Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    o geni, o flori,po ti je tamam njesh ketu mo vlla! e te keqen e VŠE-se, usta te ben usta!
    ::|maDes!gn © 2009|::

  2. #22
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Citim Postuar më parë nga manoklla
    Ja dolen fanatiket si minjte e kanaleve dhe po thone qe ti terheqi shqiperia ushtare e saj. Po ja u bej qejfin dhe po propozoj qe ushtaret tane ti cojme per ndihme Muqtada Al Sadrit ose Hamasit. Yyy fare e keqe.

    Se iken lepurushat e spanjes sdo te thote te ikim dhe ne. Me mend eshte ai qe ben aleance me me te fortin. Amerika eshte me e forta dhe nga aleanca me te fortin vetem favore do te gjesh. Apo doni akoma te bjme aleanca qesharake sic kemi bere gjithmone me rusin a me kinezin a me vietnamin, vende qe skane llastik per breket e veta?
    Z.manoklla
    Nuk mendoj se duhet të jemi në aleancë me të fortin po me drejtësin.
    Një fjalë e jonë popullore thot:"Beun as mos e ban mik as armik"!
    Amerika Irakun nuk e ka sulmu pse i plaste zemra për Irakianet e Kurtistanezët e shkretë që vuanin nën diktaturen e Sadamit,as kinse për gjetjen e armëve bakterologjike,biologjike,kimike e çka jo tjetër por për interesat e saja të ngushta.Kjo vërtetohet më së miri kur vendosi t'a pushton Irakun pa miratimin e OKB-ës.Mos gjetja e armëve të shumfolura,mbajtja e pushtuar e Irakut edhe pas rrëzimit të qeveris së Sadamit,keqtrajtimi i të burgosurve së fundi tregojn qart kush jan kriminelët Amerikan.Nuk janë Irakienët kafshë që të knaqen me pushtimin (çlirimin sipas disave këtu) që ju ba nga Amerika të rrin duarkryq e dhe të presin se si Amerikanët i mësojn ta bëjn shtetine tyre demokratik.Gjithnjë e ma tepër po bindet bota demokratike se kush janë Amerikanët dhe si do të përfundojnë në Irak (ma me turp se në Vietnam).T'a përkrahësh Bushin për të pushtuar vende të botës është përsëritje e gabimit që bëri Xhafer Deva me vullnetarët shqiptar të radhitur në SS të Hitlerit.Un mendoj se për Shqipëtarët dhe Shqipërin kish me qen ma mirë me qen indiferent,e jo m'u futë në ujra të ndotura apo "Me futë thuma në këmbë të shëndoshë" thot populli.
    T'i tërhjekësh forcat nga Iraku tani mendoj se kish me qen një fillim i mirë për përmisimin e gabimit të bërë,sa nuk ashtë bërë vonë.

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te besh aleance me drejtesine ?!
    Me cin drejtesi ? Te italise apo greqise? Te evropes apo arabise ? Te Yahweh apo te Allahut ?
    Harrova... me drejtesine e filozofeve, me ate do bejm aleance. Ajo do na ndihmoj ne ceshtjen tone kombetare. Shpresojm qe te dya palet te ngelen gjalle deri ateher, se historia ka vertetuar gjera shume te brishta. Me behet qefi qe je idealist, por kur vjen puna tek memedheu i vetmi mendim eshte interesi jone kombetar dhe azgje me teper.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Te besh aleance me drejtesine ?!
    Me cin drejtesi ? Te italise apo greqise? Te evropes apo arabise ? Te Yahweh apo te Allahut ?
    Harrova... me drejtesine e filozofeve, me ate do bejm aleance. Ajo do na ndihmoj ne ceshtjen tone kombetare. Shpresojm qe te dya palet te ngelen gjalle deri ateher, se historia ka vertetuar gjera shume te brishta. Me behet qefi qe je idealist, por kur vjen puna tek memedheu i vetmi mendim eshte interesi jone kombetar dhe azgje me teper.
    E kuptoj interesin tonë kombëtar ama nuk ja kisha leju vetës një luks të till sa të përkrah pushtime të vendeve e popujve të ndryshëm për hir të një miqësie me një vend qoft edhe mik i popullit tim.Me gjithse ende nu e ka dëshmu sa duhet qeveria Amerikane e Bushit atë miqësi që shumë po përflitet.Kësaj i thon po mundohem të bëj mik me zor.
    Bushi për mendimin tim ashtë prototipi i A.Hitlerit dhe kisha pas dëshir ta ket përfundimin e njejt.Nuk kam asgjë kundur popullit amerikan që është një popull mikpritës,e i dashur sidomos për ne shqiptarët.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Per paqeruajtesit tane ne Irak

    Nuk kam opinion nese duhen shtuar apo reduktuar paqeruajtesit tane ne Irak. Po nje gje nuk me pelqen ne kete teme. Fakti qe shume nga ju e quajne rolin e Paqeruajtesve tane simbolik, thujase ushtaret tane aty po vrasin pula e ngrohen ne diell. Pavaresisht nese bie dakort apo jo me dergimin e tyre, perderisa ata jane aty tani duhen mbeshtetur e vleresuar. Ata vertet jane nje numer shume i vogel i krahasuar me mijra Paqeruajtes te tjere aty, por sidoqofte cdo ushtar, cdo oficer ka rolin e vet dhe vendos jeten e tij ne rrezik cdo dite. Ta quash dicka te tille simbolike me duket e pavend.
    Paqeruajtesit Shqiptare (si cdo tjeter) jane inkuadruar qarte ne luften kunder terrorizmit dhe kane nje rol aq aktiv sa cdo ushtar tjeter aty. Me poshte po postoj aktivitetet, sulmet dhe disa nga veprimet e kesaj njesie. Pjesa eshte mare nga Faqja Zyrtare e ministrise se mbrojtjes. Per me teper informacion klikoni ketu:

    Detyrat:

    - Shoqerim konvoi

    - pike kontrolli (check point)

    - patrullim ne qytet

    - kontroll objektesh (banesash)

    - ruajtja e qetesise dhe e rendit publik (gaz, karburant)

    - detyra siguruese (sigurimin e bazes, te shtabit, stacioni i trenit, etj.)

    - patrullim brenda dhe jashte perimetrit te bazes

    Operacionet me te veshtira:

    Futja ne Irak nga veriu i Kuvajtit deri ne Bagdat, me masa te plota sigurimi nga vete ne, duke shkelur ne zona qe ne cdo çast ishte prezent dhe na kercenonte rreziku. Rruga qe pershkruam per te arritur ne Bagdat ishte 600 km, koha dy dite.
    Shoqerimi i 2 konvojeve per sigurimin e grupit operacional te Divizionit te 101 Airborne ne daten 23 prill, per daljen nga zona e rrezikshme e Bagdatit ne nje distance prej 40 km..
    Shoqerimi i 4 konvojeve te shtabit te D101ABN me 25 prill me te gjitha masat e sigurimit nga ana jone. Perberja e ketyre konvojeve shkonte deri ne 318 makina ku detyra jone ishte sigurimi nga goditjet e befasishme te kundershtarit, pasi lufta ne kete kohe nuk ishte shpallur e perfunduar dhe vatra te vogla te besnikeve te regjimit te Sadamit mundoheshin te godisnin forcat e koalicionit ne hapesirat qe mund te krijoheshin. Kjo per ne ishte detyra me e veshtire si perplanezimin e perdorimin e forcave e deri ne finalizimin e veprimeve qe do te kryheshin nga ushtaret tane. Ne kete detyre kerkohej levizje e manovrime te shpejta te forcave per te bllokuar autostradat e Bagdatit per minuta te tera dhe per te krijuar lehtesi dhe siguri ne menyre qe at ate leviznin te sigurte edhe ne zonat problematike sic ishin dalja e Bagdatit, kalimi i qytetit te Tikritit (vendlindja e Sadamit), Samarrrah etj.
    Gjithashtu, me dislokimin e forcave tona ne Mosul, kemi kryer detyra te veshtira si sigurimi i aeroportit te Mosulit, ne bashkeveprim me nje kompani tankesh amerikane. Pervec 8 pozicioneve te luftimit ne siguronim edhe forcen e reagimit te shpejte. Qellimi ishte perballimi i rrezikut te nivelit te shkalles se pare (sulmi ndaj aeroportit) dhe vonimi i rrezikut te nivelit te shkalles se dyte (depertimi ne aeroport).

    Detyra patrullimi ne qytet ku, ne bashkeveprim me ushtaret amerikane, kemi bere te mundur zbulimin e armeve, municioneve, kapjen e personave qe i posedonin ato duke i derguar ate prane organeve kompetente amerikane.

    Eshte mbajtur rregull dhe kemi ndihmuar ne vendosjen e qetesise ne pikat e karburantit, te shperndarjes se gazit, te mbajtjes ne kontroll te trenave qe levizin ne qytet, detyra te cilat i kemi kryer shume mire dhe incidentet jane shmangur me qetesi.

    Kontrolle banesash ku ka patur dyshime se kryenin aktivitetin e tyre militante te Partise Ba’ath. Gjate ketyre kontrolleve, per shkallen e larte te profesionalizmit ne kryerjen e detyrave, kemi marre vleresime te larta nga komandanti i batalionit te 1-re N/kol Hikman dhe komandanti i Brigades se 2-te Kol. Anderson.

    Sulmet e drejtperdrejta:

    - Goditje me mortaja ne aeroport (4 korrik)

    - Sulm me arme zjarri ndaj vendrojes nr.4 (3 gusht)

    - Sulm me arme zjarri ndaj vendrojeve 4,5 e 6 (14 korrik)

    - Sulm me arme zjarri ndaj patrulles jashte bazes (29 gusht)

    - Sulm me arme zjarri ndaj vendrojes nr.1 (31 korrik)

    - Vendosja e nje bombe artizanale ne rrugen ku do kalonte patrulla (02 shtator)

    - Goditja me granate dore e patrulles ne qytet, u plagos ushtari M. Leka (15 shtator)

    - Goditja me arme zjarri e vendrojes nr.1 (17 shtator, 14, 16, 18 tetor)

    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga bebushe
    Pergjigja per temen eshte JO .
    psene besoj e dine te gjithe , ne sjemi per veten e jo me per te tjeret .............
    ti sje per veten e jo me per te tjeret

  7. #27
    Jeta eshte 1 Enderr...... Maska e stalion
    Anëtarësuar
    10-03-2004
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    74
    mua me duket qesharake sepse ne nuk kemi ushtare per veten ton dhe jo ma me shtuar ne irak.
    te cojme mosiun me gabinetin e tij,se ushtaret e shqiperis jane shperndar ne per bot tu mbajt familjet e tyre me buk.

  8. #28
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    eshte qesharake te shohesh kaq shume qaramane te mbledhur bashke ne te njejten teme : nuk kemi ate nuk kemi kete nuk kemi buke te hame - mos doni gje qe tju dergojme ndonje cope buke me poste apo cfare ?

    shume ka vuajtuar imazhi i shqiperise nga ky mentalitet qaramanesh por disa se kane kuptuar akoma kete

    bej detyren tende dhe mbylle gojen thoshte Voltaire dhe detyra jone eshte te ndihmojme ata qe na kane ndihmuar kur ata gjenden ne vershtiresi qofte edhe simbolikisht aq sa kemi mundesi

  9. #29
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Petriti Sokoli
    E kuptoj interesin tonë kombëtar ama nuk ja kisha leju vetës një luks të till sa të përkrah pushtime të vendeve e popujve të ndryshëm për hir të një miqësie me një vend qoft edhe mik i popullit tim.Me gjithse ende nu e ka dëshmu sa duhet qeveria Amerikane e Bushit atë miqësi që shumë po përflitet.Kësaj i thon po mundohem të bëj mik me zor.
    Bushi për mendimin tim ashtë prototipi i A.Hitlerit dhe kisha pas dëshir ta ket përfundimin e njejt.Nuk kam asgjë kundur popullit amerikan që është një popull mikpritës,e i dashur sidomos për ne shqiptarët.




    Jam absolutisht dakort persa i perket paragrafit te fundit te shkruajtur nga Petriti,por ne nga ''Miqesia" jone me Usa na intereson ne rradhe te pare perkrarja e saj per anetaresimin tone ne Nato,dhe personalisht ky eshte nje nga shancet qe na jipet per tja arritur atij qellimit.
    Tani nqs duhet te dergoje me shume trupa,jam i mendimit se duhet pare ne rradhe te pare shpenzimet ekonomike dhe gjendja e trupave shqiptare te gatshme per te shkuar ne ate vend te larget dhe me shume rreziqe per trupat tona, pra duhet ky version duhet shikuar me kujdes dhe nqs eshte e nevojshme dhe te dergohen me shume vetem e vetem qe te mundemi dhe ne sipas shpresave te anetaresohem ne 2006 ne Nato.
    Sa per Bush-in No comment."sa here e shoh me vjen me i rras nje te beshtyre po nejseeeeeee ne na intereson tjeter

    Cycloooooooooo kjo tema lal nuk thuan per ceshtjen kombetare por per dergimin e trupave ne irak je fut kot me duket apo e bere dhe ti nje xhiro kendej te lecosh brokullat e tua
    .........................

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Marre nga Shekulli


    Bush mesazh Moisiut


    A.R.

    TIRANE- Presidenti Alfred Moisiu, mori dje një mesazh nga presidenti i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, nëpërmjet të cilit shpreh falenderimin për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për vendosjen e paqes në Irak. “Në emër të popullit amerikan, dua t’ju falenderoj për mbështetjen dhe vendosmërinë e palëkundur të Shqipërisë për sjelljen e paqes dhe demokracisë në Irak. Sulmet e fundit kundër qytetarëve irakianë, personelit të sigurimit dhe forcave të koalicionit, nga ekstremistë të dhunshëm, janë një sfidë e drejtpërdrejtë dhe e qëllimshme ndaj të ardhmes demokratike, që ne të gjithë mbështesim në Irak. Përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë janë në vazhdim dhe drejt suksesit. Forcat e Shqipërisë kanë vepruar me zotësi dhe trimëri, ndaj ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre”, -thuhet në mesazhin e Bushit. Ai ndalet më tej tek hapat që duhet të ndërmerren për të arrestuar ata që i janë përgjigjur me dhunë demokracisë në Irak. “Së bashku, ne kemi ecur shumë në rrugën e vendosjes së lirisë dhe dinjititetit për popullin e Irakut, por ka ende për të bërë. Në një demokraci, nuk ka vend për ata që kërkojnë të vendosin autoritetin e tyre përmes pushkës dhe trazirave. Duhet t’i arrestojmë ata që janë përgjegjës për dhunën e fundit. Gjithashtu, duhet të punojmë shumë në të ardhmen për procesin e transferimit të sovranitetit më 30 korrik, 2004. Këshilltari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Brahimi, aktualisht gjendet në Irak dhe ne mbështesim punën e tij, në ndihmën që jep në zhvillimin e strukturimit dhe për procesin përzgjedhës për qeverinë e përkohshme, e cila do të vijë në detyrë më 30 korrik. Ne vlerësojmë rolin e KB-së në procesin politik dhe presim ta përfshijmë Këshillin e Sigurimit të KB-së gjatë procesit të kalimit në një Irak të vetëqeverisur”, -përfundon mesazhi i presidentit Bush për presidentin shqiptar Moisiu.

    Pse opozita kundërshton shtimin e kontingjentit tonë në Irak


    M N

    Ndërsa në një koniunkturë kundërthënëse ndërkombëtare, po profilohet mundësia e shtimit të kontingjentit shqiptar në Irak, me të njëjtën shpejtësi po profilohet kundërshtimi anipse i butë i opozitës për këtë ide.
    Në një shikim sipërfaqësor, por jo vetëm të tillë, kundërshtimi i opozitës duket si jo shumë i menduar mirë, madje duhet të supozohet se nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës së demokratëve, madje as të opozitës në përgjithësi e shumicës së votuesve të tyre, pra duket si qëndrim i udhëheqjes së ngushtë. Për ta shprehur këtë qëndrim nuk kanë dalë drejtuesit e nivelit të lartë të tyre, si Berisha, që zakonisht nuk lë temë të vogël pa trajtuar personalisht pa le më një temë të tillë. Kanë dalë në plan të parë dhe po kundërshtojnë publikisht idenë e rritjes së kontingjentit zoti Besnik Mustafaj, shef i marrëdhënieve me jashtë i PD-së apo zoti Mehdiu, i cili udhëton shpesh në SHBA duke dhënë idenë e një politikani të thekur proamerikan. Megjithë drojen se kjo mund të jetë ndonjë flatterie frankofile e zotit Mustafaj si edhe në ndonjë rast tjetër, duket gjithsesi e vështirë që ky qëndrim të jetë serioz, i studiuar gjerësisht dhe i mbështetur nga të gjithë krerët e opozitës. Janë disa hipotezat që e mbështesin këtë supozim.
    Argumenti kryesor që sillet nga opozita për të kundërshtuar këtë shtim të kontingjentit shqiptar në Irak është ai i buxhetit, pra i gjetjes së parave, rreth 100 USD në ditë për secilin komando. Një argument relativisht serioz, por serioziteti i të cilit asnjanësohet nga sjellje të tjera indiferente të opozitës përsa i përket rritjes së shpenzimeve buxhetore në iniciativa të tjera parlamentare dhe politike të saj. I tillë është rasti i insistimit të saj për miratimin brenda këtij muaji të projektligjit për kompensimin e të persekutuarve ( një faturë disa miliardëdollarëshe,) apo të ish -pronarëve. Në të dy këto raste për qëllime propagandistike opozita nuk po kërkon zgjidhje të arsyeshme, konsensuale, por zgjidhje që do të impononin shpalljen e falimentit të shtetit shqiptar nëse do të pranonte versionin e opozitës për dëmshpërblimet sapoqë kërkohen nja dhjetë miliardë dollarë a më shumë për t´jua dhënë shpejt e shpejt ish -të persekutuarve dhe ish -pronarëve. Pra një shqetësim i tillë i opozitës për rritjen e buxhetit prej mbajtjes së 200 ushtarëve shqiptarë në Irak, një shumë ndoshta e rendit të disa milionë dollarëve duket artificial.
    Ndërkohë soliditeti i një pozicionimi të tillë duket i dyshimtë dhe për një arsye tjetër. Nuk ka qëndrim forumesh të opozitës për këtë qëllim dhe nuk ka gjithashtu asnjë prononcim të vetëm të liderit të opozitës, protagonizmi i të cilit rezulton i frenuar. Të dy këto argumente mjaftojnë për t´i dhënë karakterin e një balloni prove kësaj ndërmarrjeje të fundit të opozitës e cila zhvillohet në një kontekst të caktuar, kur disa vende po reflektojnë mundësinë e tërheqjes së kontingjenteve të tyre nga Iraku. Shqipëria dhe shqiptarët borxhlinj ndaj mbështetjes perëndimore, veçanërisht asaj amerikane në rastin e Kosovës dhe në përgjithësi gjatë këtyre viteve të tranzicionit domosdoshmërisht duhet të dëshmojë të kundërtën, pra gatishmëri për të shtuar kontingjentin e vet. Për më shumë që kjo shtesë është kërkuar nga aleatët tanë amerikanë-vështirë që opozita nuk e di këtë, - dhe kjo është një arsye më shumë që ne duhet t´i përgjigjemi pozitivisht. Po atëherë çfarë do të provojë opozita? A është kjo një lloj përpjekje e saj për të vënë në pozitë të vështirë ambasadorin amerikan për të cilin në një pjesë të shtypit pranë saj aludohet se po mbështet karrierën politike të zotit Nano, i cili po shpaloset si një proamerikan i flaktë i orës së fundit? Shpalosje që u duk me përdorimin e vizitës së tij të fundit në SHBA si vizitë pastruese të kësaj karriere, veçanërisht duke ju referuar skanerit të Shtëpisë së Bardhë që nuk kërciti kur ai hyri atje. Apo pse mesazhe të zotit Xhefri në lidhje me protestat e opozitës janë konsideruar si armiqësore ndaj saj? Nëse është e tillë, pra një lloj sfide ndaj punës së ambasadorit që ka si angazhim kryesor krijimin e një qëndrimi masiv provendit të tij apo një përpjekje për të modifikuar qëndrimet e tij që opozita mund t’i mendojë si pro Nano, balloni opozitar duket i pavend. Në opinionin publik vendas dhe në kancelarinë amerikane që nuk përfaqësohet në mënyrë unike prej ambasadorit një qëndrim i tillë do të interpretohej si gjest jo miqësor i saj dhe në këtë kuptim opozita që aspiron të marrë pushtetin sa më shpejt të jetë e mundur po vetëfshikullohet. Edhe përpjekja për të bërë një lloj loje proeuropiane, pra për t’u sintonizuar me qëndrimin dukshëm më kritik ndaj qeverisë së zotit Nano prej institucioneve të Europës së Bashkuar në raport me qëndrimin amerikan diçka më pak kritik do të ishte një tjetër sfidë grandomane për t’u përfshirë në konfliktin ndërplanetar Europë-SHBA dhe realisht ana tjetër e monedhës së sjelljes së zotit Nano që pretendon se po ia del mbanë shkëlqyeshëm në këtë konflikt, duke mbajtur anën e SHBA-ve. Vështirë se mbështetja ndërkombëtare mund të fitohet me lojëra të tilla dhe kjo vlen për të dy palët e konfliktit politik shqiptar. Nuk duket më shumë realist as dhe ndonjë lloj arsyetimi i mundshëm se duke bërë kështu, opozita do të errësojë sadopak shkëlqimin amerikan të zotit Nano i cili mund të shesë si meritë të vetën edhe proamerikanizmin e gjithë klasës politike shqiptare. Një sjellje e tillë në këtë moment nuk duket as se dhe mund të provokojë shtim votash të shqiptarëve për opozitën.
    Një shikim i tillë i qëndrimit më të fundit të opozitës në lidhje me vatrën më të rëndësishme të interesit ndërkombëtar siç është Iraku është thjesht një sprovë analitike. Të vërtetën mund ta sqarojë vetë opozita më tej me sjelljen e saj në Parlament. Për më shumë ka të ngjarë që të jenë aleatët që të financojnë këtë shtim kontingjenti. Pra në një vit të rëndësishëm kur është në provë sjellja politike e opozitës që ka shumë shance për të ardhur në pushtet, një vit përpara fillimit të diskutimit të statusit të Kosovës në funksion të të cilit gjithë shqiptarët duhet të bëjnë figurë sa më të mirë ndërkombëtare, opozita do të gabonte nëse do të përputhte qëndrimin e vet me atë të ballonit të provës. Pra kundër shtimit të kontingjentit shqiptar në Irak.
    opozita kundershtone dergimin apo shtimin e forcave ne irak PASI ESHTE NJE MENYRE ME E LEHTE QEVERISJEJE NGA NANO PASI DIHET PERKRAHJA E BUSHIT AND COMPANY

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çështja e varrezave greke në Shqipëri
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •