d.m.th disa ketu ne forum thone ti heqim se tani u rrezikohet jeta, apo ti heqim se edhe Spanja po i heq.
Pra tashti qe po vjen era barut t'ja mbathim e ti leme shoket ne "balte" apo ne pluhurine shkretetires. Kesi trimash jemi ne shqiptaret? Kur te tjeret te bejne luften ne te kthehemi prape si burra te mire.
Perderisa e perkrahem kete lufte duhet ti qendrojme deri ne fund dhe te japim ate qe kemi mundesi TANI kur eshte nevoja. Ashtu si na kane ndihmuar te tjeret ashtu edhe ne. Jo se kane nevoje te madhe per ne por ne bejme ate qe kemi mundesi qofte edhe simbolike.
Pse iken Spanja eshte puna e saj, pse nuk thoni ti shtojme se po i shton Amerika por ti heqim se i hoqi Spanja.
Fundja te gjithe jane vullnetare dhe asnjerin nuk e kane cuar me zor. Ai eshte zanati i ushtarit qe ka edhe rrezikun brenda se per te dale ne pension duke ruajtur magazinat apo bunkeret si oficeret e Enverit ashtu eshte fatura e madhe se jepet kot, kjo fature te pakten po meritohet. E mos kujtoni se po e paguajme ne ate fature se na kane dhene miliarda qe i kemi vjedhur pa ju thene as faleminderit.
Krijoni Kontakt