Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Shembulli i njeriut dhe luftes eshte si shembulli i i njeriut dhe zbatimit te ligjit nga ana e shtetit.

    Kur ti shkel nje ligj pa dyshim qe do ndeshkohesh per ligjin qe shkel.Kur ti pushton nje vend padyshim qe do ndeshkohesh per pushtimin qe ke bere .

    Shteti shpesh here vendos ligje te cilat jane detyruese per njeriun .Psh Ai te obligon ty per nje veprim qe ta kryesh kur ky eshte ne dobi te shoqerise dhe te ndalon ty per nje veprim kur ky eshte ne dem te shoqerise.Ne baze te ketyre rregullave qe shteti ti vendos ty si individ atehere ti do gjykohesh nga shteti ose jo.Ketu ti do besh dallimin se shteti ben dicka te te mire apo te keqe sipas rregullave te lejimit ose ndalimit qe vendos

    Pra shteti ndalon bixhozin me ligj nese ti do ta kryesh atehere do kesh denim.Shteti te obligon te pagush taksa ose te shkosh ushtar nese ti se kryn ke denim.
    Pra shteti ne kete rast eshte dobiprures .

    Vrasja dhe ushtaret.

    Lufta eshte dy llojesh
    Lufte mbrojtese
    Lufte dobiprurese.
    Ne luften mbrojtese ushtari nese vret ka shperblim dhe do shperblehet dhe nese vritet do hyje ne xhenet kurse pushtuesi cili sjell dem do hyje ne xhehenem ose ferr.Eshte e lejuar vrasja ne shume raste nga Zoti ne kuran.
    Lejimi i vrajses per vetmbrojtje.
    Lejimi i vrasjes kur te grabisin nderin pasurine etj.
    Per keto nuk ke denim por shperblehesh.

    Per kete thuhet ne nje ajet kurani.

    2:217.
    Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në te është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu.E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'u luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
    Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm.


    Zoti pruri profetet qe njerzit ti udhezojne ne te verteten dhe ti largojne nga dyshimet .
    Citim Postuar më parë nga desus
    Kush e di te "Drejten" ne kete Bote ?! Askush !
    Cdo ishte bota nese e drejta sdo te dihej .Ka njerez qe e dine te gjithe te drejtat ka njerez qe dijne nje pjese te drejtes.
    Shpalljet dhe profetet kane te vetmin qellim udhezim ne drejtesi hyjnore dhe largim nga dyshimet njerzore ose konfuzicioni i realitetit mendor.
    per kete eshte e dobishme feja qe njeriut ti tregoje te verteten sipas asaj qe eshte vertete e sakte tek Zoti dhe jo ajo qe duket ndonjehere tek njerzit.

    Per te shpjeguar kete pyetje.Duhet te dalim gjithmone tek origjina njerzore .Kush na krijoi dhe pse na krijoi.Duhet te dime kush eshte fe monoteiste dhe kush eshte fe politeste.Kush i ka shkrimet te pandryshuara dhe kush jo.Te gjitha keto sherbejne per rrjedhen e pyetjeve qe dikush ka ne koke.Gjerat ne realitet nuk mund te shpjegohen duke plotesuar nje test .Po ose jo cdo gje ka nje analize te thelle dhe te kuptushme e cila padyshim ka nje themel te se vertetes e cila pa dyshim eshte fjala e Zotit e zbritur tek njerzit .

    Kur ne te kuptojme kush na krijoi dhe pse na krijoi dhe c'detyra kemi ndaj ketij Krijuesi.Shume ceshtje te tjera do ti kemi padyshim shume te kuptueshme dhe c'eshtjen e te vertetes dhe te genjeshtres do ta kemi me te qarte do ta shikojme gjerat me syrin e hyjnores dhe secila prej tyre do zeje vend ne llogjiken tone dhe krejtesisht do jem te bindur per kete sepse kurre feja e vertete nuk bie ne kundershtim me llogjiken e shendoshe.

    Boll me formulen : Une jam e drejta , kurse ti je fallco! Te diskutojme te qete! Ju lutem!
    Kurre nuk do te mesohet e verteta nese nuk e dallon ate nga e jo e verteta.

    Shume filozofe perendimore duke filluar nga nieche e shume te tjere jane bere antifetar sepse ato kujtonin se feja e vertete ishte krishterimi.Se imagjinonte dot Nieche dot Zotin e vdekur sikur se imagjinojme dot te gjithe ne .Po te lexosh ryder librin e Niches antikrishti do te shikosh qe shumica e filozofeve ose ateisteve kur perplaseshin me idete e fese krishtere shume here ato i mundnin ato per shkak te shtremebrimit te realitetit ose librave te tyre nga origjina hyjnore qe krishteret kishin bere ndryshe ndodh me muslimanet dhe fene tyre dhe konceptet e tyre per Zotin.

    Pra une mund te jap shume pergjigje per luften dhe vrasjen por ne fillim eshte thelbesorja te behet dallim kush eshte e drejta dhe e shtrembeta.

    Kush eshte politeistja dhe monoteistja sepse do rrotullohemi kot pastaj vetem tek nje ceshtje pse ti ke te drejte dhe ai tjetri spaska te drejte te sjelli dobi .

    Sepse ndoshta ti do me besh pyetjen po turku qe pushtoi shqiperine eshte njesoj me amerikanin qe pushtoi irakun.
    Pra nese nuk do kuptojme themelin ose qellimin e krijimit njerzor Monoteizmin dhe fene e drejte atehere gjithmone do ngelemi ne konfuzion per pyetjet tona.

    Ti thashe gjitha keto sepse lufta dobiprurese eshte pak e veshtire te kuptohet
    nese njeriu nuk ka te qarte se kush eshte e mire dhe kush eshte e keqe nese njeriu nuk e dallon dot kush fe monoteiste dhe kush eshte fe politeiste nese njeriu nuk dallon dot te verteten nga e genjeshtra.

    Profete te ndryshem duke filluar nga Daudi Sulejmani e shume profete te tjere duke perfshire ketu muslimane kane bere lufta dobiprurese.

    Pra dalim prape tek qellimi krijimit i cili eshte besimi ne nje Zot te vetem dhe pranimi i te vetmes fe te drejte.
    Daudi ka bere lufte per largimin e idhujve me farisejte.Po keshtu xhaluti dhe taluti jane ndeshur bashke ku fitoi taluti ne mos gaboj .Po keshtu sulejmani ka bere luftra dobiprurese.Por dobiprurese i vihet emri vetem asaj lufte qe ne syrin hyjnor eshte dobiprurese sepse dikush mund ta quaj luften amerikane ne irak dobiprurese por ka mbrapa saj qellime monoteizmi apo politeizmi ka ajo baza barazie dhe drejtesie si lufte mbas vendosjes se vet apo eshte per qellime lobesh.

    Tek shume profete lufta ne fillim ska qene e lejuar por ajo eshte bere obligim me vone per shkak te ndyshimit te gjendjes dhe situatave .

    Asnjehere skemi per te marre nje pergjigje te sakte ne mendjen tone nese nuk kemi bere nje indetifikim te Monoteismit dhe fese se drejte.Gjithmone do ngelemi tek kjo pyetje Kush e di te "Drejten" ne kete Bote ?! Askush ! derisa do mendojme se feja eshte e kote.

    Pra une mendoj se secili prej nesh duhet te ndergjesohet dhe te shikoje argumentet dhe debatet qe bejne besimtaret e feve per te pare se ku qendron e verteta.Mbasi ta kete indetiikuar kete t vertete te tere si nje univers atehere shume lehte do jete per te te indetifikoje te vertetat qe jane si planete.Pa kete indetifikim shume gjera do ngelen konfuz ne cdo pyetje tuajen megjithese mund te marrin nje shpjegim te sakte ose te mjaftueshm.

    Si perfundim.
    Lufta eshte e lejuar ne dy raste mbrotje nga politeizmi dhe perhapje e monoteizmit pastaj cdo njeri i vrare do gjykohet sipas vepres ose drejtsise hyjnore per qellimin e luftes se tij.

    Muhamedi a.s thote ne nje hadith para shenjave te kijametit.
    Do dali nje person ne Meke dhe do te niset nje ushtri nga shami (nga tokat sirise palestines jordanise irakut) dhe do ta ta fundosi Allahu token me gjithe kete ushtri .Mirepo brenda kesaj ushtrie( do kete dhe muslimane me qellim bashkimi me kete person e etj) Atehere shoket e pyeten po me keto njerez cdo behet .Secili tha do ringjallet sipas qellimit te tij.(Pra sipas qellimit te futjes ne kete ushtri dobiprurese apo keqberese)(Fjala ime)Kete ka mundesi ta shikojme tani afer si ndodhi)

    Lufta ne islam kur permendet si dobiprurese i bashkengjitet qellimit te Monoteimit dhe drejtesise.

    Mba nje kohe te gjate perndjekjesh nga ana e idhujtareve kunder muslimaneve zbriti ajeti i kuranit per obligim lufte.

    2 93.
    Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe deri sa të aplikohet feja (Adhurimi) vetëm për All-llahun (Zotin)Ne qoftese se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.


    Ndryshe nga ligjet e meparshme ne bibel kurani i ka zbutur ligjet per njerzimin duke ndaluar vrasjen e njerzve te pafajshmeve grave femijve bagetise etj

    Shiko ne bibel si permendet
    “ Kur t’i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t’i ofrosh së pari paqen. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t’i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin {xhizen} dhe do të shërbejë. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtin dhe të gjitha ato që ndodhen në qytet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.



    Ne histori tregohet se njehere Muslimanet shkuan egjypt dhe u vendosen atje ushtarakisht mirepo kete gje e kishin bere pa lejen e kryetarit te tyre dhe atehere kryetari kur e mori vesh atehere urdheroi kthimin mbrapa te ushtrise.Mirepo populli aty ishte ne sundimin e nje diktatori dhe mbasi muslimanet u larguan atehere populli vendas i coi nje leter kryetarit te muslimaneve qe ato te rikthehshin prape duke pare drejtesine e muslimaneve ne krahasim me zullumin e kryetarit te atij vendi.

    Po keshtu ne kuran tregohen rregulla si muslimanet te sillen me ato qe si perkasin fese se tyre me krishteret ose hebrejte ose idhujtaret.

    .Plus mynyren e monoteizmit qe krishteret Predikojne duke e quajtur Zotin tre shiko temen kur pergjigjet astriti 77 Ne temen "Pse luten te shenjtet" qe ke te hapur nga floriri plus taksat e larta nga kisha ne krahsim me islamin.
    Plus xhizen si rregul do e gjesh dhe ne bibel si rregull. muslimanet i kane lene krishteret te lire kur ato ishin fuqi sic eshte sot patriakan e stambollit ose sikurse rrinin hebrejte ne spasnje nen sundimin Islam dhe kur erdhen kryqetaret i vrane ose i debuan dhe ato u shperngulen ne turqi.

    Ti bera keto sqarime qe dikush mos te pyesi po mire lufta dobiprurese qeka e lejuar ne islam atehere mund te abuzojne me kete thenie.

    Pra gjithmone mbas fjales dobiprurese qendron termi Monoteizem
    Pra i vrari do shkoje ne xhenet ose parajse sipas drejtesise ose vertetesise hyjnore dhe jo sipas asaj qe njerzit duan ta paraqesin.Ai qe vret nuk mund te vrasi pa rregulla te cilat Zoti i ka shpjeguar ne librin e tij Kuranin.

    Feja islame eshte meshire duke filluar me dispozitat njerzore dhe mynyrat e vrasjes ose trajtimit te roberve te luftes ose te te vdekurve kundershtare.


    Nga Ebu Ja'la Sheddadibn Eusi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    "Vertet All-llahu e ka bere obligim miresjelljen ndaj cdo gjeje: Kur te mbytni ( p.sh. armikun ), mbyteni ne menyren me te mire; kur te therni,(kafshet)
    therni ne menyren me te mire; mprehni thikat qe t'ia lehtesoni sakrifices tuaj.(kurbanit).


    Nga Ebu Said el-Hudriu, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

    'Kush nga ju sheh nje te keqe-le ta ndryshoje me dore, e nese nuk mundet kete ta beje-atehere me gjuhen e tij, e nese nuk mundet kete ta beje-atehere me zemren e tij, porse ky eshte besimi me I dobet.'"


    ( Muslimi )




    Per pyetje te tjera ose sqarime mund te diskutojme me vone inshalla.Megjithese kjo teme ka shume nevoje per sqarime te tjera.

  2. #12
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Lufta mbrojtese ne kuran

    4:75.
    Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!"

    9:13.
    Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë

    16:110.
    Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).

    22:39.
    Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).

    Lufta dobiprurese ne kuran

    8:39.
    Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë .

    9:111.
    All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.

    29:6.
    E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.

    49:9.
    Nëse dy grupe besimtarësh tentoj në të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.

    Ne historine islame ka histori mynyres se procedimit me njerzit qe nuk jane muslimane dhe keto jane ndare ne kategori.

    Marreveshje me to pa pagim xhizeje (pra paqe).
    Pagim xhize nga ato kur kane qene ne shtetin Islam
    Lufte me to per arsye mbrojtese ose dobiprurese.


    Qellimi i luftes qe ti ben do te tregoje se si eshte vepra jote mekat i cili te con ne ferr apo shperblim

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ryder
    Pershkrimet e ferrit, parajses dhe purgatorit mesa di un Kristianizmi i ka marre nga Komedia Hyjnore e Dantes. Na rrofte fantazia.
    Koncepti i ferrit ka lindur shume me perpara. Dante ka huazur nje tradite te tere teologjike te kristianizmit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Dante’s literal models in his writing the Commedia, were the Bible and the VI canto of Virgil’s Aeneid. There's also a certain influence by some Cicero's works. Basically, Dante modified Virgil’s pagan vision of after-life, according it to the religious dogmas of the Bible.
    Sipas ketij cilesimi ne nje faqe interneti mbi Dante Alighierin: ai mori modelin letrar si nga Eneida e Virgjilit (me sa di une ky ishte pagan, dhe shkruante shume me "servilizma" ndaj pushtetareve te kohes se tij) po ashtu edhe nga Bibla -ki parasysh diskutohet per model letrar-. Po ashtu ne kete faqe thuhet se ka pasur influence ne vepren e tij edhe nga Ciceroni...

    Por me e rendesishmja qe thuhet eshte:
    Dantja modifikoi (rregulloi) pikepamjet pagane te Virgjilit per jeten e pertejme, duke i nderthurur me dogma nga Bibla

    pra nuk qenka e thene qe Dantja ka huazuar nje tradite te tere teologjike te kristianizmit... megjithate vlera e kesaj vepre eshte e madhe, ne fakt jam perpjekur disa here ta lexoj te gjithen njehere e mire, po ngaqe eshte shume e gjate dhe e detajuar nuk kam arritur asnjehere ta mbaroj...




    p.s. Deus - qe te mos inatosesh se kam dale nga tema edhe une pak a shume si gjithe te tjeret lol...
    hm, ne lidhje me temen mund te them qe me sa di une te pakten per fene Islame, besimtaret ne kohen kur Muhamedi ishte gjalle, gjithmone i referoheshin keshillave te tij se cfare Zoti konsideronte te drejte, kur ishte koha per te luftuar etj. ti mund ta kesh pare edhe filmin Mesazhi Islam, ku tregohet sesi Muhamedi me besimtaret qe e rrethuan hoqen shume padrejtesi, derisa Muhamedit iu profetizua nga Zoti koha e duhur per te luftuar per ceshtjen islame...
    Sa i perket koheve te sotme, me sa kam njohuri nga kjo fe, dhe duke folur ne menyre objektive pasi nuk mund te them qe i perkas ndonje besimi fetar, di te them, se sipas Islamit keshillat e derguara nga Zoti ne lidhje me cfare eshte e drejte dhe cfare jo, jane te gjitha te shkruara ne Kuran, dhe nqs e lexon dhe e kupton do e kesh te qarte se cfare perben mekat, dhe cfare perben zgjidhje te drejte... pra si perfundim ti nuk ke nevoje te pyesesh njerezit verdalle se cfare ty te ben te shkosh ne ferr, nqs je besimtar, po futju leximit qe te zbulosh per veten tende... njerezit gjithmone do te te ngaterrojne...
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

  5. #15
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Dmth sipas jush , mjafton te vrasesh per dicka qe ti e quan "veprim te drejte" , te vrasesh per te mbrojtur atdheun , te kesh nje motiv te forte per krimin , ose te pakten te "PENDOHESH" nje dite per krimet e kryera ... dhe ja ku i lave mekatet !!!

    Atehere Hitleri nuk ka ndonje ndryshim nga nje vrases tjeter !?

    Atehere , meqenese ushtari amerikan , japonez apo shqiptar vret e masakron ne Irak duke u nisur nga motive te shendosha si "veprimi i drejte" ose si psh "mbrojta e atdheut" ( meqe Iraku kerrcenonte tere Boten me armet e shkaterrimit masiv ) ...........edhe ai Palestinezi ( brainwashed apo i ndergjegjeshem ) nuk kryeka mekat !!! ...sepse edhe ai vret e masakron per "te drejten" e tij , vret per "lirine" e tij , vret per "kombin e nderin" e tij!

    Kush e di te "Drejten" ne kete Bote ?! Askush !
    Mjafton te me interesoje mua apo x-it dhe direkt e titullojme "akt te drejte"

    Po dilkam une tani ne rruge , po vriskam nja 2000 veta qe me krijojne bezdi ...dhe kur te plakem po i fus nja dy tre apo 100 te penduara dhe shpetokam

    P-ordhe me rigon - i thone kesaj !

    Flm per postimet! ( nuk nxorret gje ne drite , fatkeqesisht )
    Po mire po thu ti qe IRAKU e ka kercenuar boten me arme te shkaterimit ne mase,po ku mbeten pra ata arme???
    Sa i perket VRASJES per hir te vetmbrojtjes,mbrojtjes se atdheut,mbrojtjes se pasurise shpirterore dhe materiale,jo 2 000 veta po shum me shum aq me shum do te largohesh nga ferri,sepse e ki bere ne emer te zotit(sepse ashtu te urdhenon) dhe po njeashtu popollit tend.
    EDHE po te pyes se me cka ti nenkupton krim, a te duket krim qe e ka bere Ushtria Clirimtare e Kosoves?Se nuk mendoj qe ndryshe po veprohet edhe sot neper zona ku po ndodhin lufterat sot.Sidomos tek palestinezet se po shof se me se shumti po te pengojn ngjarjet ne PALESTINE.Po a po te pengon ty qe SHARONI po i perzen prej shtepive te veta popullin palestinez dhe prap mer perkrahje nga perendimi,ne ato kushte jetese edhe cdonjeri prej nesh ishte bere njeri-bomb,dhe sigursht se vendin nuk e kishte ne FERR,ju pershendes.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dante ka marre teologjine kristiane dhe madje verse biblike dhe gjithshka qe thuhet mbi krijimin e Ferrit dhe e ka nderthurur ate me historine. Ne Bibel thuhet se ne nje fare menyre per cdo veprim te keq qe ke do kesh dhe nje kunderveprim. Po ta lexosh Danten me vemendje dhe po te kesh marre klasa te dedikuara komplet per veprat e tija del fare qarte e ashtuquajtura "calculus of Dante", qe eshte dhe menyra se si ai i ciftezon personazhet e historise dhe veprat e tyre me denimin qe do marrin. Pikerisht ka plot e plot pasazhe kur behet me se e qarte se mbas Dites se Gjykimit dhimbjet e atyre qe vuajn do behen dhe me te keqija, pasi do marrin trupat e tyre mbrapsht.
    Kjo eshte pjese e Bibles dhe e teologjise Kristiane, dhe jo e krijimeve Danteske. Krijimet Danteske shfaqen thjesht tek perdorimi i historise antike dhe te asaj kohe qe ai perdori.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e gocpersmari
    Anëtarësuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    Boston, U.S.A
    Postime
    135
    Une nuk besoj ne Ferr, dhe jam skeptic in regards to the Heavens as well. Ferri per mua eshte krijim mitologjik si zgjidhje dhe ngushellim i njerezise.
    Humanity neccessitates redemption, just like they expect evilry to be punished. Me sensibilitet te nje te shkolluare e jo supersticiozeje, kam besim se jeta ne toke eshte vetem fillimi dhe vulgariteti i asaj qe eshte praktikisht e pakuptueshme, praktikisht e pakapshme nga mendja njerezore ne toke.
    Megjithate, kam rezervime kur i perket fese ne pergjithesi dhe skripturave te ndryshme ne vecanti. Nuk di a t'ia ve fajin deshirave narcisitike dhe arbitrare te njerezimit apo frikes qe ka te beje me misterin e krijimit dhe vdekjes se njeriut.
    I like nothing but the truth
    Socrates

  8. #18
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Koncepti i ferrit ka lindur shume me perpara. Dante ka huazur nje tradite te tere teologjike te kristianizmit.
    Po pra nqs lexon ca rreshta me perpara ne postin tim kam then qe koncepti i ferrit dhe botes se pertejme ka lindur shum mer perpara vete Judaizmit dhe para Greqise se lashte.
    Dante thash e ka tridimensionalizuar konceptin e ferrit dhe purgatorit duke e pershkruar me detaje.
    Egziston purgatori ne Kristianizem para Dantes? (pyetje kjo, se as vete se di)

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    ne ferr shkojne ata qe nuk besojne ne ferr ; ne parajse do sghklojne ata qe besojne se eshte nje parajse ; PARAJSA NUK FITOHET [HYRJA NE TE ] AJO DHUROHET PREJ ZOTIT DHE E VETMJA GJE QE DUHET TE BEJME QE TE MARIM TE DREJTEN PER TU FUTUR ATY ESHTE TIA KETRKOJME ZOTIT , ME PENDIMIN TONE ME BESIMIN TONE DHE ME TE JETUARIT CDO DITE NE VULLNETIN E TIJ ZOTIT ; TE PENDOHEMI QE NUK E NJOHIM SI ZOT DHE NUK E ADHUROJME ; TE BESOJME NE MESHITREN DHE DASHURINE QE AI KA PER NE ; DHE TE JETOJME SIPAS REGULLAVE TE JETES QE ZOTI KA CAKTUAR PER NE ; [ KETUFUTEN CDO NJERI [ushtar civil ; kriminel ; paqesor ; prostitute e ndershme .; sepse cdo njeri eshte njelloj ne syte e zotit pra te gjithe jane ne mallkimin e tij ne se nuk bejne vullnetin e tij ] por nese e kerkojme zotin dhe bejme ato qe thashe me siper atere do mund te marim dhuraten e zotit per ne parajsen ; parajsa nuk fitohet ajo dhurohet ; E DREJTA ESHTE VETEM ZOTI DHE DUKE NJOHUR ATE ZOTIN MUND TE NJOHIM EDHE DREJTESINE ; [SEPSE KAQ SHUME E DESHI ZOTI BOTEN SAQE E DHA BIRIN E TOIJ TE VETMLINDUR , QE KUSHDO QE BESON NE ATE JEZUSIN ZOT NUK DO TE HUMBASE [ NE FERR] POR DO KE TE JETE TE PERTEJME ] , gjoni;3,16 ;

  10. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne rast se dikush nuk beson ne Zotin, nuk ka pse te merakoset aq shume ne do veje ne ferr apo parajse.
    Ferri eshte vendi ku njeriu vuan ndarjen nga Zoti qe eshte Dashuria vete. Ne rast se dikush e urren Zotin, apo e mohon, s'ka pse te merakoset aq shume ne rast se ndahet prej kesaj Dashurie.

    TE GJITHE DO TA SHOHIN ATE QE KANE SHPUAR DHE DO TE VAJTOJNE PER HIR TE TIJ...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  4. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •