Kemi lexuar e diskutuar goxha mbi Zotin ( Allahun etj ) , menyren sesi fete e ndryshme e interpretojne Ate , rrugen qe cdo fe keshillon te ndjekesh ne menyre qe nje dite te gjendesh prane Tij ( Parajsen ) dhe shume e shume veprime te tjera te cilat te devijojne nga e ashtuquajtura Rruga per tek Zoti.
Sot dua te diskutoj pak mbi Ferrin! ( destinacionin e fundit te mekatareve )
Marrim shembullin e nje ushtari :
Jeton tere jeten si besimtar i denje. Mundohet te mekatoje sado pak. Falet dhe i lutet Zotit te tij cdo dite te dhuruar te vitit. Eshte i mire me te gjithe dhe i keq me askend. Gezon nje harmoni familjare te mrekullueshme. Respekton fene e tij dhe vepron me perpikmeri sipas cdo keshille qe ajo i dhuron. Me pak fjale eshte njeri pa mekate , i mire , besimtar dhe normalisht qe mendon dhe mezi pret qe nje dite pas kesaj jete te shkurter , do gjendet prane Te Madhnishmit ne Parajsen e imagjinuar.
Bukuri!
C'ndodh tani ?!
Duke qene se ky njeri eshte nje patriot i flakte , i edukuar dhe i rritur me ndjesine e mbrojtes se familjes se tij , kombit dhe nderit , i shermben atdheut kurdohere qe lind nevoja.
Shteti vendos ti hapi lufte nje shteti tjeter. Kjo mund te jete per arsye te ndryshme. Ndoshta te drejta , ndoshta jo. ( kush e di te drejten tek e fundit ! ).
Cohet , vishet , armatoset dhe se bashku me ushtaret e tjere , le familjen e tij , largohet nga rutina aq "paqesore" e jetes dhe hidhet per me lufte.
Epo lufta eshte lufte!
Atje i keput koken tjetrit. I nxjerr zemren nga vendi me kthetra. Djeg dhe pret njerez. Masakron kedo qe ti dali perpara. Etj etj.
Po keto te tjeret a nuk jane bij nenash ?! A nuk jane njerez te Zotit ?! A nuk kane familje , nje grua e disa femije qe e presin ne shtepi ?!
Pak rendesi kane keto! Dalim tek thelbi :
Ky ushtar ( dikur njeriu me paqesor ) , sot po VRET , sot po MEKATON!
U mundova te mos zgjatem shume. Kapa nje aspekt te jetes dhe shkrova mjaftueshem per te pasur nje ide se per cfare po flas. Ka shume e shume raste te tjera mekatesh te cilat do ti permendim me vone.
Pra : A nuk meriton te shkoje ne FERR ky njeri ?! A meriton ky vrases , ky kriminel , ky jetemarres te shkoje prane ZOTIT!
Si e gjykon Feja ( e kujtdo ) kete fenomen qe sapo permenda ?
Ky njeriu nuk vrau nga deshira e tij. Ky njeri i sherbeu kombit dhe zbatoi vetem urdhra. Ky ushtar nderoi , lartesoi apo mbrojti kombin e tij , familjen e tij.
Ama beri nje krim ... mekatoi rende!
Pastaj do dalim tek mekatet e tjera te perditshme.
Te shohim sesa "engjej" jemi apo jane.
Jam kureshtar te di sesi e gjykoni edhe ju personalisht! Pra ftoj ne diskutim jo vetem besimtaret dhe njohesit e mirfillte te fese , por edhe te tjere , pyetjet e te cileve mund te na ndihmojne te shqyrtojme kete fenomen!
PS: Vec mos na merzisni prape me diskriminime te feve te njeri tjetrit. Flisni vetem per fene tuaj. Boll me formulen : Une jam e drejta , kurse ti je fallco! Te diskutojme te qete! Ju lutem!
Krijoni Kontakt