Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 236
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan

    Kisha serbe dhe urrejtja nė Ballkan

    Enver Robelli

    Luftėrat e pėrgjakshme tė viteve ‘90 nė truallin e ish-Jugosllavisė treguan se nėn pelerinėn e zezė tė popave serbė “rrahin zemra tė ashpra dhe tė tmerrshme”. Kėshtu shkruan Milorad Tomaniq, publicist nga Beogradi, nė fillim nė librin e tij “Kisha serbe nė luftė dhe luftėrat brenda saj”. Nė 251 faqe autori analizon rolin e kishės si institucion dhe tė dinjitarėve tė saj.
    Kisha Ortodokse Serbe (nė kėtė tekst do tė pėrdorim shkurtesėn KOS) e ka parė pėrherė veten si institucion kombėtar, qė merret jo vetėm me ēėshtje tė shpirtit, por edhe tė politikės e tė kombit. Pra, me punė tokėsore. Vetė akti i fitimit tė mėvetėsisė sė KOS-it ėshtė politik. Pas okupimit tė Konstantinopojės mė 1204 nga ana e kryqtarėve dhe venedikasve, patriarku i Kishės Ortodokse Greke u arratis nė Azinė e Vogėl. Nė vitin 1219 atje shkoi Rashko, i biri i Mbretit Serb, dhe nga dinjitari kishtar grek fitoi pavarėsinė kombėtare tė KOS-it. Nė kėtė mėnyrė, siē shkruan Joko Slijepēeviq nė “Historinė e Kishės Ortodokse Serbe”, u pengua ndarja religjioze e serbėve nė katolikė dhe ortodoksė. Rashko nė historinė e kishės serbe njihet si Shenjtori Sava.
    Nė periudhėn e sundimit osman, pas humbjes sė Betejės sė Kosovės (1389), Patriarkati i KOS-it nė Pejė praktikisht u anulua dhe kaloi nėn juridiksionin e Ohrit. Nė vitin 1557 Porta e Lartė vendosi ta ringjallė sėrish Patriarkatin, duke shpresuar se klerikėt do tė ndihmonin nė mbledhjen e taksave nga raja. Nė ringjalljen e Partiarkatit duket tė kenė luajtur rol edhe lidhjet familjare. Kryeveziri Mehmet Sokoloviq, i cili si fėmijė ishte marrė peng nga turqit nė oborrin e Sulltanit, ishte serb. Prijėsi i ri i Partiarkatit u bė vėllau i tij Makarije, i cili kishte ruajtur besimin e krishterė. Kjo ėshtė, shkurtimisht, historia e fitimit tė mėvetėsisė sė KOS-it.
    Pjesėt mė interesante nė librin e Milorad Tomaniq janė ato qė demaskojnė dhe ilustrojnė anomalitė e klerikėve dhe politikanėve veēanėrisht nė vitet ‘80 dhe ‘90, kur nacionalizmi serb arriti kulmin. “Serbėt janė popull i ēmendur”, kishte thėnė lideri i serbėve tė Kroacisė, Jovan Rashkoviqi nė njė bisedė me presidentin kroat Franjo Tuxhman. Kėshtu populli serb kishte mundėsinė tė dėgjojė se ēka mendon pėr gjendjen e tij nervore dhe shpirtėrore njė ekspert pėr kėtė ēėshtje: Rashkoviq me profesion ishte neuropsikiatėr. Nga KOS-i ai ishte shpėrblyer me Urdhrin e Shėn Savės tė Klasit I. Njė “intelektual” tjetėr i nderuar nga kisha serbe ishte i ashtuquajturi Miliqi nga Maēva, njė piktor dhe “patriot”, i cili duke treguar budallallėqe fitoi respektin e klerikėve mė tė lartė tė kishės. Pėr shembull Miliqi nga Maēva paralajmėronte se serbėt sė shpejti do tė jenė padronė tė botės. Nėse, sipas tij, njė bombė e vetme bie mbi Beograd, atėherė Vatikani, Vjena, Bonn-i dhe Zagrebi do tė dridhen nga brenda me fuqinė e formulės V^3=0. Pastaj, vazhdonte ai me fantazinė e tij, do tė shkatėrroheshin Tirana, Praga, Sofia, Ankaraja, Meka, Medina, Teherani. Piktori, tė cilit serbėt ia shikonin buzėt kur fliste, kishte paralajmėruar njė “katastrofė tektonike” pėr muajin qershor tė vitit 2001. Kėtė ai nuk e pėrjetoi. Nė varrimin e tij salikimin e mbajti mitropoliti nacionalist Amfilohije. Nė kėtė luftė pėr “rendin e ri serb” u kyēėn edhe anėtarė tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė. Akademiku Milorad Ekmeēiq nė vitin 1988 shkruante: “Dhuna ėshtė nėna e krijimit tė shteteve nacionale, kryesisht dhunė nė luftė. Ēdo nacionalizėm fillon me mbledhjen e pėrrallave dhe kėngėve epike – dhe ky ėshtė nacionalizėm elitar”. Dobrica Qosiqi, Luba Tadiqi (i ati i presidentit tė tanishėm tė Serbisė Boris Tadiq) dhe intelektualė tė tjerė filluan tė flasin pėr “barrėn e tė kaluarės dhe sfidat e sė ardhmes”. Mė 24 dhe 25 shtator 1986 gazeta “Veēernje Novosti” botoi Memorandumin e Akademisė, programin mbi dominimin serb tė Jugosllavisė sė atėhershme. Kėtu e shihte shansin edhe kisha bashkė me shoqatėn e shkrimtarėve tė Serbisė.
    Tani mungonte vetėm edhe prijėsi, qė do tė realizonte planet e intelektualėve, klerikėve dhe shkrimtarėve, plane, tė cilat, siē nėnvizon Tomaniq, u pėrpiluan nėn tymin e dendur tė duhanit dhe shisheve me raki. Ai prijės u shfaq njė ditė, u bė udhėheqės i Partisė Komuniste dhe shkoi nė Kosovė mė 27 mars 1987. Fjala ėshtė pėr Slobodan Milosheviqin. Disa javė mė vonė shkrimtari Radoslav Zlatanoviq do tė shkruajė poezinė “Himn nė lėndinė” kushtuar Milosheviqit. Peshkopi Jovan Velimiroviq do tė pėrdorė nocionin “Serbia hyjnore”, e cila na qenkėsh zgjeruar e bėrė shteti mė i madh hyjnor. Se kisha serbe mendonte vetėm nė dimensione tė mėdha, tregon edhe njė shembull tjetėr. Pas largimit nga posti i partiarkut tė sėmurė German, zgjedhja e kreut tė ri tė KOS-it nuk kaloi pa vėshtirėsi. Patriarku i sotėm Pavle u zgjodh tek nė rrethin e nėntė tė votimeve! Tomaniq konstaton me ironi se Shpirti i Shenjtė me kėtė aludim nė Rrethin e Nėntė tė Ferrit tė Dantes sikur kishte paralajmėruar se ēfarė e priste kombin serb. Nė fakt shtypi kishtar qė nga fundi i viteve ‘80 e deri vonė nė vitet ‘90 i kishte fryrė zjarrit nacionalist – kundėr shqiptarėve, kroatėve dhe boshnjakėve.
    Njėkohėsisht me kėtė filloi edhe rehabilitimi i figurave tė dyshimta kishtare. Nė maj tė vitit 1991 nga Amerika, nė Serbi u kthyen eshtrat e peshkopit Nikolaj Velimiroviq, njė kleriku qė bartte dekoratė tė Gjermanisė naciste dhe i cili kishte thėnė me bindje tė plotė se ekzistojnė ngjashmėri tė mėdha mes Adolf Hitlerit dhe Shėn Savės. Velimiroviq, njė klerik i shkolluar nė Rusi, Gjermani dhe Zvicėr, ishte i njė mendimi me Hitlerin edhe sa i pėrket qėndrimit tė kėtij tė fundit ndaj hebrenjve.
    Nė kėtė traditė urrejtėse vazhdoi edhe Patriarku Pavle. “Serbėt nuk mund tė jetojnė mė bashkė me kroatėt” dhe “pjesėt e Kroacisė duhet t’i bashkangjiten Republikės sė Serbisė” - kėshtu i shkruante Pavle lordit Carrington, i cili nė gjysmėn e parė tė viteve ‘90 ndėrmjetėsonte nė luftėn nė ish-Jugosllavi. Por, gjatė vizitės Zagrebit nė mars 1999, vetėm pak ditė para fillimit tė luftės sė NATO-s nė Kosovė, Pavle vizitoi Tuxhmanin, tė cilin shtypi, kisha dhe opinioni serb e kishte karakterizuar si inkarnim tė sė keqės, dhe u bėri thirrje serbėve qė tė integrohen nė shtetin kroat. Meqė kishte dėshtuar projekti i Serbisė sė Madhe, Pavle tani propagandonte paqen dhe pajtimin.
    Edhe gjatė luftės nė Bosnjė, Pavle nuk qėndroi indiferent. Takime me Radovan Karagjiqin, Ratko Mladiqin dhe luftėtarė tė tjerė pėr Serbinė e Madhe ishin pjesė e programit tė vizitave tė Pavles. Agresionin kundėr boshnjakėve kisha e minimizonte si luftė mbrojtėse tė serbėve kundėr pėrpjekjeve tė boshnjakėve myslimanė pėr tė krijuar njė xhamahiri nė Ballkan tė sunduar prej muxhahedinėve. Mė vonė, pėrveē boshnjakėve, kroatėve dhe shqiptarėve, tė cilėt nė sytė e klerikėve kishtarė ishin armiq tė pėrbetuar tė serbėve, rreziku, sipas KOS-it, kėrcėnohej edhe nga krejt Perėndimi, veēanėrisht Gjermania, Italia, Austria, Papa Gjon Pali i Dytė. Madje kisha serbe u tregua mė e ashpėr se vetė Milosheviqi. Kisha ia mbajti anėn Radovan Karagjiqit nė refuzimin e planit Vance-Owen pėr paqe nė Bosnjė. Kisha ende vazhdonte tė mbėshteste idenė pėr krijimin e Serbisė sė madhe mbi gjakun e civilėve tė pafajshėm. Natyrisht klerikėve serbė nuk u mjaftonin vetėm fjalėt nė ndezjen e urrejtjes. Nė shtator tė vitit 1991 afėr manastirit Komogovine nė Kroaci, peshkopi i ardhshėm Filaret doli nė fotografi duke mbajtur mitralozin nė dorė. Fakt i njohur ėshtė se peshkopi tjetėr Amfilohije, i cili ėshtė xhaxhai i bashkėshortes se kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, nė vitin 1991 manastirin e Cetinjės e kishte shndėrruar nė kazermė pėr pjesėtarėt e Gardės Vullnetare tė Arkanit. Edhe Arkani nuk i kishte mbetur borxh kishės: ai kishte thėnė se komandant i tij suprem ėshtė patriarku Pavle. Arkan me vete bartte fotografinė e Shėn Nikollės me nėnshkrimin e patriarkut Pavle. Nėse e lakojmė vargun e famshėm tė poetit hebraik Paul Celan se vdekja ėshtė njė mjeshtėr nga Gjermania, atėherė pėr kishėn serbe mund tė themi: urrejtja ėshtė njė mjeshtėr nga Serbia. - Libri i Milorad Tomaniqit ėshtė njė minierė e pafundme me argumente, citate dhe dėshmi mbi rolin makabėr tė kishės serbe nė konfliktet e Ballkanit. Ky libėr, i botuar nga shtėpia botuese “Krug” nė Beograd, meriton urgjentisht tė pėrkthehet nė shqip.

    Marre nga Shekulli www.shekulli.com.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 03-08-2004 mė 18:43
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Prit tani kur ti fusin ndonje plumb ketit mikut qe ka publikuar librin.
    Behet valle me nje komb te tille miqesi apo tolerance ku e ka nacionalizmin te rrenjosur ne prifterinjte orthodhoks qe akoma mbajne karten e nacertanjes ne kishe?

    Mos valle dhe Greket jane te ngjashem me ato cfare kane bere me prifterinjte Shqiptar gjate pushtimit Osman qe i kane helmuar e vrare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Cyclotomic

    Se pari kjo teme, ne menyren se si eshte parashtruar ketu, mendoj, se as qe i shkon - ne mos e ofendon, pasi e ben forumin "feja edhe kombi" te ndervarur nga ceshtjet e serbise - ketij forumi, por atij, ndoshta, te problemeve nderkombetare a rajonale tek politika.

    Se dyti, ky artikull ta garantoj une, megjithe problemet e Serbise, eshte nje artikull tipik, nuk po ia ve emrin psiqikes se autoresise se tij, injorant, qe mban era myk ekstrem e te paditur., edhe qe ka gabime serioze, si ne paraqitje mendimesh po ashtu edhe ne stilin gazetaresk.

    Me habit se sa shpejt e te prirur jeni per te rene pre, si ngahera, ne kesi lloj propagandash....ne mos e beni me dashje!

    Dmth eshte nje artuikull mbledhjesh thashethemesh mitingjesh e pikepamjeve personale te gabuara edhe te parashtruara me keqinterpretim te qellimshem.

  4. #4
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Cyclotomic

    Se pari kjo teme, ne menyren se si eshte parashtruar ketu, mendoj, se as qe i shkon - ne mos e ofendon, pasi e ben forumin "feja edhe kombi" te ndervarur nga ceshtjet e serbise - ketij forumi, por atij, ndoshta, te problemeve nderkombetare a rajonale tek politika.

    Se dyti, ky artikull ta garantoj une, megjithe problemet e Serbise, eshte nje artikull tipik, nuk po ia ve emrin psiqikes se autoresise se tij, injorant, qe mban era myk ekstrem e te paditur., edhe qe ka gabime serioze, si ne paraqitje mendimesh po ashtu edhe ne stilin gazetaresk.

    Me habit se sa shpejt e te prirur jeni per te rene pre, si ngahera, ne kesi lloj propagandash....ne mos e beni me dashje!

    Dmth eshte nje artuikull mbledhjesh thashethemesh mitingjesh e pikepamjeve personale te gabuara edhe te parashtruara me keqinterpretim te qellimshem.

    ..dhe???, valle te pengon ty propaganda negative ndaj serboslaveve???

    O shok, shiptarit nuk ka ti interesoj, se cfare VLERE ka nje artikull negativ mbvi serbien, dhe cfare te "vertetash" apo "genjeshtrash" apo "pasaktesi" gjinden ne te. Mjafton te njollos serbine, PIK!

    flm
    albanish by nature

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Artikulli ka doza nacionaliste ne fund fare qe kerkon perkthim, por ne asnje menyre gjate gjith shkrimit te tij, te cilit autori i ka marre KREJSTESISHT nga libri. Keta njerez shkruajne ne shtypin Shqiptar pasi UNMIK nuk i lejon te shprehen lirisht atje.

    Po ta vej tek Ceshtja Kombetare kjo teme nuk do perfundoj mire. Ti hallin e ke se je Orthodhoks, dhe knej Greku thote 10 % jan Grek ne Shqiperi, knej Kisha Serbe eshte responsable numer 1 per vrasjet, dhe kjo dihet me dekorimet qe i jane bere Arkanit.
    Keta qe kan bere ket gje nuk jane fetar, si pas mendimit tim e gjith feja si ne Greqi dhe Serbi eshte nje mjet shume i forte nacionalist dhe propagandistik. Pra un spo te shaj ty fene, thjesht po them gjera qe dihen, se se kjo fe perdoret nga keta njerez. Aty nuk ke as ndonje citim biblik, e as ndonje citim persa i perket ritit a praktikes orthodhokse. Ky artikull ka te bej me fene dhe nacionalizimin e tepruar qe feja i ka dhene dhe vazhdoj ti japi Serbise.

    Zoti paska shpine me sa duket andeja, shpi dhe komb.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Cyclotomic

    a nuk e kupton dot, se po te ecim me parimologjine e Nuh Muses qe thote:
    O shok, shiptarit nuk ka ti interesoj, se cfare VLERE ka nje artikull negativ mbvi serbien, dhe cfare te "vertetash" apo "genjeshtrash" apo "pasaktesi" gjinden ne te. Mjafton te njollos serbine, PIK!
    , edhe po ashtu standartit te artikullit, qe e ka burimin pikerisht tek parimologjia e Nuh Muses, te cilin une po kritikoj, atehere nuk do bejme gje tjeter, vecse do te biem pikerisht me naivitet ne po ato faje ku akuzohen dac greket e dac serbet.

    Kaq desha te them une. Se dyti, perse duhen pranuar standartizime genjeshtrash te mirefillta, thejsht per te demonizuar nje komb apo kishe?

    Artikulli, ose libri, ne fakt ne menyre indirekte ironizon fantazine nacionaliste te te gjithe ballkanasve., packa se do jete shkruar me siguri nga ndonje banal atesit komunist anti ortodoks.

    Pikerisht per te njetat arsye sic ironizohet patriku serb Pavle, megjithese nuk ka asnje referim dinjitoz, mund te ironizohet e gjithe klasa klerikale e kujto, si ne Shqiperi a jashte saje ne Ballkan, me te vetmin ndryshim te vogel, qe feja ne Serbi, duke qene e vetme, ka luajtur nje rol shume me unifikues ne aspektin kombetar, se sa do te mund te luante trinomi, a me shume, konkurent i feve shqiptare islam-ortodoksi-katolicizem.

    A nuk eshte e mbushur literatura patriotike e nacionaliste e klerikeve me urrejtje anti-kristiane me thirrje per urrejtje kundra shkaut etj?


    Nqs Shen Sava, qe ne fakt eshte modeli i nje shenjtori mesjetar (--->per me teper lexojani jeten), u quakerka Hitler, thejsht sepse keshtu mendon nje qofte edhe serb, mos valle, a nuk do te mund te thuhej krejtesisht e njejta gje per Skenderbeun, bazuar ne nje shqiptar te quajtur Abdi Baleta?


    Une njoh sa e sa persona, relativisht te vleresuar ne mos kriminela, te pakten hajduta e banale, por qe veten e kane ditur per nacionalista, qe neper xhepat e tyre, pergjate jetes se tyre, e para vdekjes, kane mbajtur foto sa te Shna Nout, apo nuska fetare.


    Qe kisha serbe te jete nacionaliste, dmth ne qender te identitetit nacional-spiritual te serbeve, nuk ka asgje te keqe. Ashtu sikurse nese sillen akuza per abuzime te kesaj qendersie, duhen sjelle FAKTE konkrete, te studiuara mire, para se te akuzohet nje Institucion.
    Une per vete nuk kam pare ASNJE fakt te faktuar der me tash, pervec disa veprimeve normale, te perfolura nga nje perendim fuqimadh, te bazuara ne keqkuptime kohesh e nocionesh?


    Edhe ne Shqiperi, nqs feja ortodokse do te kish mbijetuar si fe absolute e gjithe kombit, do te kishin ngjare dukuri te ngjashme, e ajo do te identifikohej me kombin e vlerat e tij.
    A nuk themi neve se fretinit franceskane kane luftuar me pene e pushke per atdhe?
    A nuk perpiqemi neve ta identifikojme fene me edhe nen kombin kur themi se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, gje qe do te thote qe te qenit ortodoks, katolik apo musliman, ne fakt pushojne se qeni kur ne pikepyetje vihen interesat e perkoheshme e relative te kombit, dmth i nenshtrohen atyre?


    Nje gje eshte e sigurte, se Kisha serbe, si Institucion hyjnor, ne komunitet me te gjithe bashkesine ortodokse mbareboterore, nuk ka inspiruar asnje racizem apo urrejtje, te cilen deshirojne me aq zjarr tia paraqese ndokush!


    Libri "Deklarata Islame" nuk u shkrua nga ortodoksa, por nga Izetbegovic-i. A e din ti se cfare eshte ai liber?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 04-08-2004 mė 19:32

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ai eshte libri i nje orthodhoksi serb per kishen Orthodhokse. Zoti nuk ka nevoje per mbrojtjen e nacionalistave fetar, pasi ta dime mire qe kombin nuk e vene para fese, por hipokrizia me e madhe qendron atje ku thua se Zoti nuk ka komb. E pra Zoti na paska komb, te pakten kshu sic flet ti nuk po rreshtohesh nga Zoti, por nga insitucionet fetare nen kamuflimin se po mbron ate qe beson, qe kudo si ne Islam dhe ne Krishterim nuk kane drejtuar kurre me ndershmeri. Mjafton te shohesh rastet sec bejne prifterinjte ne perendim, dhe se cben kisha qe bekon ARKANIN, (e ke me fotografi kete gje Seminarist, ta kane sjell miqte e tu dhe te mi bashke shqiptar te nje besimi tjeter fotot), apo kisha orthodhokse greke qe asimilon Shqiptaret, apo dhe cfare shofim perdite nga terrorizmi.


    Zoti nuk ka nevoje per kryqtar si puna jote Seminarist, ka nevoje per njerez te drejte. Jetojme ne 2000 e jo ne 1100.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Keto qe thua me siper jane pasaktesira te pastra, mos valle te mesuara permendesh prej teje?!

    Une po ta spjegoj fare QARTE se pikerisht dukurite qe akuzohen me lart jane te dita dites ne cdo komb ballkanik pa perjashtim.

    A ke pare ndonjehere fotografi Ustashe kroat qe mban me krenari koken e prere te nje prifti ortodoks ne dore? Pra pse u dashka demonizu kisha serbe, aq me shume si Institucion, aq me teper qe nuk ka ASNJE fakt (qe une te kem pare, ndryshe sillma ti)? Sepse nuk varet nga Vatikani?

    Ti e ke ne Hymn kombetar e ne sa kenge te tjera, qe Zoti e ka kriju kombin shqiptar me dor te vet, e kush se prek.

    Pra, qe te rri e te sqaroj une ty relaten fe-komb, do te me mare sa e sa tema. Kisha nuk eshte kundra as kombit e as nacionalizmit, persa kohe keto nuk i sherbejne doktrinave e ideologjive te qarta anti-kristiane e humane. Perkundrazi, kisha e krishterimi natyrisht qe jane frymezueset e shpirtit kombetar te cdo kombi.

    Cdo komb eshte i Zotit ne vecanti e e gjithe bota ne pergjithesi, keshtu qe cdo komb ka te drejten e vet ta shohe identitetin e vet te lidhur ngushte me ekzistencen e Zotit.

    Kisha serbe nuk ka beku asnje Arkan per krime, por po ashtu ajo nuk mund ta ckisheroje Arkanin thjesht sepse si pelqen dikujt qe s'eshte serb. Kjo eshte padituri. Kisha nuk mund ta diferencoje veten ndaj askujt pa patur fakte serioze per cfare po behet fjale, edhe ne kete rast, ndeshkimi eshte me teper kurim, se sa mallkim apo inkuzicion.
    Mos eshte gje valle TABU qe Arkani te mbaje Ikone te Shen Nikolles ne xhep?


    Ti duhet ta kuptosh me me perulesi qenien njerezore te dikujt, jashte kornizave te tua forumore. Ja psh mendo sa e sa oficere naziste strehuan manastoret katolike pas LIIB, jo sepse aprovuan veprimet e tyre, por sepse kisha nuk ka ardhur te gjykoje e denoje por te shpetoje njerezit, mekatarin me te parin, kur keta pendohen.

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    lexo me vemendje

    Qe te te ndihmoj po te jap nje artikull te patrikut Pavle, e me thuaj ti se cfare te keqe ka aty! Ndryshe, ben mire te mos biesh pre e rrenave.

    “The Church has been preaching the following words of Jesus Christ for the last 2000 years: ‘What good is it if a man gains the whole world and yet loses his soul.’ Could these worldly goods make up for his soul? This was precisely the advice which Mother Jevrosima gave to her son Marko: “Don't you, my son, speak falsely to please others, but speak in keeping with God's ways’. Therefore, our Orthodox faith has taught us to be and remain humans always, never brutes. There is nothing which would make us resort to retribution, as brutes do, for crimes committed against us.

    When I was in Austria a few years ago at the celebration of the 100th Anniversary of the Church of Saint Sava in Vienna, an article was published that morning in a Viennese newspaper in which the author claimed that I had come to Vienna to "deceive the world", that it was the Serbs who were to blame for (the then ongoing) war (in Bosnia-Hercegovina) and that I had called on the Serbs to fight the war against everybody else in order to preserve a greater Serbia. So I reacted to this insinuation at a meeting where there were both Austrians and Serbs: ‘If the cost of creating a greater Serbia required that crimes be committed, I would never accept that. Let such a Greater Serbia disappear from the face of the earth. If a small Serbia is to be created by crimes being committed, then I would not accept that either. Let this small Serbia also vanish into thin air. Even if the last Serb were to try to preserve himself by committing crimes and if I were that last Serb, I would not accept that either. Let us vanish as a nation, but let us always act as it befits humans’.

    According to the Christ's teaching there is no interest, be it either sacred, familial, national or personal, to commit crimes as retribution for crimes committed against us. When we defend ourselves, we should fight as it befits humans. For us the most important thing is to act like true Christians since Jesus Christ says: ‘Hereby I send you like sheep among the wolves’. We should indeed be true humans. In every time and in every society there will be people who would ridicule and mock you, who would take advantage of you and place obstacles in your path. Christ is not sending us forth so that wolves could tear us apart, but to show to the wolves by means of our faith and actions what it means to be the Lamb of God.

    On the other hand, there is a danger that the lamb among the wolves might come to the conclusion that it could not survive as a lamb, but only as a wolf, so it could sharpen its teeth, learn to howl, turn its hoofs into claws and become a wolf itself. This is not why Jesus Christ is sending us among the wolves. Ttherefore, He gives us the solution: ‘Hereby I send you like sheep among the wolves. Be wise like snakes and gentle like doves.’ And this means that wisdom will preserve us from wolves tearing us apart, and kindness will prevent us from turning into wolves.

    In other words, we should develop our intellectual abilities without limit, but under the condition of developing our goodness and kindness at the same time, since our mind is like an internal eye helping us perceive what other living beings cannot possibly see. A mind is cold and sometimes it cuts through the heart. Goodness is warm, but blind. When you unite and develop simultaneously both our mind and our goodness, then you become a true human. Children, this is what it is all about. You can see for yourselves where materialistic one-sidedness leads, this present-day pursuit of pleasure. You can judge by your friends and relatives - how many children in elementary schools take drugs? You must have a mind and logic and develop them like a snake. The snake knows that if you cut off its tail it will grow again, so the snake protects its head - the head is what matters. While other creatures fight against each other for food, doves never fight among themselves for food."

    http://www.stbasilchurch.org/patriarh.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 04-08-2004 mė 20:55

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kisha jone drejtohet nga nje Grek e para punes. Vete fakti qe kishat Orthodhokse kane bere "lufte" intelektuale me u ndare, mjafton mese shume per te pare se cfare mcifet jo mbas Orthodhoksise por mbas "ndarjes" midis tyre.

    Ti siduket e anashkalon problemin pasi un po te "shakam" orthodhoksine. Shif pak bekimin e Arkanit, dhe me thuaj nese ne kemi bere gjera te tilla si Komb ? kaq dua un nga ty. Ky person qe ka nxjerre keto felliqsira qe kane bere keta njerez ka bere shume mire, pasi parandalon problemiin qe do ishte shume me i madh nese keto do ti zbulonte dikush tjeter dhe pervetsonte si dokumenta, te pakten i ka mbuluar disi.

    Dhe nje here Kisha nuk ka nevoje per Kryqtar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  2. “Muslimanėt nė Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  3. Pėr rilindjen e shpirtit
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 10:51
  4. "Shqipėria etnike ėshtė projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •