Raporti më i fundit i Qendrës për Zhvillim Botëror e vendos Shqipërinë në pozita negative

...Shqipëria pasi është rrëzuar direkt në vitin e dytë, tani kur ka mbetur dhe më pak se një muaj nga shpallja e emrave, ka humbur pikë dhe nuk mund të përfitojë as nga vendet që do të përzgjidhen nga përllogaritja e standardeve të kërkuara...

Ministri i Financave Arben Malaj pati një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë Xheims Xhefri. Mësohet se tema kryesore e këtij takimi ka qenë mundësia e qeverisë shqiptare për të përfituar nga Llogaria e Sfidave të Milleniumit, një program ndihme i qeverisë amerikane për të gjithë ata vende që arrijnë të përmbushin një numër të caktuar standardesh në ndërtimin e një shteti demokratik. Xhefri është interesuar që të mësojë më shumë për nismat e qeverisë në kuadër të luftës ndaj korrupsionit. Ai ka theksuar se korrupsioni është një nga treguesit, prej të cilit qeveria ka humbur shumë pikë. Ai i bëri këto deklarata në një kohë kur ka mbetur vetëm një muaj nga deklarimi i vendeve që përfitojnë nga kjo ndihmë. Administrata amerikane do të bëjë të njohur në maj vendet përfituese. Qendra për Zhvillimin Botëror, një nga organizmat më të njohur që është marrë me menaxhimin e standardeve për përfitimin e kësaj ndihme ka bërë publikimin më të fundit të emrave të shteteve që janë më të preferuar për të marrë këtë ndihmë. Një nga studiuesit e kësaj qendre, Steve Radelet, i cili është marrë me renditjen e këtyre vendeve, duke iu përmbajtur të dhënave të publikuara nga institucione të ndryshme studimore dhe financiare, ka bërë të njohur të dhënat më të fundit, në faqen zyrtare të Center for Global Development. Në këtë raport të detajuar theksohet se në të tre vitet e monitorimit, vendi ynë nuk ka arritur që të kualifikohet. Madje sipas të dhënave që ka paraqitur ai, vendi ynë është rrëzuar që në vitin e parë dhe nuk ka mundur që të rikuperojë asnjë pikë gjatë dy viteve të tjera. Radelet thekson në raportin e tij se ai nuk përmban përfundimisht vendet që do të fitojnë nga ky fond, por se raporti i tij është i bazuar nga të dhënat e institucioneve, prej nga do të bazohet dhe administrata e Bush për të dhënë përfundimet. Por raporti vlerëson se ato vende që nuk kanë mundur që të përfitojnë vendet direkte, do të përzgjidhen nga një përzgjedhje dytësore, e cila ka për bazë një përmbledhje të të gjitha të dhënave të ndryshme për standardet. Autori thotë se vendet që do të kualifikohen do të jenë sipas vendimit të administratës dhe kjo shifër do të jetë mes 15 dhe 20 vendeve. Kështu në vend të parë do të jetë ai vend që ka standarde më të larta mes atyre vendeve që nuk kualifikohen direkt. Ai gjithashtu në raport ka bërë një renditje të 25 vendeve të tjera që mund të përfitojnë nga kjo ndihmë. Por dhe në këtë rast vendi ynë qëndron në vendin e parafundit përsa u përket mundësive të përfitimit, duke lënë mbrapa vetëm Serbinë në vitin e dytë të përllogaritjes. Madje ajo ka bërë hapa prapa në krahasim me vitin e parë. Vetëm tre vende të Evropës Juglindore kanë arritur që të kualifikohen për më tej...