Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Exclamation FERRI - Shtepia e ardhshme për të gjithë !

    Kemi lexuar e diskutuar goxha mbi Zotin ( Allahun etj ) , menyren sesi fete e ndryshme e interpretojne Ate , rrugen qe cdo fe keshillon te ndjekesh ne menyre qe nje dite te gjendesh prane Tij ( Parajsen ) dhe shume e shume veprime te tjera te cilat te devijojne nga e ashtuquajtura Rruga per tek Zoti.

    Sot dua te diskutoj pak mbi Ferrin! ( destinacionin e fundit te mekatareve )

    Marrim shembullin e nje ushtari :

    Jeton tere jeten si besimtar i denje. Mundohet te mekatoje sado pak. Falet dhe i lutet Zotit te tij cdo dite te dhuruar te vitit. Eshte i mire me te gjithe dhe i keq me askend. Gezon nje harmoni familjare te mrekullueshme. Respekton fene e tij dhe vepron me perpikmeri sipas cdo keshille qe ajo i dhuron. Me pak fjale eshte njeri pa mekate , i mire , besimtar dhe normalisht qe mendon dhe mezi pret qe nje dite pas kesaj jete te shkurter , do gjendet prane Te Madhnishmit ne Parajsen e imagjinuar.

    Bukuri!
    C'ndodh tani ?!

    Duke qene se ky njeri eshte nje patriot i flakte , i edukuar dhe i rritur me ndjesine e mbrojtes se familjes se tij , kombit dhe nderit , i shermben atdheut kurdohere qe lind nevoja.
    Shteti vendos ti hapi lufte nje shteti tjeter. Kjo mund te jete per arsye te ndryshme. Ndoshta te drejta , ndoshta jo. ( kush e di te drejten tek e fundit ! ).
    Cohet , vishet , armatoset dhe se bashku me ushtaret e tjere , le familjen e tij , largohet nga rutina aq "paqesore" e jetes dhe hidhet per me lufte.

    Epo lufta eshte lufte!
    Atje i keput koken tjetrit. I nxjerr zemren nga vendi me kthetra. Djeg dhe pret njerez. Masakron kedo qe ti dali perpara. Etj etj.

    Po keto te tjeret a nuk jane bij nenash ?! A nuk jane njerez te Zotit ?! A nuk kane familje , nje grua e disa femije qe e presin ne shtepi ?!

    Pak rendesi kane keto! Dalim tek thelbi :

    Ky ushtar ( dikur njeriu me paqesor ) , sot po VRET , sot po MEKATON!

    U mundova te mos zgjatem shume. Kapa nje aspekt te jetes dhe shkrova mjaftueshem per te pasur nje ide se per cfare po flas. Ka shume e shume raste te tjera mekatesh te cilat do ti permendim me vone.

    Pra : A nuk meriton te shkoje ne FERR ky njeri ?! A meriton ky vrases , ky kriminel , ky jetemarres te shkoje prane ZOTIT!

    Si e gjykon Feja ( e kujtdo ) kete fenomen qe sapo permenda ?

    Ky njeriu nuk vrau nga deshira e tij. Ky njeri i sherbeu kombit dhe zbatoi vetem urdhra. Ky ushtar nderoi , lartesoi apo mbrojti kombin e tij , familjen e tij.
    Ama beri nje krim ... mekatoi rende!

    Pastaj do dalim tek mekatet e tjera te perditshme.
    Te shohim sesa "engjej" jemi apo jane.

    Jam kureshtar te di sesi e gjykoni edhe ju personalisht! Pra ftoj ne diskutim jo vetem besimtaret dhe njohesit e mirfillte te fese , por edhe te tjere , pyetjet e te cileve mund te na ndihmojne te shqyrtojme kete fenomen!

    PS: Vec mos na merzisni prape me diskriminime te feve te njeri tjetrit. Flisni vetem per fene tuaj. Boll me formulen : Une jam e drejta , kurse ti je fallco! Te diskutojme te qete! Ju lutem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 18-04-2004 më 21:39

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Mos duket ta hapja kete teme andej nga "Aktualitetet Shoqerore" ?!

    Mos na lini te vdesim injorante pra! Kini pak meshire!

  3. #3
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    E shoh qe te paskan lene vetem... e po vij te te bej shoqeri.
    Kjo ceshtja qe ke ngritur ti eshte pak me spec.
    Mesa kam vene re une,ne pergjithesi gjithmone njeriu kur vdes ka deshire te rrefehet per ato qe ka bere gjate jetes se vet.
    Ndoshta pendimi qe ti ben ne momentet e fundit te jetes te shpeton nga ferri.

    psh. Nuk me hiqet nga mendja momenti kur ka vdekur xhaxhai im.Babi e kishte vella nga babai.Mgjse vellezer nuk ja kane kaluar si te tille.Babi gjithmone mundohej ta afronte ai gjithmone largohej dhe gjithmone hapte fjale e mundohej te fuste familjen tone ne sherr me familjet e tjera.Vjen momenti dhe u semur e ishte ne spital... shume rende
    Te gjithe u habiten kur kerkoi ne dhomen e spitalit vetem babin tim, as niperit qe e kishin mbajtur as motren e vet.
    Dhe ne momentin e fundit, tregon babi mi nguli syte sikur donte te me thoshte dicka, por qe nuk mundte pasi kishte paralize.
    Sic duket babi e kuptoi dhe i tha: te shkosh i qete se t'i kam falur te gjitha...
    Menjehere, - tha babi, u qetesua e diten tjeter vdiq.

    U zgjata shume. Ajo qe dua te them eshte se te gjithe e dime se ku dhe kur bejme keq.E rendesishme eshte qe ne nje moment te caktuar ta pranojme dhe te pendohemi me te vertete per ate qe kemi bere.
    E njejta gje dhe me ushtarin.. E di i shkreti se t'i maresh jeten dikujt eshte krim, pavaresisht se eshte i motivuar. Mendoj se ushtaret jane njerezit qe e kane shpirtin shume te trazuar, pasi kane pare e bere gjera te tmerrshme.

    Them se Zoti di t'i ndaje gjerat, se po qe ndryshe, e paskemi rezervuar me kohe vendin ne FERR
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  4. #4
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Pershendetje, nese ai qe vendos te shkoj ne lufte nuk i shikon rethanat se a eshte ne lufte te drejt apo jo,ai do te jete kriminel i dores se pare, nese e vrane e masakron njeriun ne mbrojtje te atdheut te vet.
    Sa i perket ai qe vrane per te ruajtur ,nderin, shtetin , fejen dhe cdo gje qe eshte per te e shenjt,ai kursesi nuk do te jete mekatar ,por hero ne kete dhe ate bote.
    Ka pasur raste te shumta dhe ka dhe sot si psh: MUHAMED ALI qe kishte refuzuar qe te mer pjese ne luften e Vietnamit pa mare parasysh ,,pasojat,, qe do ti kishin shkaktur po te mos shkonte ne lufte.Por ai e mbrojt nderin e vet , te familjes dhe te shum shtetasve AMERIKAN,dhe i tregoi haptazi se nuk ishte lufte e drejt dhe nuk ishte e drejt qe te vret apo vritej per ideale jo te drejta dhe jo te logjikshme.
    Nese njeri vret per ta mbrojtur ATDHEUN e vet pa mar parasysh se kunder kujt,ai duhet te shkoj te vret dhe te vritet pa e dridhur syrin per asnje moment,sepse edhe zoti nuk i don ata qe e tradhetojn atdheun e vet,ndersa ate qe e mbron e shperblen,ju pershendes.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Dmth sipas jush , mjafton te vrasesh per dicka qe ti e quan "veprim te drejte" , te vrasesh per te mbrojtur atdheun , te kesh nje motiv te forte per krimin , ose te pakten te "PENDOHESH" nje dite per krimet e kryera ... dhe ja ku i lave mekatet !!!

    Atehere Hitleri nuk ka ndonje ndryshim nga nje vrases tjeter !?

    Atehere , meqenese ushtari amerikan , japonez apo shqiptar vret e masakron ne Irak duke u nisur nga motive te shendosha si "veprimi i drejte" ose si psh "mbrojta e atdheut" ( meqe Iraku kerrcenonte tere Boten me armet e shkaterrimit masiv ) ...........edhe ai Palestinezi ( brainwashed apo i ndergjegjeshem ) nuk kryeka mekat !!! ...sepse edhe ai vret e masakron per "te drejten" e tij , vret per "lirine" e tij , vret per "kombin e nderin" e tij!

    Kush e di te "Drejten" ne kete Bote ?! Askush !
    Mjafton te me interesoje mua apo x-it dhe direkt e titullojme "akt te drejte"

    Po dilkam une tani ne rruge , po vriskam nja 2000 veta qe me krijojne bezdi ...dhe kur te plakem po i fus nja dy tre apo 100 te penduara dhe shpetokam

    P-ordhe me rigon - i thone kesaj !

    Flm per postimet! ( nuk nxorret gje ne drite , fatkeqesisht )

  6. #6
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ne Islam Ferrin e fitojne

    Ateistet
    besimtaret pagane
    Jo-islamiket
    Muslimanet mekatare.

    Tani te rri ti sqaroj te gjitha do duheshin dite te tera ama nje gje eshte e qarte tek cdo musliman qe "kush beson zotin i frikesohet atij edhe ruhet denimit te tij" ne kete rast ferri.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Prandaj edhe e nisin fjaline me shkronje te (M)adhe , kurse fjalen me te rendesishme per nje besimtar ( fjalen , Zot ) , e shkruajne me te vogel

    Sipas teje , nje i krishter shkon ne Ferr ?!

    Nejse , nuk dua te shmanget tema. Pyetja ime ishte shume e thjeshte. Po flasim mbi mekatet ( ketu perqendrohu ). Si i interpreton Feja juaj ?!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Vallai s'ka kuptim te me digjet b'ytha pergjithmone vetem se kam ngrene berxolla derri mer...lol sa per te qenit ateist...kam ndermend te pendohem nja dy minuta para vdekjes kshuqe s'merzitem shum

    Fete monoteiste (Islam, Kristianizem, Judaizem) thone qe koncepti i Ferrit ju tregua njerezve nga Zoti per here te pare nga profetet izraelite si Moisiu Abrahami apo jo?
    Po si shpjegohet qe qysh ne kohe te Greqise se lashte (edhe me perpara Judaizmit), flitej per boten e pertejme, dhe per heronjte greke qe shkonin ne fushat Eliziane (parajse) dhe per barbaret (jo-greke) qe shkonin ne Tartar (ferr) dhe pesonin denime nga me te ndryshmet.
    Pershkrimet e ferrit, parajses dhe purgatorit mesa di un Kristianizmi i ka marre nga Komedia Hyjnore e Dantes. Na rrofte fantazia.
    Po kjo qe do them ma merr mendja do e sqaroje. Njerezimi si nje femije ka lindur, ka kaluar fazen e femijerise dhe eshte "rritur".
    Feja dhe Ferri s'kane qen asgje tjeter vecse perrallat e frikshme qe i jane treguar njerezimit kur ka qene femije per ta cuar ne rruge te drejte.

    ps: Kurse kur kam qen ihere ne xhami mu duk se po tregonte hoxha perralla horror. Ne Xhehnem tha, te japin me pi urine te vluar...edhe ne Meksike mer i thash po atje e qujn birre. lol
    Edhe nejse si perfundim Genco mos e rruj se si ka then Jezusi e para qe do shkoje ne parajse esht prostituta...ne pimpat e kena vendin e sigurum simethen. lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 19-04-2004 më 23:50

  9. #9
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Amin lol
    Pse sthu ti qe qeka me flejt me Madonen se e dika rrugen e parajses me sy mbyll
    Tashi mekatet qe thu ti Deuso jane lloje llojesh edhe si maj men te gjitha ...maj men vetem mekatet qe jam i sigurte qe si bej dot....te tjerat them qe sme ka thene njeri...
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #10
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Une jam i mendimit qe kjo pyetje eshte njera prej te shumtave qe vertetojne veshtersine e jetes se nje besimtari ne nje sistem te ndryshem me ligjet e fese tij.

    tani tek shembulli i besimtarit ne lidhje me luften une do te thoja qe ka lloje te ndryshme luftrash,kur luftra eshte me te vertete me qellime te drejta(behet fjale per lufte vetmbrojtese),dhe pa pasur deshiren per shfaqje dhune dhe okupimi ekonomik une jam pro luftes,ndersa kur lufta eshte e qarte qe po behet thjesht per perfitime ekonomike dhe pa asnje te drejte njerezore une per vete nuk marr pjese.................

    Tani vetvetiu lind pyetja se si do te informohet nje besimtar nese lufta eshte e drejte apo jo?
    per kete neve na ndihmojne shume thenie te profetit Muhamed(sas),dhe shembulli i shokeve te tij ........profeti thote qe trashgimtare te profeteve ne bote jane dijetaret,pra nje besimtar perpara se te vendosi qe te shkoje ne lufte apo jo duhet te keshillohet me dijetaret qe kjo lufte eshte ne raport te drejtperdrejte me normat dhe ligjet fetare apo jo...

    nese shumica e dijetareve fetare jane te mendimit qe lufta ka arsye te drejta atehere je i obliguar te shkosh,them arsye te drejta ,nese lufta behet per vetmbrojtje...........

    nese lufta eshte ne raport te zhdrejte me normat dhe rregullat e fese dhe behet me te padrejte atehere je i obliguar qe te mos marresh pjese,"me mire te vdesesh per te drejten se sa te ndyesh duart me gjak te pafajshem"

    POR dua te theksoj qe ne Islam i jepet perparesi e madhe paqes ,Lufta na eshte obliguar vetem per vetmbrojtje.....dhe aspak per arsye te tjera cfardo qofshin.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  4. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •