėrgatitjen e ekipit kombėtar, pas pėrjashtimeve tė shumta tė futbollistėve cilėsorė me biografi tė keqe, dhe pas kėsaj kur e sulmuan pėr rezultatet e dobėta tė skuadrės, ai pat thėnė atė frazėn e paharruar – “kėta janė tė ēuditshėm pėr besė, tė japin miell misri e tė kėrkojnė bukė gruri”. Z. Alia i dha pluralizmit shqiptar lėndėn e parė pėr drejtuesit e ardhshėm tė partive, i dha miell misri madje nga ai mė i keqi, misėr tė kuq. Ėshtė e pakuptueshme se si kėrkon tani bukė gruri?
    Nuk ėshtė e qartė nėse vetė shoku Ramiz e do integrimin e Shqipėrisė nė Europė ose jo. Po qe se Fatos Nano ka parashikuar vitin 2015 pėr integrimin e vendit nė BE, kurse Sali Berisha vitin 2010, nė cilin vit parashikonte ta bėnte kėtė integrim Partia e tij e Punės? Nėse nuk e ka dashur ai dhe PPSH integrimin, pse shqetėsohet z. Alia pėr vonesat e sotme? Sa mė vonė, aq mė mirė. Madje pėr tė mė mirė “kurrė mos u bėftė!”
    Ka tė drejtė z. Alia qė demaskon pėrrallėn e “ēekut tė bardhė” tė Gramoz Pashkos. Mirėpo brezi ynė nuk i ka harruar premtimet e bujshme tė partisė sė tij nė trajtėn e shifrave tė pesėvjeēarėve qė ishin mashtrime skandaloze gjersa arritėm nė zgjidhjen “e menēur” tė Enver Hoxhės “do tė hamė bar!” Pra pas rreth 7-8 pesėvjeēarėsh me suksese tė bujshme ne u kthyem nė kafshė qė duhet tė hanim bar pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Ky lloj kriticizmi tė kujton atė sentencėn popullore ruse – “tė shohim tha qorri si do kėrcejė topalli!”
    Z. Alia fajėson disa nga qeveritė shqiptare tė pluralizmit qė i kėrkonin aleatėt nė Lindje. Po “burri mė i madh i kombit” i ndjekur nga “burri i dytė i kombit”, domethėnė shoku Ramiz, ku i kėrkonte aleatėt, nė Perėndim? Aleatėt tanė kanė qenė gjithė jetėn reckamanėt e Lindjes, jugosllavėt, rusėt, kinezėt. Nga na doli tani kjo simpati e shokut Ramiz pėr Perėndimin?
    Z. Alia pyet: “ēfarė i mungon vendit tonė pėr t’u bėrė Europė?” Mirėpo jo vetėm ai por edhe shefat e dy partive mė tė mėdha nė Shqipėri nuk janė nė gjendje t’i pėrgjigjen ballazi dhe ndershmėrisht kėsaj pyetjeje. Ajo qė thotė z. Alia nuk ėshtė shkaku por pasoja e njė gabimi tjetėr shumė mė tė rėndė qė e mbajnė mbi kurriz tė gjithė sė bashku, z. Alia, z. Nano dhe z. Berisha pavarėsisht se ata nuk e shohin tanimė dot me sy njeri -tjetrin. Nuk ėshtė shteti qė mungon. Ėshtė shpėrfytyrimi skandaloz i pronės nė Shqipėri burimi i tė gjitha tė kėqijave edhe i mungesės sė shtetit. Njė ligj i drejtė dhe i ndershėm pėr pronėn rikthen normalisht edhe shtetin juridik, edhe rendin, edhe zhvillimin harmonik tė vendit, edhe integrimin e tij nė Europė.
    Z. Alia papritmas kėrkon drejtues tė ndershėm e luajalė pėr tė ndrequr punėt e bėra lėmsh nė ish -Shqipėrinė Socialiste, ish -kėshtjellė e pamposhtur e socializmit fitimtar nė tė gjithė botėn. Po porositė e tij nėpėr kulisat e ish -Komiteti Qendror tė PPSH-sė dhe tė MPB gjatė viteve 1990-91 pėr tė sabotuar me tė gjitha format e mėnyrat e mundshme pluralizmin normal perėndimor qė qe shfaqur nė horizont janė vepėr e njė njeriu tė ndershėm? Si mund t’u kėrkojė qėndrim luajal politikanėve tė sotėm njė njeri qė thjeshtoi me ligj dėnimin pėr arratisje deri nė pesė vjet burgim dhe dha urdhėr nga ana tjetėr tė pushkatoheshin tė rinjtė nėpėr kufij, sepse donin lirinė?
    “Kanė kaluar 14 vjet “demokraci” (e kėtė fjalė z. Alia e vė nė thonjėza, ndėrkohė qė na takon ne ta bėjmė kėtė punė sepse kjo e sotmja ėshtė mė shumė demokraci e tij), por asnjė objekt i rėndėsishėm industrial nuk ėshtė ndėrtuar gjatė kėtyre viteve”, – thotė ish - numri 1 i komunistėve shqiptarė. Por a mund tė na thotė shoku Ramiz se ē’vepėr e rėndėsishme u ndėrtua nė Shqipėri nė dhjetėvjeēarin 1980-1990? Si e shpjegon ai kalimin e ndėrmarrjeve me 80 pėr qind pagesė pa punuar pėr tė papunėt qė qėndronin nė shtėpi? Ēfarė e solli kolapsin e ekonomisė shqiptare nė vitet ‘80-tė kur gati tė gjitha ndėrmarrjet mbetėn pa punė? Kush mban pėrgjegjėsi pėr mbi 1 miliard dollarė qė u hodhėn nė erė me bunkerėt e panumėrt me tė cilėt idiotėt e PPSH-sė do tė thyenin SHBA-nė dhe Rusinė njėherėsh?
    Ai ka ende nostalgjinė pėr kooperativat bujqėsore tė dikurshme, tė cilat kėrkon t’i pėrqasė me kooperimin kapitalist. Ato nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt ndėrmjet tyre me pėrjashtim ndofta tė emrit. Tė parat ishin kampe tė punės angari tė skllavopronarit “shtet” qė e drejtonte madje edhe vetė kritizeri i sotėm, kurse tė dytat janė bashkime tė lira pronarėsh tė mirėfilltė tė tokės e tė pasurisė sė tyre.
    Z. Alia konstaton me hidhėrim se gazetarėt nuk e ngacmuan z. Nano nė konferencėn e shtypit, me sa duket, nga qė u trembėn prej tij. Si nė njė film fantastiko-shkencor, tė gjithėve nė vjen nė kujtesė se si i turreshin me kritika tė ashpra Enver Hoxhės apo z. Alia dikur gazetarėt shqiptarė, aqsa ata nuk dinin ku tė futeshin. Ē’kohė tė arta ishin ato! E shaje Enver Hoxhėn sheshit me zė tė lartė e s’tė hynte gjemb nė kėmbė. Pa le shokun Ramiz qė mund ta bėje paēavure! Ai duronte, madje bėnte dhe korrigjimin e vetvetes. Kėshtu ka qenė, apo jo? Sigurisht pas pesė vjetėsh tė tjera, shoku Ramiz do ta besojė edhe kėtė. I mbetet tani qė pas hyrjes tepėr serioze pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, tė na gėzojė edhe ai me njė telenovelė nga ato qė janė bėrė aq tė modės kohėt e fundit nė Shqipėri.



    19/04/2004

    shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Gazeten "Shekulli" e ka nje ish sekretar rinie ne kohen e komunizmit.Ndaj mos u habisni qe ai u krijon hapesire atyre qe eksperimentuan dhe shkaterruan vlerat njerezore te shqiptareve, sepse ai ehste njeri prej tyre.Tani merren dhe me biznes.Dhe ne themi ne Shqiperi ka ardhur demokracia
    :^lulja

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •