gaz Tema
-------
Arka qė ndau nga jeta dy vėllezėr
"Ne shqiptarėt zgjohemi edhe pas mesnate dejshėm." Ky ėshtė refreni i njė plaku t'urtė nga Kukėsi qė na shoqėroi pėrgjatė gjithė rrugės pėrdredhėse qė tė ēon tek vendi ku ndodhi krimi i dhimbshėm. Nuk di se si ta shpjegoj se njerėzit vrasin edhe pėr dy pėllėmbė tokė, edhe pėr rrėzimin e njė arke. "Nuk di se si me e shpjegu. Veēse dy bij nanash nuk mund tė ēohen nė varr pėr ēfarėdo qoftė. Hajde, arritėm te stacioni qė kėrkuat."
Rruga ėshtė e mbushur plot e pėrplot me njerėz. Diku nga mesi i tyre dallohet koka e zhveshur e Shaban Memisė. Ėshtė deputeti i zonės qė ka ardhur tė ngushėllojė prindėrit qė humbėn dy djem, gratė qė humbėn dy burra, fėmijėt qė humbėn dy baballarė. Rrugica e mbushur me njerėz nuk pipėtin. Nga fundi i saj, ku dhe janė grumbulluar mė shumė njerėz, vijnė zhurmshėm britmat e familjarėve qė humbėn tė afėrmit e tyre. Pak njerėz qė jetojnė me dhimbjen e humbjes sė dy tė rinjve diskutojnė tek vendi ku ndodhi krimi.
-Vallahi atyne s'u merret vesh. Me e pa ditė, do ua kisha falė tokėn teme. A vriten dy burra?
-E mor Bedri, ne nuk po na nxe e gjithė kjo hapsinė. Duem me hangėr njani-tjetrin. Vetėm atėherė knaqemi.
-Po a nuk e zumė prej ktu e deri nė Zall Herr e prapė vijmė duke u shty me njani-tjetrin.
-Kjo asht psikologjia jonė. Tė grabisim sa ma shumė e mos tė nginjemi kurrė. Tė shtyhemi e tė shtyhemi. Tė ngjitemi sa ma nga e mandej tė ndeshemi.
-E po kot nuk i thonė se shqiptari nuk zgjohet nė mjes me rrobat qė ka ra n'darkė.
Dialogun mes kėtij grupi burrash e lamė pėr t'u afruar tek vendi nga vinte vaji. Ėshtė vetėm pak metėr mė lart, pėrgjatė rrugicės, nė anėt e tė cilės janė mbėshtetur nė avlli dhjetėra njerėz. Ėshtė orari kur makinat e shėrbimit funeral do tė afrohen pėr tė marrė trupat e pajetė tė dy vėllezėrve Puci. Shtėpisė dy katėshe i ka rėnė njė hije e zezė. Aty janė vetėm gratė shamizeza qė vajtojnė pėr humbjen e dy tė rinjve. Pak metėr mė lart nė njė shtėpi pėrdhese janė mbledhur burrat pėr ngushėllim. Dera rri hapur e pret dashamirės e tė njohur, shokė e tė afėrm tė dy vėllezėrve. Nga shtėpia prej dy katesh kumbojnė ulėrima e nga ana tjetėr duhet me mbajtė qėndrim burrnor. Tė gjithė janė tė vrenjtur, por askush nuk mund tė nxjerrė lotė. Qajnė gratė edhe pėr burrat. Qajnė fėmijėt pėr baballarėt.
Nė oborrin e njė shtėpie pėrdhesė, nė lėndinėn e sapo gjelbėruar janė ulur "kėmbėkryq" me dhjetėra njerėz. Mesa duket presin ardhjen e orės 16:00. Nė atė orar do tė niset kortezhi i pjesėmarrėsve pėr nė varrim.
-Dhimbje e madhe bre vlla. Mjer ai babė qė i ka ra pėrsipėr me durue. T'i rritėsh fėmijėt, t'i bajsh burra. T'i martosh e rregullosh me krejt tė mirat, e ma n'fund t'i varrosėsh me duert e tuja.
-E rand o Muharrem, po ja qė ndodhin e duhet me kanė tė fortė. Tash duhet me kanė burra.
-Po halli i madh asht me u vra der nė der. Fmijėt e tyne ishin tue rrit bashkė e tash janė nė hasmni.
-Duhet shumė matuni me e zgjidh kėt punė. Edhe gjaku i dy djemve nuk falet lehtė.
Vaj nė krahun tjetėr tė avllisė pėr humbjen e dy djemve. Hall nė mesin e burrave nga frika e njė hasmėrie tė re pėrkrah kryeqytetit shqiptar. Dera e shtėpisė sė vėllezėrve Gjeta ėshtė mbyllur. Nė baēen e kėsaj banese lėviz vetėm njė plak qė ka ngelė nė shtėpi. Tė gjithė familjarėt janė larguar nga frika e njė gjakmarrjeje tė mundshme.
Shpejt e shpejt ēohen tė gjithė. Ora kishte afruar tek katra. Dy makinat e shėrbimit funeral kishin mbėrritur. Nga dera e shtėpisė dy katėshe fillojnė tė dalin dy arkivole njėri pas tjetrit. Makinat janė vendosur paralel krah pėr krah. Njėkohėsisht brenda tyre futen dy trupat e vėllezėrve Puci. Makinat nisen drejt varrezave e pas tyre kortezhi qindra me njerėz. Pėr pak minuta boshatiset i gjithė vendi. Rrugica e mbushur me njerėz tė veshur nė tė zeza, tashmė ishte bosh.
Nė fund tė rrugicės, kthehemi edhe njė herė tek vendi ku kishte zanafillėn kjo ngjarje. Aty ka lokale, dyqane, butiqe pėr fustane nusėrie, shėrbime funerale. Aty janė tė gjitha. Pranė e pranė qėndrojnė dy ambjente tregtie. Nė tė djathtė ndėrtesa ėshtė tre-katėshe, nė tė majtė dy-katėshe. Ndėrtesa e madhe i pėrkiste Ferit dhe Din Pucit. Ishin vėllezėrit e mesėm dhe bashkė me to punonin edhe dy vėllezėrit e tjerė, i madhi dhe i vogli. Nė kėtė ambjent ka nga tė gjitha, edhe lokal edhe dyqan me artikuj tė ndryshėm, madje edhe butik me fustane nusėrie. Ndėrtesa dy-katėshe ėshtė pronė e vėllezėrve autorė tė krimit Petrit dhe Kujtim Gjeta. Edhe ata merreshin me tregti. Punonin prej katėr vjetėsh aty aty, pranė njėri-tjetrit, por asnjėherė nuk e kishin parė me sy tė mirė shoqi-shoqin. Vėllezėrit Puci nga Dibra e vėllezėrit Gjeta nga Kukėsi nuk kishin arritur tė gjenin gjuhėn e pėrbashkėt. Konflikti ka zanafilluar qė me fillimin e ndėrtimit. 5 vjet mė parė kur pranė njėri-tjetrit po ndėrtonin tė ardhmen e tyre nė Tiranė, kanė filluar sherret. Njė rryp toke qė ndan ndėrtesėn e vėllezėrve Gjeta me atė tė vėllezėrve Puci, ishte shkaku i gjithė kėtij konflikti. Nuk ėshtė mė shumė se dy pėllėmbė, po ja qė ishte pretekst i mirė pėr ēdo gjė. Rreth pesė vjet kishin debatuar: jo toka ėshtė e imja, jo ėshtė e jotja. Dy ditė mė parė kulmoi gjithēka. Ka mjaftuar rrėzimi i njė arke qė ndante dy dyqanet. Arka me shishe birre bosh, qė qėndronte gjithmunė nė mes tė rrypit tė tokės, ėshtė rrėzuar nga ana e dyqanit tė vėllezėrve Puci. Tė dy palėt nė gjaknxehtėsi e sipėr kanė filluar tė grinden. Grindja ka kaluar nė sharje. Sharjet nė pėrleshje me thika. Fundi: Ferit e Din Puci, vėllezėr, tė martuar me fėmijė, tė ardhur nga Dibra rreth pesė vjet mė parė, janė dėrguar nė Spitalin ushtarak tė Tiranės. Njėri pas tjetrit kanė ndėrruar jetė. Nė gjendje tė rėndė shtrohet edhe dhėndrri i tyre nga Kukėsi, Kalosh Ēekiēi. Petrit e Kujtim Gjeta, vėllezėr tė ardhur nga Kukėsi, me banim vetėm 10 metėr larg nga vėllezėrit Puci, arrestohen nga policia nėn akuzėn e vrasjes sė dyfishtė.
Konflikti vazhdon...
Reportazh nga vendi i jetimėve qė mbajnė radhėn nė dyert e komunės
Nė pritje tė pėrkrahjes sociale nga qeveria
I ofroi disa lekė. Ajo nuk e ngrinte dorėn pėr t'i marrė. Ishte larg dhe tej xhamave e nuk mund ta shihja nga afėr fytyrėn e saj. Por e ndjeja atė qė po provonte ajo. Ajo s'kishte ardhė pėr tė lypur aty. Po kėrkonte nėpunėsin e pėrkrahjes sociale pėr ta pyetur se kur do tė jepej ndihma ekonomike. Se kishin dy muaj pa e marrė...
Si mund tė integrohemi nė Evropė pa e integruar kėtė grua qė pret dikė, qė pret njė nėpunės qeverie, njė nėpunės tė perandorisė sė ēintegrimit qė tani po pi 'Red Bull' a kafe me uiski nė tavolinėn ngjitur meje (tavolinė qė shpenzoi mė shumė se sa merr ajo grua ndihmė ekonomike, qė shpenzoi, por absolutisht jo lekėt e mia e as tė asaj gruas a tė personave tė tjerė qė marrin pėrkrahje sociale) e po luan me telefonin qė i ka kushtuar sa tre pėrkrahje vjetore tė asaj gruaje...
Rexhep SHAHU
Gjashtė veta po rrinin nė tavolinėn ngjitur meje. Katėr prej tyre kishin pėrpara nga njė tas 'Red Bull'. Dy tė tjerėt kafe dhe uiski. I njihja gati tė gjithė. Dhe bisedėn po ua dėgjoja. Flisnin pėr pėrkrahjen ekonomike qė ende nuk ėshtė shpėrndarė. Prisnin ta merrnin dhe po interesoheshin pėr datėn kur mund tė jepej. Dikush po u thoshte se ende nuk janė miratuar listat e atyre qė do tė pėrfitojnė ndihmėn ekonomike nga Kėshilli. Dhe i siguroi se do tė kalonin emrat e tyre edhe kėsaj radhe. Do tė rregullohej ajo punė...
Luanin me celularėt qė mbanin nė duar. Dy ndihmekonomikokėrkues i kishin celularėt nga ata qė bėjnė edhe fotografi.
Nė ekranin e televizionit tė lokalit ku ishim po dalldisej njė kėngėtare. E vetėshpallur kėngėtare. Qė kishte prodhur atė kasetė apo disk, sepse do tė jetė e shumėsponsorizuar, paēka se vetėm talenti i mungonte. Qė veē kėngėtare nuk ishte. Por kishte gjėra tė tjera tepėr, si p.sh: para tė madhe, zhabė plėnci, tule, vithe, kofshė epshndjellėse, familje tė pasur, fuoristrada nė dispozicion... Tre tė katėrtat e sipėrfaqes sė trupit i kishte lakuriq.
Po tundte gjinjtė e nxjerrė jashtė qė joshnin, siē joshte me kofshėt e levizjet sikur tė ishte nė njė dhomė me dritė tė mekur, nė nxemje e sipėr para se tė pėrplasej e eksituar nė krevatin e ndonjė hamshori tė mėrzitur e qė s'ndizej... Zhaba e plėncit i tundej lart e poshtė dhe tuli i vitheve i varej tek rripi i gjasmėpantallonave tė shkurtra qė kishte veshur. E nxirrte zė. Ēirrej. U cingrisa sa s'ka.
Nga tavolina ngjitur filluan komentet pėr shalėt e dalldisura tė asaj qė dukej se po shpėrthente ekranin me britmat dhe ulėrimat pothuaj kafshėrore.
I bėra shenjė kamarierit qė ta ndėrronte stacionin e televizionit. E ndėrroi. Nė stacionin tjetėr po jepeshin lajme.
Nuk po mė tėrhiqnin, sepse ishin krejt tė vjetra. Asnjė lajm apo ngjarje e ditės. Dhe po thosha me vete se pse thotė folėsja qė po japim lajmet e orės 12. Duhet tė thotė se po japim lajme tė djeshme e pardjeshme.
Ndėrsa po mendoja kėshtu e po mė dukej se po flisja me vete, shikimi m'u tret jashtė xhamave tė lokalit. Por s'u ndal aty. Nuk e di sa ēaste kisha kaluar ashtu si i pėrhumbur me kafen pėrgjysmė nė filxhan qė ishte ftohur krejt, kur nė derėn e jashtme tė lokalit pashė tek rrinte njė grua me dy fėmijė tė vegjėl pėrdore. U pėrmenda. U drejtova. U drodha.
Ishte po ajo grua, me po ato dy foshnje tė vegjėl qė mpakej e mpakej nga turpi qė po rrinte aty. Sepse nė lokal s'para hynin gra e aq mė tepėr tė mendohej se do tė hynte ajo me dy fėmijėt e saj. Ua hodhi duart tė dy fėmijėve nė supe e i ngjeshi mė pranė vetes sikur tė donte tė zinte sa mė pak vend e tė mos pengonte hyrje-daljet pėr nė lokal.
I bėra shenjė njėrit kamarier qė e kam tė njohur. U afrua. I thashė tė delte me shumė mirėsjellje dhe ta pyeste atė gruan qė rrinte jashtė se ēfarė po bėnte aty. Kė po priste a kė po kėrkonte. Pasi bisedoi me pronarin, kamarieri doli jashtė dhe iu afrua asaj. E shihja qė po fliste me tė. Dy fėmijėt e saj tė vegjėl e shihnin gjithė frikė kamarierin dhe strukeshin edhe mė shumė pranė nėnės sė tyre. Gruaja foli me kamarierin dhe filloi tė huhaste duart prej tė ftohtit. Pastaj i uli duart mbi flokėt e fėmijėve. Mori tė ikte. Kamarieri hyri dhe po fliste me pronarin. Ky i fundit i dha diēka dhe kamarieri doli jashtė me shpejtėsi. I zuri nė oborr. I ofroi disa lekė. Ajo nuk e ngrinte dorėn pėr t'i marrė. Ishte larg dhe tej xhamave e nuk mund ta shihja nga afėr fytyrėn e saj. Por e ndjeja atė qė po provonte ajo. Ajo s'kishte ardhė pėr tė lypur aty. Po kėrkonte nėpunėsin e pėrkrahjes sociale pėr ta pyetur se kur do tė jepej ndihma ekonomike. Se kishin dy muaj pa e marrė...
Kamarieri nuk mund tė rrinte gjatė me lekėt nė dorė drejtuar asaj. Ndaj e pashė se ia futi nė xhep fėmijės mė tė rritur. Dhe u largua. Edhe ajo lėvizi tutje me fėmijėt pėr dore.
M'u afrua kamarieri. Mė tregoi qė ajo po pyeste pėr nėpunėsin e pėrkrahjes ekonomike. Dhe hodhi sytė nga tavolina ngjitur meje. Ka edhe mė keq... foli si mė vete kamarieri, psherėtiu dhe iku pranė banakut.
Nga televizioni kumboi prej folėses togfjalėshi "qeveria e integrimit". Mė kapi njė ndjesi pėr tė vjellė. Pėr tė vjellė nė drejtim tė televizionit. Nė drejtim tė fytyrave qė na integrojnė. Qė na integrojnė nė Evropė. Oj mortė qė s'na fshin, mė doli kjo e nemur siē nemin gratė. Pse, pėrrallė me integrim do tė dėgjojmė ne pėrditė!? Pse po na mashtrojnė pėrditė. Pse ia vunė kėtė emėr koti qeverisė. Pse rren se po integrohemi nė Evropė kur s'jemi tė integruar mes veti. Mjaft mė me pėrralla. Se integrimi s'ėshtė pėrrallė pėr natė dimri.
Si mund tė integrohemi nė Evropė pa e integruar kėtė grua qė pret dikė, qė pret njė nėpunės qeverie, njė nėpunės tė perandorisė sė ēintegrimit qė tani po pi 'Red Bull' a kafe me uiski nė tavolinėn ngjitur meje (tavolinė qė shpenzoi mė shumė se sa merr ajo grua ndihmė ekonomike, qė shpenzoi, por absolutisht jo lekėt e mia e as tė asaj gruas a tė personave tė tjerė qė marrin pėrkrahje sociale) e po luan me telefonin qė i ka kushtuar sa tre pėrkrahje vjetore tė asaj gruaje qė po pret tek dera e lokalit pėr tė pyetur nėpunėsin e pėrkrahjes sociale se kur do tė shpėrndahet ajo dhe e cila po pi lotėt e veta pėr ta mbajtur vetėn e pėr tė mos i bėrė edhe dy vogėlushėt e saj t'ia nisin vajit nė kupė tė qiellit...
Nuk ka mė irrituese se togfjalėshi "qeveria e integrimit". Se nuk mund ta besoj as esėll as i dehur se mund tė na pranojė Evropa kur nuk pranojmė njėri - tjetrin. Se mund tė na integrojė Evropa kur nuk integrojmė nė shoqėrinė tonė pjesėtarėt e shoqėrisė. Se mund tė integrohemi nė Evropė kur kjo grua qė po pret pėrjashta nėpunėsin e vogėl tė perandorisė pėr ta pyetur kur do t'i marrė 15 dollarėt e muajit. 15 dollarėt qė nuk i mjaftojnė as pėr bukė thatė pėr njė javė. 15 dollarėt me tė cilėt nuk blen dot as sapun. Dhe pėr fėmijėt e saj asgjė s'blen dot. Pėr kėtė grua qė pret t'i rriten fėmijėt dhe mplaket pamėshirshėm... nė pritje. Nė pritje edhe pėr t'iu rritė fėmijėt...
Ishte po ajo grua qė e shihja pėrditė nėn strehėn e derės sė komunės. Qė dridhej ndoshta edhe prej turpit pse ishte aty. E mpakur, e mplakur qė shteėngonte rreth vetes dy foshnjat e saj. Priste tė dilte pagesa e ndihmės ekonomike. Herė pas here hidhte sytė mbi gratė qė hynin e dilnin. I shihte tė lyera, tė veshura shik. Mbi dy orė e vėzhgova njė ditė. Askush s'i foli. Askush s'e pėrshėndeti. Ndoshta s'njeh askėnd. Ndoshta s'ka njeri qė tė kujdeset pėr tė e fėmijėt e saj. Dhe u interesova nė zyrat e komunės pėr tė. Ishte nėnė e tre fėmijėve. Tė madhin e kishte nė shkollė. Dy tė vegjlit i kishte pėr kopsht e ēerdhe. Por s'i dėrgonte dot. Se s'kishte para... I shoqi i saj kishte tre vjet zhdukur si emigrant dhe askush s'dinte gjė pėr tė. S'kishte asnjė haber prej tij askush. A ishte gjallė ndokund. A nė ndonjė burg. A nė ndonjė varr. A ndoshta e kanė ngrėnė sorrat a egėrsirat nė ndonjė kufi me grekun...
Kėsaj mungese i shtohej vuajtja pėr bukėn. Priste me ditė tė tėra nėn strehėn e komunės pėr tė marrė ndihmėn ekonomike qė s'besoj se i shkon mė shumė se 15 mijė lekė tė vjetra nė muaj. Edhe nė tė ftohtė e nė shi aty e shihja shumė shpesh. Sa s'ia dija hallin kaloja pa e vrarė mendjen. Por tani vuajtja e saj dhemb edhe tek shumėkush qė e mėsoi hallin e saj. Por asnjė ndihmė tjetėr, - mė thanė, - nuk kishte nga askush. As nga qeveria e integrimit jo e jo. Se qeveria e (ē)integrimit nuk di gjė pėr shtetasit e vet. Pėr hallet e shtetasve tė vet. Flet pėr integrim por nuk e di se kė do tė integrojė. Se qeveria e (ē)integrimit, qeveria e qeveritarėve tė lyrosur nuk ėshtė qeveri pėr kėtė grua tė mjerė dhe tre fėmijėt e saj qė rrinė si tė zėnė nė faj mbėshtetur nė gjirin e nėnės sė tyre. Se qeveria e (ē)integrimit e din dhe nuk bėn asgjė pėr 63 mijė njerėzit qė jetojnė me pėrkrahje ekonomike nė Qarkun e Kukėsit. Pėrkundrazi, kjo qeveri e lėvron gjithnjė e mė tė ultė fondin pėr pėrkrahjen ekonomike. Kjo qeveri lejon tė marrin pėrkrahje ekonomike edhe nga ata lloj "fukarenjsh" qė kur zbresin nga makinat luksoze, nga larg me buton mbyllin dyert e makinave...
Nuk e di sa do tė rrija aty sikur poterja e atyre qė u ngritėn nga tavolina ngjitur meje tė mos mė pėrmendte. Ishin tė kėnaqur tė gjithė. Tė paktėn kėshtu dukeshin. Gjithė shend e verė. Dhe zėlartė e gjithė shkujdesje morėn drejt derės sė lokalit.
Ndėrsa silhueta e asaj gruaje me dy fėmijėt e saj pėrdore humbiste tej nė largėsi. Patjetėr qė do tė ketė shkuar tek dera e komunės, aty nėn strehė e strukur duke u pėrpjekur tė mbėshtjellė foshnjat e saj pėr tė mos iu ftohur deri sa tė shkojė nėpunėsi i pėrkrahjes sociale e t'i thotė qė nuk ka dalė ende ndihma ekonomike. Se ende nuk ėshtė mbledhė kėshilli pėr ta miratuar...
E ajo do tė ikė sot pėr tė ardhė nesėr pėrsėri nėn tė njejtėn strehė e pėr tė njejtin hall...
-----------
koment..
njeri nga personazhet e reportazhit thote diku:
----
-Vallahi atyne s'u merret vesh. Me e pa ditė, do ua kisha falė tokėn teme. A vriten dy burra?
----
Nga dialekti duket qarte qe folesi dhe "falesi" i tokes eshte jo nga zonat e Tiranes por diku mbi ne Zonat rreth lumit Drin.
Cilen toke do te fale ky llapazan?
Per cilen toke rrihen e vriten keta Bathorasit?
Aty te tere jane Hajdute.
Te tere jane zaptues Tokash e pronash.
Me vota te hajdutve ..pra te okupatoreve te prones se tjetrit vet Shaban Memia nuk eshte deputet i vertete.
Nje deputet eshte Real e i besueshem vetem kur zgjidhet nga vota e nje shumice njerzish te ndershem.
Asnje ne Bathore nuk eshte pa gjynahe.
Fukaralleku nuk justifikon grabitjen e tokes se tjetrit..
Mund te jete ne gjendje fukaralleku me te madhe ai farefisi i pronarit te vertete te Tokes. Por ai nuk ndihet..ai pret qe shteti tja jape te drejten..
Katundaria qofte e Veriut apo e Jugut qe ka zaptuar tokat e periferive te qyteteve kryesore eshte bere dy fish pronare..
Ajo dhe Token ne fshatin e origjines e ka pronesuar dhe token e Bathoreve e ka fut ne xhep.
Kjo eshte e padrejte.
Ska demokraci pa drejtesi.
Agresiviteti i ktyre njerzve ne perdorim dhe te kallashit ne mbrotje te tokes qe ata mir e dine se nuk eshte e tyre tregon se kjo mase agresoresh eshte nje "tritol " i rrezikshem per Njeriun e ndershem e per Shoqerine shqiptare..
Ata tashma mendojne se eshte e drejta e tyre qe sic zaptuan tokat e objektet e Shtetit neper Bathore kan te drejte dhe te vjedhibn celularet e grave ne bulevard..dhe te vjedhin xhepat e pensuionistave ne autobusa.. dhe te shesin vajzat ne Itali.. dhe te vrasin cilindo qe i del perpara..
PD behet e besueshme kur flet kunder korrupsionit vetem ne se distancohet dhe nga ai vjedhesi i Bathores qofte ai dhe fukara..
Nuk zgjidhet fukaralleku duke i dhene Liri vjedhjeje fukarenjve..
Por politikanet Dembele nuk dine rruge te tjera..
Krijoni Kontakt